Ballina Blog Faqe 9123

Aksidenti në Koman, tre të plagosurit nga Tirana, punonjës të HEC-it

0

Kanë dalë detaje të reja për aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Shkodër-Koman.

Sipas policisë, tre të plagosurit janë punonjës të HEC-it, nga Tirana.

Informacion Paraprak i Policisë së Shkodrës:

Në aksin rrugor Shkoder-Koman, ka dalë nga rruga një automjet tip kamionçinë.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit K. Sh. , I. Sh. dhe A. L. banues në Tiranë, të cilët kanë qenë duke shkuar në punë, pasi janë punonjës të HEC.

Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të një kthese të fortë.

Të dëmtuarit po transportohen me helikopter për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksident tragjik në Tiranë/ Makina përplas nënën me 2 fëmijë dhe 1 biçikletë, 2 të vdekur, mes tyre një 7 vjeçare

0

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz ku një makinë e drejtuar nga një grua 38-vjeçare e identifikuar si Rozina Koleci ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë njëra nga vajzat, një 7-vjeçare dhe çiklisti i identifikuar si Ramazan Isha, 29 vjeç. Në gjendje të rëndë në spital ndodhet nëna e dy vajzave Valbnona Ndreu, 29 vjeçe dhe vajza tjetër 6-vjeçare, e cila po i nështrohet një operacioni.

Ndërkohë policia ka ndaluar shoferen e mjetit, e cila u përplas edhe me një tjetër mjet.

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak

Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore

Gjermania ka 13 mijë vende të lira për punëtorë nga Shqipëria e Kosova

0

Qindra, mijëra punëtorë nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë futur në skemën e shtetit të Gjermanisë për tu punësuar në disa spitaleve dhe shtëpitë e të moshuarve.

Berlini zyrtar ka njoftuar se kjo iniciative për vende të lira pune është bërë me arsyetimin se mungon fuqia punëtore që përkujdesen për të moshuarit. Sipas tyre, ky problem nuk mund të zgjidhet thjesht vetëm me para.

Ministri Federal i Shëndetësisë në Berlin, Jens Spahn (CDU), i cili tashmë ka hapur 13000 vende të lira, përmes kabinetit të tij thotë se asnjë shtëpi e të moshuarve në Gjermani nuk mund te funksionoj më pa ndihmën e fuqisë punëtore të huaj.

Ai ka propozuar, transmeton Süddeutsche Zeitung, të marr këtë fuqi punëtorë nga jashtë Gjermanisë.

Republika e Kosovës dhe Shqipëria janë dy vendet të cilat shteti gjerman ka vënë në rend të parë për t’u bërë pjesë e këtij projekti.

U helmuan 39 dasmorë bashkë me dhëndrin, mbyllet restoranti që desh çoi 3 dasma në morg

0

Mbrëmjen e djeshme në spitalin rajonal të Elbasanit u paraqitën mbi 39 persona të cilët shfaqën shenja helmimi.

Të gjithë personat kishin qenë dasmorë në tre dasma të zhvilluara në të njëjtin lokal në Elbasan.

AKU ka mbyllur restorantin “Laguna Blu” në të cilin ishin zhvilluar dasmat dhe për pasojë ishin helmuar nga ushqimi dasmorët, përfshi këtu edhe dhëndrin e njërës prej dasmave.

Sipas konstatimeve të Autoritetit Kombëtar Ushqimor, restoranti ushtronte veprimtarinë në mungesë të kushteve higjieno-sanitare.

Dasmorët e tre dasmave në qytet të cilët pasi kanë festuar janë paraqitur në spital me dhimbje të forta barku dhe të vjella.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Rekord divorcesh në Shqipëri: Kryeson Tirana, por surprizon qyteti i dytë

0

7,956 divorce janë shënuar në Shqipëri gjatë vitit 2017. Numri më i lartë i 5 viteve të fundit.

Fenomeni ka marrë përmasa të frikshme, për aq kohë sa sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, referuar gjykatave, në 2017-ën janë divorcuar 311 çifte më shumë se vitin paraardhës.

Kryeqyteti vazhdon të kryesojë listën me 1,897 raste divorcesh në 2017-n, pasuar nga Vlora, Elbasani, Fieri, Shkodra dhe Korça.

Puka dhe Tropoja mbeten qytetet më konservatore të traditës familjare duke shënuar respektivisht, vetëm 40 dhe 44 raste.

Sipas psikologëve të gjykatave, shkaku më i madh që çon në prishjen e familjeve është emigracioni, me problemet e mëdha sociale që prodhon, kryesisht si pasojë e largimit të burrave. Në vendin e dytë është bixhozi. Kërkueset në këto raste janë gratë të cila duan të mbrojnë fëmijët dhe pronën nga lënia në kumar prej burrave.

Kërkesat për divorce si pasojë e përfshirjes së burrave në varësinë nga lojërat e fatit, kanë ardhur duke u rritur, gjë që korrespondon edhe me shtrirjen e këtij fenomen në çdo qytet dhe fshat të vendit. Arsyet të tjera të divorcit, sipas statistikave janë edhe varfëria, tradhtia bashkëshortore, dhuna e alkooli.

Në vitin 2015, sipas statistikave të ministrisë së Drejtësisë, u vu re një trend uljeje i kërkesave për divorc, por në vitet pasardhëse ritmi ka qenë vetëm në rritje.

Vitin e kaluar tek paditë për çështje familjare, 103 ishin për mospagim të pensionit ushqimor nga njëri prej prindërve pas divorcit, 54 për njohje atësie dhe po aq për ç’njohjen e saj. /Klan Plus/

Tronditet Durrësi, gruaja 47 vjecare gjendet e vetëvrarë me armë zjarri

0

foto ilustruese

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Durrës. Policia tha se nje grua eshte gjetur e vrare me arme zjarri ndersa kane nisur hetimet pasi ngjarja dyshohet se eshte vetevrasje.

Informacion paraprak
Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen Nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetësja M.H. 47 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Jam me kancer në mushkëri, pjek misra për të blerë ilaçet”, rrëfimi prekës i Bajames: Në spitale më sorollasin për skanerin

0

Prej 28 vitesh Bajame Zelia ka punuar si sanitare në shërbimin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Pas një jetë të tërë punë në shërbim të të tjerëve, ajo priti t’i gëzohej pensionit, qetësisë dhe t’i përkushtohej nipërve e mbesave.

Por jeta është plot me të papritura. Sapo doli në pension 62-vjeçarja mësoi se vuante nga kanceri në mushkëri. Të gjitha shpresat e dëshirat iu shuan dhe për të nisën plot sfida dhe vuajtje të tjera, të cilët sipas 62-vjeçares janë më të vështirat me të cilat është përballur ndonjëherë.

Rreth 9 muaj më parë ajo iu nënshtrua një operacioni në mushkëri për të hequr masën tumorale dhe për fat e përballoi me sukses.

“Kisha 4 muaj që kisha dalë në pension dhe po bëja punët në shtëpi. Në spital ne bënim vizita dhe analiza çdo 6 muaj dhe më dilnin mirë, – thotë gruaja për gazetën Shqip ‘online’. – Duke bërë punët në shtëpi, më binte fshesa nga dora, ndihesh shumë e lodhur, djersija dhe kisha dhimbje në gjoks, doja vetëm ajër.
Një javë më këtë dhimbje të tmerrshme. Shkova u vizitova te Dispanceria. Nga atje më çuan urgjent për të bërë një skaner në Sanatorium. Më shtruan direkt dhe u operova pastaj. Kam qëndruar 1 muaj në spital”, tregon e moshuara.

Sot ajo jeton me mjekime dhe kontrolle të vazhdueshme. 62-vjeçarja tregon se ilaçet i merr falas, por nuk arrin dot të përballojë shpenzimet për kryerjen e ekzaminimeve të tjera, si skaneri. Ajo tregon se është sorollatur disa herë dhe nuk ka rritur dot ta bëjë skanerin.

“Jam operuar në mushkëri nga kanceri. Desha të bëja skanerin, por po më sjellin vërdallë. Shkova të ambulanca e lagjes, por nuk më dhanë rekomandim. Më thanë që shko të ambulanca e madhe (Poliklinika e Specialiteteve numër 3). Isha atje dhe mjekja nuk ma dha rekomandimin për skaner, duke më thënë që shko merre te lagja.

Më kanë thënë për skaner dhe nuk po e bëj dot. Dy herë që shkova kështu ma kanë bërë. Unë nuk kam fuqi, e sëmurë më kancer në gjithë këtë vapë të vij vërdallë nëpër ambulanca e spitale. Në privat nuk e bëj dot se kushton shumë shtrenjtë dhe kam ngel pa e bërë. Me mjekime, me ilaçe jam, nuk kam qenë mirë të them të drejtën”, rrëfen 62-vjeçarja.

Për fat të keq ajo sot nuk po shijon atë pension e shumëpritur, pasi për të përballuar shpenzimet e mëdha detyrohet të shesë misra në rrugë. Kostoja e jetës sipas saj është shumë e lartë dhe sëmundja i ka shtuar edhe më shumë shpenzimet.
Çdo pasdite, në zonën e Treshit në njësinë numër 11 në Tiranë, del Bajamja me të shoqin për të shitur misra.

“Shpenzimet janë të mëdha, pensioni nuk më del për të mbajtur veten dhe jo më fëmijët që i kam të papunë. Burri është pa pension, ndihmë ekonomike nuk na japin. Nuk kam ç’të bëj, dal shes misra këtu në rrugë për të marrë ndonjë lekë”, shprehet 62-vjeçarja

Në vetëm një orë, 16 drejtues mjetesh shkelin semaforin në Tiranë

0

Në vetëm një orë, 16 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shkelje të semaforit. Policia rrugore thotë se përgjatë fundjavës, drejtuesit e mjeteve qarkullojnë me shpejtësi më të lartë për shkak të mungesës së trafikut, çka mund të kthehen në burim aksidentesh.

“Në një orë monitorim konstatohen dhe ndëshkohen 16 drejtues mjetesh për shkelje semafori.

Kliko per me shume info
Tregoni kujdes respekto semaforin, mos përdor celularin gjatë drejtimit të mjetit, jepi përparësi këmbësorëve, respekto rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiq këshillat e policisë rrugore për të përfunduar udhëtimin tuaj i qetë dhe i sigurt.

Fundjava nuk mbaron me një ditë, shumë të tjera të presin nëse ti balancon kënaqësinë me normat e sjelljes”.

Dalin në det me varkë dhe rrezikojnë mbytjen, policia shpëton tre pushuesit në Durrës

0

Policia Kufitare Durrës shpëton 3 pushues nga mbytja. Pushuesit kanë qenë në det të hapur mbi një mjet lundrues pedalues kur mjeti ka filluar të fusë ujë.

Gjatë patrullimit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare në zonën përballë fshatit Lura, rreth 1 milje larg bregut është konstatuar një mjet lundrues bedalon, pa motor ,e cila peshkonte me disa persona në bord rrezikonte të fundosej.

Ata janë afruar menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë shtetasve A.K. 36 vjeç, D.E. 52 vjeç dhe M.N. 21 vjeç, banues në Maminas duke i marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe siguruar që janë mirë nga ana shëndetësore.

Ja kush merr 1.8 milionë dollarë për sheshin ‘Skënderbej’

0

Ndërsa ka mbetur vetëm pak punë për të përfunduar fazën e dytë dhe të fundit për rikualifikimin e sheshit “Skënderbej”, janë publikuar emrat e pronarëve që shpronësohen me qëllim për të realizuar projektin.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare, 45 pronarë trualli apo ndërtesash që do të marrin në total 189.259.610 lekë. Më konkretisht, bëhet fjalë për “Hotel Miniri” dhe hapësira toke rreth e përqark tij, të cilat do të bëhen pjesë e sheshit.

Kliko per me shume info
Kërkesa për shpronësim është bërë nga Bashkia e Tiranës ku synohet vënia në dijeni e personave që preken, sipërfaqja truall apo ndërtesë që do të përdoret për fazën e dytë të rikualifikimit të sheshit “Skënderbej” si dhe masa e përfitimit për secilin, bazuar në vendime qeverie.

Punimet për fazën e dytë kanë nisur që në muajin janar me ndërtimin e tri lulishteve. Ndërsa e para, ajo pas bustit të Skënderbeut u inaugurua përpara disa javëve, dy të tjera kanë nisur të ndërtohen paralelisht. Më konkretisht, njëra midis xhamisë se Ethem Beut dhe Bibliotekës Kombëtare që tashmë po vjen në formën e saj përfundimtare dhe po ashtu dhe një tjetër lulishte mes Teatrit të Kukullave dhe ministrive.

Kjo ka çuar në bllokimin e rrugëve në atë zonë, që nuk do të jetë e përkohshme. Në përfundim të punimeve ato do të jenë të dedikuara vetëm për këmbësorë apo taksi e mjete të autorizuara për të qarkulluar aty. E përbashkëta e të tria hapësirave, që përmbyllin fazën e dytë të projektit më të madh të bashkisë, do të jetë gjelbërimi me pemë e bimësi të larmishme, hapësira çlodhëse, ndriçim dhe rrugë që komunikojnë me qendrën.

EMRAT E PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN

Emër Mbiemër Vlera në lekë

1. Alban Xhillari 4,794,980.4

2. Iliria Holding sh.a 17,010,126.0

3. 25 pronarë Deliu, Seferi 4,486,923.0

4. Iliria Holding sh.a 6,187,935.6

5. SHTET 0.0

6. Bashkëpronarët Gjinali, Asllani etj 13,795,614.0

7. Bashkëpronarët Gjinali, Asllani etj 2,089,432.8

8. Bashkëpronarët Hoxholli, Deliui etj 15,469,839.0

9. SHTET 0.0

10. SHTET 0.0

11. Vasil Beqari, Vladimir Beqari,

Andon Beqari 5,223,582.0

12. SHTET 0.0

13. SHTET 0.0

14. Harun Miniri 2,689,092.0

15. Naxhije Sallaku, Irina Sallaku,

Edlira Sallaku, Djana Sallaku 21,744,890.0

16. Harun Miniri 3,361,843.8

17. SHTET 0.0

18. Tonc Koka, Kole Kola,

Elisabeta Koka, Jolanda Koka 8,116,642.8

19. Alban Xhillari 1,741,194.0

20. Mazllëm Baraku 1,607,256.0

21. Mazllëm Baraku 1,607,256.0

22. Harun Miniri 1,506,802.5

23. Andromaqi Kotorri 7,757,834.0

24. Skënder Cali 2,143,008.0

25. PPV 11,866,906.8

26. PPV 6,495,993.0

27. Shoqëria “Lani” shpk,

ortak i vetëm Vladimir Kosta 12,255,327.0

28. Shefqet Dizdari 2,404,187.1

29. Shefqet Dizdari 2,544,822.0

30. SHTET 0.0

31. SHTET 0.0

32. SHTET 0.0

33. Harun Miniri 1,382,586.6

34. Fatmir Mema 4,219,047.0

35. SHTET 0.0

36. SHTET 0.0

37. SHTET 0.0

38. SHTET 0.0

39. SHTET 0.0

40. SHTET 0.0

41. BASHKËPRONARËT Haxhinasto,

Antoni, Zografi etj 716,568.3

42. SHTET 0.0

43. SHTET 0.0

44. Nazmi Kodra 8,784,168.0

45. Fatmir Mema 17,255,752.0

TOTALI 189,259,610