Ballina Blog Faqe 9150

Policia përleshet me biznesmenët në Vlorë

0

Ka pasur përplasje fizike për plazhet në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Efektive të policisë bashkiake kanë pasur konfrontime fizike me operatorët turistike (biznesmenë) që kanë në administrim plazhet.

Disa prej operatorëve privat të bizneseve përgjatë vijës bregdetare janë shoqëruar në polici, dhe janë mbajtur disa orë për të dhënë sqarime.

Incidenti ka ndodhur për shkak se policia bashkiake ka hequr çadrat e plazhit natën dhe pa paralajmërim, teksa më herët ka qenë po vetë bashkia, që u ka dhënë leje për sistemim të plazhit.

I gjithë sherri ka ndodhur në prani të turistëve, që kishin shkuar sot në Vlorë për të kaluar fundjavën.

Plazhi për të cilin ka nisur konflikti, prej vitesh administrohej nga operatorë të hotelerisë, ndërsa bashkia, pa njoftuar, ka dhënë një tjetër leje shfrytëzimi provizore për një tjetër subjekt. /Faxweb/

Presidenti Meta: Lidhja e Prizrenit lartësoi identitein tonë kombëtar

0

Presidneti i Shqipërisës në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit tha se kjo Lidhje lartësoi identitein tonë kombëtar dhe i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se edhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës e zgjerimi i lirive e të drejtave të shqiptarëve në hapësirat e tyre në Ballkan nuk ndahen asnjë çast nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shkruan Telegrafi.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si vazhdim i Besëlidhjes së Lezhës të thirrur nga Gjergj Kastriot Skënderbeu, jo vetëm lartësoi identitetin tonë kombëtar por dhe i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Edhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës e zgjerimi i lirive e të drejtave të shqiptarëve në hapësirat e tyre në Ballkan nuk ndahen asnjë çast nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, vizionet e aspiratat e saj. I përjetshëm qoftë kujtimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe e paharruar jeta e vepra e themeluesve të saj! Zoti i bekoftë Shqipërinë, Kosovën e mbarë shqiptarët!”, ka shkruar Presidenti Meta. /Telegrafi/

Protestë kundër vrasjeve të grave dhe vajzave në Shqipëri

0

Më 16 qershor duke filluar nga ora 12 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë do të mbahet një protestë qytetare kundër vrasjeve të grave dhe vajzave.

Ngjarja është paralajmëruar nga një grup qytetarësh përmes rrjetit social Facebook.

Në përshkrimin e ngjarjes së titulluar “Protestë kundër vrasjeve të grave dhe vajzave”, thotë se “kjo protestë qytetare është organizohet në emër të atyre grave dhe vajzave të cilat folën por nuk u dëgjuan”.

“Fildez Hafizi kishte një urdhër mbrojtjeje por u vra, Ariel a Murati u vra rrugës për në rajonin e policisë, pas një sërë kërcënimesh, Xhuljeta Çuni u vra edhe pse e kishte kallëzuar vrasësin e saj plot 4 herë edhe Adriana ishte një grua e dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i denoncuar dhe ky por i lënë i lirë, derisa i morri jetën gruas se nuk i hapi dritaren. Kërkojmë që autoritetet ti marrin seriozisht denoncimet e vajzave dhe grave për dhunë apo përndjekje, në mënyrë që të mos përsëriten raste të tilla. Kërkojmë që media të mos romantizojë rastet e tilla duke i quajtur krime pasioni Gjithashtu kërkojmë që personat e dënuar për dhunë apo krime në familje të mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar”, thuhet në përshkrimin e protestës.

Vijon rreziku i rënies së gurëve në Shëngjin, ende asnjë masë e marrë!

0

Vetëm pak ditë pasi një shkëmb ra mbi një autobus me gra dhe vajza në rrugën e Shëngjinit, në tjetër shkëmb rrezikon të bjerë…

Shirat dhe mungesa e pemëve mund të nxisin rënien e gurëve.

Pavarësisht se gjatë muajve të verës, fluksi i mjeteve që frekuenton aksin Lezhë-Shëngjin është shumë i lartë, në zonën e Knallës, ku është shfaqur edhe fenomeni i rrëshqitjes se gurëve, nuk ka asnjë element mbrojtës. Madje as rrjetat që pengojnë rënien e gurëve nuk janë vendosur.

Firma mirëmbajtëse vetëm sa ka pastruar aksin e rrugës nga gurët e vegjël që ranë 4 ditë më parë. Bashkia e Lezhës dhe Prefektura thonë se e kanë raportuar gjendjen në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Transporteve dhe presin të ndërhyhet.

Ky gur qëndron në të njëjtin drejtim ku pati edhe më parë rrëshqitje. Gjysma e tij është në ajër dhe rreziku i rënies së tij është i madh. Edhe kjo fasadë me gurë gëlqeror është në shpërbërje duke e bërë situatën akoma me alarmante, por ende pa marrë zgjidhje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, firma mirëmbajtëse, apo Emergjencat Civile.

Nje qendrim per qendrimin e qendrimit te policise ne Fier… (Video)

0

Dje ne Fier zbriti kryeministri Edi Rama. Per nje azhende te paralajmeruar dhe me pare ne disa media. Nuk ka asgje te keqe qe kryeminitri i vendit tim te shkoj ne cdo cep te teritorit sipas planit dhe axhendes kryeministerore! Ai mbriti ku ishte nisur! Dhe gjeti ne nje moment te vizites kundershine dhe reagimin opozitar. Demokratet protestuan ashtu sic e kishin menduar me thirrje dhe pankarta! Por pa mare ne analize formen pjesmarrjen dhe forcen reaguese opozitare ajo qe te ben te ndalesh eshte sjellja policore. Duhet thene qe policia nder vite me te gjitha oshilacionet e kohes ka pesuar ndryshime! Per mire dhe per keq duhet thene. Gjate protestes elemente policore te veshur me uniformen e ligjit dhe te depolitizimit terhoqen pankartat e opozites lokale. Eshte shume trishtuese qe policia e vitit 2018 ne mes te dites me drite e dielle te sillet me kaq brutalitet.!

Policia eshte dhe duhet te jete per tjeter gje per te mos rreshtuar pafund detyrat kushtetuese te saj. Kurrsesi nje polici qe duam nuk mund te heq e zhubravis pankartat opozitare pavaresisht se cili pushtetar i radhes eshte vizitor ne qyetet demokrat socialist ballist ambjentalist etj! Policia duhet ti mbaj larg “luget” dhe “pirunet” e politikes. Reagimi i policise se Fierit dje ndaj opozites ishte shija me e keqe qe ngeli pas vizites se kryeqeveritarit te vendit Edi Rama!
Redaktuar nga: Greta Hoxha

Haradinaj largon me forcë nga foltorja gruan…

0

Përfshihet ne nje incident te pakendshem kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ne ceremonine per 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Ishte një pasardhëse e gjeneral Mehmet Derralles, e cila doli në foltore pa ftesë gjatë akademisë solemne të shënimit të Lidhjes së Prizrenit, e cila nxiti Kryeministrin Haradinaj të reagojë dhe t’ja ndërpresë fjalimin, raportojne mediat kosovare.

“Profesor, etnograf të nderuarit dhe të rrojtët rrogozit, kam fatin që jam pasardhësja e vetme e lindjeve të djemve të gjeneral Mehmet Derralles, që iu besua posti i Ministrisë së luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit”, tha ajo gjatë fjalimit të saj në foltore.

“I vetmi anëtar që përfaqësoi trojet që sot janë mbetur jashtë Shqipërisë Londineze, shpreh keqardhjen e thellë që jo vetëm në kohën e komunizmit, kam pasur babën në burg vetëm pse ka qenë djali i Mehmet Derralles”, shtoi ajo.
Fjalimi i saj nxiti kryeministrin Ramush Haradinaj që të reagojë personalisht, duke e kapur për dore zonjën për ta larguar nga foltorja.

Ajo reagoi duke i thënë kryeministrit që nuk ka të drejtë ta tërheqë për dore në atë formë. Më pas reaguan organizatorët dhe e larguan zonjën, e cila dëgjohej po ashtu duke u fjalosur edhe më tutje atje mbrapa skenës.

Pasi i dhunoi vëllain, laçjani merr armën e kërcënon me jetë 48-vjeçarin

0

Një sherr ka ndodhur mbrëmë në Laç. Burime nga policia kanë bërë të ditur se kanë parandaluar një përleshje që mund të kishte pasoja tragjike.

Në konflikt janë përfshirë disa persona.

Kliko per me shume info
Njëri prej të arrestuarve mësohet se është Rudolf Rama, 22 vjeç një emër i njohur për policinë.

Është shpallur në kërkim edhe një person tjetër me inicialet S. T.

Ky i fundit mësohet se është autori tjetër i dyshuar i këtij sherri që përfundoi në shkrehje armësh.

“Në mesditën e datës 09.06.2018, shtetasi S.T., tek Ish – Uzina në Laç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.Lama ( vëllai i shtetasit Rudolf), ku e ka goditur me mjet të fortë ( levë hekuri) duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në momentin që shtetasi Rudolf Lama ka marrë vesh për konfliktin, ka marrë një armë zjarri pushkë model 63, me fishekë, dhe në gjaknxehtësi, ka shkuar tek fabrika e shtetasit S.T. ku e ka ofenduar dhe kërcënuar si dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit”- njofton policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë

Me datë 09.06.2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : – Rudolf Lama, 22 vjeç, banues në Kurbin për veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Kanosja” dhe ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278/1, 84 dhe 274 të Kodit Penal.

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S.T. 48 vjeç, banues në Kurbin për veprën penale ” Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Në mesditën e datës 09.06.2018, shtetasi S.T., tek Ish – Uzina në Laç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.Lama ( vëllai i shtetasit Rudolf), ku e ka goditur me mjet të fortë ( levë hekuri) duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në momentin që shtetasi Rudolf Lama ka marrë vesh për konfliktin, ka marrë një armë zjarri pushkë model 63, me fishekë, dhe në gjaknxehtësi, ka shkuar tek fabrika e shtetasit S.T. ku e ka ofenduar dhe kërcënuar si dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit.

Falë vlerësimit në kohë të situatës dhe njoftimit për konfliktin, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë e mundur ndërhyrja në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë shtetasin Rudolf Lama dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë me të cilën kishte kërcënuar dhe qëlluar.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

23-vjeçari humb kontrollin e Benzit dhe lë të vdekur shitësen e perimeve

0

Një aksident i rëndë rrugor ku ka mbetur e vdekur një grua, ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik.

Një mjet tip “Mercedes Benz” ngjyrë i zi me targa AA 517 TB i cili po vinte nga Tirana ka lënë të plagosur rëndë një tregtare ambulante fruta perimesh, e cila shiste në anë të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, e plagosura është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Elbasanit pir ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Sipas dëshmitarëve për JOQ, drejtuesi i mjetit 23-vjeçari me iniciale G.H u përplas me një pemë që ndodhej në të majtë të tij dhe doli nga rruga.

I riu me banim në fshatin Bradashesh nuk ka pësuar lëndime dhe po merret në pyetje nga policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Paralajmërimi i Ramës: Dardha e ka bishtin pas, drejtësia e pastruar do merret dhe me politikanë

0

Kryeministri Edi Rama vijoi turin e llogaridhënies në Lushnjë, nga ky foli edhe për reformën në drejtësi. Teksa komentoi vettingun për prokurorët dhe gjyqtarët, Rama paralajmëroi se reforma nuk do të ndalet me kaq. Ai përmendi një shprehje të vjetër; ‘dardha e ka bishtin mbas’, ndërsa shtoi se në sistemin e drejtësisë do të kalojnë politikanë dhe biznesmenë.

“Kemi kaluar 10 mijë raste ankesash dhe kërkesash dh e gjithë ajo pjesë që lidhet me administratën merr adresimin e menjëhershëm dhe zgjidhet kur i takon individit apo komunitetit. Një pjesë e rasteve lidhen me procese gjyqësore, por administrata ska ndikim tek gjykatat.

Por kjo është arsyeje pse ne po shtyhemi fort për të bërë reformën në drejtësi, për të pastruar sistemin nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Një pjesë e tyre përjashtohen nga sistemi për shkak të pasurisë.

Shumëkush mendon këtu se historia mbaron këtu, por në fakt është rasti të kujtojmë thënien se ‘dardha e ka bishtin pas’. Reforma do merret me të gjithë, politikanë, biznesmenë, pas sistemi i pastruar i drejtësisë do të merret me të gjithë, si të barabartë para ligjit”, pohoi ai.

Ukrainasit pushtojnë Shqipërinë në Aler resort në Durrës

0

Ne shqiperi filloi sezoni turistik me ukrahinasit.Aler Grup diten e djeshme uli charterin e pare ku 200 turiste nga e gjithe ukrahina do pushojne ne bregdetin Shqipetar.
Ne kete organizim nje merite te vecante ka konsulli i nderit te Ukrahines ne Shqiperi zoti Bledi Bajraktari. Nga aler grup do te fluturojne 6 chartera ne jave, vetem nga Kiev gjate gjithe sezonit turistik.