Po t’i shikoje sot shumë nga komentet e përballjes së Erion Veliajt me gazetarët në “Opinion”, të bënte përshtypje një emërues i përbashkët. Në të gjitha theksohej se kryebashkiaku i kishte intimiduar, kërcënuar madje dhe fyer apo kërcënuar bashkëbiseduesit e tij të së enjtes mbrëma. Le ta themi që në fillim. Kjo qarje dhe ky ankim nuk ka bazë. As unë, as kolegët e mij, nuk jemi lule mos më prek. Nëse e bëjmë ashtu sikurse duhet profesionin tonë, i shkelim në kallo shumëkujt, i prishim punë atyre që kanë pushtet, u nxjerrin në pah të vërteta të frikshme, ne riskojmë, si pasojë e kësaj, të marrim kundër goditje të forta, për të cilat duhet të jemi të përgatitur. Prandaj, unë kam qenë dhe jam kundër ankesave dhe përlotjeve patetike ndaj pushtetarëve që cënojnë gazetarët. Ashtu sikurse jam edhe kundër thirrjeve paternaliste të Fevziut, që i bërtiste dje Erion Veliajt: “Do të mbyll emisionin po më intimidove gazetarët duke i përmendur pronarët”. Dukej sikur ata që kishte në studio ishin njerëz që nuk dinin t’i dilnin vetes për zot, sikur ata qenë kolegë që nuk e kishin arritur lirinë dhe pavarësinë e tyre profesionale. Pra, duke lexuar komentet e sotme, më duket sikur jehona e përballjes së mbrëmshme në “Opinion” po futet në rrjedhën dhe shtratin e gabuar. Sepse lajmi i së enjtes nuk ishte se u cënuan apo frikësuan gazetarët. Shumë më evidente qe një tjetër gjë: Ata e nxorrën nga binarët kryebashkiakun. Si rrallë ndonjëherë, ne pamë jo lali Erin e dashur dhe paqësor, jo bamirësin që shpërndan pako me ushqime, jo vullnetarin që mbjell pemë dhe as njeriun human që përqafon një gjyshe apo ngre në krahë një fëmijë rom. Në mbrëmë pamë një fytyrë tjetër. Atë të njeriut që nuk e ka për gjë t’u thotë bashkëbiseduesve racistë, depresivë apo mashtrues, vetëm sepse ata mëtonin të mbronin idetë e tyre. Ajo që ne mësuam nga përballja e kësaj të enjte, është se Erion Veliaj nuk është i njëjti personazh i qeshur, i paqtë dhe bamirës që na paraqesin kronikat fallco që shpërndan stafi i tij në bashki dhe që i transmetojnë me krahët (ose këmbët) hapur të gjitha televizonet tona. Mjaftoi një ballafaqim i thjeshtë, jo me kritikët e tij më të fortë (duhet thënë se asnjë nga gazetarët në panel nuk ka firmën e tij mbi shkrime kundër Veliajt), që atij t’i dilte boja. Edhe me këtë oponencë të moderuar, ai u vizatua ashtu sikurse është. Një politikan që në vend të argumentave përdor fyerjet dhe kërcënimet. Një personazh i krijuar nga hiçi, që për ta kthyer në origjinë dalin e teprojnë vetëm pak doza gazetarie të vërtetë.
Fantazitë seksuale të femrave
Fantazitë seksuale janë private në shumicën e kohës dhe zhvillohen me dyer të mbyllura. Për disa njerëz, gjëja më e turpshme që mund t’ju ndodhë është bërja publike e fantazive dhe dëshirave të tyre private. Por çfarë dëshirojnë femrat?
Dominimi Seksi në të cilin njëri partner dominon është fantazi e shumë femrave. Nuk është me rëndësi a dominon mashkulli apo femra, me rëndësi është që njëri të jetë udhëheqës i lojës seksuale.
Seks me tre veta Seksi në treshe nuk është vetëm fantazi e meshkujve, por edhe e femrave. Ato dëshirojnë një person tjetër në krevat, sepse thjesht dëshira për këtë aventurë i tërbon.
Dashnor i përsosur Njëra nga dëshirat më të mëdha të femrave është seksi me një mashkull të bukur dhe të zjarrtë, i cili di të kënaq atë më shumë se askush tjetër
“Krisja” me presidentin? Rama: Mirënjohje për Metën
Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Presidentit Ilir Meta për t’i vendosur disa kushte ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit, lidhur me negociatat me Greqinë. Gjatë fjalës së tij nga Berati, Rama ka deklaruar se ndan me presidentin të gjithë dashurinë për kanionet dhe të gjithë vëmendjen që të gjitha kanionet të jenë një pikë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit për Beratin. Ai deklaroi se është vendi i gabuar për tu pyetur për plotfuqinë e Presidentit mbi paktin detar me Greqinë, duke treguar se ka qenë pikërisht Meta që e ka prezantuar me kanionet. “Unë ndaj me presidentin dashurinë për kanionet dhe vëmendjen që kanionet të jenë një nga pikat më intensive të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë së Beratit. Unë e kam dhënë përgjigjen time dhe nuk i heq asnjë presje. Nëse ju kërkoni të nxirrni një lajm që ka një problem mes meje dhe presidentit është vendi më i gabuar për ta bërë këtë sepse jemi jo larg kanioneve. Unë kam detyrimin e mirënjohjes ndaj presidentit që më ka prezantuar me kanionet dhe falë ftesës së tij kam bërë rafting për herë të parë dhe ju ftoj edhe ju kur të vijë koha e rafting të bëni edhe ju rafting siç bëra unë. Atëherë do kuptoni që përgjigjja ime këtu nuk është aspak ironike dhe aspak për ti ikur pyetjes tuaj por është e vetmja përgjigje që mund të jepja duke qenë se erdhët këtu për të më pyetur për presidentin”, u shpreh Rama.
Lali Eri i merr dy anëtarë Këshillit Kombëtar të PD
Alisa Braho dhe Ardian Isufi, janë dy anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që së fundmi i janë Bashkuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Alisa Braho, është në profesionin e saj gazetare, por prej disa vjetësh është anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ajo ka punuar për disa kohë edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por si duket pasi është hequr nga atje, ka zgjedhur që t’i bashkohet stafit të Bashkisë së Tiranës. Nga ana tjetër, dekani Ardian Isufi, anëtar i Këshilit Kombëtar dhe Koordinator në PD, megjithëse mban këtë përgjegjësi mbi supe, si duket është mërzitur i shkreti, se Basha nuk e ka thirrur kurrë, e kështu ka parë të arsyeshme që t’i bashkohet Veliajt. Dekani Isufi ka dalë publikisht në krah të Ramës dhe Veliajt, për të mbjellë pemë. Kjo tregon edhe një herë atë që CNA.al ka thënë që në ditët e para të zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, se zgjedhja e anëtarëve të këtij Këshilli ka qenë e padrejtë dhe e manipuluar nga Lulzim Basha. Këshilli Kombëtar është një strukturë e krijuar mbi manipulime dhe parregullsi. Ashtu siç Lulzim Basha bëri me zgjedhjet e korrikut duke vjedhur dhe manipuluar votat në shtëpinë e vet. Kot nuk thonë që vesi nuk vdes kurrë, dhe kjo po tregohet vazhdimisht nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Nga ana tjetër, aktiviteti i koordinatorëve është thuajse 0, përjashto disa që numërohen me gishtat e dorës, që janë aktiv edhe në rrjetet sociale, e të tjerët nuk i duhen as dreqit, e jo më të jenë koordinatorë të PD. Si anëtarët e Këshillit Kombëtar, si Koordinatorët, që kur janë shpallur, Lulzim Basha nuk i ka thirrur kurrë. Një herë ka pasur një mbledhje të koordinatorëve dhe një herë të herë Këshillit Kombëtar. Në 4 vite asnjëherë këto struktura nuk kanë pasur një takim zyrtar, publik dhe me peshë për opinionin publik.
Anëtarët e Këshillit Kombëtar apo koordinatorët kanë të drejtën e tyre të zgjedhin se për kë do të punojnë, pro apo kundër Partisë Demokratike, por Lulzim Basha, si kryetar i PD duhet t’i heqë nga strukturat drejtuese dhe koordinuese të PD, pa ata le të bëjnë çfarë të dëshirojnë. Statuti e parashikon se nuk mundet që një anëtar i Këshillit Kombëtar të punojë me kundërshtarët politik.
Të përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike, Rama: Refuzojnë të punojnë
Edi Rama mbrojti skemën e ndihmës sociale. Nga Berati, ku u mblodh këtë të premte Qeveria, Kryeministri tha se një pjesë e madhe e atyre që janë larguar nga skema, janë të aftë për punë, por refuzojnë të punojnë. “70 për qind e atyre që kanë pretenduar të përfshihen dhe nuk janë përfshirë në skemë janë të moshës 24-45 vjeç dhe plotësisht të aftë për punë. Unë nuk mund ta pranoj që fabrika të rrezikojnë të falimentojnë për shkak se nuk shkon njeri të punojë dhe nga ana tjetër, ata që janë të aftë për punë të kërkojnë ndihmë ekonomike ndërkohë që u ofrohet punë. Po flas për fabrika konkrete që mbeten me vende të lira pune, sepse njerëzit refuzojnë të punojnë”, deklaroi Kryeministri. Por, mes atyre që kanë mbetur jashtë, Rama pranoi se mund të ketë edhe familje vërtet në nevojë. “Jemi në proces verifikimi dhe rivlerësimi. Ka raste që nuk përputhet rezultati i skemës me familje në nevojë dhe do të gjendet rruga për t’i përfshirë këto familje në këtë skemë”, vijoi ai. Sipas Kryeministrit, skema e ndihmës ekonomike po përdoret politikisht nga opozita. “Në këtë fazë do të shikoni përditë histori manipulimi me këto raste”, u shpreh ai.
Zvicër, ekzekutohen dy persona jashtë një banke
Dy persona janë qëlluar me armë zjarri për vdekje jashtë ambienteve të një banke në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Zyrihut, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Siç shihet në foto, dy personat janë të shtrirë në tokë, ndërsa policia e Zyrihut tha se situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët. Dëshmitarë okularë raportuan se kishin dëgjuar rreth pesë të shtëna përpara dhe më pas mbi 15 makina policia mbërriten në vendngjarje. Mediat raportojnë se një pistoletë është gjetur pranë dorës së njërit prej viktimave. Rrethanat e vrasjes nuk janë ende të qarta, por policia thotë se nuk ka tregues se ngjarja është e lidhur me terrorizmin.
HEC-et, Rama nga Berati: Nuk do t’i vemë minën Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama nga Berati tha se do të jenë shumë të vëmendshëm dhe do të veprojnë me vetëdije të plotë kombëtarëe në lidhje me ndërtimin e HEC-eve. Rama: Jemi edhe më të vendosur dhe më të vëmendshëm se ne nuk do ti vëmë asnjë minë Shqipërisë në asnjë sektor.Me HEC-et e trashëguara ka gjithmonë probleme, siç ndodhi me Valbonën ku ne e minimizuam atë që pritej të ndodhtë, për shkak të një serie lejesh. Ne nuk do lejojmë asnjë vepër industriale aty ku cënohet e ardhmja e industrisë kryesore të këtij vendi, që është turizmi. Do të jemi të vëmendshëm dhe do të veprojmë me vetëdije të plotë kombëtare.
Nuk ka moral në Hollywood
Aktorja e famshme Megan Fox beson se Hollywood është ‘moralisht i falimentuar’. 31-vjeçarja në një intervistë për E! News foli fjalë shumë të ashpra për industrinë e filmave. Ylli i Transformers tha: “Aty nuk shqetësohet njeri mbi të drejtat e individëve. Për sa kohë që i mbijetoni xhirimeve dhe ata kanë marrë prej jush atë çfarë kishin nevojë, nuk ju intereson më edhe nëse vdisni. Nuk ka rëndësi nëse thyen një krah apo këmbë.” Ajo vazhdoi të shpjegojë duke u shprehur se në këtë industri nuk ka moral, duke vënë theksin tek çështjet e sigurisë. “Ju mund të jeni me të ëvrtetë shumë sëmurë dhe ndërsa vazhdoni të punoni, njerëzit nuk do ta kuptojë këtë. Nuk ka rëndësi siguria juaj apo mirëqenia fizike sepse ti je e fundit në listë.” Megan është e martuar me Brian Austin Green, ka tre fëmijë Noah, Bodhi dhe Journey, si edhe ka një karrierë shumë të sukseshme në aktrim. Nuk ka dyshim që kjo periudhë është mjaft emocionuese për Megan pasi ka filluar xhirimet për linjën e saj të të brendshmeve me Fredrick’s Of Hollywood.

Lirohet drejtori i Portit të Durrësit
Drejtori i Portit të Durrësit, Artjan Qiriçi është liruar nga detyra, ndërsa në vend të tij është emëruar Afrim Bakaj, ish-drejtor i AKU, i shkarkuar nga kryeministri Rama në janar të 2017, ndërsa tashmë do të drejtojë portin e Durrësit. Artjan Qirici ishte emërua në krye të Portit të Durrësit në datë 24 tetor të 2017, ndërsa qëndroi në detyrë vetëm për 4 muaj, pasi sot është shkarkuar. Para marrjes së kësaj tyre detyrës Artjan Qirici në mandatin e parë të qeverisë Rama ka qenë zv/ drejtor i portit. Pas prishjes së koalicionit me LSI, në nëntor ai u emërua drejtor, post të cilin e mbajti vetëm për 4 muaj.
Pas akuzave të PD. ikën nga puna drejtori i INSTAT
INSTAT largoi nga puna Erion Manohasën drejtorin e sapoemëruar, pas akuzave të Partisë Demokratike. Manohasa ka qenë i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohej se firmosi një kontratë korruptive për nje laborator hemodialize ne Durrës, që nuk plotësonte asnjë kusht për këtë shërbim jetësor për të sëmurët” tha gjatë paradites zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa. Disa orë më pas, INSTAT njoftoi largimin e Manohasës nga detyra duke mbrojtur gjithsesi vendimin për ta marrë atë në punë.
“Emërimi është bërë konform Ligjit për Nënpunësin Civil, Nr.152/2013 (ndryshuar me ligjin nr. 178/2014 dhe ligjin 41/2017).
Është e vërtetë se Z.Erion Manohasa ka pasur një çështje gjyqësore, por çështja është pushuar dhe ai është punësuar sipas ligjit nga lista e pritjes së nëpunësve civilë”thuhet në njoftimin e INSTAT. Largimin nga detyra të Manohasës, INSTAT e justifikon me “integritetin absolut” të institucionit.





