Akuzat e reja, të bëra publike nga prokurori special Robert Mueller ditën e premte, hedhin dritë mbi fushatën lobuese të Uashingtonit të orkestruar nga Paul Manafort në emër të ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych dhe aleatëve të tij. Manafort thuhet të ketë paguar në mënyrë të fshehtë disa ish-politikanë të lartë europianë për të promovuar interesat ukrainase në Uashington. “Edhe pse ish-politikanët dukeshin sikur po jepnin vlerësimet e tyre të pavarura ndaj veprimeve të qeverisë së Ukrainës, në fakt ata paguanin lobistë për Ukrainën”, thuhet në akuzën ndaj Manafort të dorëzuar nga ekipi i Mueller. Grupi i europianëve është njohur me emrin “Hapsburg”, ka thënë prokurori Andreë Weissman i ekipit të Mueller gjatë seancës dëgjimore të së premtes. Grupi udhëhiqej nga një “ish kancelar europian” dhe është paguar mbi 2 milionë euro në vitet 2012-2013. Ish-kancelari në fjalë nuk është përmendur në dokumentet e akuzës, por thuhet të ketë qenë Alfred Gusenbauer, i cili ka qenë Kancelar i Austrisë mes viteve 2007-2008. Gusenbauer dhe dy lobistë të tjerë të përfshirë në fushatën lobuese të Manafortit janë takuar me anëtarë të Kongresit në vitin 2013.
SHBA përgatiten për “bllokadë” detare ndaj Koresë së Veriut
Administrata amerikane e Trumpit dhe aleatët kyç në Azi po përgatiten të zgjerojnë kontrollet e anijeve të dyshuara se po shkelin sanksionet ndaj Koresë së Veriut. Një plan që mund të përfshijë edhe dislokimin e forcave të Rojes Bregdetare amerikane për të ndaluar e kontrolluar mjetet lundruese në ujërat e Azi-Paqësorit, thonë zyrtarë të lartë amerikanë. Uashingtoni ka biseduar me partnerët rajonalë, përfshi Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Singaporin, në lidhje me koordinimin e një përshkallëzimi të goditjes së lëvizjeve të dyshimta, që mund të shkojë më larg se kurrë më parë për të penguar shfrytëzimin e tregtisë detare nga Peniani për të “furnizuar” programin e tij të raketave bërthamore. Edhe pse kërkime anijesh të dyshuara janë kryer edhe më parë, strategjia e fundit mund të zgjerojë fushëveprimin e operacioneve të tilla, duke u përafruar shumë me atë që mund të ishte vendosja e një bllokade detare në Korenë e Veriut. Peniani ka paralajmëruar më herët se mund ta konsiderojë një bllokadë të tillë si një akt lufte. Strategjia bën fjalë për ndekje nga afër e ndoshta edhe sekuestrimin e anijeve të dyshuara se mund të mbajnë pjesë përbërëse armësh bërthamore të ndaluara, apo edhe ngarkesa të tjera të palejueshme drejt ose nga Koreja e Veriut, sipas asaj që bëjnë të ditur zyrtarët për “Reuters” në kushte anonimiteti. Në varësi të shkallës së kësaj fushate, Shtetet e Bashkuara mund të marrin në konsideratë edhe forcimin e fuqisë detare e ajrore të Komandës së Paqësorit. Nisma e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tregon urgjencën gjithnjë e në rritje të Uashingtonit për të detyruar Korenë e Veriut të ulet në negociata për braktisjen e programeve të saj të armatimeve.
Surpriza e Samsung Galaxy S9, del në 16 mars
Samsung duket se i ka surprizuar të gjithë, teksa ka njoftuar se Galaxy S9 dhe Galaxy S9+ do të prezantohet të dielën dhe mund të dalë në shitje më pak se një muaj më pas.
Kompania koreane do të pranojë porosi për telefonin e ri që nga 28 shkurti, ndërsa shitjet botërore do të nisin më 16 mars. Por, sa do të kushtojë Galaxy S9? Çmimi raportohet se do të jetë rreth 900 euro. Sipas “The Investor” thuhet se kompania planifikon të sjellë versionin me 256 GB për telefonin Galaxy S9+. Telefoni më i vogël do të vijë vetëm në versionin 64GB hapësirë të brendshme. Sa i përket RAM-it, S9 do të ketë 4GB RAM, ndërsa S9+ do të ketë 6GB RAM.
Skandal, administrata shtetërore që nga janari pa rrogë
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bersia teksa publikon mesazhin e një qytetari që tregon se punon për administratën shtetërore, por nuk ka marrë rrogën që nga janari, shkruan “Kësaj i thonë qeveri e Narkoshtetit”.
Në mesazhin e qytetarit thuhet:“Pershendetje. Jam nje pu onjese e administrates. Kemi qe ne janar qe nuk kemi marr rrogen sepse pritet qe te firmoset nje urdher nga z.kryeminister per strukturat e ministrive. Ne kete gjendje duhet te jene te gjitha ato struktura qe jan transferuar nga nje ministri tek tjetra. Ky urdher duhej te kishte dal qe ne janar,por nuk po kuptojme ende cpo behet. Askush nuk shpjegon asgje dhe te gjitha keto rendojne mbi ne qe jemi familjare. Mire qe i kane bere ministrite corap,por te pakten te na japin rrogat. Shpresoj ta publikosh por te lutem anonim. Te falenderoj”
Gjendet i mbytur në lumin Drin 71-vjeçari
Një 71-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Drin. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit që kanë lajmëruar policinë. “Nga familjarët e tij është bërë i mundur identiteti i personit ku rezulton te jetë shtetasi Sh. Ç. 71 vjeç, banues në lagjen Danjel Matlia, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë. Aktualisht po punohet për identifikimin e tij dhe zbulimin e rrethanave të ngjarjes.
“Djajve e Kuq” kanë një tifoze të zjarrtë
Dashurinë për futbollin në përgjithësi dhe për Manchester United në veçanti e ka shprehur qysh herët. Katrina Maria është një tifoze e zjarrtë e “Djajve të Kuq” dhe në rrjetet sociale vështirë se lë moment pa e treguar këtë. Modelja, që numëron mijëra ndjekës, në përshkrimin e saj thotë se është edhe blogere e këshilluese për dieta të shëndetshme dhe ushtrimet për një fizik si të sajin.
Eksluzive, Rrëfehen në Zjarr Televizion prindërit e politikanëve
Në emisionin e radhës Shkruaje në Akull, gazetari Ismet Drishti ka intervstuar prindërit e disa prej politikanëve në vend. Ndiqni intervistat eskluzive në videon më poshtë.
Rama: Ndihma ekonomike, skemë elektronike me marzhin e vet të gabimit
Në fund të fjalës së tij nga Berati, me drejtues vendorë e qendrorë, kryeministri Rama ka folur edhe për një temë të ditës si ndihma ekonomike. Rama ka treguar përmes një rasti konkret të ndodhur në Berat, se ndihma ekonomike nuk mund të jetë kurrsesi për ata që refuzojnë të punojnë, por për familjet që janë në varfëri reale ekstreme. “Sa i përket ndihmës ekonomike, në dalje të sallës së teatrit jam ndeshur me një person rreth të 40-ave. Fizikisht shumë i admirueshëm, por kërkonte ndihmë ekonomike. Në mënyrë të përsëritur i thashë që nga nesër mund të niste punë, në privat, por ai donte patjetër punë në bashki, duke thënë se ata që punojnë nuk kishin asgjë më shumë sesa ai. Ai pranonte 5.000 lekë ndihmë ekonomike, e nuk pranonte kurrsesi të punonte në privat, nëse nuk siguronte një punë në shtet. Ndihma ekonomike është për ato familje që janë në pamundësi për të punuar dhe në varfëri reale. Nga kjo vlerësohet varfëria e thellë e jo varfëria nga të refuzuarit për të punuar, sepse ke ndonjë ndihmë nga të afërm që jetojnë në emigracion, e të lejohet luksi i të mos punuarit”, deklaroi Rama. Por, teksa tregoi se skema është elektronike dhe e sprovuar në qarqet e Tiranës, Elbasanit dhe të Durrësit, ai pranoi se ajo ka edhe një marzh gabimi. Në këtë aspekt, kryeministri pranoi se nga skema kanë dalë edhe familje që meritojnë të marrin ndihmë ekonomike, por për këtë u justifikua me fondet më të mëdha që u ka dhënë bashkive për këtë qëllim e për të analizuar të gjitha rastet e ankesave për ata realisht në nevojë.
Përgjaken rrugët, dy të vdekur dhe një i plagosur
Tjetër aksident i rëndë. Vjehrri, nusja dhe djali 8 vjeçar janë përplasur nga një makinë teksa po prisnin në një ministacion tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës. Policia e Tiranës informon se 69 vjeçari i identifikuar me inicialet Xh. F. dhe nusja e tij 34 vjeçe e identifikuar me inicalet E. F., kanë gjetur vdekjen ndërsa fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve . Aksidenti u shënua rreth orës 07:40. Mjeti tip “Toyota” me drejtuese 30 vjeçaren e identifikuar me inicialet I. P., ka dalë nga rruga dhe i ka përplasur me makinë. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit. Ky është aksidenti i tretë i rëndë brenda kësaj jave. Tetë persona, mes tyre 3 fëmijë humbën jetën nga aksidentet në rrugë.
Lori Hoxha ngreh temperaturat
Trashëgimtarja e Top Media ka ndëzur rrjetin me një foto provokuese. Lori Hoxha është shfaqur me bikini dhe pamja të lë pa fjalë. Me një kostum banjo super trendi Lori ka goditur sërish. Pak ditë më parë ajo është komentuar për publikimet e saj teksa mbante veshur një ‘body’ që i nxirrte në pah gjoksin bombastik. Nuk dihet nëse Lori është nisur me pushime apo e ka këtë foto arkivi.

