Ballina Blog Faqe 9125

Kris pistoleta para bashkisë, një i plagosur

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme para bashkisë së Korçës.

Një person është qëlluar me armë, duke mbetur i plagosur.
Burime nga policia thanë se i plagosuri ka pasur një sherr me një person tjetër.

Sherri më pas ka përfunduar me përfundimin e armëve të zjarrit.

Personi i plagosur është dërguar në urgjencën e spitalit të Korçës, ndërsa autori është në arrati.

Gjermania: STOP azilkërkuesve

0

Rregullorja e posaçme e qeverisë gjermane, publikuar nëntorin e 2015-tës, për punësimin ligjor të qytetarëve nga Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Shqipëria ka dhënë mjaft efekt.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë i konfirmoi Deutsche Welles “rritjen e ndjeshme të kërkesave për vizë nga vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim punën në Gjermani. Numri i kërkesave për vizave është shumëfishuar dhe vazhdon të rritet.”

Qëllimi i kësaj nisme ishte të ulej vala e azilkërkuesve te parregullt. Dhe në fakt, nuk ishin të paktë ata që arritën ta përmbushnin dëshirën e tyre.
Vetëm në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar ambasadat gjermane në vendet e Ballkanit Perëndimor dhanë 19.294 viza pune. Ambasada gjermane në Tiranë arriti për vitin 2017 të japë 2796 viza. Shifra është e lartë, por duket e pamjaftueshme, thotë DW.
Sepse në dyert e ambasadave presin akoma më shumë aplikues për një vizë pune. Agjencia Gjermane e Punës dha nga janari deri në shtator 2017, gati 23.000 miratime provizore paraprake për aplikuesit nga Kosova, por viza u dhanë vetëm për rreth 4800 vetëve.

Konsumuan sufllaqe në “ish-Bllok”, 11 persona përfundojnë në spital

0

Nje grup personash qe konsumuan sufllaqe në një fast-food në zonën e “ish-Bllokut”, por më pas përfunduan në spitalin infektiv në QSUT. Bëhet fjalë për 11 pacientë, të cilët u paraqitën mbrëmjen e djeshme në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive me të vjella, diarre dhe temperaturë.

Sipas shefit të SHSI, Pëllumb Pipero, pacientët që i drejtohen infektivit janë të shumtë. Ai tha se çdo ditë në këtë spital mbërrijnë mbi 100 raste, ndërkohë që helmimet nga ushqimi zënë pjesën më të madhe të pacientëve që paraqiten .

“Në rastin e mbrëmshëm ishin 10-12 qytetarë që kanë ngrënë ushqim në një lokal, kanë konsumuar të gjithë sufflaqe me mish dhe të gjithë kanë patur çrregullime gastrointenstinale, të cilat nënkuptojnë të përziera, të vjella, diarre dhe temperaturë”.

Sipas mjekut infeksionist, pacientët kanë qëndruar 3-4 orë nën vëzhgimin e mjekëve dhe pasi kanë marrë shërbimin mjekësor janë larguar.

Klan Plus është drejtuar pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik të Tiranës për rastin në fjalë, ku sipas specialistëve, është ngritur grupi i punës për të kryer hetimet dhe se janë bërë analizat e ushqimeve, si dhe të punonjësve.

“Pranë një lokali, ku kemi marrë denoncimin, ka shkuar një grup për të marrë monstrat ushqimore, të ujit dhe kampionët e feçeve për personelin, i cili punon në atë lokal. Mendoj se nga dita e hënë do të dalin edhe rezultatet e para”, tregoi shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë, Ermelinda Musai.

Nëse do të konfirmohet helmimi nga ushqimi, për subjektin do të merrn masat që parashikohen në ligj, që nis me gjobë deri në mbyllje të aktivitetit.

Zbardhet dosja, si i pastroi 1 miliard lekë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

0

Disa dite me pare prokuroria e krimeve te renda ia sekuestroi pasurine ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ai posedonte rreth 1 miliard leke ne Tirane dhe ne Durres.

‘News 24’ zbardh vendimin e gjykatës për Krime të Rënda që vuri nën sekuestro pronat e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ndaj të cilit po zhvillohen hetime për akuzën e pastrimit të parave. Në hyrje të vendimit, bie në sy fakti se çështja penale ndaj Llallës, është regjistruar kryesisht, mbi bazën e të dhënave të publikuara në media, ku ndër të tjera flitet për jetën e luksit që bënte ish-prokurori i përgjithshëm dhe familja e tij.

Një tjetër argument, që prokuroria ka marrë në konsideratë, është edhe fakti se po përmes medias, janë informuar se ish-kreut të organit qendror të akuzës, i ishte ndaluar hyrja në shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vijim, prokuroria rindërton skemën, sesi Adriatik Llalla, dyshohet se pastronte para. konkretisht, ai blinte prona në perferi të Tiranës, me një çmim të lirë dhe pasi i rivlerësonte i shiste me çmim të lartë. Në vendimin e gjykatës thuhet ndër të tjera, se ish-kryeprokurori bleu 3 mijë metra katrorë tokë në shumën prej 1.5 milionë lekësh dhe pasi e rivlerësoi e shiti në shumën e 249 mijë eurove.

Nga ana tjetër, në po të njëjtën zonë, ish-kreu i organit të akuzës, pasi ka shitur këtë pronë, ka blerë një sipërfaqe tjetër toke prej 4500 metrash katrorë në shumën e 4.5 milionë lekësh, të cilën më pas e ka rivlerësuar gati dhjetëfishin e çmimit të blerjes. Referuara fakteve të mësipërme, prokuroria ka dyshime se Llalla ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave, për sa kohë që jo vetëm nuk i ka deklaruar pasuritë në kohë, por ka kryer transaksione me të njëjtin person, duke blerë prona nën çmimin e tregut e duke i shitur me vlerë disa herë më të lartë. Në vendim thuhet gjithashtu se pronat e ish-kryeprokurorit u vunë nën sekuestro, pasi ekzistonin dyshime se ai mund të ndërhynte për ti tjetërsuar ato.

Robert Ndrenika i shkruan Bashës: Eja të minojmë kullën te stadiumi Qemal Stafa

0

Aktori Robert Ndrenika ka replikuar ndaj deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha i cili ka thene se do ti vihen minat kullave nëse prishet teatri.

Ndrenika ne nje postim ne faqen e tij ne Facebook, shkruan se ka shkelur mbi vehten dhe ka rënë dakord që teatri të ndërtohet me PPP por ka marrë besën e shqiptarit se nuk do të ndërtohet asnjë centimetër katror për ndërtim kullash.

Postimi ne facebook:
“I dashur Zoti Lulzim Basha! Te falenderoj shume qe me hape syte dhe me rrite vigjilencen ne lidhje me bisedimet qe kam bere me Kryetarin e Bashkise per ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar.

Siç te kam bere me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rene dakord qe Teatri te ndertohet me PPP (ndonëse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka per detyre ta ndertoje SHTETI SHQIPTAR) E kam bere kete dakordesi me kushtin qe te mos jepet asnje centimeter katror per ndertim KULLASH dhe per kete kam marre BESEN e SHQIPTARIT.

Ne rast se shkelet kjo BESE (qe nuk eshte e mundur) shpreh gatishmerine per te marre pjese ne aksionin e vendosjes te minave per te rrezuar KULLAT.
Per ta vertetuar qe neser jam i gatshem te minojme kullen qe ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa.

Sa per Piramiden ka me teper se 10 vjet qe shoku Fatos Nano (ish Kryeminister) na e ka rekomanduar per Teater por ajo nuk i ploteson kushtet. Personalisht (pak a shume) i kam kryer detyrat por me vjen keq per te rinjte qe bien viktima te sherreve politike dhe qe ka shume gjasa ta ngrysin jeten artistike (ndoshta per 70 vjet te tjera) tek i ashtuquajturi “teater Turbina”.

Me respekt Robert Ndrenika”

Vettingu, KPK: Kryeprokurori i Tiranës fshehu pasurinë. Dritan Rreshka: ILDKP goditje tendencioze

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti seancën dëgjimore me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës

Dritan Rreshka është i pranishëm në seancë me avokatin Arben Rakipi ndërsa trupi gjykues përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Etleda Çiftja

Relatorja Etleda Çiftja tha se ka deklarime te rreme dhe fshehje pasurie:

“Për pasurinë ILDKPKI ka konstatuar se Dritan Rreshka nuk ka bërë deklarim të saktë. Rreshka ka kryer deklarim të rremë, ka kryer fshehje pasurie dhe nuk ka burime të ligjshme për pasurinë. Ka mospërputhje për koston e ndërtimit të kateve përdhese të shtëpive private. Ka mungesë të burimeve të ligjshme për katin e tretë dhe të katërt. Ka mungesë për të ardhurat nga emigracioni dhe qeratë e dhëna për objektet që ka në pronësi. Ka mospërputhje mes deklaratave të vitit 2011 me dokumentacionin për kredine e butë. Ka mosperputhje për vlerën 1.5 mln leke per blerjen e apartamentit. Konstatohen dokumente fiktive për përfitimin e kredisë së bute.”

Por Dritan Rreshka ka dhënë shpjegimet e tij duke thënë se pronat që zotëron i ka fituar me të ardhura nga emigracioni:

ILDKPI është e njëanshme. Kam punuar që në shkollë të mesme gjatë pushimeve verore duke emigruar në Greqi. Në 1997 për shkak të humbjeve të kursimeve familjare, bashkë me vëllain emigruam në Greqi deri në 1998. Punoja në ishuj turistikë sepse kisha studiuar anglisht dhe mësova dhe greqishten. Kur u ktheva solla 2.8 mln lekë të reja. Pastaj punova pranë Crs Albania deri në 2003 dhe përfitova 1.8 mln lekë të reja. Në vitin 2000 bleva truall në qytet Studenti, 800 mijë lekë të reja nga të ardhurat e siguruara në emigracion. Atëherë isha student i vitit të tretë juridik. Në vitin 2004 nisi ndërtimi i shtëpisë kur isha pranuar në shkollën e magjistraturës.

Dy kate ende pa përfunduar dhe pa mobilim. U ndërtua bashkë me vëllain. Paga ime si prokuror dhe vëllai si punonjës policie. As unë e as im vëlla, nuk kemi ndonjë pasuri tjetër. Gjithçka jona është kjo shtëpi.

Nëntë arsyet pse presidenti Ilir Meta rrëzoi ligjin e Ramës për shembjen e Teatrit

0

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar. Presidenti Meta ka dekretuar kthimin për shqyrtim të dekretit. Sipas Presidentit, ligji shkel parimet e barazisë dhe nuk është në harmoni me parimet kushtetuese.

Ligji cënon parimet e Konventës evropiane të trashëgimisë kulturore, thuhet mes të tjerave në njoftim.

Presidenti Meta ka renditur 9 pika sipas të cilave, projektligji për teatrin duhet rishqyrtuar në parlament. Presidenti ka ngritur si shqetësim edhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Në respekt të ushtrimit të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në funksion të transparencës dhe informimit të opinionit publik, Presidenti i Republikës bën me dije se sot më datë 27 korrik 2018, ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, mbështetur në argumentet e më poshtme:

1. Së pari, ky ligj shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta.

2. Së dyti, ligji nr. 37/2018 nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre.

3. Së treti, ligji nr. 37/2018 bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, miratuar në Paris në vitin 2003, duke bërë kështu që veprimtaria legjislative të bjerë ndesh edhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim.

4. Së katërti, ligji nr.37/2018 cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

5. Së pesti, ligji nr. 37/2018 vjen në kundërshtim me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë.

6. Së gjashti, propozimi i projektligjit, por edhe vetë ligji i miratuar nr. 37/2018″>2018 nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të plotë për tjetërsimin e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar dhe interesin publik.

7. Së shtati, ky ligj nuk është në harmoni me parimet dhe standardet e vendosura tashmë në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

8. Së teti, miratimi i ligjit nr.37/2018 nuk është bazuar në një verifikim dhe vlerësim të thelluar të statusit të pasurive të paluajtshme që përfshihen në këtë projekt, si dhe dispozitat e këtij ligji krijojnë pasiguri juridike në ushtrimin e të drejtave pronësore qoftë për pasurinë publike, por dhe mbi të drejtat private të pronësisë.

9. Së fundmi, në kushtet aktuale, kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk është funksionale për të verifikuar këto konstatime, apo për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kushtetuese që mund të prodhojë hyrja në fuqi e kësaj norme të veçantë ligjore, ftoj Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtojë në tërësi ligjin nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Del dekreti, Presidenti Meta kthen mbrapsht ligjin për Teatrin e ri Kombëtar

0

Vetem pak ore pasi kreu i PD Lulzim Basha beri thirrje qe kreu i shtetit te mos kalonte per miratim ligjin e Teatrit te ri kombetar, Presidenti Ilir Meta njofton se ka vendosur te mos e dekretoje ate dhe ta riktheje serish ne Kuvend.

Deklarata e Presidences:
Në respekt të ushtrimit të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në funksion të transparencës dhe informimit të opinionit publik, Presidenti i Republikës bën me dije se sot më datë 27 korrik 2018, ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, mbështetur në argumentet e më poshtme:

Së pari, ky ligj shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta.
Së dyti, ligji nr. 37/2018 nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre.

Së treti, ligji nr. 37/2018 bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, miratuar në Paris në vitin 2003, duke bërë kështu që veprimtaria legjislative të bjerë ndesh edhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim.
Së katërti, ligji nr.37/2018 cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Së pesti, ligji nr. 37/2018 vjen në kundërshtim me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë.
Së gjashti, propozimi i projektligjit, por edhe vetë ligji i miratuar nr. 37/2018 nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të plotë për tjetërsimin e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar dhe interesin publik.
Së shtati, ky ligj nuk është në harmoni me parimet dhe standardet e vendosura tashmë në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Së teti, miratimi i ligjit nr.37/2018 nuk është bazuar në një verifikim dhe vlerësim të thelluar të statusit të pasurive të paluajtshme që përfshihen në këtë projekt, si dhe dispozitat e këtij ligji krijojnë pasiguri juridike në ushtrimin e të drejtave pronësore qoftë për pasurinë publike, por dhe mbi të drejtat private të pronësisë.

Së fundmi, në kushtet aktuale, kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk është funksionale për të verifikuar këto konstatime, apo për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kushtetuese që mund të prodhojë hyrja në fuqi e kësaj norme të veçantë ligjore, ftoj Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtojë në tërësi ligjin nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Parandalohet grabitja në Shkodër, arrestohen dy autorët, i treti në kërkim

0

Nje grabitje u parandalua nga policia e Shkodres ndersa ne pranga rane dy persona dhe nje tjeter u shpall ne kerkim.

Deklarata e policise: Nga shërbimet të Komisariatit Policisë Shkodër, Forcës Posaçme Shqiponja të D. V. P. dhe FNSH në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër, është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër,

Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër,

Keto shtetas u arrestuan pasi dyshohet të ketë qenë autorë të grabitjes, të cilët sebashku me një shtetas tjetër, kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A. V. 62 vjeç, me të cilin janë konfliktuar fizikisht, duke i shkatuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasve të lartpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet maska, doreza, dhe një levë hekuri të cilat u sekuatruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Babai i të dënuarit që i vunë tritol ne Babrru kërcënon live: Do e paguajnë shumë shtrenjtë!

0

Xhelal Daci, të cilit iu vendos tritol sot në banesën e tij në Babru, babai i Gazmir Dacit, i cili është në burg për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit, paralajmëroi autorët se do të bëjë vetëgjyqësi, ndërsa tha se pas saj fshihet familja Kolaveri.

“Autori është Saimir Kolaveri. I bëj thirrje shtetit që të gjeje peronat që të geje këta peronat se është rasti i katër. Të mos mbrohen nga prokurori Arben Nela se e kanë njeriun e vet. Saimir Kolaveri nuk i kam bo gjë çfarë kam me i bo. Ne kemi kërkuar mbrojtje e nga policia, ata vijën dhe ikin. Unë nuk kam me njeri konflikte përveç Kolverit.

Kliko per me shume info
Ai shkoi të më vrasë djalin në burg. I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverise që të marrë masa. I bëj thirrje dhe familjes Kolaveri se nuk ka punë me fëmijët dhe gratë, por me mua. Do ja shpërble në atë mënyrë që do i ikë truri. Unë kam 7 muaj që kam dalë nga burgu dhe shteti ka thënë se do ju mbroj, por nuk ka bërë asgjë.

Nëse nuk merren masat, do t’i marr vetë. Përplasjet mes nesh kanë nisur për një vrasje, përpara vrasjes kanë tentuar mua të vrasin në lokal. Unë i fala. Ata pas një viti i dolën djalit në rrugë dhe djali për vetëmbrotje vrau Valmir Kolaverin. Ata e përndiqi djalin tim, sepse ata punonin me trafikun e qenieve njerëzore. Unë u thashë atyre që nuk ua jap djalin për punë.

Do e paguajnë shumë shtrenjtë. Nuk kam frikë le të quhet kërcënim. Do bëjmë vetëgjyqësi kur shteti nuk merr masa. Nuk kam frikë nga ndjekje penale. Djali është i dënuar me 35 vite burg dhe ma ka dënuar prokurori Arben Nela. Po kërcënoj se nuk duroj dot më tritolet e Saimir Kolaverit. Do kthehem së shpejti dhe do mësojnë se kush është Xhelal Daci”- tha ai.