Ballina Blog Faqe 9154

Vrasja e biznesmenit në Vlorë: në kërkim dy autorët, arrestohen përkrahësit e tyre

0

Dy persona janë shpallur në kërkim si autorë të vrasjes së biznesmenit 29 vjeçar mbrëmjen e 4 qershorit, në qytetin e Vlorës. Ndërkohë, janë arrestuar dy të tjerë të cilët akuzohen se kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Drejtori i Policisë së qytetit bregdetar, Gentjan Shehaj doli para medias për të informuar se ishin zbuluar dhe shpallur në kërkim autorët e ekzekutimit të Vasil Dervishaj, pronari i një lokali si dhe sipërmarrës në fushën e kafesë. “Si rezultat i një punë të mire organizuar është bërë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi i autorëve të cilët janë shpallur në kërkim si dhe kapja e arrestimi i shtetasve të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Konkretisht, janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:
E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;
A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë, Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes”

Nuk jepet motivi i vrasjes por policia thotë se krimi ka ndodhur “pas një konflikti për motive të dobëta” ndërsa është sekuestruar automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.
Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar:

– një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.

– një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,

– një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.

– si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të: Shtetasve E.A., dhe A.C., për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.
Dhe për shtetasit Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal

Platforma e bashkëqeverisjes, 10 mijë ankesa, 150 të ndëshkuar

0

Kryeministrit Rama ka paralajmëruar punonjësit e administratës publike se janë të vëzhguar nga platforma e bashkëqeverisjes. Sipas kreut të qeverisjes nga 10 mije ankesa të qytetarëve në këtë portal janë ndëshkuar 150 punonjës. 10 mijë qytetarë kanë zgjedhur Platformën e Bashkëqeverisjes për të adresuar problemet e tyre ndërsa janë ndëshkuar 150 punonjës të administratës. Kryeministri Edi Rama tha që kjo platformë përveç zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, çdo punonjës i administratës do të jetë i vëzhguar, duke bërë të mundur uljen dëri në zero të rryshfetit në shtet.
Rama: Ne numërojmë 10 mijë raste të adresuar në platformë, por janë afro 150 raste punonjësish të administratës që kanë marrë ndëshkimet e merituara që nga ndjekjet penale deri tek paralajmërimet për largimet nga puna. Qëllimi i platformës ëshë i dyfishtë, jo vetëm të zgjidhim problemet, por edhe të identifikojmë ata që bartin zakonat e këqija të administratës. Ndërsa disa qytetarë treguan edhe rastet konkrete të zgjidhjes së problemeve të tyre nga platform e bashkëqeverisjes. Kryeministri Rama ftoi qytetarët që të adresojnë problemet e tyre tek platforma e bashkëqeverisjes pasi në këtë mënyrë do të kenë direkt konktak me ministrinë përkatës të çështjes.

E rëndë, makina tërheq zvarrë të moshuarin, i fluturojnë këpucët mbi asfalt

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ku një makinë ka tërhequr zvarrë një të moshuar.

Sipas informacioneve, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që i plagosuri identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar me urgjencë për në spital.

I moshuari ka përfunduar mbi kofanon e makinës, duke fluturuar më pas disa metra më tej. Nga përplasja sendet e këmbësorit janë shpërndarë në të gjithë rrugën.

Sakaq policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, tesa po punohet për identifikimin dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit.

I vihet zjarri kishës katolike në Durrës, në kërkim autorët

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin katolik të Durrësit ku në të zbardhur të ditës, janë vënë re shenja zjarri në dyert kryesore të Kishes Famullitare të Shën Dominikut në zonën e Unazes në qytetin e Durrësit.

Famullia në fjalë është zona baritore e Etërve Dominikan që veprojnë në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh.

Nga ngjarja deri tani nuk ka të dhëna dhe Policia e Shtetit është në kërkim të autorëve të saj.

Duke falenderuar punonjësit e zjarrfiksve për gadishmërinë në kohë reale falenderojmë Zotin për mos pasjen viktima në këtë ngjarje dhe me shpresen se Policia e Shtetit do të punoj me profesionalizem për identifikimin e personave dhe shkaqeve te saj.

E ardhmja e Rey Manaj në pikëpyetje!

0

Përflitej prej disa ditësh se ishte Parma destinacioni i ardhshëm i sulmuesit të kombëtares Rey Manaj. Megjithatë sipas mediave italiane e ardhmja e sulmuesit duket se është ende e paqartë. Sezonin e fundit futbollisti ishte i huazuar në kategorinë e dytë të futbollit në Spanjë te skuadra e Granadas e cila kishte të drejtën e blerjes por që duket se nuk dëshiron ta ushtrojë këtë të drejtë. Kohët e fundit edhe Parma e sapongjitur në Serie A kishte shfaqur interes për Manaj por edhe këta të fundit janë tërhequr duke bërë që e ardhmja e tij të vazhdoj të ngelet ne udhëkryq. Interi e vlerëson 2 milion euro karonin e futbollistit dhe ka disa oferta, megjithatë për momëntin nuk ka asnjë pistë konkrete.

LAJMI I FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në jug të Shqipërisë, ja epiqendra

0

VLORE- Një termet me maginitudë 3,1 ballë është riregjistruar pak minuta më parë në zonën e Vlorës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) epiqendra e tërmetit ka qenë pranë fshatit Beshisht, rreth 12 km nga Vlora.

Thellësia e tërmetit ka qenë 26 km, ndërsa nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

Zbardhet në kohë rekord vrasja me armë zjarri e 29-vjeçarit, emrat e autorëve

0

Strukturat e Policisë së Shtetit të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, prej datës 4 Qershor 2018, ku në lagjen “Pavarësia”, pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi V.D., 29 vjeç, kanë zhvilluar hetime intensive me qëllim zbardhjen, dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e vënien para drejtësisë autorët e krimit.

Si rezultat i një punë të mire organizuar është bërë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi i autorëve të cilët janë shpallur në kërkim si dhe kapja e arrestimi i shtetasve të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Konkretisht, janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:

Ø E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;

Ø A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Ø Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,

Ø Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar:

– një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.

– një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,

– një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.

– si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të:

– Shtetasve E.A., dhe A.C., për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

– Shtetasit Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal

Policia e Shtetit gjen rastin të falënderoje qytetarët për besimin dhe mbështetjen tek Policia, si dhe i fton e nxit që në rastet kur konstatojnë veprimtari antiligjore të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 duke siguruar për një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Policia e Shtetit, megjithë vështirësitë është e angazhuar me gjithë kapacitetet e saj për të përmbushur detyrimet ligjore për të siguruar një ambjent më të sigurt, qytete më të sigurta veçanërisht përgjatë sezonit turistik, duke vlerësuar kontributin e gjithëkujt.

Nga ana tjeter Policia e Shtetit garanton se do të ndëshkoje me Forcën e Ligjit çdo shkelje dhe paligjshmeri, duke ndërtuar një Shqipëri me të qetë e të sigurt.

Faleminderit!

Droni mbi kokën e Ramës në Vlorë, policia shoqëron tre të rinj

0

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ndërsa proteston në kryeqytet para Ministrisë së Brendshme, ka pritur me të tilla nota Kryeministrin Rama edhe në Vlorë.

Ata kanë protestuar gjatë takimeve të Kryeministrit teksa kanë ngritur nëj dron me një banderolë. Ka qenë simbolika e FRPD këtë herë, në të cilën shkruhej: “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga ministrat, ta zgjedhë edhe një populli”.

Njoftimi i PD-së:
Nuk ka qetesi per Edi Ramen! FRPD i ngre ne Blore dronin me banderolen.

“Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga deputetet dhe ministrat. Te zgjedhe ndonje dhe Populli”. Banderola mban siglen e Forumit Rinor te PD, i cili po protestonte ne te njejten ore edhe ne Tirane, tek Ministria e Brendshme, duke kerkuar largimin e Fatmir Xhafajt. Te rinjte demokrate dhe aktiviste te tjere te PD protestuan te shtunen kudo ku ishte Rama ne Elbasan, Cerrik dhe Belsh.

Më pas policia ka shoqëruar tre të rinjtë e FRPD që ngritën dronin mbi kokën e Edi Ramës në Orikum. Pas verifikimeve ata janë lënë të lirë. Emrat e të shoqëruarve Zekri Picari, Klaus Shaqiri, Fatjon Bathorja.

Shkëputen gurë nga mali në Shëngjin, bien mbi një autobus, ka të plagosur

0

Një situatë e frikshme mëngjesin e sotëm për pasagjerët e një autobusi në Shëngjin, në afërsi të Knallës.

Gazetari i “Panorama” raporton se guret kane rene nga mali pergjate aksit rrugor Lezhë-Shëngjin.

Guret e shkeputur kanë rënë mbi autobusin e mbushur me punëtorë të një fabrike.

Burime ende jo zyrtare dije se për momentin raportohen së paku 2 gra të lënduara.

Municionet e paplasura, Xhaçka: Brenda 2019 asnjë zonë e rrezikshme në Shqipëri

0

Për më shumë se 20 vite, hotspoti i Suçit në Burrel ka qenë një prej pikave më të rrezikshme për shkak të municioneve të paplasura. Efektivët e Kompanisë së Asgjesimit të Municioneve të Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura, për më shumë se 1 muaj bënë të mundur pastrimin e plotë të zonës. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë takimit me efektivët e EOD në terren, deklaroi se tashmë i kthehen komunitetit 84 mijë metra katrorë të çertifikuar, të pastër dhe të sigurt. “Janë rreth 84 mijë metra katrorë që i kthehen komunitetit që tanimë janë të çertifikuara, të pastra dhe të sigurta. Efektivët tanë kanë rreth 1 muaj që punojnë këtu. Ka qenë një zonë goxha e pasigurt dhe paraqiste rrezikshmëri të lartë për shkak të municioneve të paplasura qysh prej vitit 97. Bashkë me hot spotin e Selicës që gjykojmë që ndoshta pas 5 muajve do ta mbarojmë edhe atë, i kemi kthyer komunitetit gjatë gjithë kësaj periudhe 17 hot spote, mijëra metra katrorë të pastruar dhe të sigurt për përdorim civil. Dhe për vitin 2019, ambicia jonë është që të përfundojmë edhe 2 hot spotet e fundit për t’i kthyer edhe ato komunitetit, duke i çertifikuar të pastra dhe të sigurta”, u shpreh Ministrja. Ministrja e Mbrojtjes vlerësoi efektivët e FA, për punën e jashtëzakonshme në këtë mision kaq të rëndësishëm dhe për ndihmën që po i japin komunitetit në këto zona. Zyra e Koordinimit të Minave dhe Municioneve (AMMCO), si një strukturë e specializuar e Ministrisë së Mbrojtjes, një ekip profesionistësh, i ndërtuar gjatë dekadës së fundit me mbështetjen e PNUD-it dhe donatorëve të ndryshëm, koordinon dhe monitoron operacionet e pastrimit të municioneve të paplasura në hotspote dhe njëherësh bën certifikimin e zonave pas pastrimit të plotë të tyre.