Ballina Blog Faqe 9173

10 sekretet që nuk dinit për gjoksin e femrave

0

Sido që t’i quani apo t’i keni gjinjtë tuaj me siguri do t’i kuptoni çdo rresht këtijn artikulli. A jua merrte mendja se sa shumë janë gjërat që nuk dini për gjoksin? Epo këto janë të gjitha kuriozitetet që duhet të dini.

1. Pjesa më e madhe e vajzave dhe grave kanë gjithmonë një gji më të madh se tjetrin.

2. Duhani dhe ushtrimet fizike mund të reduktojnë masën e gjoksit tuaj.

3. Forma e gjoksit mund të ndryshojë në varësi të pozicionit në të cilin flini. Nëse flini përmbys mundësia që gjoksi të zgjerohet është mjaft e lartë.

4. Disa njerëz, femra edhe meshkuj mund të rezultojë të kenë një thithkë më tepër.

5. Gjatë procesit të shtatëzanisë përgjithësisht thithkat marrin ngjyrë më të errët.

6. Vetëm një ndër gjokset tuaja mund të arrijë të prodhojë deri në 450ml qumësht në ditë gjatë shtatëzanisë.

7. Rreth 13% e meshkujve e kanë vëmendjen tek gjoksi në takimin e parë me një femër.

8. Jeta e shëndetshme dhe aktiviteti fizik mund të ulë rrezikshmërinë e prekjes nga kanceri i gjirit.

9. Një nga 8 gra diagnostikohet si e prekur nga kanceri i gjirit të paktën një herë në jetë.

10. Që prej viteve 80’ numri i njerëzve të cilët humbin jetën për shkaktë kancerit të gjirit është përgjysmuar.

Modelja e njohur e fiksuar me lidhjet jashtëmartesore

0

Një modele e njohur në Britaninë e Madhe Lacey Jay, e cila mori hak ndaj të dashurit të saj që e tradhtoi duke fjetur me një burrë të martuar, tanimë është “fiksuar” me lidhjet jashtëmartesore. Lacey Jay është kthyer në një “dashnore seriale” pasi zbuloi se ndërtuesi 27 vjeçar po dilte me vajza të tjera pas krahëve të saj. Obsesioni nisi pas lidhjes me një agjent burse të martuar, 10 vite më të madh se ajo. Që atëherë, modelja 26 vjeçare shoqërohet vetëm me burra të martuar e të pasur, të cilët i blejnë dhurata të shtrenjta. “Tani jam e fiksuar me lidhjet me burra të martuar e të pasur. Nuk mendoj se do mund të ndaloj,” është shprehur Lacey për DailyStar.

Një nënë mahnitëse

0

Ajo është një modele amerikane, e cila i ka ngjitur me shpejtësi shkallët e karrierës në botën e modës. Është fjala për Traci Valenti, e cila është me origjinë italiane. Traci edhe pse është nënë e dy fëmijëve është me të vërtetë në superformë. Linjat e saj ajo nuk heziton asnjëherë t’i ekspozojë për ndjekësit e shumtë në llogarinë e saj të “Instagramit”.

Ekstradohet Izet Haxhia, i dënuar për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit

0

Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës u ekstradua në aeroportin e Rinasit, nën masa të rrepta sigurie. Haxhia është dënuar me 25 vjet burg për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit. Drejtësia shqiptare, sipas ligjit, ka një muaj kohë për të vendosur nëse do të lihet në fuqi ky dënim apo procesi për vrasjen e Hajdarit, do të rihapet. Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës përgjatë viteve 1992-1997, i dënuar me 25 vjet burg për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit, u ekstradua nga Stambolli i Turqisë drejt Aeroportit të Rinasit. Avioni më të cilin udhëtonte u ul në pistën e aeroportit në orën 20:07 minuta. I shoqëruar nga punonjës të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe ata të trupës së shoqërimit të Drejtorisë së Burgjeve, Haxhia u dërgua në ambientet e burgut 313, ku pritet që nga kjo e martë t’i nënshtrohet një procesi të gjatë gjyqësor. Më herët Haxhia ka kërkuar garanci nga autoritetet shqiptare për zhvillimin e një procesi të drejtë dhe të rregullt gjyqësor. Prej 2 javësh ai ishte vetëdorëzuar në policinë turke, ndërsa për 12 vjet me radhë një gjykatë atje kishte urdhëruar që ai të mos largohej jashtë vendit. Në shkurt të këtij viti u mor vendimi që ai të ekstradohet. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi Izet Haxhia është shprehur vazhdimisht se ka prova që fajësojnë ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë e skenarit që çoi në ekzekutimin e Azem Hajdarit pak metra larg selisë blu.Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi. Në Kodin e Procedurës Penale parashikohet që vendimi rishikohet kur ekstradimi i të dënuarit të gjykuar në mungesë jepet me kushtin e shprehur të rigjykimit të çështjes.Në këtë rast, kërkesa për rishikim mund të paraqitet brenda 30 ditëve nga data kur personi është ekstraduar. Pra, referuar legjistacionit shqiptar, tashmë drejtësisë i mbetet një muaj kohë për të vendosur nëse do të rihapet procesi gjyqësor ose do të lihet në fuqi dënimi prej 25 vitesh.

VOX-POP: Kur ka qënë hera e fundit që ke pas “takat” (Video)

0

Vox-Pop nga gazetarët tanë në terren:

Mourinho, 800 mijë euro për të mbyllur gjyqin për evazion fiskal

0

Jose Mourinho është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me organet tatimore spanjolle, për mbylljen e procesit gjyqësor në lidhje me evazionin fiskal, të kryer me fshehjen e të ardhurave nga e drejta e imazhit në periudhën 2011-2012, kur ai ishte trajner i Realit të Madridit. Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja spanjolle “El Mundo”, ish-trajneri portugez i Realit të Madridit ka pranuar fajin për evazionin fiskal dhe do të paguajë një gjobë prej 800 mijë eurosh. Ky pakt, për të cilin pritet vetëm formalizimi, do të shërbejë për të konvertuar dënimin me burg prej 12 muajsh, që organet fiskale kërkuan për 55-vjeçarin. Mourinho u hetua edhe më parë nga organet fiskale spanjolle, për faktin se nuk deklaroi shifrën prej 3.3 milionë eurosh të përfituara nga e drejta e imazhit. Ai proces u mbyll në korrik të vitit 2015, pas akordit që “luzitani” arriti me autoritetet për të paguar 4.4 milionë euro, sa ç’është shifra e evazionit, gjoba dhe interesat. Organet fiskale e rihapën këtë çështje para një viti, pasi gjetën informacione të reja, dhe Prokuroria bëri denoncimin e saj kundër Mourinhos.

Peticion Ramës : Anuloni taksën në Rrugën e Kombit

0

Këshilltarët e tre bashkive, Kukës, Has dhe Tropojë i janë drejtuar me një peticion, kryeministrit Edi Rama, në të cilin i kërkojnë edhe personalisht :të ushtrojë autoritetin ligjor për konsiderimin e kontratës koncensionare në mospërputhje me interesat e komunitetit e si e tillë, të vendosë anulimin e taksës në Rrugën e Kombit për rajonin e Kukësit.” Ky është peticioni i dytë i këtyre këshilltarëve lidhur me këtë çështje; një peticion ata i kanë drejtuar edhe Presidentit të Republikës, Ilir Metës, në të cilin i kërkojnë të ushtrojë autoritetin e tij për lirimin e 4 protestuesve të burgosur.

Iggy Azalea tregon asetet

0

Iggy Azaleas i pëlqen shumë që të tregojë format me veshje ekstravagante, por nuk e ka problem edhe të postojë foto në Instagram me bikini kur ngrihen temperaturat. Reperja australiane ka postuar në rrjetin social foto shumë provokuese buzë një pishine, duke nxjerrë në pah të pasmet. Iggy ka pozuar në një pishinë në Kalabasas të Kalifornisë.

Ministrat e Brendshëm e të Drejtësisë së BE dhe Ballkanit Perëndimor në tetor vijnë në Tiranë

0

Tirana do të presë në tetor ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas vizitës që pati në Austri. Në një postim në Tëitter, Xhafaj tha se ky takim do të mbahet në Tiranë gjatë presidencës austriake të BE. “Austria është një ndër mbështetësit me aktivë të integrimit tonë në Evropë”, tha ministri Xhafaj. Në Vjenë Xhafa u takua me Kryetarin e Parlamentit Austriak Wolfang Sobotka dhe homologun e tij, Ministrin e Brendshëm, Herbert Kickl. “Bashkëbisedim shumë konstruktiv e i frytshëm me kolegun austriak. Projekte të përbashkëta në zhvillim”, shprehet ministri Fatmir Xhafaj.

Melania Trump kopjon sërish

0

Duket se origjinaliteti nuk është pika më e fortë e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara. Pas akuzave për kopjimin e fjalimit të Michelle Obama, tashmë një tjetër rast plagjature rëndon mbi Melania Trump. Ajo ka publikuar një broshurë në lidhje me fushatën e lundrimit të sigurtë të fëmijëve në internet, e cila duket se është identike me versionin e vitit 2014 të botuar nga administrata Obama. Zonja e parë e Amerikës ndodhet për të disatën herë në qendër të akuzave për plagjiaturë. Në një broshurë të paraqitur nga Melania Trump për fushatën mbi lundrimin e sigurtë të fëmijëve në internet, është vërejtur një ngjashmëri befasuese me një dokument me të njëjtën përmbajtje të lëshuar nga administrata Obama. Zonja Trump nisi të hënën iniciativën Be Best, lëvizje të cilës i ka dedikuar dhe një website ku prindërit mund të gjejnë broshurën me informacione mbi lundrimin e sigurtë të fëmijëve në intërnet. Por pas reagimeve të ashpra në mediat sociale përmbajtja u korrigjua dhe u përkufizua si një promovim që zonja Trump i bën broshurës ekzistuese. Një tjetër rast plagjature u shënua në vitin 2016, kur zonja e parë gjatë një fjalimi kishte përdorur të njëjtat fjalë me paraardhesen e saj Michelle Obama.