Video:
KËRKOHET RIHAPJA E DOSJES “HAJDARI”
Fran Dashi, Avokati i Izet Haxhisë ka folur sot për mediat duke dhënë detaje se çfarë do ndodhë tashmë që Izet Haxhia, dëshmitari kyç i vrasjes së Azem Hajdarit mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, u ekstradua në Shqipëri. I dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia në Rinas natën e kaluar. Ai ka thënë se do kërkojë rihapjen e çështjes pasi Izet Haxhia, ish-truprojë i Sali Berishës është dënuar në mungesë nga gjykata. I dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia prej vitesh jetonte ne Turqi me statusin e azilantit politik. Pavarësisht kërkesave te vazhdueshme nga pala shqiptare kur ne pushtet ishte Sali Berisha, drejtësia turke nuk ishte shprehur per ekstradimin e tij, por kish urdhëruar qe ai mos largohej jashtë vendit. Pak kohe me pare ai u vetedorezua ne policinë turke per te nisur procedurat e ekstradimit, ku dhe u mor vendimi per sjelljen e tij ne Shqipëri.
RAMA: BE DUHET TË ÇELË NEGOCIATAT PËR SHQIPËRINË
Lideri i mazhorancës Edi Rama zgjodhi ditën e europes për t’i kërkuar në mënyrë të qartë Bashkimit Europian, hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.Ai tha se vendet kryesore që udhëheqin unionin janë të detyruara të mbështesin Shqipërinë në këtë proces. Pas vizitës së tetë deputetëve holandezë në Shqipëri për të mbledhur fakte mbi përmbushjen e kushteve për negociatat, kryeministri Rama vuri në dyshim suksesin e punës së tyre. Shefi i qeverise deklaroi se nëse do të kishim negociata me SHBA, Shqipëria do të ishte anëtarësuar më shpejt se sa në BE.
ARRESTOHET DEKANI I UNIVERSITETIT TË ELBASANIT DHE DY PEDAGOGË
Tre pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe 3 sekserë dhe një student janë vënë në pranga pasi kishin formuar një grup dekan –pedagog-student e sekser duke marrë para për nota kaluese në provime. Të arrestuarit janë Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Albert Riska, 55 vjeç, shefja e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në këtë Universitet Elvira Lumi, 54 vjeçe dhe Erjola Calja, 29 vjeçe, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në po këtë universitet. Në pranga u vunë edhe Petrit Kodra, 53 vjeç, Admirim Kala, 31 vjeç dhe Adem Ngjela, 51 vjeç, që të tre të dyshuar se kryenin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve për marrjen kundrejt pagesës së notave kaluese në provime. I arrestuar është edhe studenti Marius Calja. Ata u vunë në pranga në kuadër të operacionit “Dekani” finalizim i një hetimi disa mujor nga Policia dhe Prokuroria e Elbasanit mbi bazën e një procedimi të nisur më 20 shtator të vitit kaluar. Ky procedim u bashkua me një tjetër hetim ndaj shtetasit Petrit Kodra i regjistruar më herët me të njejtim dyshim. Sipas Dosjes hetimore, personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve. Shuma që paguanin studentët ishte deri në 30 mijë lekë të reja. Më 8 maj, Gjykata e Elbasanit kishte pranuar provat e prokurorisë dhe kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg ndaj 7 të dyshuarve për “Ushtrim i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”. Menjëherë pas njoftimit të Policisë së Elbasanit, Rektori i Universitetit Aleksandër Xhuvani vendosi pezullimin deri në fund të hetimit për dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane dhe dy pedagoget.
DORËHEQJA E TAHIRIT, RUÇI: MORAL BRENDA IMORALITETIT NË POLITIKË. I PARI NË 27 VJET
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka komentuar dorëzimin e mandatit nga Saimir Tahiri, duke e cilësuar atë si një akt moral brenda imoralitetit politik. Sipas Ruçit, është hera e parë në historinë e parlamentatit që një deputet dorëzon mandatin për të qenë i gatshëm për çdo hetim nga drejtësia. Sa i takon akuzave në adresë të ish-ministrit të Brendshëm, Ruçi tha se ato mbeten në dorë të hetimeve nga ana e Prokurorisë.
PD denoncon: Vëllai i Fatmir Xhafaj, i dënuar ne Itali (Video)
Partia Demokratike publikon vendimin e dënimit të vëllait të Fatmir Xhafajt në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Denoncimi i PD: Fatmir Xhafaj mbron vëllain e dënuar për trafik droge në Itali. Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Këshilltari në Grupin Parlamentar të PD-së për çështje ligjore Gazmend Bardhi deklaratë për shtyp.
Kembimi Valutor – 9 Maj 2018
Video:




