Ballina Blog Faqe 9148

Shembja e Teatrit/ Trebicka: Duhet t’i themi “f*ck you” këtij tonit, do vazhdojmë të protestojmë

0

Mbrëmjen e sotme, aktorë dhe qytetarë janë mbledhur sërish pranë Teatrit kombëtar, ku po vijojnë të kërkojnë të mos shembet. Gjatë fjalës së tij, aktori i njohur Alfred Trebicka i ka bërë thirrje edhe një herë qeverisë që të mos preket Teatri, ndërsa thirrja ka qenë edhe për qytetarët për të mos ndalur së protestuari deri sa të anulohet ky projektligj. “Robert De Niro i tha f*ck you Donald Trump, dhe ne duhet ti themi këtij tonit f*ck you”, tha Trebicka. Ndërkohë nga ana tjetër Edmond Budina u shpreh se do të “ngujohen në teatër dhe se nuk largohen nëse qeveria nuk tërhiqet nga shembja”.
“Të premten në orën 19:00 të mblidhemi dhe ti kërkojmë qeverisë të tërhiqet nga drafti”, u shpreh ai.

/panorama/

Italia kthen mbrapsht anijen me 600 emigrantë në bord: Rrini në det, s`ju duam

0

Një anije me 630 emigrantë të shpëtuar gjatë përpjekjes për të kaluar Mesdheune, është bllokuar në det pasi u largua nga Italia dhe Malta.

Mjeti lundrues qe kishte më shumë se 120 fëmijë dhe shtatë gra shtatzëna në bord, shpëtoi qindra njerëz nga mbytja në ujërat ndërkombëtare të shtunën, por as Roma as Valetta nuk e kanë lejuar atë të futet.

Daily Mail, raporton se ministri i ri i brendshëm Salvini, i ka dërguar një letër autoriteve malteze duke thënë se ai do të detyrohej të mbyllte portet e Italisë, nëse 629 emigrantët e shpëtuar shoqata bamirëse francezë SOS nuk u lejuan të vendoseshin në kryeqytetin e Maltës, Valetta.

Salvini, kreu i partisë anti-emigrante Lega Nord më vonë shkroi në Twitter: “Duke filluar nga sot, Italia nis t’i thotë JO trafikimit të qënieve njerëzore, JO biznesit të imigracionit klandestin”.

Por kryeministri italian Giuseppe Conte tha se Italia ka dërguar dy anije patrullimi me mjekë në bord “të gatshëm për të ndërhyrë dhe për të siguruar shëndetin e kujtdo në bordin e anijes që mund të ketë nevojë”.

Qeveria malteze këmbëngul se shpëtimi kishte ndodhur në zonën e kërkimit dhe shpëtimit libian dhe ishte drejtuar nga qendra e koordinimit të shpëtimit në Romë, që do të thotë se Malta nuk ka asnjë detyrim ligjor për të marrë emigrantët.

Të shtunën në mbrëmje, 229 emigrantë te tjerë u shpëtuan , duke përfshirë 123 fëmijë të pashoqëruar dhe shtatë gra shtatzëna.

I mori jetën gruas pasi dyshonte për tradhëti, burg përjetë për biznesmenin

0

Gjykata e Krimeve te Rënda ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Sadedin Sulën. Në 18 Prill të 2016-ës, 47-vjeçari Sula vrau bashkëshorten e tij, Suela Sula në mobilerinë e tyre në qytetin e Shkodrës.

Gruaja 39-vjeçare, nënë e 3 fëmijëve u gjet e vrarë në tualetin e mobilerisë dhe vdekja e saj u raportua fillimisht nga bashkëshorti si vetëvrasje.

Sipas prokurorisë, Sula urdhëruar për vrasjen e gruas së tij punonjësin e mobilerisë, Fatjon Karmeshta, i cili është i pandehur në një procedim të veçuar.

Sipas disa regjistrimeve të bisedave që u gjetën në telefonin e viktimës, Suela Sula dhe u administruan në cilësinë e provës materiale nga prokuroria, çifti kishte pasur debate pasi Sadedin Sula vinte në dyshim atësinë e tij për një prej fëmijëve të tyre.

Në debat e sipër, ai i kërkonte bashkëshortes kryerjen e analizës së ADN-së, si edhe kërcënonte me divorc. Në një tjetër regjistrim dëgjoheshin edhe biseda mes Sadedin Sulës dhe punëtorit të mobilerisë, Fatjon Karmeshta, ku Sula i kërkonte ndihmë 35-vjeçarit, që t’i bënte magji bashkëshortes që t’i bindej atij, si dhe i druhej divorcit, pasi mund t’i ndahej pasuria.

Zbulimi i këtyre bisedave në telefonin e viktimës, gati 2 vjet pas ngjarjes i dha një kthesë të fortë hetimit dhe gjykimit të dosjes. Shtetasi Fatjon Karmeshta u arrestua në Janar të këtij viti, si ekzekutuesi i krimit duke mbytur viktimën me duar.

Vajza shkrep foton prekëse tek varrezat e Tufinës

0

Qeni është ndër kafshët më besnike ndaj pronarit të tij dhe kjo gjë është parë shumë herë nëpërmjet historive të ndryshme nga mbarë bota.

Njeriu tradhtohet nga bashkëshorti/ja, motra, vëllai, shoku e shoqja, por kurrë nuk tradhtohet nga qeni i tij. Një qen të cilin e ke rritur dhe ushqyer nuk të kafshon kurrë, madje edhe nëse ndaheni për disa kohë ai të njeh nga nuhatja dhe do tundë bishtin në sekonda.

Shpeshherë në media të huaja janë postuar raste kur qentë vizitojnë varret e pronarëve të tyre dhe kjo është parë edhe sot në varrezat e Tufinës.

Një qytetare ka shkuar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Qeni sipër varrit sot në Tufinë, sot për natë Kadri. Erdhi pak vërdallë dhe vetëm kur u hodh sipër tij dhe e shikonte me gjithë vëmendje.
Hera e parë që e shikoj një gjë të tillë. O Zot ngela, u shtanga! Ndoshta nuk duket aq e habitshme sa e shpjegoj unë por unë s’kisha parë kurrë një skenë të tillë. Mendoj se hipi qëllimisht aty dhe është pranë pronarit të tij, sepse sikur e kërkoi, i erdhi vërdallë 2-3 herë dhe hipi aty.”

Sherr u dhunshëm mes bandave shqiptare në Belgjikë, një grua humb jetën, 4 të plagosur

0

Një sherr i dhunshëm mes bandave rivale shqiptare në qytetin Ans në Belgjikë ka përfunduar me vdekjen e një gruaje 43-vjeçare dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Mredia belge raporton se dëshmitarët e kanë cilësuar ngjarjen si një skenë lufte.

Viktima 43-vjeçare është futur mes personave të përfshirë në konflikt për të mbrojtur mikun e saj dhe për të shuar sherrin, por është përplasur nga një makinë e bandës rivale, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

“Menduam se ishte një aksident”, ka thënë një dëshmitar në vendngjarje. Bandat shqiptare kanë përplasur makinat me njëri-tjetrin dhe kanë hipur në trotuar duke aksidentuar njerëzit që po ecnin aty.

Të plagosurit u transportuar në spital dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Personat që kanë marrë pjesë në sherr janë identifikuar por ende asnjëri prej tyre nuk është arrestuar.

Policia ka thënë se po heton për ngjarjen dhe kapjen e autorëve.

“NORMAN ACADEMY” emëron Eduart Ndocaj senator

0

Sot ne Rome prane Academise Ajrore italiane u zhvillua ceremonia e dhenies titullit SENATOR nga “NORMAN ACADEMY” me qender ne Filadelfia (USA). Titulli i nderit ju dorezua ish deputetit Ndocaj nga z Giulio Tarro President i kesaj akademie si dhe nga personalitete te tjera si Dr Cavaliere z Vincenzo Cortese qe mbart postin e Sekretarit General te Akademis dhe nga Gran Ceremoniale Duka Ricardo Giordano di Willemburg. Eshte ne traditen e pervitshme te Akademis qe te jape premio te ndryshme persa i perket fushave te artit,humanizmit,shkences,sportit, e tj. Eduart Ndocaj ishte perzgjedhur per meritat integruese ne shoqerine italaene dhe per kontributin e shumefishte si biznesmen ndertues dhe per ndihmen ndaj emigranteve shqiptar per ti legalizuar dhe mire integruar pergjate 22 viteve qendrimi ne Itali.

 

Duke marre kete titull te jashtezakonshem qe ju jepet personaliteteve me vlera heroike e te rendesise veqante z Ndocaj falenderoj te pranishmit personalisht dhe ne emer te familjes tij. Ky nderim tha senatori me i ri Ndocaj, me jep nje gezim motivues per te shtuar e zgjeruar perpjekjet e mija ne dobi te shoqeris italiane dhe asaj shqiptare dhe kudo qe ta lyp nevoja per te kontribuar e sakrifikuar ne vazhdim. Ceremonia u mbydh me urimin qe shembulli i z Eduart Ndocaj te stimuloj veprimtarin e Akademis edhe me tej.
Rome 10 06 2018

Gjermania: Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht, Xhafaj të dorëhiqet

0

Një intervistë ekskluzive për Kryeredaktoren e “Opinion”, Desada Metaj, numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr. Johann David Wadephul ka folur për situatën politike në Shqipëri dhe shanset për hapjen e negociatave.

Duket qartë se Gjermania nuk është e kënaqur, ndërsa z. Wadephul shprehet se nuk janë plotësuar kushtet e BE që do të çonin në hapjen e negociatave në fund të këtij muaji.

Ndërsa të tjera, z. Wadephul thotë në intervistë se peshqit e mëdhenj janë të paprekur, në rrjetë kanë rënë vetëm peshq të vegjël.

Po kaq, ai thotë se Tahiri është peshk i madh dhe se çështja e tij është pengesë reale për hapjen e negociatave. Duke ju referuar deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu, Wadephul shprehet: “Edhe Ambasadori Lu që nuk është shquar si mik i opozitës e pranon që Tahirin po e mbrojnë”.

Z. Wadephul shpehet gjithashtu pa ekuivoke kur insiston se duhet të zhbllokohet Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

Ai po ashtu shpreh shqetësimin se në Shqipëri është rritur trafiku i të gjitha drogave. Mesazh te prerë ai jep edhe kur deklaron se Reforma Zgjedhore kusht i rëndësishëm për hapjen e negociatave. Emërimet në administratë, sidomos në nivelet e larta, janë në shkelje të ligjit deklaron ai.

Dr. Johann David Wadephul që është njëherësh zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, pergjegjes per politiken e jashtme, te sigurise dhe Keshillin e Europes, dhe Kreu i Grupit te Punes per Ballkanin Perendimor ka folur edhe për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm ku deklaron se Fatmir Xhafaj nuk mund të qëndrojë si ministër pasi është në konflikt interesi. Mosdorëheqja e tij është në kundërshtim me standartet e BE për shtetin ligjor dhe pengesë për hapjen e negociatave.

Më poshtë intervista e plotë:

Desada Metaj: Në Shqipëri është perceptuar skepticizmi i Bundestagut për hapjen e negociatave. Me çfarë është lidhur kryesisht ky qendrim e parlamentareve gjermanë?

Johann David Wadephul: Ne duam që Shqipëria të mund të fillojë sa më parë negociatat e anëtarësimit. Në marrëveshjen e koalicionit mes CDU / CSU dhe SPD është shumë e qartë: “Kushti për hapjen e negociatave për anëtarësim është që vendet e Ballkanit Perëndimor të përmbushin plotësisht kriteret e duhura”. Por kjo nuk ka ndodhur as në reformën në drejtësi, as në luftën kundër korrupsionit – veçanërisht korrupsion të rangut të lartë – as në luftën kundër krimit të organizuar, pra në asnjë nga kriteret kryesore.

Atëherë, çfarë tjetër duhet bërë përpara se negociatat e anëtarësimit të mund të fillojnë me hapjen e kapitujve të parë negociues? Si pjesë e reformës në drejtësi, vetëm pak nga rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë u janë nënshtruar të ashtuquajturit vetting.

Së paku, duhet të përfundojë plotësisht verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të gjykatave të instancave të larta dhe prokurorive, si dhe të organeve të apelit. Gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilëve u janë vërtetuar vepra të dënueshme në procesin e verifikimit (vettingut) duhet të jenë subjekt i procedimeve penale. Duhet të fillojë puna dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatave të instancave të larta dhe SPAK -ut. Kultivimi i kanabisit ra në mënyrë drastike në vitin 2017. Në të njëjtën kohë, megjithatë, është rritur trafikimi i drogës, dhe kundra kësaj duhet luftuar në mënyrë të qëndrueshme dhe vazhdueshme.

Zyrtarë të lartë në ministritë dhe drejtoritë e administratës publike u rekrutuan direkt pa konkurs, në kundërshtim me ligjin e shërbimit civil. Kjo është thyerje e ligjit dhe duhet të korrigjohet. Përveç kësaj, që nga viti 2013, OSBE dhe BE kanë kërkuar reformë zgjedhore, por asgjë nuk ka ndodhur që atëherë – kjo është një shpërfillje e madhe ndaj OSBE dhe BE! Parlamenti shqiptar duhet të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me planin e saj të punës deri në fund të vitit 2018. Ky është një kusht i domosdoshëm për ne deputetët, në mënyrë që të mund të votojmë pro hapjes së negociatave.

Desada Metaj: Negociatat e Shqiperisë me BE janë një çështje tepër e rëndesishme për shqiptaret. Mendoni se qeveria e Edi Ramës ka punuar mjaftueshëm për të plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli?

Johann David Ëadephul: Shumë vendime janë marrë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por në realitet, shumë pak është bërë: korrupsioni mbetet ende një problem në të gjithë sektorin e drejtësisë. Ligjet ekzistuese dhe procedurat për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar janë aplikuar shumë më pak në mënyrë strikte ndaj zyrtarëve të lartë dhe politikanëve sesa ndaj zyrtarëve të mesëm dhe të ulët dhe ndaj qytetarëve të zakonshëm. Kështu që “peshqit e vegjël” u kapën dhe u dënuan, “peshqit e mëdhenj” mundën të depertonin jashtë rrjetës. Këtu kemi të bëjmë me shpërfilljen e një kushti themelor të sundimit të ligjit, i cili është trajtimi i barabartë i të gjithë qytetarëve para ligjit. Për aq kohë sa kemi të bëjmë me një shkelje të hapur të parimeve themelore të sundimit të ligjit të BE-së, kapitujt negociues nuk mund të hapen.

Desada Metaj: Si e shihni problemin që ka qeveria shqiptare me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po gjykohet për përfshirjen në një organizate të strukturuar ndërkombetare për trafikun e lëndeve narkotike? Mendoni se drejtësia dhe instrumentet e saj janë ndikuar nga qeveria për këtë skandal?

Johann David Wadephul: Çështja Tahiri është një “peshk i madh”. Në këtë çështje kemi të bëjmë deri sot me shkelje të hapur të parimeve themelore të shtetit ligjor. Kjo çështje është një pengesë reale për hapjen e negociatave. Nëse ambasadori amerikan Donald Lu hedh akuza kaq të forta, atëherë duhet ta marrim këtë shumë seriozisht, sepse ambasadori Lu deri tani nuk ka rënë në sy si mik i opozitës.

Desada Metaj: Ndërkohë edhe ministri aktual i Brendshëm është pjesë e një skandali me të vëllain, i është dënuar dhe ai për trafik ndërkombetar droge ndërkohe që nuk ka vuajtur dënimin por ka jetuar i lirë në Shqipëri?

Johann David Wadephul: Në dijeninë time sipas fakteve të paraqitura dhe ligjislacionit, Ministri i Brendshëm është në këtë rast në konflikt interesi. Për kredibilitetin e vet ndaj popullit shqiptar si dhe ndaj partnerëve të tij evropian, Ministri i Brendshëm, i cili është përgjegjës për krijimin e rendit dhe ligjit, duhet të jetë i interesuar për një sqarim të plotë të çështjes. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse ai mbetet në detyrë si person i përfshirë. Kështu që ne ende kemi dyshime të konsiderueshme nëse ekziston vullneti politik për të praktikuar standardet ligjore të BE. Kjo nuk është një pyetje që mund të marrë përgjigje vetëm gjatë negociatave të pranimit, por duhet të kemi besim të qartë në gatishmërinë për veprimin e sundimit të ligjit para se të fillojmë negociatat e pranimit. Por për sa kohë që këto dyshime nuk janë larguar bindshëm përmes sundimit të ligjit në mënyrë konsekuente, ne nuk mund ti hapim kapitujt e parë te bisedimeve, te cilat janë pikërisht kapitujt e shtetit ligjor 23 dhe 24.

Desada Metaj: Shqiptarët janë të dëshiruar për të qenë sa më shpejt pjesë integrale e BE. Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë në qeverisjen e këtueshme që ne ta meritojme anëtarësimin në familjen europiane?

Johann David Wadephul: Siç e thashë, ne duam që Shqipëria të fillojë negociatat konkrete të pranimit sa më shpejt që të jetë e mundur. Veçanërisht edhe sepse shqiptarët janë aq të orientuar drejt Evropës. Ne jemi gjithashtu të lumtur për miqësinë e fortë me Gjermaninë. Por jo për këtë arsye duhet t’i injorojmë problemet. Në fillim i përmenda pikat tona që duhet të përmbushen para se të fillojnë negociatat konkrete per secilin kapitull. Këto nuk janë pengesa shumë të mëdha nëse ekziston vullneti politik për të larguar vazhdimisht korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të respektuar dhe zbatuar ligjin dhe rendin. Dhe qeveria shqiptare këtë nuk duhet ta bëjë për BE ose Bundestagun Gjerman, por për njerëzit e saj. Sepse ata e presin këtë gjë.

*Numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr. Johann David Wadephul, zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, përgjegjës për politikën e jashtme, të sigurisë dhe Këshillin e Europës, dhe Kreu i Grupit të Punës për Ballkanin Perëndimor.

Ndryshojnë shefat e komisariateve në Tiranë dhe rrethe

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur ndryshime në disa prej komisariateve të vendit përfshirë dhe në Tiranën. Kryekomisar Pal Marku, me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në Depratamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6 në kryeqytet. Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2 po në Tiranë. Ndërkaq Nënkomisar Neritan Boçi, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Nr.6 emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Ndërsa Eduard Sulejmani nga shef komisariati Lushnje është transferuar shef komisariati ne Berat. Artur Heba emërohet shef Komisariati ne Kruje dhe Edvin Ndreu emerohet nen.drejtor policie në Durrës.

0

Gjykata e Durrësit la në burg pa afat Çlirim Shahollin, 42 vjeçarin që të premten vrau me sende të forta bashkëshoerten e tij, Ardjanën. Në seancën për masën e sigurisë, ai shfaqi pendesë duke i kërkuar falje 6 fëmijëve që siç tha i la në mes të rrugës për shkak të një veprimi që e cilësoi momental dhe aksidental.
“Nuk kisha për qëllim të vrisja bashkëshorten. Gjithçka ishte momentale dhe aksidentale. Jam penduar për veprimin tim. U kërkoj falje fëmijëve dhe gjithë familjarëve për këtë gabim fatal. Nuk di çfarë të them, të vendosë drejtësia. Më vjen shumë keq që lashë fëmijët jetim, mes katër rrugëve”. Shaholli u lut ta besonin që ai vetëm sa e kishte shtyrë dhe viktima ishte rrëzuar në dysheme ku dhe përplasi kokën, por gjykata mori parasysh kërkesën e prokurorisë për arrest me burg. Ai tha se gjithëcka kishte nisur pasi refuzimit të gruas për të hapur dritaren e banesës ku jetonin bashkë me 6 fëmijët. Por prokuroria ka këmbëngulur që autori ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe për pasojë, ajo humbi jetën. Familja Shaholli ishte zhvendosur nga Korça në zonën e Kënetës për një jetë më të mirë. E vetmja që punonte në shtëpi ishte Ardjana ndërsa autori sipas familjarëve ishte konsumues i rregullt i alkoolit. Ai ishte denoncuar disa herë për dhunë, nga bashkëshortja e cila më pas tërhiqej nga denocimi cka sillte edhe lirimin e 42 vjecarit

Telefonata Tsipras-Zaev nuk solli rezultat

0

Telefonata e shumëpërfolur Tsiras-Zaev, lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së emrit është realizuar pasditen e të hënës. Por bashkëbisedimi i dy kryeministrave nuk ka prodhuar ndonjë lajm. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit grek, ai që telefonoi ishte shefi i qeverisë maqedonase. “Komunikimi u zhvillua në klimë të mirë, zgjati një orë dhe nesër do të ketë një telefonatë të re për të finalizuar bisedimet”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të kryeministrit Tsipras. Më herët, paraditen e të hënës, Tsipras ishte takuar për më shumë se një orë me ministrin e jashtëm, Nikos Kotzias. Edhe pse objekti i këtij takimi ishin Athinë-Shkup, Kotzias nuk bëri asnjë deklaratë kur doli nga selia e kryeministrisë. Para disa ditësh dy ministrat e Jashtëm deklaruan se e kishin përfunduar punën e tyre dhe se tashmë zgjidhja ishte në duart e dy kryeministrave. Njoftimi i qeverisë greke u lëshua në të njëjtën kohë që partia Grekët e pavarur” njoftonte se të martën paradite do të ketë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. Partia që drejtohet nga ministri i mbrojtjes Panos Kammenos, është e vetmja aleate në qeverinë Tsipras. Qëndrimi zyrtar i Grekëve të pavarur është se në emrin e propozuar për vendin fqinj, nuk pranon të përdoret termi Maqedoni apo derivat i saj.