Ballina Blog Faqe 9232

360° Gradë – OZON ESTETIK, ATY KU ESTETIKA MERR TJETER EMER!

0

Ozon estetik ne Tirane, qendra me e re e estetikes, ju ofron profesionalizmin e saj ne trajtimet me bashkekohore te fytyres e trupit.Ka alternativa te shkelqyera, pa asnje efekt anesor dhe shume me ekonomike se botoksi per te eliminuar rudhat e per te rinuar pamjen tuaj

Ozon estetik ne Tirane, qendra me e re e estetikes, ju ofron profesionalizmin e saj ne trajtimet me bashkekohore te fytyres e trupit.Nje lekure e re? Pa akne, pa njolla, pa rrudha? Keto jane problem per kedo por jo per Ozon estetik.Tashme eshte Koha per te provuar mrekullite qe ben ozoni ne fytyren tuaj…Trajtimi i akneve dhe njollave ne kete qender behet me metodat me efikase bashkekohore, per te nxjerre ne pah me te miren.Kjo ndjesi e mrekullueshme tashme fare prane…do te gjeni mbi 30 procedura te ndryshme efektive per te shpetuar nje here e pergjithmone nga ky problem i lekures

Aty ku bukuria mbushet me fryme..

Ka alternativa te shkelqyera, pa asnje efekt anesor dhe shume me ekonomike se botoksi per te eliminuar rudhat e per te rinuar pamjen tuaj.Mos lini shenja mbi bukurine tuaj… Trajtimet ne kete qender estetike  ju garantojne nje lekure te paster e te rigjeneruar pa asnje efekt anesor, per nje pamje krejtesisht natyrale.

Por cili eshte ndryshimi krahasuar me qendrat e tjera?

Natyra permban çdo mrekulli per nje lekure te rinovuar e te brishte per fytyren e duart tuaja… Shkenca e zbulon, ndersa ne i sjellim prane jush…

Aty ku estetika merr tjeter emer!!

Rama kërkon çeljen e negociatave për Shqipërinë, batutat me Juncker

0

Pas takimit me kreun e Komisionit Europian, kryeministri Rama dhe Juncker kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij Rama, u shpreh se reforma në drejtësi po jep frytet e saj dhe pas fillimit të zbatimit të vettingut pritet që sistemi i ri i drejtësisë të jetë më i pastër dhe në shërbim të qytetarëve

‘Reformat e integrimit nuk janë të detyrueshme sepse na i kërkon Brukseli, por sepse na i kërkon Shqipëria dhe borxhi që i kemi gjeneratës tjetër. Integrimi në BE nuk është udhëtimit për të shkuar gjetkë por ndërtimi i së ardhmes këtu në vendin tonë. Besojmë se e meritojmë rekomandimin e pastër për çeljen e negociatave pasi i kemi kryer me përpikmëri detyrat në këtë fazë. Na vjen keq që nuk ju pritëm me klimë të mirë, por gjithsesi po ju bëjmë të ndjeni klimën e Brukseli, ftohtë, shi dhe mërzi.’ – tha Rama.

Në fjalën e tij, Juncker, deklaroi se BE do japë mbështetje maksimale për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.

‘Kam ardhur në Tiranë për t’i shpëtuar klimës së Brukselit, por po e gjej sërish klimën e Brukselit. Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për ne dhe ne do e ndihmojnë Shqipërinë për ta bërë këtë rrugë. Ne kërkojmë që Shqipëria të ketë zgjidhur problemt territoriale me fqinjët dhe përmirësimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Dal nga bisedimi me kryeministrin se vendi i natyrshëm i Shqipërisë është në gjirin e BE-së. Do keni mbështetjen maksimale’ – deklaroi Juncker.

Më tej Rama dhe Juncker iu përgjigjën pyetjes lidhur me negociatat Shqipëri-Greqi me kreun e Komisionit Europian që kërkoi zgjidhjen sa më shpejt të tyre

‘Do të zgjidhet me sukses i gjithë ky proces. Negociatat me Greqinë do bëhen sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Do tregojmë se jemi një shtet serioz.’ – deklaroi Rama.

‘Jam i mendimit se ato duhet të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur. Duhet ta përdorim hapjen nga të dyja palët ër t’u lejuar vendeve të zgjidhin konfliktin në mënyrën më të mirë. Vendet që kanë konflikte territoriale duhet t’i zgjidhin ato para anëtarësimit. BE nuk u përket vetëm anëtarëve, por çdo vend ka prirjen të bëhet anëtar me kusht që të plotësohen kriteret e anëtarësimit.’ – tha Juncker.

Pyetjes nëse ka një datë anëtarësimi për ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe pse Serbia dhe Mali i Zi janë më përpara me negociatat, Juncker deklaroi: Data e anëtarësimit u drejtohet të gjitha vendeve përpara 2025-ës ose pas saj. Nuk mund të thuhet se Shqipëria do trajtohet në mënyrë të pafavorshme dhe meritat e saj do merren parasysh dhe do vlerësohen. Sa për vettingun konstatoj se procesi është duke u zhvilluar dhe po jep rezultate mbresëlënëse. Duam që ky proces të vijojë më tej. I takon drejtësisë shqiptare të bëjë punën e saj. Nuk më takon mua të takoj kush është fajtor e kush jo. Ka gjykata shqiptare që po e bëjnë gjithnjë e më mirë punën e tyre. Është e vështirë të japësh gjykim përfundimtar për vendet anëtare. Ata e kanë tashmë një përvojë të gjatë në këtë drejtim. Faleminderit, ju uroj një mbrëmje të këndshme, jam i uritur.’

Juncker në Tiranë, pas takimit me Ramën konferencë për shtyp në 19:40

0

Ka mbërritur në Tiranë Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Cluade Juncker.

Ai shoqërohet në këtë vizitë nga Komisioneri Europian, Johanes Hahn, në kuadër të një vizite zyrtare.

Pas Maqedonisë, zyrtarët e lartë europianë po vizitojnë Shqipërinë. Tema e bisedimeve pritet të jetë zgjerimi i Bashkimit Europian dhe perspektiva e Maqedonisë dhe Shqipërisë për sa i përket integrimit.

Pas takimit me kryeministrin Rama, pritet një konferencë e përbashkët për shtyp që është njoftuar se do mbahet rreth orës 19:40.

Reshjet e borës shkaktojnë probleme, zonat ku duhet bërë kujdes

0

Vendi është pushtuar nga moti i paqëndrueshëm, i shoqëruar me reshje të shumta shiu dhe dëbore në gjithë territorin.

Zonat me problematike paraqiten ato të Dibrës, Kukësit dhe Lezhës ku në disa akse qarkullimi është vështirësuar për shkak të dëborës.

Në Dibër, 5 automjete kanë mbetur të bllokuara në rrugë nga dëbora e rënë.

Megjithatë deri tani nuk raportohet ende për rrugë të pakalueshme.

Orët e fundit reshjet e dëborës kanë qenë intensive edhe në qarkun e Elbasanit dhe policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin zinxhirët në aksin Prrenjas-Qafë Thanë.

Dëborë dhe shi, qarqet që pritet të ketë më shumë reshje

0

Që nga pasditja e sotme dhe në vazhdim pritet të ketë në shumicën e qarqeve reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër intensive. Sipas IGJEUM rreshje dëbore pritet të ketë në zonat malore por edhe në ultërsirat fushore.

RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.25) dhe nesër (e hënë, dt.26) në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Pritet prania e reshjeve të dendura në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit, me një shtrirje kohore nga dita e hënë deri në fillim të ditës së mërkurë.
Reshjet e dëborës në kuota të ulëta mund të sjellin problematika të ndryshme (deri në bllokime) të transportit rrugor. Kjo është pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, duke bërë që gjatë netëve i gjithë territori të jetë me temperatura negative.
Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: +1 / 10; në vendet e ulëta: 0 / 8 ; në vendet malore: – 10 / 0 °C.

ERA
Sot pasdite (e diel, dt.25) dhe nesër (e hënë, dt.26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në Veri dhe në bregdet deri e fortë.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë e mëdhenj, në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë e vegjël jugorë (qarqet Vlorë dhe Fier) përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt. Në këto dy qarqe mund të ketë edhe probleme të vogla nga përmbytjet urbane, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Mbi 1400 gjoba brenda 48 orëve, Policia bën bilancin e aksionit rrugor

0

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë gjatë fundjavës një aksion për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në autostradën Durrës-Tiranë dhe në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës.

Qëllimi i operacionit ishte evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mejteve të cilët qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, dhe atyre që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, nga të cilët  2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 68 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

• 33 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara.

• 22 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur .

• 13 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Gjithashtu , në zbatim të Planit Operacional janë vëndosur  125 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit,  131 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
si dhe 994 masa të tjera të ndryshme.

Berisha: Rama mbylli guroret e Skraparit, la pa punë 1200 punëtorë për llogari të Adriatik Zotkës

0

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook ka publikuar denoncimin e një qytetari në lidhje me mbylljen e gurores në Skrapar.

Sipas tij, ishte kryeministri Rama ai që mbylli guroret e Skraparit për llogari të kryetarit të Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkës dhe xhepave të tij duke lënë pa rroga 1200 punëtore.

“Kryetari i bashkise ka hapur vete nje mander guri, gjasme do punajne njerzit e bashkis une vet punoje ne gurore dhe e di qe pa leje minerale nuk mund te punosh! Punetoret kane 3 muaj pa pune dhe dalin ne protest pse ju kane mbyllur punen, ai ju thot veri duart ne fyt pronareve pse su japin rrogen.”-shkruan qytetari dixhital.

Mashtroi duke përfituar 900 mijë euro, zbulohet emri i dentistes 38-vjeçare

0

Një skemë mashtrimi prej 900 mijë euro është zbuluar nga Prokuroria e Durrësit. Për këtë vepër penale është arrestuar një  38-vjeçare me iniciale Olesia Duka, Mësohet se ajo mashtroi shtetasin me iniciale I.H.

Nisur nga dëmi i madhe i shkaktuar  të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për  pesë pasuri të autorit dhe familjareve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro.

DETAJE NGA PROKURORIA:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetasje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në 26 shkurt 2018 ka filluar procedimin penal nr. 143/2018, për veprën penale “Mashtrimi”, te parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal në ngarkim të shtetases Olesia Duka, banuese në Tiranë në dëm të shtetasit paditës I.H.

Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme  të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale Olesia Duka, (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon  të mos kthejë shumën e parave të marra duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H. që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.

Autori i veprës penale vazhdon të kryejë veprime  në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe  vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona  të tjerë.

Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen Olesia Duka, e datëlindjes 26.09.1980,  me banim në Tiranë.

Nisur nga dëmi i madhe i shkaktuar  të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për  pesë pasuri të autorit dhe familjareve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.

Humbi familjen në aksident, Ervisa Preka mëson të vërtetën në spital

0

37-vjeçarja, Evisa Preka ka mësuar nga mjekët se tre fëmijët e saj dhe bashkëshorti nuk jetojnë më pasi humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Velipojë.

Mjekët e spitalit të Shkodrës i kanë dhënë një dozë ilaçesh të forta për bombardimin e trurit, duke e parë këtë si të vetmen mundësi për t’i mbajtur parametrat jetësor.

Gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka disa dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjerat të trupit.

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes raporton zonat më problematike

0

Ministria e Mbrojtjes ka informuar me anë të një raporti publikun mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq që ka pushtuar së fundmi vendin. Reshjet e dendura të dëborës kanë filluar të shkaktojnë problemet e para në disa zona të Shqipërisë.

 Njoftimi i plotë 

Në vijim të informimin për situatën në vend, Ministria e Mbrojtjes ju bën me dije se në bazë të informacioneve të marra nga Qendra Kombëtare Operacionale dhe prefekturat:

1)Qarku Shkodër. Reshjet e borës janë me intesitet të ulët në zonat urbane (qytete) dhe deri mesatare në zonat rurale, si dhe më intensive në lartësitë malore. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet, për pastrimin e borës në rrugë dhe për hedhjen e kripës, megjithëse dëbora nuk ka krijuar shtresë.

2)Qarku Kukës. Reshjet e borës janë me intesitet të ulët në zonat urbane (qytete) dhe deri mesatare në zonat rurale, si dhe më intensive në lartësitë malore. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet, të cilat po punojnë për pastrimin e dëborës në rrugë dhe për hedhjen e kripës. Trashësia e borës: Tuneli  i Kalimashit 8 cm, Valbonë 9 cm, Qafë Shllak 5 cm, Qafë Tobli 5 cm, Qafë Luzhë 5 cm.

3)Qarku Dibër. Reshjet e borës janë kryesisht me intesitet të ulët në zonat urbane ku trashësia e borës është 3-5 cm, si dhe me intesitet mesatar në zonat rurale ku trashësia e borës është 20-25 cm, kurse në zonat malore janë me intesitet me të lartë. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor (vetëm aksi Peshkopi-Lurë është ende i bllokuar e qarkullohet nga aksi Lurë-Rrëshen) janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet. Në segmente të rrugëve nacionale si Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit-Steblevë, po punohet nga subjektet kontraktore me mjete dhe hedhje të kripës për mbajtjen e këtyre segmenteve rrugore funksionale.

4)Qarku Lezhë. Reshjet e borës janë të dobta dhe trashësa e borës është 2-5 cm në territorin e bashkisë Lezhë,  si dhe 5 cm në territorin e bashkisë Mirditë, në lartësitë mbi 200 metër. Në territorin e bashkisë Mirditë: Në fshatin Thirrë, Dardhë dhe Xhuxhë, Njësia Administrative Fan, ka borë 20-30 cm. Në fshatin Lajthizë dhe Nënshetaj, Njësia Administrative Orosh, ka 20-25 cm borë. Në fshatin Mërkurth dhe Kumbull, Njësia Administrative Selitë, ka 15-20 cm borë. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë në gatishmëri të gjithë forcat dhe mjetet.

5)Në qarqet Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, nuk kanë reshje dëbore në zonat urbane dhe rurale. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në gatishmëri të gjithë forcat dhe mjetet, për të ndërhyrë në çdo situate emergjente.
Për menaxhimin e kësaj situate MM/SHPFA, strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe monitorim të vazhdushëm të situatës.
Forcat e Armatosura për situatat të emergjences civile të shkaktuara nga reshjet e  borës kanë në gatishmëri kapacitetet operacionale, njerëzore dhe teknikë për shpëtime të posaçme dhe operacionet urgjente si përforcim dhe për të siguruar një përgjigje të menjëhershme. Kapacitetet njerëzore dhe teknike, FA i kanë të vendosura pranë qarqeve me problematike, për të vepruar në një kohe sa më të shkurtër duke u ofruar ndihmë të menjëhershme banorëve që mund të ndodhen në situatë kritike për jetën.