Ballina Blog Faqe 9229

Shqipëria nën dëborë

0

Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natës dhe mëngjesit, duke zbritur deri në zonat e ulta. 5-10 cm dëborë ka rënë në Lezhë, por superstrada Lezhë-Fushë-Krujë, që dje ishte me probleme, sot kalohet lirisht nga automjetet. E rënduar është situata në Bulqizë, ku reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që rruga Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Burrel të kalohen me shumë vështirësi me zinxhirë. Të bllokuara janë rrugët Bulqizë-Krastë, Qafë e Buallit-Zona D si dhe Ura e Çerenecit-Stëblevë. Të izoluar janë dhe njësitë administrative Trebisht, Ostren, Martanesh dhe shumë fshatra të njësive Fushë-Bulqizë, Zerqan dhe Shupenzë. Trashësia e dëborës në qytet është 30 cm, ndërsa në njësitë adminstrative varjon nga 50 deri në 80 cm. Ka vijuar dhe sot bllokimi i punës në minierat e Zonës D dhe të Martaneshit. Ka edhe ndërprerje të mësimit. I bllokuar është ndërkohë aksi Librazhd-Stëblevë. Rruga Elbasan-Gjinar kalohet vetëm me zinxhirë. Mësimi nuk zhvillohet në Labinot-Mal dhe fshatrat e tij dhe në Gracen.

Tirana zgjohet e mbuluar nga dëbora

0

Kryeqytetit sot është zgjuar i mbuluar nga dëborë. Si pasojë e motit të ftohtë dhe me temperatura të ulëta në Tiranë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëborë. Por, dëbora ishte e imët dhe më pas ia la vendin reshjeve të shiut.  Shërbimet sinoptikane kishin parashikuar që edhe vendet e ulëta do të përfshiheshin nga reshjet e dëborës. Prej ditës së djeshme i gjithë territori i vendit është pushtuar nga moti i ftohtë dhe me temperatura të ulëta.

Sekuestrohet 1 kg kokainë, dy në pranga

0

Policia e Tiranës ka sekuestruar 1 kg kokainë dhe ka vënë në pranga dy persona të cilët e shpërndanin në zonën e ish-Bllokut. Në sajë të operacionit “High Class”, në rrugën “Kongresi Manastirit”, u bë arrestimi në flagrancë i Ermir Bajramaj, 37 vjeç, dhe Besim Hajdaraj, 47 vjeç, të dy nga Durrësi.Ata qarkullonin me automjetin tip “Nissan Micra” me targë DR 3425 F, që drejtohej nga Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Kokainë” e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr. Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut. Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Rama në Londër, Berisha: I gajasi të gjithë, jo me atletet e kuqe

0

sh-kryeministri Berisha ka publikuar një video ku shfaqet Edi Rama në Londër.  Berisha ka reagur me atë që ndodhi ndërkohë që po zhvillohej konferanca në Londër, ku nga salla plasën të qeshura me deklaratën e Ramës lidhur me turizmin në Shqipëri.
‘Londra gajaset dhe përqesh Piktorin deshtak! Kësaj rradhe jo për atletet e kuqe por për mufkat jeshile që lëshon!’, ka shkruar Berisha.

Reagimi i Berishës:
Londra gajaset dhe perqesh Piktorin deshtak!
Kesaj rradhe jo per atletet e kuqe por per mufkat jeshile qe leshon!
Salla shperthen ne te qeshura kur ai deklaron ne forumin e lidereve te Ballkanit Perendimor se 25 % e turisteve kthehen, nuk vijne ne Shqiperi se nuk kane ku te flene!

Plagosja e të moshuarit, policia: Ka prerë damarët

0

Personi i plagosur te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë sipas policisë ka prerë damarët. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash pranë ish-këndit të lojrave. Burri që shihni edhe në foto ka qenë nën efektin e alkoolit  teksa ka prerë damarët me thikë në rrugë.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.02.2018, rreth orës 20.15, në rrugën e “Elbasanit”, dyshohet se shtetasi F.S, rreth 58 vjeç, banues ne Tirane, nen efektin e alkoolit ka prer dameret e njeres dore me thike.

Shtetasi F.S eshte transportuar menjehere ne spital dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Nga kontrolli fizik i bere nga policia ju gjet ne xhep thika me te cilen ka prere damaret e dores

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

Sherr me dy personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

0

Në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë janë konfliktuar dy persona dhe një prej tyre është plagosur.

Mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë spital pasi është qëlluar me thikë. I plagosur ka ngelur një i moshuar.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Demi Rose nuk ka frikë të zhvishet

0

Ajo nuk ka frikë të zhvishet. Dhe pjesën më të madhe të kohës Demi Rose çmend fansat me foto provokuese. 22-vjeçarja nuk ka hezituar as këtë herë të ekspozojë ‘pasuritë’ e saj në Instagram. Modelja britanike e veshur me bikini të thurur me grep theksoi format e saj bombastike. Aktualisht Demo po ‘lulëzon’ në ishullin idilik grek të Mykonos pas një udhëtimi në Milano e Venedik.

 

Sllovaki, vritet gazetari që po investigonte korrupsionin qeveritar

0

Një gazetar i njohur investigativ, Jan Kuçiak është vrarë në shtëpinë e tij së bashku me të dashurën, nga të shtënat me pistoletë. Lajmi konfirmohet edhe nga policia. Sipas të përditshmes “Dennik N”, vrasja e ndodhur gjatë fundjavës dyshohet të jetë e lidhur me aktivitetin e reporterit, i cili po hetonte mbi mashtrimet fiskale, veçanërisht në rastet e disa personave të afërt me partinë në qeverisjen e vendit, të socialdemokratëve (SMER), të kryeministrit Robert Fico. Kuçiak, vetëm 27 vjeç, ka punuar edhe për faqen e rëndësishme të internetit “Aktuality.sk”. Ky është rasti i fundit i vrasjes së një gazetari që merret me hetimin e çështjeve korruptive nga qeveritarë apo persona të lidhur me ta, pas atij që u shënua në Maltë në fund të vitit të kaluar.

Kush ka këtë grup gjaku, është i papërmbajtshëm në seks

0

Në kultura të ndryshme, grupi i gjakut ka një rëndësi shumë të madhe. Ai nuk është thjesht një e dhënë karakteristike e gjakut që përcakton çfarë duhet të hani, nga cilat sëmundje rrezikoheni apo si është formuar personaliteti juaj. Grupi i gjakut mund të jetë përcaktues edhe për ”gjimnastikën poshtë çarçafëve”, që ndodh në dhomën e gjumit. Besoni apo jo, ekspertët kanë provuar që edhe grupi i gjakut ka një rëndësi të madhe gjatë marrëdhënieve seksuale. Studimet shkencore sërish kanë shkuar një hap përpara kur është fjala për seksin. Sipas tyre, personat që kanë grup gjaku 0 janë më të zotë dhe bashkëpunues në shtrat. U pëlqen të zbulojnë kënaqësinë me partnerin, janë shumë të ndjeshëm, pa komplekse dhe nuk e duan monotoninë. U pëlqen të eksperimentojnë dhe ta bëjnë partnerin të arrijë kënaqësinë kulmore. Grupi i gjakut 0 konsiderohet si një ndër më të veçantët pasi presupozohet të bëhet fjalë për  një manipulim gjenetik të qenieve të evoluara të zbritura në Tokë miliona vite më parë.

26-vjeçarja heq dorë nga futbolli për shkak të përmasave

0

Edhe pse gjoksi është pjesa e preferuar e meshkujve tek femrat dhe po ashtu e vetë femrave, ka nga ato që nuk do donin ta kishin në numrin më të madh. Ky është rasti i Abigali Ratchford, e cila në adoleshencë të saj ishte një nga futbollistet më premtuese në Amerikë. Por, gjoksi i saj i madh dhe format e kolme që e pengonin të zhvillohej si një sportiste e drejtuan shumë shpejt drejt një tjetër fushe, modelingut. Abigalit iu desh të braktiste futbollin për shkak të formave të saj dhe sot është një modele shumë e suksesshme, imazh i disa kompanive më në zë dhe numëron rreth 8.2 ndjekës në Instagram. Tashmë 26 vjeçe ajo nuk i bie pendesë që hoqi dorë nga hobi i saj i hershëm, pasi tashmë po shkëlqen në modelin.