Edhe pse ishte lajmëruar që të hënën do të nisnin punimet, rruga dytësore nuk i shpëtoi trafikut të rënduar.
Për inspektimin e punimeve ishte i pranishëm vetë ministri Gjiknuri, i cili tha se do të punohet 24 orë në mënyrë që ndërhyrja të përfundojë shpejt.
Riparimi i autostradës Tiranë –Durrës do të jetë një zgjidhje afatshkurtër, e cila mund të zgjasë deri në dy vite, ndërkohë që e nevojshme mbetet rikonstruksioni total i rrugës që ka një faturë prej 10 mln eurosh dhe gjasat janë që kjo rrugë të jepet me koncesion, për të cilën gjiknuri tha se sot për sot nuk mund të diskutohet.
Gjiknuri: Rehabilitimit, përsa i përket mirëmbajtjes normale ku do të eleminohen të gjitha ato probleme të trashëguara ndër vite. Dua që të na mirëkuptojnë qytetarët sepse këto ndërhyrje vërtet krijojnë edhe probleme në trafik por kantieret janë të domosdoshme, kantieri gjithmonë ka probleme, ndërhyrjet janë të domosdoshme, nuk ka mënyrë tjetër që pa kryer ndërhyrjet të realizohet edhe trafiku njëkohësisht. E rëndësishme është që janë marrë të gjitha masat që të punohet 24 orë.
Sipas drejtorit të ARRSH, qeveria po punon për gjetjen e financimit për ndërhyrjen totale në rrugë.
Qendro: Projekti i rehabilitimit të cilin e bëmë gati Banka Botërore nuk iu përgjigj sepse dilte jashtë kontekstit të kontratës. Autoriteti Rrugor është duke e përpunuar këtë projekt dhe po mundohemi për të gjetur fondet për ta bërë me Buxhetin e Shtetit.
Por nisur nga koha kur po realizohet dhe fluksit të shtuar në këtë rrugë, nisja e punimeve ka lënë të pakënaqur drejtuesit e automjeteve që me të drejtë pretendojnë që punimet duhet të kishin nisur më parë. Rehabilitimi i autostradës Tiranë-Durrës parashikohet të përfundojë brenda muajit qershor ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar do të njoftoj herë pas here për devijimet që do bëhen. Punimet për segmentin Qaf Kashari-Vorë parashikohen të zgjasin 2 ditë.
Gjiknuri: Do punohet 24 orë në autostradën Tiranë-Durrës
Llalla i shpëton vetingut
Komisioni i Posaçëm i Apelimit shpalli në mesditë vendimin për ish-kryeprokurorin Adriatik LLalla. KPA vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vettingut për ish-kryeprokurorin por saktësoi në vendim edhe pjesën e përjashtimit të ish-kryeprokurorit nga e drejta për të qenë për 15 vite pjesë e organeve te sistemit të drejtësisë.
Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nuk do ti nënshtrohet vettingut. Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikonfirmoi vendimin e KPK-së, për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit.
Por i vetmi ndryshimi që iu bë vendimit të mëparshëm ishte edhe shtesa që ish- Kryeprokurori përjashtohet për 15 vjet nga e drejta për të qenë pjese e sistemit të drejtësisë.
Vendimi u shpall në mesditë nga një trup gjykuese te kryesuar nga gjyqtari Sokol Çomo, ndërsa ankimimi ndaj ketij vendimi bëhet vetëm në Gjykaten Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Kryesuesi i trupës gjykuese, Sokol Çomo, deklaroi: Trupa gjykuese vendosi me shumicë të votave të anëtarëve të tij vendosi ndryshimin e vendimit numër 2 datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si më poshtë: 1-Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj subjektit të rivlerësimit Adriatik Llalla.
2- Ndalimin e emërimit të Adriatik Llallës gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtarë i Këshillit të Lartë Gjyqësor apo Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, prokuror i Përgjithshëm për një periudhë prej 15 vitesh. Ndaj këtij vendimi subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të ushtrojë amkim në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.Brenda 30 ditëve do të publikohet vendimi i plotë i arsyetuar dhe mendimi i pakicës.
Vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa përfaqësohej nga avokati mbrojtës Sokol Hazizaj, i cili nje seancë me parë dorëzoi një prokurorë të përpiluar nga ish-Kryeprokurori në një zyrë noteriale në Turqi. Hazizaj e cilësoi vendimin si suksesin e parë të reformës në drejtësi.
Sokol Hazizaj: Duke vlerësuar tek KPA, opse jo dhe tek vendimi i KPK, gjithë veprimtaria e tyre ka qenë terësisht ligjore madje në plotësim të detyrimeve të veta KPA shtoi atë që parashikon Kushtetuta. Që do të thotë ndalimin për të hyrjen në organet e drejtësisë deri në 15 vjet, gjë që e kishte nënkuptuar dhe KPK. Mendoj se ligji fitoi, e drejta po ashtu. Sot reforma në drejtësi ka marrë suksesin e parë.
I pyetur në lidhje me hetimin e nisur për ish-kryeprokurorin, avokati tha se nuk e ka nje informacion të tillë.
Hazizaj: Nuk kam informacion ligjor ndonëse i jam drejtuar organit procedurial të hetimit, nuk ma kanë konfirmuar këtë që thoni ju.Nuk kam arsye të dyshoj në veprimtarinë ligjore.
Vendimi i KPK-së për Llallën ishte ankimuar nga Komisioneri Publik me pretendimin se ish-kryeprokurori nuk ka zbatuar procedurat për dorëheqjen dhe vazhdon të gëzojë statusin e magjistratit.
Vendimi i KPA do të shërbeje si precedent edhe për raste te tjera të ngjashme.
Hazizaj: Karakteri universal ose i përgjithshëm i vendimit të KPA mendoj se edhe për shkak të natyrës që ka KPA pranë Gjykatës Kushtetuese do të jetë si udhërrëfyes, detyrim i të gjitha vendimeve të tjera që janë në të njëjtin standart fakti dhe prove. Nuk lë asnjë dyshim vendimi i KPK, pse jo edhe detyrues për vendimet e tjera.
KPA shpall vendimin, shpëton Adriatik Llalla, nuk ka vetting për ish-kryeprokurorin
Kolegji i Posacem i Apelimit ka marrë vendimin ditën e sotme që ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla të mos i nënshtrohet procesit të Vettingut pasi dha doreheqjen nga detyra.
Ceshtja ne KPA u dergua nga Komisioneri Publik. Ne ankim, Komisioneri argumentoi se ish-Prokurori i Përgjithshëm pavarësisht dorëheqjes nga drejtësia, vazhdon të ketë statusin e magjistratit e për këtë arsye dorëheqja e tij nuk rezulton të jetë kryer siç duhet. Si argument komisioneri solli shembullin e dy gjyqtarëve të dorëhequr pranë KLD gjatë vettingut.
Megjithatë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit argumentoi se dorëheqja e Kryeprokurorit ishte sipas rregullave dhe Adriatik Llalla nuk do i nënshtrohet procesit të Vettingut.
“Kolegji i Posaçëm i Apelimit me shumicë votash vendosi: ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën. Ndalimin e emërimit të tij, gjyqtar, prokuror apo anëtar i KLD-së për një periudhë prej 15 vitesh”.
Ish-Kryeprokurori nuk mori pjesë në seancat e zhvilluara, ndërsa pasi lëshoi një prokurë u përfaqësua nga avokati i tij Sokol Hazizaj.
Dikur mafioz i rrezikshëm e më pas u bë “hero”, shqiptari i famshëm viziton Kosovën
John Alite, shqiptari me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe i rritur në Queens të NYC, nga i biri i një taksixhiu, tek i besuari i John Gotti, bossit të organizatës mafioze më të famshme në botë ka mbërritur dje në Kosovë.
Ish-mafiozi i familjes Gambino arriti që të dilte nga burgu dhe të bashkëpunonte me FBI-në për të shkatërruar “Cosa Nostra-n”, e pas kësaj të niste një jetë normale.
Ai gjithashtu shkroi dy libra, njërin ku tregonte mbi jetën e tij kriminale dhe tjetrin mbi mënyrën se si ndryshoi jeta e tij, të cilat u pasuan nga një film.
Në një prononcim për Klan Kosova, John Alite tha:
Unë nuk jam nga mafia italiane, unë jam shqiptar që në një kohë mori nën kontroll disa gjëra që ndodhën në Amerikë. Është e rëndësishme për mua që shqiptarët të dinë historinë e vërtetë çfarë ndodhi në libër e në film, ka dhe dëshmitarë të cilët i kam lënduar qëlluar apo vrarë ndonjë pjesëtar të familjes e të cilët flasin për ndryshimin e jetës time, çfarë kam bërë atëherë e çfarë po bëj tani.”
Në Shqipëri ai ka ardhur edhe herë të tjera, ndërsa në Kosovë për të është hera e parë.
Ai ka treguar se do që të rinjtë ta shohin si idhull por jo për anën e errët të jetës së tij, por për “heroin” që është kthyer më vonë duke iu qëndruar afër të rinjve dhe duke i ndihmuar të qëndrojnë larg botës së krimit e të kenë një jetë normale.
Ngjarje e rëndë në Londër, shqiptarit i marrin jetën me thikë në metro
Një shqiptar është vrarë me thikë në një stacion metroje të shtunën në mbrëmje. Mediat britanike kanë identifikuar 35 vjeçarin shqiptar, si Edmond Jonuzi.
35-vjecari sipas policise, u gjet i plagosur ne gjendje te rende ne veri te Londres ne ora 09.45 te se dieles.
Ekipi i eksperteve kriminaliste dhe mjeket ligjore e shpallen te vdekur shqiptarin ne vendin e ngjarjes.
Rrethanat e krimit jane ende te paqarta ndaj zyrtaret e policise lokale lane publikuar nje numer telefoni dhe thirrjen qe kushdi qe ka pare dicka nga krimi apo autoret e tij, te njoftojne hetuesit per te ndihmuar zbardhjen e ngjarjes./lajmifundit.al
Dhunohet e hidhet në rrugë nga makina, humb jetën në spital 20 vjeçarja shqiptare
Një 20 vjeçare shqiptare e identifikuar si Angela Mecani ka ndërruar jetë në spitalin Santa Croce në Moncalieri të Italisë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 20:00 të mbrëmjes.
Mësohet se vajza e re, ishte paraqitur në spital mbrëmjen e së shtunës, e dhunuar në mënyrë brutale.
Mediat italiane raportojnë se ajo ishte rrahur dhe më pas ishte hedhur nga një makinë që ecte me shpejtësi në unazën e jugut.
Sipas mjekëve, viktima kishte dëmtime në organet e brendshme si pasojë e hedhjes në rrugë nga makina, por jo vetëm pasi në trup kishte shenja goditje.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për policinë se” “Dikush hodhi një person nga makina e tij dhe u arratis”.
Dyshohet se vajza ishte një prostitutë, megjithatë policia është në proces hetimi për të kuptuar nëse natën e së shtunës Mecani hyri në makinën e klientit të gabuar apo dikush dëshironte ta bënte të paguajë për diçka.
Megjithatë duket qartë, se ai apo ata që e hodhën në rrugë e donin të vdekur dhe madje ishin të bindur se e bënë kur u larguan me makinë.
Hetuesit janë duke u përpjekur për të rindërtuar rrugën që ka bërë makina, nga e cila u hodh vajza. Shpresat janë se kamerat e sigurisë të kenë kapur imazhin e burrit apo burrave që ishin në makinë, citon ora news.
Shpërthime shkatërruese me eksploziv në Valbonë, banorët nisin protestat, bllokojnë rrugën
Banoret e zones se Valbones ne Tropoje me ne fund jane ngritur ne protesta kunder kompanise qe po nderton HEC-et ne kete zone.
Pas nje zhurme e debati disa mujor, shperthimet me eksplpoziv qe lane pa furnizim me energji banoret e zones pasi shkaterruan linjen e furnizimit me energji, banoret kane vendosur te bllokojne rrugen nacionale qe lidh kete zone me pjesen tjeter te vendit.
Policia e shtetit njoftoi dje se si pasoje e shperthimeve me tritol ne zonen ku po punohet per ngritjen e HEC-eve eshte demtuar linja elektrike qe furnizon zonen duke lene gjithe banoret pa furnizim me energji.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 10.08.2018, në fshatin Dragobi, Njësia Administrative Margegaj, firma ndërtuese e HEC-ve gjatë kryerjes së punimeve duke përdorur lëndë plasëse dyshohet se ka demtuar linjen elektrike.
Si pasojë e shpërthimeve ështe dëmtuar rrjeti eletrik që furnizon me energji elektrike fshatin Dragobi dhe Valbonë.
Nderkohe mengjesin e sotem, Shoqata Toka ka shperndare edhe njoftimin e meposhtem: VINI RE!!! BANORET E DRAGOBISE KANE BLLOKUAR RRUGEN KOMBETARE TROPOJE – VALBONE!!! Sot ne oren 7:00 te mengjesit banoret jane mbledhur dhe vazhdojne te mbajne bllokuar rrugen ne shenje proteste ndaj shperthimeve qe kane ndodhur diten e djeshme ne vendin ku po ndertohen HEC-et, gje e cila ka rrezuar gure e masive shkembore qe kane demtuar shtepite e banoreve te lagjes Metaliaj ne Dragobi! Ftojme gjithashtu mediat te mbulojne kete lajm te rendesishem!!!
Shqipëria, 10 arsye për t’u nisur menjëherë
Nëse ka një vend që nuk pushon kurrë së më surprizuari është Shqipëria.
Ky shtet i vogël ballkanik prej disa kohësh ka hyrë në listën e destinacioneve më të njohura për t’u vizituar nga turistët më aventurierë për shumë arsye: është i lehtë për t’u arritur, është ekonomik, hahet mirë, njerëzit janë mikpritës dhe vendet për t’u parë shumë të bukur.
Kështu e nis shkrimin e saj gazetarja dhe udhëtarja e njohur italiane, Francesca Masotti, të publikuar në blogun e saj “Francesca on the top World”
Përveç destinacioneve të famshme, siç është bregdeti jugor, kryeqyteti dhe qytetet e UNESKO-s, Shqipëria ruan thesare autentike që meritojnë të përfshihen në itinerarin e udhëtimit. Këtu janë dhjetë arsyet pse ia vlen të ikni në Shqipëri (menjëherë).
Riviera shqiptare
Arsyeja e parë për të vizituar Shqipërinë është padyshim Riviera shqiptare. Ky është dhe mbetet vendi im i preferuar për të kaluar pushimet verore në Europë. Jo vetëm ujërat e kristalta, plazhet me rërë të butë apo gurë të bardhë, ushqim i shkëlqyer, fshatra magjepsës, por edhe pamje që të lënë pa frymë, manastire të lashta, fortesa dhe kisha ortodokse me kupola blu: Riviera është mrekulli e pastër.
Kryeqyteti Tirana
Tirana është qyteti im i preferuar në Shqipëri, një vend plot me gjëra për të parë, muzeume për të vizituar dhe vende për të zbuluar. Kryeqyteti shqiptar gjithmonë është në gjendje të mahnisë, sepse është një qytet me një evolucion të vazhdueshëm, gjithmonë në lëvizje dhe ku nuk jeni të mërzitur. Përveç turneut klasik që në mënyrë të pashmangshme përfshin një ndalesë në sheshin “Skënderbej” gjigant (dhe të bukur), unë rekomandoj të hyni në rrugicat e prapme për të shkuar në zbulimin e Tiranës reale, të bëra nga shtëpitë e ulëta, tregjet e frutave dhe perimeve dhe të frekuentuara nga vendasit.
Qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës
Shqipëria është shtëpia e tre vendeve të UNESCO-s, dy prej të cilave janë qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës. Të dy këto qytete Berati dhe Gjirokastra janë ndalesa të pamungueshme gjatë itinerarit shqiptar, jo vetëm për bukurinë e tyre të padiskutueshme, por edhe për vlerën e tyre të madhe kulturore. Në të vërtetë, qytetet janë dy nga shembujt më të mirë të arkitekturës osmane në botë, si dhe vende të bashkëjetesës paqësore të feve dhe kulturave të ndryshme.
Liqeni i Ohrit
Një nga vendet më tërheqëse që kisha fatin për të vizituar në Shqipëri ishte liqeni i Ohrit, i cili merr emrin nga qyteti i njëjtë dhe i bukur që gjendet në anën maqedonase. Qetësia që transmeton ky vend nuk mund të përkufizohet me fjalë, është e nevojshme të jesh aty për ta realizuar atë. Panoramat janë aq të bukura, sa duket sikur shikon një pikturë: liqeni i qetë në sfond dhe malet madhështore. Ndërsa nuancat rozë në qiell janë një magji.
Njerëzit kanë mikpritje unike
Një nga arsyet pse një udhëtim në Shqipëri është më shumë se një aventurë, është mundësia për të kaluar kohë me njerëzit që jetojnë atje. Shqiptarët janë mikpritës unikë: kurrë nuk kam takuar një popull kaq miqësor dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët, si populli shqiptar.
Gadishulli i Karaburunit
Një alternativë e shkëlqyer për Rivierën Shqiptare është Gadishulli i Karaburunit. Për të arritur atë ju duhet të merrni një udhëtim të mrekullueshëm me varkë (që zgjat rreth një orë) që të çon në zbulimin e një nga plazheve më të bukura në Mesdhe. Karaburuni ishte në të kaluarën një gadishull ushtarak, për disa vite ka hapur dyert e saj për publikun dhe sot është një nga vendet më të bukura në Shqipërinë jugore.
Turizmi nuk është ende shumë i zhvilluar
Nëse jeni të lodhur nga nxitimi i turistëve, duke pritur në radhë të pafundme dhe të vizitoni vende që tani i njohin të gjithë, Shqipëria është vendi që bën për ju. Nxitoni megjithatë, sepse shumë janë të vetëdijshëm për këtë xhevahir ballkanik dhe shumë zona kanë filluar të frekuentohen nga një numër i konsiderueshëm turistësh. Ka ende shumë vende që mund të vizitohen pa ndonjë gjurmë turistësh, si Manastiri i Zvërnecit, dhjetë minuta me makinë nga Vlora, një vend mistik me bukuri të pakrahasueshme.
Ushqimi
Po në lidhje me ushqimin? Ushqimi shqiptar është thjesht fantastik. Produktet që gjenden në tregje të shpërndara pothuajse kudo në qytetet kryesore janë shumë të freskëta dhe kanë një shije unike, diçka gjithnjë e më të vështirë për t’u gjetur në Itali. Restorantet (madje edhe ato më luksoze) ofrojnë mënyra të shkëlqyera me çmime të moderuara, krahasuar me ato të Europës Perëndimore dhe shumëllojshmëri të madhe të pjatave. Ushqimi në rrugë është një aventurë e vërtetë e kuzhinës! Për të provuar byrekun (në një nga variantet e tij të shumtë) dhe trileçe (ëmbëlsirën me tre lloje qumështi): përgatituni të ktheheni në shtëpi me disa kilogramë më shumë!
Parqet arkeologjike
Shqipëria është një vend me histori të lashtë, vërtet shumë të lashtë, ku lanë gjurmët e tyre, ndër të tjera, ilirë, grekë, romakë, osmanë dhe venecianë. Këshilla ime është të kushtosh pak kohë për të vizituar të paktën një nga dy parqet më të rëndësishme arkeologjike në vend, Butrintin dhe Apoloninë. Ky i fundit ndodhet në afërsi të qytetit të Fierit, pak më shumë se një orë larg nga Tirana dhe është vendi ku perandori Oktavian ka studiuar në të kaluarën. Por, Butrinti është flamuri i vërtetë i Shqipërisë, një vend me bukuri unike, i vendosur në një mjedis të mrekullueshëm natyror, prapa plazhit të Ksamilit.
Ka shumë për të parë, përveç destinacioneve të njohura
Nëse tashmë e njihni vendin dhe doni të shkoni në zbulimin e vendeve më pak të njohura, por po aq të bukura, mos u shqetësoni: Shqipëria është një surprizë e vazhdueshme. Përveç destinacioneve klasike të tilla si Riviera, kryeqyteti dhe qytetet historike, Kruja, qyteti i heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu (e vendosur në male) dhe Korça, e konsideruar së bashku me Shkodrën si një nga qytetet më kulturore të Shqipërisë, meritojnë një vizitë. Të gjithë ju duhet të nisni aventurën. Mirë se erdhe në Shqipëri!/ATA/
Myslimanët në Tiranë, natën e Kadrit falen në shesh
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke parë numrin e besimtarëve gjithnjë e në rritje nga viti në vit, për të cilët hapësirat e xhamive të Tiranës janë të pamjaftueshme edhe në netët normale të Ramazanit dhe për ta vlerësuar bashkërisht “Natën e Kadrit”, e cila është më e vlefshme edhe se sa njëmijë muaj, falja e namazit të teravisë do të kryhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (para ish-Hotel Dajtit).
“Krahas faljes së namazit të jacisë dhe të teravisë do të ketë edhe lexim Kur’ani, ligjërata të shkurtra nga drejtues të Komunitetit Mysliman dhe hoxhallarë të nderuar: Përshëndetjet: Kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj dhe Myftiu i Tiranës, z. Ylli Gurra. Referate: Elvis Naçi, Ahmed Kalaja Kur’an: Egzon Ibrahimi”, thuhet në njoftim.
Nishani: Qeveria Rama po përgatit skemën për manipulimin e zgjedhjeve
Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar mbledhjen e të dhënave personale që po bën Qeveria Rama ndaj shqiptarëve.
Nishani shkruan në faqen e tij në Facebook, se qeveria po përdor shkollat e spitalet për të mbledhur këto të dhëna.
Sipas tij, gjithçka bëhet me një synim të qartë, manipulimin e zgjedhjeve.
Postimi i plotë i Bujar Nishanit
Qeveria shqiptare urdhëron marrjen e të dhënave personale të shqiptarëve duke përdorur shkollat dhe spitalet.
Qëllimi: manipulimi i zgjedhjeve !
Një skandal që nuk mund të ndodh në asnjë vend normal.
Bota demokratike duhet ta dënoj këtë praktikë autoritariste.
