Ballina Blog Faqe 9124

Ndërtimi i autostradave me PPP një dështim katastrofik, që në Europë duan ta harrojnë

0

Kur filloi projekti qendror i autostradës E-65 në Greqi, kishte shumë pak shpresë te trafiku (vetëm 4 832 automjete në ditë, trafik i pamjaftueshëm për të justifikuar ndërtimin e një autostrade sipas kritereve të shëndosha të menaxhimit financiar).

Në vitin 2013, vlerësimi i trafikut u reduktua edhe më tej në 1 792 automjete në ditë, pra më shumë se 63% nën vlerësimin fillestar. Përkundër kësaj, specifikimet e autostradës u vendosën pa marrë në konsideratë nëse kishte një mundësi me më pak kosto për ndërtimin e saj.

Kliko per me shume info

Për më tepër, fushëveprimi i projektit është reduktuar ndjeshëm. Vetëm pjesa e mesme (79 km) e autostradës së planifikuar është aktualisht në ndërtim e sipër, por në Veri dhe Jug nuk lidhet me rrugët e tjera ekzistuese. Pa këto lidhje, nivelet e ardhshme të trafikut ka të ngjarë të jenë shumë më të ulëta. Projektet e audituara në Greqi treguan se pjesa e rrezikut për partnerin privat është tepër e lartë, si për shembull me autostradën Olympia, ku partneri publik transferoi rrezikun totalisht tek partneri privat, sidomos për çështjet e trafikut. Kjo praktikë mund të çojë në faliment partnerin privat dhe me këtë rast, të krijojë kosto shtesë. Një shpërndarje e ngjashme e rrezikut ishte parashikuar edhe për projektin NBS në Irlandë, ku trafiku rezultoi më i ulët se ai i planifikuar fillimisht.

Autostradat e ndërtuara në Europë patën rënie të madhe të trafikut pasi nisi pagesa. Projekti në Meurthe-et-Moselle (Francë) kishte të ardhura pothuajse 50% nën pritshmëritë dhe në Irlandë gjithashtu në projektin NBS, trafiku ishte 69% më pak se parashikimi, sipas një analize që bëri Gjykata Europiane e Llogarive për autostradat e ndërtuara me koncesion PPP në Europë.

Meqenëse PPP-të kanë pasoja afatgjata për gjeneratat e ardhshme, përzgjedhja e tyre kërkon analiza dhe argumente të forta, shprehen auditorët e BE-së. Për të shmangur kostot për brezat, praktikat e mira të menaxhimit zakonisht marrin në konsideratë kryerjen e analizave krahasuese midis opsioneve të ndryshme të prokurimit (p.sh. tradicionale vs. PPP). Nëse opsioni i PPP zgjidhet pa ndonjë analizë krahasuese për të siguruar rregulla të barabarta loje ndërmjet metodave të ndryshme të prokurimit, interesi publik është i pambrojtur.

Analizat krahasuese janë të vlefshme, sidomos për projektet PPP të infrastrukturës. Pasi partnerët privatë zakonisht bartin shpenzime më të larta financiare, teksa tentojnë të minimizojnë kostot e mirëmbajtjes afatgjatë, duke përmirësuar cilësinë e ndërtimit, duke rritur kostot e ndërtimit. Auditorët e BE-së e cilësojnë të rëndësishme që sektori publik të vlerësojë shkallën në të cilën mund të arrihen kursimet afatgjata dhe nëse një PPP janë opsioni i duhur për një infrastrukturë të caktuar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për autostradat.

Paaftësia për të ndarë rreziqet

Aftësia për të identifikuar dhe për të alokuar rreziqet e projektit në mënyrë korrekte është një faktor kyç për suksesin e një PPP. Dështimi për ta bërë këtë mund të ketë implikime financiare për partnerin publik dhe pengon arritjen e objektivave të projektit. Marrëveshjet e shpërndarjes së rrezikut mund të sjellin më pak stimuj për partnerin privat ose kostot më të larta të projektit dhe shpërblime më të ulëta për partnerin publik.

Në rastin e projektit të autostradës A-1 në Spanjë, si rreziku i kërkesës ashtu edhe rreziku i disponueshmërisë u zhvendosën te partneri privat, fondet ndaj investitorit do të paguheshin nga qeveria, duke përfshirë bonuse dhe gjoba për cilësinë e mirëmbajtjes.

Ndërsa nivelet e trafikut ishin dukshëm më poshtë pritjeve, cilësia e mirëmbajtjes krijoi shpërblime që kompensonin të gjitha humbjet që partneri pati nga rënia e trafikut. Edhe në këtë rast, edhe pse të gjitha rreziqet janë përballuar nga partneri privat, në praktikë nuk ka pësuar pothuajse asnjë dizavantazh financiar, ndërkohë që qeveria ka qenë e detyruar të paguajë shumë.

Auditorët pohojnë se për të qenë të suksesshme, PPP-të kërkojnë korniza, si dhe procese ligjore dhe institucionale të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse. Për më tepër, PPP e suksesshme e PPP varen në një masë të madhe nga kapaciteti administrativ i autoriteteve përgjegjëse.

Shqiptar i mirë shqiptari i vdekur, nisin hetimet për thirrjet raciste në Krushevë të Maqedonisë

0

Policia ka filluar me identifikimin e personave të dyshuar për thirrje anti-shqiptare ditë më parë në Krushevë. Burime nga ministria e Brendshme konfirmojnë se ka filluar marrja në pyetje e disa personave. Jo zyrtarisht, pesë persona janë thirrur në bisedë informative, ndërsa numri pritet të rritet. Masat ndaj tyre nuk bëhen të ditura. Në mesin e tyre është edhe Martin Bogoevski, ushtar profesionist në ministrinë e Mbrojtjes.

Për veprimet e tij, në kuadër të dikasterit të Mbrojtjes është formuar Komision disiplinor dhe i njëjti është thirrur në bisedë informative nga Policia ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes
“Gjatë marrjes në pyetje ushtari Bogoevski, edhe pse shihet qartë nga video incizimet e siguruara, ka mohuar se ka qenë pjesë e grupit të cilët sulmuan në mënyrë verbale dhe me mjete të forta delegacionin qeveritar dhe mysafirët si zyrtarë të lartë të cilët kishin ardhur për të shënuar përvjetorin e Ilindenit”.
Policia është duke hetuar edhe tentativat për t’i goditu me kanaçe dhe shishe plastike delegacionet e huaja, pjesë e të cilës ishte edhe zyrtari amerikan Methju Pallmer. Për zbardhjen e rastit është duke punuar edhe Prokuroria Publike. Organi akuzës konfirmon se procedura ndodhet në fazën para-hetimore.

Prokuroria Publike
“Në bazë të denoncimeve nga ana e dikasterit të Brendshëm, po punohet në zbardhjen e elementeve të veprës dhe përgjegjësisë penale lidhur me thirrjet për urrejtje një ditë më parë në Krushevë”.
Në shënimin e përvjetorit të Ilindenit, pjesëmarrës të caktuar e që dyshohen të jenë anëtarë të tifo grupit Komitët, në sy të presidentit Ivanov bën thirrje anti-shqiptare. Thirrjet e tyre u nxitën edhe nga fjalimi i Ivanovit.alsat-m

Emri// Kapet arsenal armësh në Tiranë, një i prangosur.

0

Zbulohet një bazë që furnizonte me armë grupet kriminale dhe personat që merren me veprimtari kriminale.

Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për, zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve me armë të bizneseve apo banesave, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Ramazan A, 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak).

Ky shtetas kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furrnizim me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike).

4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive).

dy armë sportive.

municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.

Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve lufarake dhe e municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 278 dhe 279 të Kodit Penal.

Vetëvrasja: Kush është gruaja e gjyqtarit Hallunaj, stomatologe me profesion

0

Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, Enkelejda Hallunaj ka vrarë veten duke u vetëhedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte.
Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në këtë akt të rëndë. Enkelejda Hallunaj ishte stomatologe pranë ASHR-së. Mësohet se Enkelejda Hallunaj vuante nga depresioni.
Bashkëshorti i saj, gjyqtari i Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj kaloi dje vetingun duke u konfirmuar në detyrë. Ndaj tij u hodhën akuza nga PD për lirimin nga burgu të Arben Frrokut. (Faxweb)

Aksident në Bulqizë/ Një person i vdekur, 20-vjeçari në gjendje të rëndë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë, në zonën e njohur si Qafë Bualli-Krastë teksa një makinë ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident ka humbur jetën një burrë rreth të 60-ve, ndërsa një 20-vjeçar është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Dyshohet se 2 personat kanë qenë në të njëjtën makinë, por nuk dihen shkaqet e daljes së mjetit nga rruga.

Ndërkohë, 20-vjeçari i nisur me urgjencë drejt spitalit të Tiranës ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndahet nga jeta artisti i popullit Gaqo Çako!

0

Shkrim nga Ilir Çumani:

SOT, ARTI DHE KULTURA, VEÇANËRISHT MUZIKOLOGJIA SHQIPTARE, ËSHTË E TËRA NË ZI…. SHUHET LEGJENDA E OPERAS SHQIPTARE, ARTISTI I MADH GAQO ÇAKO.

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare, një nga përfaqësuesit më të zëshëm të artit tonë skenik muzikor, këngëtari dhe tenori i shquar, Legjenda e Operas shqiptare, Gaqo Çako, “Artist i Popullit”, “Nder i Kombit”.

I kam adhuruar që në fëmijëri interpretimet e Tij brilante, këtë bilbil që këndonte e ligjëronte aq bukur me zërin magjik të patjetërsueshëm, një artist unik, që, pa dyshim do të thoja se, mbetet një fenomen dhe virtuoz i përmasave botërore.

Gaqo Çako ka lindur më 24 janar 1935.

Tenori legjendar, Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova.

Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.

Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer.

Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias.

Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohet e shfaqet, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh.

Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon.

Edhe pse vlerën më të madhe Ai e pati në interpretimet e roleve operistike, Gaqo Çako u popullarizua përmes këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve tradicionale në Radio Televizion.

Lamtumirë Mjeshtër!

Dheu të qoftë i Lehtë!

02.Gusht, 2018

Greqia i paraqet Shqipërisë draftin për heqjen e ligjit të luftës

0

Viti 2018 pritet të jetë viti që do të zgjidhë çështjet që kanë tensionuar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Marrëveshja për detin Shqipëri-Greqi, nuk i jep asnjë pale avantazhe, për këtë flet ligji ndërkombëtar i detit.

Shqipëria dhe Greqia po ecin drejt një kapitulli të ri në marrdhëniet mes tyre. Dy vendet fqinjë, me një histori të trazuar që nga Lufta e Dytë Botërore, po negociojnë një paketë marrëveshjesh mes tyre. Ka vullnet politik dhe shpresë nga të dyja palët se viti 2018 do të zgjidhë ҫështjet që kanë tensionuar dhe helmuar marrëdhëniet mes tyre për më shumë se 70 vjet. Perspektiva europiane e Shqipërisë, paqja dhe stabiliteti në rajon janë karburanti drejt këtij kapitulli të ri.

Dy kryeministrat, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras, shfaqen në një linjë kur, pas takimit të tyre në Samitin e Londrës, në kuadër të Procesit të Berlinit, shprehën bindjen se “së shpejti mund të arrihen zgjidhje pozitive për këto ҫështje.” Dhe fjala është për një paketë ҫështjesh në tri drejtime: e shkuara, e tashmja, e ardhmja mes dy vendeve dhe popujve.

E shkuara: Heqja e Ligjit të Luftës nga Greqia, hap pozitiv kuptimplotë

Mirëkuptim nga dy palët! Le të zgjidhim, në krye të herës, ҫështjet që trashëguam nga historia. Greqia hedh një hap kuptimplotë: zotohet të abrogojë Ligjin e Luftës me Shqipërinë. Ky ligj famëkeq, i miratuar në tetor 1940, kur Italia e Musolinit sulmoi Greqinë nga territori i Shqipërisë së pushtuar prej tij në pranverën 1939, është “de jure” sot e kësaj dite në fuqi. Më konkretisht: ky ligj do të thotë që Shqipëria për Greqinë është një vend armik! Armiqësi paradoksale ndaj një vendi anëtar të NATO-s, me të cilin në 1996, Greqia nënshkroi Traktatin e Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së Mirë!

Paradoksale që tre vjet pas këtij traktati, në 1999, Greqia i bëri me dije Ministrisë së Jashtme të Shqiqërisë se “Ligji i Luftës është në fuqi.” Situata tani ka ndryshuar, Greqia ka evoluar 360 gradë qëndrimin e saj.

Glevin Dervishi, këshilltar për rajonin në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, thotë për DW: “Pala greke ka arritur që në negociatat e tanishme me palën shqiptare të kuptojë që Ligji i Luftës me Shqipërinë është një relike e historisë. Ajo është zotuar që abrogimi i tij të jetë pjesë e paketës së marrëveshjeve me Shqipërinë. Greqia na ka vënë tanimë në dispozicion një draft të abrogimit të ligjit, që duhet të bëhet me dekret nga Presidenti i Greqisë”, thekson Glevin Dervishi.

Fund sekuestros 78 vjeçare të pronave të shtetit dhe shtetasve shqiptarë në Greqi

Abrogimi nga Greqia i Ligjit të Luftës me Shqipërinë do të nxjerrë nga ngërҫi i stërgjatur marrëdhëniet mes dy shtetevedhe dy popujve fqinjë. Ai do të bëjë të mundur së pari heqjen nga sekuestro preventive e pronave të shtetit dhe shtetasve shqiptarë, që vazhdon që nga 1940. “Abrogimi i Ligjit të Luftës me Shqipërinë do të shoqërohet edhe me akte të tjera juridike, ku do të përcaktohen mënyrat dhe mekanizmat sesi shteti dhe qytetarët e Shqipërtisë do t’u drejtohen institucioneve e organeve, të përcaktuata nga autoritetet greke për të provuar pronësinë e tyre dhe fituar të drejtën e marrjes së saj, në bazë të dokumentave zyrtare që disponojnë”, thotë për DW, Glevin Dervishi.

E tashmja – Marrëveshja e Detit: asnjë palë me avantazhe, negociata për win-win

E tashmja e marrëdhënieve mes dy vendeve është përqëndruar tek arritja e Marrëveshjes së Detit. Eshtë fjala për Detin Jon, ku Shqipëria dhe Greqia ndajnë mes tyre 3 hapësira: Det Territorial, Shelf Kontinental dhe Zonë Ekonomike Ekskluzive, këto dy të fundit kanë të bëjnë me shfrytëzimin e hapësirës dhe pasurive nëndetare si kërkimet për gaz, naftë etj. Kuptohet që për të 3 këto hapësira vendet kanë interesa strategjike.

Si ndahen ato në Detin e përbashkët Jon? Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, që dy vendet e kanë ratifikuar, e thotë qartë me 320 nenet e saj. Zbatimi i Konventës bën të mundur që dy vendet të ushtrojnë sovranitet të plotë dhe të drejta sovrane secili në një zonë të përcaktuar qartë, me koordinata detare, të vendosura në një hartë të dakordësuar dhe të shoqëruar me koordinata detare për 3 hapësirat. Në rastin e Shqipërisë dhe Greqisë ka një pjesë, ku koordinatat detare në hartë mungojnë.

Për këtë po negociohet tani mes dy palëve, thotë për DW, Glevin Dervishi. “Kufiri i Detit Territorial Jon në kanalin e Korfuzit nuk ka një kufi të përcaktuar sipas kritereve të Konventës dhe të dakordësuar nga palët. Ajo që po bëjmë sot është negocimi për delimitimin e zonave detare në këtë zonë, sipas kritereve që përcakton Konventa”, thekson ai.

Negociatat vazhdojnë. Marrëveshja ende nuk po duket. Ka thënie dhe kundërthënie mes palëve. Kryeministri grek Tsipras, pas kthimit në Athinë nga Samiti i NATO-s, të zhvilluar në Bruksel, (11-12 korrik), 2018 tha në një konferencë shtypi, sipas materialit që Ambasada Greke në Tiranë, vuri në dispozicion të DW, se “jemi shumë afër një zgjidhjeje në lidhje me përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike, duke ofruar avantazhe të rëndësishme për palën greke”.

Në këtë pretendim, kryeministri Tsipras është në një linjë me opozitën e djathtë në Shqipëri. Ish-kryeministri Berisha akuzoi ditët e fundit kryeministrin Rama se me marrëveshjen që po negociohet tani “në mungesë të plotë transparence i ka falur Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës të detit Jon”. Avantazhet apo ndryshe falja e hapësirës detare Greqisë ka qënë një nga argumentat kryesore të Gjykatës Kushtetuese, kur ajo hodhi poshtë në vitin 2010, Marrëveshjen e Detit, të arritur kur kryeministër ishte Berisha dhe opozita e sotme ishte në pushtet.

Gjykata Kushtetuese mori parasysh kërkesën ankimuese të socialistëve, atëhere në opozitë, dhe me votë unanime e rrëzoi marrëveshjen si “antikushtetuese, që karakterizohet nga moszbatimi i parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve dhe arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm”. ( Vendim i i Gjykatës Kushtetuese, Fq. 44).

Opozita e sotme vazhdon ta quajë edhe sot e kësaj dite “korruptiv” vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010. Ministri Bushati i deklaroi DW se “ka një strategji të qartë, të orkestruar për të mbajtur peng dhe mos lejuar që marrëdhënia shqiptaro-greke të ҫlirojë energjinë që mundet”. Gjithsesi a ka gjasa që marrëveshja që po negociohet të mos jetë win-win por win vetëm për palën greke?

Glevin Dervishi thotë për DW: “Procesi i negociatave për ndarjen e zonave detare mes dy vendeve udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare, nga Konventa mbi të Drejtën e Detit, nga parimet e të Drejtës Kushtetuese dhe legjislacionet respektive. Të njëjtin proces Shqipëria ka bërë dhe me Italinë në vitet 1980-1990, sipas kritereve që përcakton Konventa për sovranitetin dhe të drejtat sovrane”.

E ardhmja – Marrëveshje e re partneriteti strategjik mes dy vendeve

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditimir Bushati është optimist për rezultatet e negociatave lidhur me Marrëveshjen e Detit. Ai i tha DW në Tiranë se “jemi në rrugë të mbarë për të arritur një marrëveshje që do të jetë e zbatueshme, e drejtë dhe shumë më e mirë se ato që kemi parë në të shkuarën”. Kreu i shtetit, Presidenti Meta është në dijeni të ecurisë së negociatave dhe ka dhënë autorizimin për vazhdimin e tyre. Vullneti politik i palëve është përtej paketës së negociatave. Nga zgjidhja e paketës tri dimensionale të çështjeve ai shkon drejt ngritjes së nivelit të bashkëpunimit me nënshkrimin e një marrveshjeje, traktati të ri të partneritetit strategjik.

Zhvillimet e muajve të fundit janë në favor të një marrëveshjeje të tillë. Greqia u bë një nga avokatet më të vendosura të Shqipërisë, krahas Gjermanisë dhe Italisë, për hapjen e negociatave të anëtarësimit, në qershor të vitit 2019. Vullneti i saj politik për të zgjidhur divergjencat me Shqipërinë para hapjes së negociatave është vlerësuar nga Komisioni Europian për vetë interesin strategjik të BE, për afrimin e rajonit me BE, në një situatë, ku mbetet i pranishëm rreziku i destabilitetit dhe rritjes së ndikimit rus. Greqia dhe Shqipëria, po ecin drejt rezultatesh konkrete për fqinjësi të mirë, forcim të paqes dhe stabilitetit./DW

Ndodh cudia në Tropojë, gjykata del mbi gjykatën dhe lejon shkatërrimin e Valbonës

0

Gjykata e Tropojes del mbi gjykaten e Apelit te Tiranes dhe anulon urdherin e ekzekutimit te permbaruesit per ekzekutimin e vendimit te dhene nga togat e zeza te shkalles se dyte per ndalimin e punimeve ne HEC-et qe po ndertohen ne lumin Valbone ne parkun Kombetar te lugines me te njejtin emer.

Lajmi eshte bere me dije nga shoqata Toka e cila njofton:
Sot date 1 Gusht, Kryetarja e shoqates TOKA, Catherine Bohne, shkoi tek zyra e permbaruesit ligjor ne Tropoje per t’u siguruar qe gjithcka ishte ne rregull me zbatimin e planifikuar te vendimit te Gjykates se Apelit ne Tirane per te ndaluar punimet e ndertimeve te Hec-eve nga Dragobia Energy ne Parkun Kombetar te Lugines se Valbones.

Me 24 Korrik 2018, permbaruesi i Tropojes kerkoi mbeshtetjen e policise lokale per te zbatuar ligjin per ndalimin e punimeve me 2 Gusht (dmth neser).

Permbaruesi nuk ishte i pranishem, por asistenti i tij tha: ” Po a nuk e keni marre zarfin qe ju kemi derguar?”

Kryetarja e TOKA, Catherine Bohne, shkoi tek zyra postare dhe mori letren e derguar ate mengjes, ku mesoj se Dragobia Energy Shpk dhe kompania Gener2 kishin dorezuar nje padi ne Gjykaten e Tropojes ku kundershtonin veprimet e permbaruesit zotit Eduard Mrishaj dhe ku pretendohej se zbatimi i tij i ardhur nga vendimi i Gjykates se Tiranes ishte i paligjshem.
Gjykata e Tropojes u mblodh me date 31 Korrik (dmth dje), pa dijenin e paleve per padine e vertete, dhe miratoi nje mase te perkohshme per te ndaluar veprimet e metejshme te permbaruesit, duke pezulluar vendimin perfundimtar.

Praktikisht, gjykata aprovoi nje urdher qe eshte ne favor te Hec-eve, por kunder kerkesave te banoreve.

Me cfare logjike pretendohet paligjshmeria e veprimit te nje punonjesi gjykate qe zbaton nje vendim te saj?

Ne padine e tyre te ngritur ne Gjykaten e Tropojes, kompanite pretendojne se vendimi per te ndaluar punimet eshte marre si pjese e padise qe vendos ne pikepyetje vlefshmerine e lejes se ndertimit te leshuar per Dragobia Energy ne Nentor te 2017-es. Kjo leje skadoi ne Maj te 2018-es. Kompanite pretendojne se meqe leja e ndertimit nuk eshte me e vlefshme, atehere asnje padi ne lidhje me kete rast nuk eshte e vlefshme.Eshte e vertete se leja e ndertimit skadoi ne Maj te 2018-es. Ne fakt, kjo do te thote se kompania ka qene duke punuar ilegalisht, pa nje leje ndertimi te vlefshme per dy muajt e fundit. Shoqata TOKA ngriti akuza penale kunder ketij rasti me date 19 Korrik 2018-te. Pas kesaj kompania argumentoi se ajo kishte aplikuar per nje shtyrje te lejes se ndertimit por qe nuk eshte miratuar nga KKT (Keshilli Kombetar i Territorit), pra nuk eshte faji i tyre qe ata nuk kane nje leje te vlefshme. Faktikisht, KKT u mblodh te enjten me 26 Korrik dhe leshoi 28 leje te reja por askund nuk permendej emri i Dragobia Energy.

Prandaj: 3 dite pasi KKT me sa duket vendosi qe te mos i jepte nje leje te re ndertimi kompanise, 2 muaj pas skadimit te lejes se kontestuar te ndertimit, dhe 2 muaj pas vendimit te gjykates per te ndaluar punimet e ndertimit, kompania e Dragobia Energy dhe Gener2 pohojne se pavaresisht deshtimit per te fituar ne gjykate si dhe per te marre nje leje te vlefshme, ata kane te drejten qe te vazhdojne ndertimet sepse, pak a shume, “dikush duhet t’jua kishte dhene lejen por nuk ka ndodhur keshtu.” Gjate rishikimit te vendimit te publikuar te Gjykates se Tropojes, ne verejme se gjykatesi thjesht i ka bere copy-paste argumenteve te kompanive te Hec-eve. Ai nuk u referohet kunder-argumenteve te permbaruesit. Njekohesisht, 27 banoret lokal dhe Shoqata TOKA, palet e padise se vertete, as nuk jane informuar per padine, as thirrur ne gjykate dhe aq me pak te jene informuar nga gjykata per vendimin e marre.

Gjykata e Tropojes propozon dhenien e nje vendimi perfundimetar me 31 Janar 2019-te. Si rrjedhoje, kompanite e Hec-eve lihen te lira qe te vazhdojne ndertimin ilegal pa nje leje te vlefshme, dhe ne nje kundershtim te hapur me Gjykaten Administrative te Apelit ne Tirane, si dhe perballe akuzave penale te ngritura.

“Ketu ne kemi te bejme me nje shembull konkret te iracionalitetit me te cilin qytetaret e Tropojes perballen cdo dite, muaj dhe vit,” tha Kryetarja e TOKA, Catherine Bohne. “Kompanite e Hec-eve, Dragobia Energy dhe Gener2, jane duke vazhduar ndertimet pavaresisht paligjshmerive te shumta te dokumentuara. Banoret lokal kane punuar sypatrembur dhe pa pushim per te vene drejtesi, duke kerkuar vetem zbatimin e drejte te ligjit shqipetar. Dhe kjo eshte pergjigjia qe marrin si shperblim nga gjykatat e tyre: Ne thjesht do t’ju bejme copy-paste argumenteve te kompanise dhe do te perkrahim te drejten e tyre per te vazhduar shkaterrimin e Lumit te Valbones, ska rendesi qe ata tani po shkelin haptas disa ligje me rralle, duke shperfillur disa akuza penale dhe njekohesisht vendimin e gjykatave shqipetare.”

Banoret lokal dhe TOKA do t’i ofrojne mbeshtetje te menjehershme zyres se permbaruesit, i cili me shume gjasa do te apeloje kete vendim tek Gjykata e Apelit ne Shkoder.

“Si per ironi te fatit, ky lajm vjen nje dite pasi gjykata vendosi qe te perkrah vendimin per te anulluar ndertimin e Hec-eve ne Lumin e Osumit, duke perdorur te njejtat argumente sic i kemi perdorur edhe ne per kauzen e Valbones,” shprehet Catherine Bohne. “Cdo here e me shume duket sikur Valbona eshte nje rast prove qe do te tregoje nese reforma ne drejtesi dhe zbatimi i drejte i ligjit eshte duke funksionuar sic duhet ne shqiperi, apo nese njerzit do te zgjedhin qe disa biznesmen te pasur te bejne si t’ju doje qejfi, duke perdorur menyra te ligjshme apo te paligjshme.”

Dritan Hallunaj kalon Vetting-un, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha sot vendimin për gjyqtarin Dritan Hallunaj. KPK bëri publik vendimin për gjyqtarin, për të cilin u vendos konfirmim në detyrë si gjyqtar pranë Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj.

Vendimi për Hallunajn vjen pas seancës dëgjimore që u zhvillua dje në KPK. Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Suela Zhegu dhe Genta Tafa (Bungo),dha vendimin për Hallunajn, pasi zhvilloi hetimetnë të trija shtyllat e hetimit për Hallunajn, pastërtinë e figurës, aftësinë profesionale dhe pasurinë.

Në seancën e djeshme para KPK-së, rezultoi se Hallunaj nuk kishte problem me pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. KPK ngriti si shqetësim, pse gjyqtari kishte paraqitur një kontratë tjetër për blerjen e një apartamenti në vitin 2005. I vetmi “incident” profesional i dokumentuar nga KPK-ja ishte ankimimi që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i kishte bërë vendimit të Hallunajt për dhënien e pafajësisë për Arben Frrokun. Llalla ishte ankuar në KLD për Hallunajn, pasi sipas tij vendimi ishte i njëanshëm.

Për sa i përket pastërtisë së figurës, KPK shqyrtoi raportin e DSIK, ku thuhet se Hallunaj është i pastër dhe s’ka problem apo kontakte me krimin e organizuar.

Në përfundim të seancës së sotme, vetë Dritan Hallunaj, tha se ndihet i lehtësuar. “Ndihem i lehtësuar. Keqardhje për kolegët që nuk e kaluan dot Vettingun.” -tha Hallunaj. 

Gjyqtari Hallunaj është kandidati i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor që u përball me procesin e Vettingut.

E rëndë/ E gjejnë të vdekur në pus (Emri)

0

Foto ilustruese

Kufoma e një shqiptari është gjetur mëngjesin e sotëm në një pus në zonën e Umbrias në Itali.
Bëhet fjalë për 77-vjeçarin Cin Nika. Trupi i pa jetë është gjetur nga qeni i zjarrfikësve që e ka gjetur trupin e pajetë sot në mëngjes.
Sakaq, policia po punon për të zbardhur ngjarjen, dyshohet se ngjarja mund të ketë qënë aksidentale.