Ballina Blog Faqe 9151

Vrasja në “Don Bosko”, ja momenti kur 31-vjeçari sapo ka qëlluar me pistoletë të renë

0

Ky është momenti kur Xhafer Mata sapo ka qëlluar me pistoletë Xhuljeta Çunin, një vajzë 19-vjeçare që jetonte në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë. Është ora 08.20 minuta. Në pamjet në video të siguruara nga Tv Klan shihet sesi 31-vjeçari nga Kukësi, me profesion inxhinier, që mban veshur një bluzë të kuqe, lëshon pistoletën në trotuar, pasi e ka qëlluar dy herë të renë, që gjendet e shtrirë në trotuarin e rrugës “Eshref Frashëri”, pak metra larg tij. Disa sekonda më pas ai rrethohet nga policia, në anën tjetër të rrugës. Thirrjeve për t’u dorëzuar iu përgjigj duke qëlluar veten me një plumb në kokë. U dërgua në spital, por disa minuta më vonë ndërroi jetë.

Refuzimi për martesë përfundoi në tragjedi. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, (8 qershor) ora 08:10 përbri rrugës “Don Bosko”, në Tiranë kur Xhafer Mata qëlloi me 2 plumba pistolete Xhujleta Çunin dhe pasi kaluan 15 minuta qëlloi veten në kokë. Vajza po shkonte për të dhënë provimin e letërsisë, pasi ishte maturante, ndërsa punonte si shitëse në një market. Pikërisht pranë pallatit ku javën e fundit, Mata i ndërpriste rrugën çdo ditë Xhulietës, për ta bindur që ta merrte nuse në shtëpi, për të kurorëzuar kështu lidhjen intime disavjeçare.Nga ana tjetër, 31-vjeçari, me profesion inxhinier mekanik dhe i punësuar në servisin e tij, brenda ambienteve të banesës private, ishte divorcuar prej pak muajsh nga bashkëshortja, me të cilën kishte edhe një fëmijë të mitur. Refuzimi i vajzës për t’u martuar me të dashurin e sapondarë nga gruaja është edhe pista më e fortë hetimore, ku janë përqendruar specialistët e sektorit të Krimit Kundër Jetës në Policinë e Tiranës, ndërsa janë pyetur familjarët për të mësuar rrethanat e plota të krimit. Vajza banonte pranë “Shinave të Trenit”, thuajse 500 metra larg banesës së 31-vjeçarit, ku familja e saj kishte ndërtuar shtëpinë prej disa vitesh, kur kishin ardhur nga Vinjolli i Matit.Ndërsa Xhafer Mata, me origjinë nga Kalimashi i Kukësit jetonte në banesë private. Njëri nga vëllezërit e tij jetonte në Britaninë e Madhe, ndërsa vëllai tjetër dhe motra banonin në Tiranë.

Katër herë e denoncoi Xhuljeta Çuni në polici Xhafer Matën, para se ta vriste

0

Vrasja e 19 vjeçares, Xhuljeta Çuni ndodhi pas disa denoncimeve që viktima kishte bërë në polici. Mësohet se vajza ishte ankuar katër herë në polici për kërcënimet dhe shqetësimet që i krijonte ish i dashuri i saj Xhafer Mata, i cili nuk e pranonte ndarjen, deri sa në fund arriti të kryejë krimin makabër. Me premtimin se do ta linte të qetë vajzën, Mata i kishte shpëtuar ndjekjes penale dhe ishte lënë i lirë.

Para se ta qëllonte, 31 vjeçari ishte zënë me vajzën në rrugë. Dëshmitarët thanë se kur vajza i ktheu shpinën, ai kishte nxjerrë pistoletën duke e qëlluar. E shtrirë në tokëm Xhuljeta kishte dhënë shenja jete dhe Xhafer Mata e kishte qëlluar për të dytën herë. Më pas, i tha kalimtarëve të tmerruar “Mos kini frikë se nuk ju bëj gjë” dhe kaloi në anën tjetër të rrugës, ku qëlloi veten e tij. /Telegrafi/

Bie koka e parë! Shkarkohet zv/ministrja

0

Zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Kleopatra Maliqi është shkarkuar sot nga detyra.

Vendimi është marrë nga kryeministri Edi Rama dhe i është bërë e ditur Maliqit.

E shkarkuara ishte zv/ministrja që merrej me procesin e integrimit dhe hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Vendimi është marrë një ditë më parë dhe bërë publik ditën e sotme.

Misteri i vetëvrasjes në Vlorë

0

Mëngjesin e sotëm në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku një i ri vrau veten me armë zjarri.

Viktima është një 26-vjeçar i identifikuar si Roland Rodhaj, banues në fshatin Mesaplik të qytetit bregdetar.

Burime për mediat bëjnë me dije se Rodhaj kishte rreth 10 ditë që ishte kthyer nga Italia.

Sipas familjarëve, ai punonte prej vitesh në Itali dhe Greqi, ku shkonte si emigrant.

Herën e fundit që ishte kthyer nga shteti matanë detit, familjarët kanë vënë re se i riu ishte mbyllur në vetvete dhe nuk fliste.

“Ishte i mbyllur dhe nuk takonte me asnjë nga shokët. Dyshojmë për probleme që djali mund të ketë pasur nga puna jashtë shtetit.

Të afërm të Rolandit, tregojnë se ai ishte djalë i qetë teksa ngrenë dyshimet se djali ka pas probleme me lekët e punës.

I kanë mbajtur lekët dhe kur ka ardhur në fshat nuk kishte lek me vete”- kanë deklaruar familjarët e të riut.

Duket sikur i riu e ka planifikuar ngjarjen e rëndë pasi rreth
tre ditë më parë ai ka mbyllur të gjitha profilet e tij në rrjetet sociale, ndërsa në mesnatë është vetëqëlluar në gjendje të rënduar psikologjike.

Korrupsion me kolaudimin e automjeteve, arrestohet inxhinieri i SGS në Fushë Prezë

0

Operacion me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e Korrupsionit pranë D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Taks Forcë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Arrestohet për veprimtari korruptive Inxhinieri i Pikës së Kolaudimit të Mjeteve në Fushë – Prezë, si dhe 3 Agjenta Kompanish të Sigurimit të Mjeteve të cilët luanin rolin e sekserit.

Më datë 07.06.2019, Specialistët për Hetimin e Korrupsionit pranë D.V.P. Tiranë, pas një pune intesive një mujore me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Njësinë Taks Forcë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kolaudimi 2”, arrestuan për veprimtari korruptive shtetasit :

– Albert Allushi, 31 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë inxhinier pranë Pikës së Kolaudimit të mjeteve në Fushë – Prezë)

– Arbër Cenuka, 28 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh )

– Gëzim Sorra, 29 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh)

– Haxhi Marqeshi, 30 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh)

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë muajit maj 2018, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë testimit të kontrollit teknik të mjeteve, kanë kaluar mjete me mangësi teknike duke iu kërkuar dhe marrë shuma monetare pronarëve të këtyre mjeteve, ku agjentat e kompanive të sigurimit të mjeteve (shtetasit Arbër Cenuka, Gëzim Sorra dhe Haxhi Marqeshi), luanin rolin e sekserit midis pronarëve të mjeteve dhe inxhinierit të Pikës së Kolaudimit të Mjeteve (shtetasit Albert Allushi).

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari korruptive.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” dhe “Fallsifikimit të dokumentave” parashikuar nga nenet 164/b dhe 186/3 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A. A., për veprën penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 245/2-25 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A. C., për veprat penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” dhe “Moskallzim krimi” parashikuar nga nenet 245/2 dhe 300 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve G. S., dhe H. M.

E vrau vajzën poshtë pallatit ku jetonte, Xhafer Mata kaloi trotuarin dhe…(Skema e krimit)

0

Një ngjarje e rëndë tronditi pak minuta më parë zonën e Don Boskos në kryeqytet, ku Xhafer Mata nga qyteti i Kukësit qëlloi për vdekje 19-vjeçaren nga Kurbini Xhuljeta Çuni.

Më pas Mata qëlloi dhe veten, ndërsa gjeti vdekjen në spitalin e Traumës.

Nga kamerat e bizneseve aty pranë shihet se djali kishte disa minuta që po e priste vajzën e re dhe mes tyre ka pasur një konflikt të çastit. Djali më pas ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të saj.

Mësohet se vajza jetonte në pallatin pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa i riu ka kaluar në anën tjetër të rrugës ku ka qëlluar dhe veten. Mata e ka qëlluar veten me plumb në kokë.

Kemi të bëjmë me një krim pasioni, pasi dy të rinjtë kanë pasur lidhje mes tyre.

Detajet e policisë:

Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Greta Hoxha e Zjarr TV e zgjedhura e Ukrainës ndër spikeret shqiptare…

0

Televizioni më me audiencë në Ukrainë Tv “Bamborbia” ka zgjedhur Hoxhën e “Zjarr-Tv”, për të realizuar një promovim turizmi. Një grup xhirimi ka mbërritur nga Ukrahina. Bëhet fjalë për “Aler group Charter”. Kjo kompani çdo javë do sjellë pesë cartera me vizitorë turistë nga Ukraina. Për informim e më shumë detaje për publikun ukrainas kanë zgjedhur dy televizionet, Tv “Bombarbia” dhe “Zjarr-Tv”.

Greta Hoxha e zgjedhura e Ukrainës ndër spikeret shqiptare…
Interesante ishte biseda direkte nga dy studiot respektive me gazetaren Greta Hoxha dhe drejtorin e “Bombarbia” Vladimir Martyenko. Lidhja direkte u realizua pak minuta më parë të ditës së sotme. Pyetjes së moderatores së mirënjohur Greta Hoxha pse kanë zgjedhur ekranin shqiptar Zjarr-Tv ai i përgjigjet;” Kemi parë një evolucion të madh përgjithësisht të ekraneve shqiptare. Tv-Zjarr ku ka shikueshmëri të lartë në Ukrahinë. Falë programacionit dhe vajzave simpatike të ekranit tuaj. Hoxha e falenderon dhe me dashamirësi e finesë i përgjigjet se Shqipërisë nuk i mungojnë vajzat e djemtë e bukur!

 

Në vijim të komunikimit live në pak minuta ukrainasi mëson prej moderatores Hoxha pse turistët duhet të vijnë në Shqipëri. Ajo transmenton se nga Velipoja deri në Ksamil në jug të vendit bukuritë janë të rralla. Në Shqipëri është zhvilluar me shpejtësi dhe turizmi malor vijon Hoxha. Vizitorët kanë çfarë shohin në Shqipëri! Ne jemi vend i bukur dhe mikëpritës, mbyll intervistën direkte me audiencën e Tv”Bamborbia” gazetarja. Biseda u zhvillua në gjuhët respektive, Greta shqip dhe Martyenko rusisht. Për shikuesit biseda e përkthyer dhe titruar në ekran.

Ky është djali që vrau me tre plumba 19-vjeçaren sot në Tiranë

0

Ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin këtë mëngjes ka marrë një rrjedhë tjetër, ku sipas informacioneve të reja i riu që kreu vrasjen e dyfishtë nuk ka ndërruar jetë, megjithëse sipas dëshmive të qytetarëve që panë tmerrin me sy në tokë ishin dy viktima.

31-vjeçari Xhaferr Mata është i riu që ka vrarë 19-vjeçaren Xhuljeta Cuni dhe më pas ka qëlluar veten dhe tani ndodhet në spitalin e Traumës.

Nga kamerat e bizneseve aty pranë shihet se djali kishte disa minuta që po e priste vajzën e re. Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi të rëndë.

Paraprakisht policia thotë se kemi të bëjmë me një krim pasioni, pasi dy të rinjtë kishin lidhje mes tyre.

‘Sisha une ai qe u mori jeten! Dëshmia tronditëse e të riut që ekzekutoi prindërit në Peshkopi

0

Në kushte të rënduar psikologjike dhe duke folur përçart,në dëshminë e tij, 26-vjeçari Qemal Sela është shprehur i bindur se nuk kishte vrarë dy prindërit e tij. Dëshmia krijon dyshimet se ai vuan nga çrregullime psikologjike.

Mësohet se i riu vuante prej kohësh nga depresioni, ndërsa para se të deportohej nga Anglia kishte qenë i shtruar për 3 muaj në një spital të shëndetit mendor.

Pasi ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në banesën e tij, pas një mungese të gjatë, pasi kishte 5 vite që jetonte si emigrantë ilegal në Angli, i riu kreu sot aktin makabër, duke vrarë Flamur dhe Zeqimete Selën. Menjherë pas krimit autori u arrestua nga policia.

Të premten vjen vala e të nxehtit në Shqipëri, temperaturat shkojnë 40 gradë

0

Sipas Institutit të Gjeoshkencave gjatë ditës së nesërme në qarqet Lezhë, Fier, dhe Gjirokastër rrezikohen nga zjarre. Nesër pritet të ketë reshje të dobëta, kryesisht në Veri.

Ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 35 °C, në vendet e ulëta: 18 / 39 °C dhe në vendet malore: 15 / 31 °C

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 40km/orë.

TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 35 °C
në vendet e ulëta: 18 / 39 °C
në vendet malore: 15 / 31 °C