Ballina Blog Faqe 9126

Nuk justifikoi pasurinë e gruas, vettingu shkarkon prokurorin e Korcës

0

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Korçës, Elsion Sadiku.

Vendimi u shpall paraditen e se premtes nga trupa gjyqesore e kryesuar nga Brunilda Bekteshi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Sipas te dhenave qe ka bere me dije KPK, prokurori i Korces ka pasur probleme me justifikimin e pasurise se bashkeshortes.

KPK në seancën dëgjimore u shpreh se ndaj prokurorit pati një denoncim publik për dy pedagogë në Korçë për parregullsi gjatë punës dhe master të rremë të dekanit të universitetit “Fan Noli” dhe gruas se tij.

Nga hetimi rezulton se shtetasi A.D. ka depozituar kallëzim ndaj dekanit dhe rektorit të Korçës. Sipas KPK, Subjekti i rivlerësimit në qershor 2015 ka marrë vendim për “pushim çështjeje” me arsyetim, se nuk plotësohen elementë të veprës penale.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se subjekti nuk ka kryer veprime të plota dhe shteruese të pjesëmarrje dhe diplomim në Bullgari, ku provimet jepeshin në bullgarisht apo anglisht, ndërsa dy të dyshuarit (burrë e grua) nuk kanë paraqitur akte të njohjes së kësaj gjuhe.

Super aksion në Shkodër/ Goditet banda e trafikut të klandestinëve në SHBA e Angli – të arrestuarit

0

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “GARANTUESIT”, arrestohen 9 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorinë e Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit, finalizuan operacionin e koduar “Garantuesit”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan 9 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët vepronin si një grup i strukturuar kriminal, që merrej me trafik personash drejt Anglisë dhe SHBA, nëpërmjet një skeme që funksiononte në bazë të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme të identitetit etj.

U sekuestrua gjithashtu një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve si dhe prova të shumta materiale të kësaj skeme trafiku.

Shtetasit e arrestuar dyshohen se kane konsumuar element te veprave penale të disa neneve të Kodit Penal si : “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”; “Prodhim i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”; “Falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëve”; “Falsifikim i letërnjoftimeve pasaportave ose vizave”; “Falsifikim i dokumenteve shkollorë”; “Prodhim e shitje narkotikësh”.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ky grup i mirë-organizuar kryente veprimtari kriminale në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe ShBA-së.

Këto veprime bëheshin kundrejt pagesës së shumave të ndryshme që varionin nga 8.000 euro deri në 12.000 euro.

Ndihma e ofruar konsistonte ne falsifikimin e dokumenteve në vendet e origjinës shtete të BE-së, ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, mundësonin gjetjen e personave dhe më pas, pajisjen e tyre me dokumente te falsifikuara (karta identiteti italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj.) dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA.

Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, – Maltë – Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri – Kosovë – Kroaci – Itali – Maltë – Angli – Sh.B.A.

Po kështu këta shtetas u ofronin personave të interesuar, kundrejt pagesës, shoqërimin e tyre deri në destinacionin final, si dhe realizonin martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë.
Autorët e arrestuar dhe rolet që kryenin në grup janë:

• Gazmend Garupi, 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Shkodër,. Ky shtetas ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit.

• Sotiraq Antoni, 52 vjeç, banues në Korçë, ne rolin e bashkëpunëtorit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikuar në vendet e BE-së dhe në Shqipëri.

• Haxhi Ramadani, 54 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, në rolin e bashkëpunëtorit.

• Bledjan Ramadani, 29 vjeç, banues në Kosmaç Shkodër, në rolin e ndihmësit.

• Eduart Shima, 37 vjeç, banues në Shkjezë, Shkodër në rolin e rekrutuesit.

• Pllumb Pali, 47 vjeç, banues në Gruemirë, Malësi e Madhe. Siguronte dokumente të falsifikuar (falsifikator).

• Shpëtim Kiri, 59 vjeç, banues në Shkodër dhe Korçë, në rolin e transportuesit dhe ndihmësit.

• Nikolla Mano, 59 vjeç, banues në Korçë, banesa e tij përdorej si bazë dhe kishte një laborator për falsifikimin e dokumenteve.

• Tonin Shtjefni 27 vjec banues ne lezhe, perfitues dhe perdorues I dokumentave te fallsifikuar.

Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit:

K.P.,46 vjeç, banues në Lezhë, në rolin e ndihmësit pasi ndërmjetësonte martesat fiktive me shtetase bullgare.

Y.Th. 36 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, i shpallur në kërkim për “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”, dhe “Prodhim e shitje narkotikësh.

Ky person kishte rolin e ndihmësit.

Në kuadër të këtij hetimi në përfundim të operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

– Laborator për falsifikimin e dokumenteve, ku u gjetën 3 njësi kompjuteri, 2 laptopë, 5 skanera, 5 printera, 3 printer-skaner, 5 vula të ndryshme, 14 usb, 17 tampona vulash, 1 pasaportë biometrike, 1 kartë identiteti, 10 platforma me strukturë plastike, 2 karta identiteti të huaja, fotografi pasaportash, materiale kancelarie të ndryshme, lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa 2 kg, 9 copë telefona celulare, 4 automjete të markave të ndryshme, dhe 1 armë gjahu.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.

Ndërkohë paralelisht me operacionin e zhvilluar më lart, gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit, është zhvilluar një tjetër operacion në Shkodër.

Falë ndërhyrjes në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet të Komisariatit Policisë Shkodër, Forcës së Posaçme Shqiponja të D.V.P. dhe FNSH, – në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër, është bërë arrestimi në flagrancë i dy prej autorëve si dhe është shpallur në kërkim autori i tretë, të cilët po dhunonin barbarisht shtetasin në banesën e vet, me qëllim që t’u jepte shuma

Zjarri në Greqi, 6 shqiptarë dalin nga spitali, një tjetër rëndë

0

Në ditën e tretë të tragjedisë që shkaktoi zjarri apokaliptik që rrafshoi rajonin e Atikës, në Greqi, vetëm një qytetar shqiptar vazhdon të jetë ende në spital.

Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Viktor Cenko, me origjinë nga Narta i cili ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e spitalit Evangjelismos në Athinë.

Ai ka djegie të shkallës së tretë në mbi 85% të trupit. E kontaktuar nga Klan, ambasada shqiptare në Athinë konfirmoi se 6 shqiptarët e tjerë që po merrnin ndihmë mjekësore kanë dalë nga spitali.

Raportohet gjithashtu se edhe dy gra të tjera me origjinë shqiptare rezultojnë të zhdukura, por ky lajm mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht.

Me kalimin e orëve bilanci i viktimave sa vjen e rritet. Zyrtarisht numërohen 84 viktima, rreth 200 të lënduar, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. 11 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në spitalet e Athinës, gjendja e tyre sa vjen e përkeqësohet.

Një tjetër trup i shkrumbuar u gjet në oborrin ku u gjetën 26 trupa të karbonizuar, të përqafuar me njëri tjetrin. Ekipet e emergjencave janë ende në garë me kohën, për gjetjen e të zhdukurve, por shpresat mbeten të pakta.

Nisur nga numri i lartë i personave të zhdukur, mediat në Greqi raportojnë se bilanci mund të jetë edhe më i rëndë, mbi 100 viktima. Në total numërohen mbi 750 shtëpi të djegura.

Në një vizitë në fshatin Mati, ministri i Brendshëm grek, Panos Kamenos, u përball me zemëratën e banorëve, për reagimin e ngadaltë të shtetit dhe mungesën e një plani emergjence.

Ende i pa rimëkëmbur nga gërmadhat që la zjarri masiv, Greqia po përballet me një tjetër katastrofë, atë të stuhisë së shirave që kanë pushtuar rajonin e Atikës.

Autoritetet mbeten në ankth pasi zonat e shkatërruara nga zjarri mund të përmbyten, për pasojë mbledhja e viktimave bëhet edhe më e vështirë.

“Cahet rrjeta” e peshqve të mëdhenj, lirohet nga burgu ish-drejtori i Rrugëve

0

Lirohet nga paraburgimi Dashamir Xhika, ish drejtor i pergjithshem i rrugeve. Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshoi sot masën e sigurisë për ish drejtorin e Autoritetit Rrugor nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Xhika u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 së bashku me 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku.

Arrestimet u kryen pas hetimeve të nisura nga prokuroria e Elbasanit më 11 prill 2017 për veprat penale “vjedhje dhe shpërdorim detyre”. Në dhjetor 2017, Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri paditi në prokurori, Damian Gjiknuri për shkelje në zbatimin e kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Sipas prokurorise, dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet kap vlerën e 53 milionë e 983 dollarë ndërsa është konstatuar edhe shkelje e disiplinën financiare në vlerën e 16 milionë e 177 dollarë.

Dashamir Xhika ka drejtuar këtë sektor nga viti 2013 deri në shtator 2017.

Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe Albens Alite, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë ndodhen në “arrest me burg” që prej momentit të arestimit.

Ndërron jetë veprimtari i shquar Adem Demaçi

0

Pasditen e sotme ka ndërruarjetë veprimari i shquar AdemDemaçi.

Ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes shqiptare, AdemDemaçi, në moshën 82 vjeçare.

Lajmin për ndarjen nga jeta te tij e ka dhënë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

“Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. Ai ka ndërruar jetë por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë”, ka thënë Haliti, që po kryesonte seancën në të cilën po diskutohej për dialogun me Serbinë.

Pasi ka ftuar deputetët për një minutë heshtje, seanca është ndërprerë për të vazhduar nesër

Video: Sherr jashtë gjykatës së Vlorës, 4 persona të plagosur

0

10:15 – 26.07.18Gazeta Shqiptare
Mëngjesin e sotëm një sherr masiv ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës së Vlorës.
Mësohet se teksa ishin duke pritur të futeshin në seancë gjyqësore disa persona janë përfshirë në një sherr duke përdorur edhe mjete të forta.
Për pasojë 4 prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Video:

Policia shoqëroi disa prej tyre në komisariat, ndërsa po punohet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Qëlloi dy herë me armë në Tiranë, reagon policia: Sherr i momentit, autori në kërkim

0

Policia ka dhene informacionin zyrtar ne lidhje me konfliktin me arme te ndodhur mengjesin e te enjtes ne zonen e tregut elektrik ne Tirane.

Sipas burimeve zyrtare, më datë 26.07.2018, rreth orës 09:26, në rrugën “Vath Koreshi”, shtetasi me iniciale K. K., për shkak të një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Burimet thane se në vendgjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese.

Policia tha se po punohet për kapjen e shtetasit K. K., dhe sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Plas në Rinas, falimenton kompania, turistet ngelin ne aeroport

0

Raportohet se ministria e Brendshme e Sllovakisë u angazhua të marrë 84 pushues sllovakë që e kaluan natën në Rinas për shkak se agjensia turistike me të cilën kishin ardhur në Shqipëri, falimentoi. Mësohet se bëhet fjalë për kompaninë Albania Travel e cila ishte siguruar pranë kompanisë së sigurimit “Uniqa”.

“Ministrisë sonë iu kërkua ndihmë nga një kompani sigurimi që do të paguajë shpenzimet e udhëtimit për pushuesit” tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme sllovake Petar Lazarov.

Në Sllovaki pushuesit po këshillohen të mos zgjedhin agjensi udhëtimi që kanë vetëm një destinacion, tregues ky për mungesën e eksperiencës dhe pasigurinë e këtyre kompanive, siç ishte rasti i Albania Travel, kompani në Popbrad.

Kalojnë në kufi makinën plot me Red Bull kontrabandë, arrestohen tre doganierët

0

Arrestohen tre doganierë për “Shpërdorim detyrë” si edhe tre shtetas të tjerë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.

Sekuestrohet një sasi pijesh të dyshuara si kontrabandë, për të cilat tre doganierët dyshohet se kanë lejuar kalimin e tyre, pa ushtruar kontrollin përkatës.

Në vijim të punës për goditjen e rasteve të paligjshmërisë, nga specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• Floben Guxho, 46 vjeç, banues në Tiranë.

• Klodian Nastimi, 34 vjeç, banues në Devoll.

• Rernato Molla, 33 vjeç, banues në Pogradec, (të tre me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë).

• Kristi Meslani, 23 vjeç, banues në Devoll.

• Rezart Shega, 29 vjeç, banues në Devoll.

• Mario Berberi, 26 vjeç, banues në Devoll.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë, nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë shtetasit Kristi Meslani dhe Rezart Shega të cilët drejtonin mjetet me targa AA 170 UF dhe AA 226 GH, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me pije energjike dhe pije të tjera, të dyshuara si kontrabandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Ndërsa shtetasi Mario Berberi, dyshohet të jetë porositësi i këtij malli.

Nga verifikimet e kryera, rezulton se këto mjete kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, ku dyshohet se nuk i janë nënshtruar procesit përkatës të kontrollit doganor.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë bazuar në nenet 248, 172, 174 të Kodit Penal.

Cfarë la pas zjarri në Greqi, trupat e pa jetë po gjenden edhe brenda në ujë

0

Pas largimit te flakëve, niveli i shkatërrimit shfaqet para syve i plote: shumica e Matit, resorta e bukur bregdetare, e kthyer në epiqendrën e zjarreve më të rënda pyjore të Greqisë prej me shumë se një dekadë, nuk është më.

Ferri i flakëve e ka shndërruar në vend të pajetë me rrugët mbushura nga hiri e ndërtesa të rrënuara e të nxira, dëshmi e tmerrit që përjetoi komuniteti i atjeshëm pasditen e së hënës.

Kliko per me shume info
Erërat e fuqishme ndihmuan flakët të avanconin deri në atë pikë sa muri i zjarrtë të rrethonte fshatin pa i lënë njerëzve rrugë shpëtimi.

80 është bilanci i vdekjeve, por me skuadrat që po shkojnë derë më derë në kërkim të trupave, nuk është çudi që ai të rritet akoma më shumë.

Ai që shumë shpresuan të kthehej në rrugën e shpëtimit nga flakët dhe tymi, në fakt u kthye në rrugë vdekje: shumë trupa të pajetë u gjetën në plazhe e disa edhe në ujë.

“Erdhi shume shpejt; hodha sytë prapa shtëpisë dhe pashë zjarrin, pastaj se kur doli përpara. Ishte një ferr i vërtetë. S’kishe ç’ti bëjë”, tha një i mbijetuar.

Përpara se të pllakoste fatkeqësia, thotë i mbijetuari Nikos Stavrinidis, u dëgjua një zhurmë e fortë, si gjëmim alarmi. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, vazhdon burri. Zjarri ishte larg, por shkëndijat e tij mbërritën tek ne duke i vënë flakën gjithçkaje përreth.

Era uturinte; ishte një gjë e papërshkrueshme. Njerëzit janë në gjendje shoku, thotë kryetari komunës, Aris Bouranis, s’e kanë kuptuar akoma realitetin. Ka të vdekur gjithandej, gjithandej. Të martën, trupat e djegur të 26 burrave, grave dhe fëmijëve u gjetën në një ngastër të hapur në Poseidonos, thuajse të gjithë të përqafuar me njëri-tjetrin.

Mes tyre, nëna që mbronin fëmijët, veprimi i fundit që bënë përpara se flakët t’i rrethonin. Duke djegur gjurmët e tyre, ekipet e shpëtimit besojnë se ata janë drejtuar andej me bindjen se ajo zona ishte afër detit, por shumë shpejt kanë parë se ishte një rrëpirë, e nuk zbrisnin dot në det.

Autoritetet kanë nisur detyrën e vështirë të identifikimit të viktimave, në mesin e të cilave është edhe një shqiptare, Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës, e martuar me një shtetas grek.

Edhe dy fëmijë shqiptarë janë të shtruar në spitalin pediatrik Agia Sofia, por gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.