Ballina Blog Faqe 9231

Berisha denoncon: Në grupin negociator me Greqinë një spiun

0

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot një skandal në lidhje me negociatat për marrëveshjen e detit me Greqinë. Sipas tij vendosja e Artur Meçollarit në krye të grupit të negociatorëve të marrëveshjes së detit me Greqinë përbën një skandal. Berisha theksoi se ky person është spiun dhe agjent i të huajve. “Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye të grupit të një ish-spiuni të Forcave Ushtarake, i larguar pas dokumentimeve të pa kundërshtueshme të SHISH dhe ushtrisë por edhe të dhënave të tjera. Gjithçka e realizuar me vendim të prokurorisë, ky është agjent, spiun. Bëhet fjalë për Artur Meçollarin”,- tha Berisha.

Vrasja e biznesmenit, arrestohen autorët. Shkak, borxhi i pashlyer

0

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Memli Begalla, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 14 shkurtit në Tiranë, ku ka vënë në prang ekzekutorin e tij. Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë”, bëri të ditur drejtori i policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj. Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë. Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Prokurori Italian: Mafia shqiptare ka pushtuar edhe policinë

0

“Mafia shqiptare mund të ketë pushtuar institucione përfshirë policinë”. Kështu ka deklaruar prokurori Italian i Antimafies në një deklaratë për mediat pas takimit me kryeprokuroren Arta Marku. Sipas tij grupet shqiptare kanë krijuar aleanca me mafien italiane. “Rastet që janë regjistruar në Itali janë të konsiderueshme kryesisht me mafien puljeze që ka aktivitetin e saj ilegal në detin Adriatik është e pranishme edhe në rajonët e Italisë veriore. Kanë krijuar aleanca grupet shqiptare me ato italiane”. Federico Cafiero De Raho deklaroi se po zhvillohet hetime që do të sjellin rezultate. “Kemi angazhuar skuadra megjithatë ka çështje që duhet të hetohen dhe hetime që do të sjellin rezultate. Shqipëria angazhimi ynë është i rëndësishëm”. Sipas prokurorit Italian Mafia në Itali ka qenë e fortë, sepse kishte korruptuar njerëz nga policia e politika dhe për këtë arsye mafia u forcua. E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri. “Edhe mafia në Shqipëri ka arritur të penetrojë në nivele të territorit shqiptar që futen ne ekonominë legale dhe kanë lidhje me politikën. Mafia shqiptare mund të ketë pushtuar institucione përfshirë policinë.

I ftohti siberian “pushton” edhe Italinë

0

Italia është përfshirë nga i ftohti siberian Burian. Nga Veriu në Jug janë regjistruar temperatura nën zero si dhe reshje të mëdha dëbore. Kryeqyteti italian Romë është zgjuar sot i mbuluar nga bora. Reshjet e dëborës vazhdojnë të bien, më shumë se sa ishte parashikuar duke bllokuar mjaft rrugë e duke shkakuar vonesa në qarkullimin hekurudhor e ajror. Të gjitha shkollat dhe universitetet janë mbyllur si dhë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda. Në dy aeroportet e Romës janë regjistruar vonesa në fluturime për shlak të pistave të bllokuara nga bora. Temperatura mjaft të ulëta të të ftohtit siberian deri në -24 gradë janë regjistruar në komunën e Lievignos në rajonin e Lombardisë si dhe në Piemonte, Torscana, Emilia Romagnia etj. I ftohtë siberian ka përfshirë në mënyrë të vecantë veriun dhe zonën qëndrore në Itali por meterologët flasin se gjatë ditës do të mbërrij dhe në rajonet jugore. Këshilli Kombëtar i mbrojtes civile është mbledhur në orët e para të mëngjesit të sotëm për të përcaktuar një plan masash kundër rrezikut ndaj ngricës . nd ndihmë të qarkullimit rrugor e të personave të pastrehë e në vështirësi.

Negociatat Shqiperi-Greqi, zbardhen emrat e grupit negociator

0

Paraditen e sotme Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri me dije se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit Ilir Meta, lidhur me negociatat e shtetit shqiptar me Greqinë. Mes tyre kreu i shtetit kërkonte të qartësohej kërkesa e autorizimit për marrëveshjen e Detit me Greqinë si dhe të përcaktohej se kush do të ishte në përbërje të grupit negociator. Por ditën e sotme kanë dalë emrat që do të përbëjnë grupin, ku bashkëkryetar do të jetë Armand Skapi nga Ministria për Europën dhe Punet e Jashtme, anëtar Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare dhe Qirjako Qirko ambasadori i Shqipërisë në Londër. Gjithashtu anëtarë të grupit do të jenë dhe Aida Hajna, zv.drejtoresha e Policisë, Ardjan Bylyku drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Arsen Mullai, Viktor Doda dhe Artur Meçollari, i larguar nga ushtria në vitin 2012.

“Vettingu” i policisë në Kuvend, Xhafaj: Proces i pavarur nga Qeveria

0

Kuvendi u mblodh këtë të hënë në seancë plenare me dy projektligje të rëndësishme në rend të ditës. Së pari diskutohet projektligji i njohur si “vettingu” i Policisë së Shtetit. Në prezantimin e kësaj nisme, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj premtoi se organet e vlerësimit do të jenë të pavarura nga qeveria dhe procesi i ndershëm e i paanshëm. Ministri tha gjithashtu se projektligji u jep mundësinë ish-anëtarëve të Policisë së Shtetit për t’u rikthyer në këtë strukturë. “Si shenjë e paanshmërisë politike, projektligji parashikon edhe rikthimin e ish-anëtarëve të Policisë së Shtetit, që më parë i nënshtrohen këtij vettingu”, deklaron Xhafaj. Ministri shtoi se synimi është largimi i të gjithë atyre që nuk përmbyshin standardin profesional dhe moral dhe iu përgjigj akuzave të opozitës, e thotë se projektligji është një shpikje shqiptare. “Ky është një standard ndërkombëtar dhe jo një shpikje shqiptare”, deklaroi ministri Xhafaj. Kritikave të opozitës se në Policinë e Shtetit ka elementë të lidhur me krimin e organizuar dhe me kultivimin e trafikimin e hashashit, kryesisht në drejtim të Italisë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj iu përgjigj duke sjellë raportin e Guardia di Finanzas për 2017. “Ky raport thotë se kultivimi i hashashit në Shqipëri ishte më i ulti nga gjithë vitet që ka lindur ky fenomen”, thotë ministri. Xhafaj deklaron se me rrezik janë grupet kriminale që zotërojnë asete financiare domethënëse. “Disa grupe kriminale zotërojnë asete financiare domethënëse, që i bëjnë shumë më të rrezikshme për sigurinë dhe rendin publik. Megjithatë, pushteti ekonomik i grupeve kriminale u dobësua gjatë vitit 2017. Janë mbi 40 mln euro asete me burime kriminale, ndërkohë që në 2013 kjo shumë nuk kalonte as 1.2 mln euro”, u shpreh Fatmir Xhafaj.

Marrëveshja e detit, MEPJ: I plotësuam kërkesat e Presidentit

0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës lidhur me negociatat e shtetit shqiptar me Greqinë. Më 20 shkurt presidenti ktheu kërkesën e ministrit Bushati për dhënien e ploftuqishmërisë duke kërkuar sqarime për tre pika. Në arsyetimin e presidentit shkruhej se ishin të paqartë elementet konkretë të objektit të kërkimit për negocim për të cilin i kërkohet Presidentit i Republikës Autorizim për Plotfuqi. Nuk përcaktohej qartë se kush do të jetë personi që do të udhëheqë Grupin Negociator. Për çfarë pretendimesh konkrete territoriale bëhet fjalë? Ku do te perdoret barazlargimi strikt dhe i korrektuar ne vijën e demilitimit ? Ndërsa në konferencë për shtyp presidenti sqaroi se ai nuk mund të vihej përpara faktit të kryer për një marrëveshje të mundshme të detit, pa u konsultuar më parë. “Presidenti nuk mundet të firmosë një letër të bardhë dhe njëkohësisht dhe me disa probleme që kanë nevojë të saktësohen” -u shpreh Meta. Ndryshe nga presidenti i Republikës i cili bëri publike kthimin e përgjigjes ministria e Jashtme si herën e parë nuk e bëri këtë publike.

Prokurori I antimafias italiane takon Xhafën

0

Prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho ndodhet në Tiranë.  Vizita e tij mësohet nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili ka postuar në twitter një foto nga takimi duke komentuar. “Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim Prokurorin Kombëtar italian Antimafia dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho dhe bashkëpunëtorët e tij, që nga dje në Tiranë. Një diskutim shumë profesional dhe i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur italian, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar” Mësohet se me Prokurorin De Raho është folur për  çështje konkrete me shumë interes lidhur me bashkëpunimin dy palësh “në luftë kundër krimit të organizuar transnacional, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale. Shkëmbim informacioni më të shpejtë, analiza dhe hetime të përbashkëta me skuadra mobile si dhe trajnime me Policinë shqiptare” shkruan ministri Xhafaj.

ARRSH, rrugët ku duhet të bëni kujdes

0

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrë të përgjithshme këtë mëngjes të situatës në akseve rrugore si pasojë e reshjeve të dendura të një nate më parë. Sipas ARRSH në disa zona ka pasur dhe rrëshqitje dherash, ndërsa një sërë aksesh janë të kalueshme me zinxhirë.

QARKU TIRANE

Ne rrugen Qafe Priske – Shengjergj, Qafe Priske – Qafe Molle qarkullohen me zinxhire. Segmenti rrugor nga Lana Bregasi-Trau Dajt – Antena – Teleferik, qarkullohet me zinxhire. Kontraktoret jane ne gadishmeri per cdo situate qe mund te paraqitet. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar, sidomos ne rruget ku ka prezence ngricash.

QARKU DURRES

Nuk ka problem ne akset e ketij Qarku. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar.

QARKU ELBASAN

Ne segmenin Librazhd –Steblev-Qafe Stude ka 25 cm bore, nga Togez-Qafe Stude qarkullohet me zinxhire. Nga degezimi i tunelit te Krrabes deri ne Gracen qarkullohet me zinxhire, nuk ka bore por ka ngrica. Librazhd-Kapshtice reshje te dendura bore eshte punuar me mjete dhe punetore, kalimi pa zinxhire. Rekomandohen perdoruesit e rruges te levizin me shpejtesi te reduktuar dhe te respektojne sinjalistiken rrugore. Kujdes te tregohet ne zonat ku ka mundesi te renies se materialeve ne rruge.

QARKU BERAT

Nuk ka probleme per qarkullimin ne akset e ketij Qarku. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.

QARKU VLORE

Rreth ores 6 te mengjesit kane filluar reshjet e bores ne Llogara qe vazhdojne te dendura dhe pa nderprerje edhe tani. Aktualisht qarkullohet pa zinxhire. Reshtjet jane te dendura rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne oret ne vijim. Ne te gjitha akset kontraktoret jane ne gadishmeri. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.

QARKU GJIROKASTER

Ne segmentin Tepelene-Gjirokaster ne oren 3 te nates ka patur rreshqitje dherash ne vendin e quajtur Uji I Ftohte, vazhdon puna per pastrimin e rruges.Ne aksin rrugor Ura e Leklit – Permet ne piken e ndarjes te rretheve Permet dhe Tepelene, ka ndodhur nje rreshqitje masive e shkembinjve nga shpati i rruges dhe demtim i murit mbajtes.
Rruga eshte ngushtuar dhe eshte e kalueshme me 1 kalim. Nga ana e kontraktorit eshte vendosur sinjalistika kufizuese dhe eshte bere lajmerimi i Komisariatit te Policise se Permetit per te mos lejuar kalimin e mjeteve me tonazh te larte. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.

QARKU KORCE

Ne Qarkun e Korces, gjate gjithe nates ka patur rreshje te dendura debore te cila vazhdojne dhe ne keto momente,moti i ftohte dhe temperaturat me minus.
Eshte bere kontrolli i akseve rrugore dhe po punohet ne te gjitha akset per mirembajtje dimerore,pastrim dhe kriposje.
Gjendja ne keto momente eshte kjo:
1- aksi rrugore K/Boboshtice –Dardhe,trashesia shkon 50 cm shoqeruar dhe me erera te forta ,Korce-Voskopoje, kalimi behet me zinxhira
2-aksi Erseke-Carshove kalimi me zinxhira
3-aksiK/Libonik-Lozhan-Mollagrabove kalimi me zinxhira
4-Aksi Korce-Erseke kalimi me zinxhira
5-aksi K/Liqenas –Dogana Gorice kalimi behet me zinxhira
6-Aksi K/Zemblak-K/Liqenas kalimi me zinxhira
Trashesia e debores arrin ne fushore 20-35 ne malore dhe ne disa vende arrin nga 50-70 cm si rezultat i ererave te forta,ne vende si Qafa e Qarrit,Erseke-Borove,Qafa e Biglles.
Element shqetesues perben dhe thyerja e degeve te pemeve anes rrugeve si rezultat i peshes se debores.Kontraktoret po punojne me kapacitetin e plote te makinerive dhe stafit. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken, te levizin me kujdes ne rruge, te perdorin zinxhiret dhe gomat e bores sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.

QARKU FIER

Nuk ka probleme ne akset e ketij Qarku. Te gjitha akset po mbahen ne monitorim te vazhdueshem nga kontraktoret. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.

QARKU LEZHE

Reshje bore te pa perfillshme nuk ka probleme per qarkullimin e automjeteve pervec segmenteve rrugor Ura e Matit-Rreshen Urak dhe shpal-Reps ku trashesia e bores arrin 20 cm dhe qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.

QARKU KUKES

Ka rreshje te dendura debore rruga Milot- Rreshen-Tuneli Thirres-Morin (Rruga e Kombit)jane marre masat e kalueshme pa zinxhir.Rruget Qafe Mali –Fierze. Kukes – Bushtrice te kalueshme me zinxhire Rruga e Valbones e kalueshme pa zinxhir.
Bajram Curri-Valbon 30 -40 cm bore, po punohet per pastrim dhe kriposje, qarkullimi pjeserisht me zinxhire. Akset Bajram Curri-Fierze, Ura Dushaj-Sheshi trageteve-lekbibaj ksa 15-20 cm bore, qarkullimi pa zinxhire. Bajram Curri –Kam ka 25 cm bore. Qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire. Rruga Kukes- Bushtrice- K/Domaj-Rec ka 25-30 cm bore, qarkullimi pjeserisht me zinxhire. Rruga Shote Galica-Qender Kukes-Krume 20-25 cm bore, qarkullimi pa zinxhire. Krum-Qafe Prush-Plepa-Kam 20-25 cm bore, qarkullimi pjeserisht me zinxhire.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken, te levizin me kujdes ne rruge, te perdorin zinxhiret dhe gomat e bores sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.

QARKU DIBER

Segmentet nga Suci-Bulqize-Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhire.
Klos-Bulqize-Peshkopi reshjet e bores shoqerohen edhe me era te forta qe bejne grumbullimin e bores ne rruge.
Aksi Kuben-Vasije ka 40 cm bore qarkullimi rekomandohet me zinxhire. Ne akset e ketij qarku trashesia e bores arrin ne 40 cm dhe qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire.
Kontraktoret kane punuar gjate nates dhe po vazhdon puna per pastrim dhe kriposje. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken, te levizin me kujdes ne rruge, te perdorin zinxhiret dhe gomat e bores sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.

QARKU SHKODER

Shkoder-Hani Hotit reshje te pakta bore, qarkullohet pa zinxhire. Reshje bore ka ne segmentet Vau Dejes-Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin.
Ne zonen Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin bora shoqerohet me ere te forte. Ne disa zona ne Qafe Mali trashesia shkon 1.5-2m. Trashesia normale ne gjithe keto zona eshte rreth 80 cm. Ne segmentin Q/Lac-Koman ka rreth 5 cm bore, qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire pasi ka prani ngricash. Koplik-Boge-Dedaj –Razem rreth 5cm bore qarkullimi pjeserisht me zinxhire.K/Hadroj-Q/Bene-Rreshen rreth 10 cm bore rekomandohet qarkullimi pjeserisht me zinxhire. Qafe Mali-Fierze rreth 40 cm bore, qarkullimi rekomandohet me zinxhire.Vazhdon puna per pastrimin dhe kriposjen e ketyre akseve, qarkullimi kryhet me zinxhire . Te gjithe kontraktoret jane ne gadishmeri per situatat qe mund te paraqiten. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore, sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.

360° Gradë – RAMA ME 880 MIJË LEKË RROGË MERRTE NDIHMË EKONOMIKE

0

Debati i së enjtes në Parlament mes mazhorancës dhe opozitës mbi ndihmën ekonomike, ka vazhduar me retorikën e palëve në takimet me personat e prekur nga skema. Kryeministri Edi Rama në një vizitë në një familje përfituese në berat thekson se para se të jepet statusi i përfituesit realizohen kontrolle në tatime, hipotekë apo zyrat e transportit rrugor.

Për të treguar efektet e skemës së re të ndihmës ekonomike, kryeministri Edi Rama vizitoi një familje në qytetin e Beratit, ku zhvilloi edhe mbledhjen e fundit të qeverisë.Në skemë janë përfshirë edhe familje që më herët penalizoheshin nga dokumentacioni.

700 familje të tjera janë përjashtuar. Shifrën për Beratin e publikoi kryeminsitri, i cili pranoi se janë bërë gabime, por tregoi dhe raste të perfituesve abuzivë.

Një familje mund të trajtohet me ndihmë ekonomike deri në pesë vjet kohë e mjaftueshme, sipas minstres Manastirliu për t’u integruar në tregun e punës.

Në këtë pikë, kryeministri përsërit shembullin e qytetarit që refuzon ë punojë në privat se do një punë në shtet.

Skema e re ka hequr ndihmën e pjesshme ekonomike dhe përfituesit marrin vetëm ndihmë të plotë.///