Mbi dymijë hektarë tokë përllogaritet se ndodhen nën ujë në fshatin Podgoria të Korçës ç’ka ka ngritur në protestë fermerët e zonës. Ata thonë se shkak është bërë mospastrimi prej vitesh i kanaleve kulluese dhe kjo situatë u ka shkaktuar dëm tek të mbjellat. Meqënëse nuk pastrohet kolektori i madh, që ky ujë të derdhet në kolektor të madh dhe të shkojë në lumë, ajo punë është bërë përgjysëm”. Të indinjuar nga kjo situatë, fermerët që thonë se janë taksapagues të rregullt, kërkojnë dëmshpërblim pasi nuk kanë asnjë të ardhur tjetër përveç tokave bujqësore. “Nuk kam marrë asnjë prodhim, po ka me vite , un kam marrë njëher në 91 e pasta”.“Ne kërkojmë ndihmë nga bashkia, ndihmë nga qeveria sepse jemi një fshat i prapambetur, që mund të jemi fshat i madh në republikë edhe nuk ka vënë asnjë lloj ndihmë për vendin tonë”. Ashtu si në zonat e tjera të prekura nga përmbytjet në fillim të shkurtit edhe fermerët e Podgories në Korçë kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave në rast se nuk marrin zgjidhjet e kërkuara
300 milion euro për emrin e ri të Camp Now
Presidenti i Barcelonës Josep Bartomeu thotë se dy ose tre kompani janë në bisedime për të marrë të drejtën e emërimit të stadiumit. Duke folur në studiot Bloomberg në Londër, Bartomeu pranoi se Camp Nou do të marrë emrin e një korporate. “Beko ishte i fundit [sponsor] që ne e përtëritëm marrëveshjen tonë,” tha presidenti i klubit. “Hapat e ardhshëm janë emërtimi i të drejtave të stadiumit” Bartomeu vazhdoi të pohonte se shuma e marrëveshjejes do të ishte rreth 300 milion euro, gjysma e parave të nevojshme për të kryer modernizimin e shtëpisë 61-vjeçare të Barcelonës. Rindërtimi i madh, që do të përfundojë gjatë sezonit 2020/21, i cili do të modernizojë Camp Nou dhe gjithë zonën përreth, duke përfshirë një stadium të ri për Barcelonën B dhe ndeshjet e ekipeve rinore. “Ka dy-tre kompanitë me të cilat po flasim,” zbuloi Bartomeu, “partneri ynë ndoshta do të na sjellë gjysmën e investimit”. Rivalët e LaLiga të Barcelonës, Reali i Madridit, kohët e fundit kanë biseduar për të shitur të drejtat e emërtimit në stadiumin e tyre Santiago Bernabeu për rreth 400 milion euro, por negociatat me gjigantin spanjoll të naftës dhe gazit Cespa u shembën.
OSBE: Korrupsioni, një nga sfidat më të mëdha në Shqipëri
Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për vitin 2017. Në një reagim në twitter, OSBE thotë se ky rezultat për Shqipërinë tregon se korrupsioni mbetet sfida më e madhe. “Rezultatet e CPI2017 paralajmërojnë se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Prezenca OSBE vëren me keqardhje se trendi pozitiv që nga viti 2013 ndryshoi, dhe nxit për më shumë llogaridhënie nga institucionet publike & hetim të pavarur të korrupsionit”, thuhet në reagim. OSBE thotë se “nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion, sipas rekomandimeve ndërkombëtare. Ne mbetemi të përkushtuar ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit”
Vlorë, makina përplas fëmijën 4 vjeçar dhe largohet pa i dhënë ndihmë
Një fëmijë 4 vjeçar u aksidentua në unazen e re të qytetit të Vlorës. Ai ishte duke kaluar rrugën, kur u godit nga një makinë, e cila më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Fëmija u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin intensiv mjekësor. Policia po heton ngjarjen dhe është vënë në kërkim të makinës që shkaktoi aksidentin.
Modelja tregon se çfarë ka humbur Simeone
Modelja e njohur italiane, Elisabetta Galimi u bë e njohur për romancën e saj me futbollistin e Fiorentinës, Giovanni Simeone, djalin e trajnerit të Atleticos. Galimi dhe Simeone Junior nuk janë më bashkë që nga shkurti i vitit të kaluar, por vetëm tani, modelja tregoi edhe shkaqet e ndarjes. “Unë jam një tifoze e çmendur e Juventusit, ndërsa ai një interist, ndaj nuk mund të rrinim bashkë”, u shpreh Galimi me humor, një një studio sportive në Itali. Elisabetta më pas rrëfeu se ndjek çdo ndeshje të bardhezinjve në ‘Allianz Stadium’, por edhe në transferta sa herë që ka mundësi.
Seanca për demarkacionin shtyhet për nesër
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka njoftuar se seanca për demarkacionin e parashikuar për sot shtyhet për nesër në orën 10:00.Veseli ka thënë se një gjë e tillë po bëhet ngaqë konsultimet ende janë duke vazhduar dhe se kanë për qëllim që të arrihet një konsensus në mes të partive politike.Kuvendi i Republikës së Kosovës ishte thirru në një seancë të jashtëzakonshme,ku do te diskutohej për shqyrtimin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Kështu kishte vendosur kryesia e Kuvendit në një mbledhje të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare pas kërkesës së qeverisë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, të plotësuar edhe me një aneks-marrëveshje ndërmjet dy presidentëve, të Kosovës Hashim Thaçi dhe Malit të Zi Filip Vujanoviç. Në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy presidentëve, thuhet se pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, të dy vendet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.
Robert De Niro pohon se ka gjak shqiptar!
Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptar, por që kjo të ndodhte me të famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja. Ju kujtohet, në një nga netët e festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij origjinën e përzier që ka. Ndërsa Elisabetta Canalis përkthente, De Niro tha se prejardhja e tij është nga Shqipëria dhe Italia.
Ja biseda e bërë:Po ai thotë që është e vërtetë. Nuk ka vetëm origjinë italiane por ka dhe origjinë. Gjakun e kam të përzier shqiptar, italian. E rëndësishme është që fëmijët e tij të dinë se që vijnë nga Europa, sepse Europa është kulturë, është shumë e rëndësishme që ata ta kujtojnë këtë gjë.
Amnesty International: Shqipëria probleme me të drejtat
Mos ndëshkimi për vrasjet dhe zhdukjet e të shkuarës vazhdon në Shqipëri. Masat për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, janë implementuar me mangësi.Gratë dhe fëmijët trafikohen për prostitucion dhe punë të detyruar. Rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE është vështirësuar nga progresi i ngadaltë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky është përshkrimi për Shqipërinë në raportin më të fundit të Amnesty International për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, 2017/2018. Amnesty ndalet tek kriza politike që i parapriu zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe protestat e partisë demokratike të opozitës. Vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan për disa incidente të presionit mbi votuesit dhe blerje të mundshme votash. Për sa i përket sistemit të drejtësisë, masat për të garantuar pavarësi gjyqësore janë implementuar pjesërisht, thuhet në raport. Në qershor, u dërgua në Gjykatën Kushtetuese Ligji i Vettingut që synon të garantojë pavarësinë e gjykatësve dhe prokurorëve nga krimi i organizuar. Në një rast të paraqitur në gjykatën evropiane të të drejtave të njeriut, qeveria ra dakord të rihapë hetimin për rastin e katër protestuesve të vrarë në protestën e 21 janarit 2011. Një pagesë prej mbi 100 mijë eurosh si formë kompensimi është ndarë mes të afërmve të dy viktimave. Sulmet fizike mbi gazetarët investigues përmenden po ashtu në raport si edhe paditë për shpifje ndaj dy gazetave të ngritura nga gjykatësi Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, që sipas komunitetit të gazetarëve synonin të frikësonin gazetarët investigativë dhe inkurajonin vetëcensurën.
Më tej raporti ndalet tek të drejtat e komunitetit LGBT ku denoncon diskriminimin në punësim, tek të drejtat e emigrantëve, ato kulturore, ekonomike e sociale si edhe tek dhuna ndaj grave, ku specifikisht përmend rastin e gjykatëses së vrarë Fildeze Hafizi.
Seanca për demarkacionin shtyhet për nesër
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka njoftuar se seanca për demarkacionin e parashikuar për sot shtyhet për nesër në orën 10:00.Veseli ka thënë se një gjë e tillë po bëhet ngaqë konsultimet ende janë duke vazhduar dhe se kanë për qëllim që të arrihet një konsensus në mes të partive politike.Kuvendi i Republikës së Kosovës ishte thirru në një seancë të jashtëzakonshme,ku do te diskutohej për shqyrtimin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Kështu kishte vendosur kryesia e Kuvendit në një mbledhje të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare pas kërkesës së qeverisë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, të plotësuar edhe me një aneks-marrëveshje ndërmjet dy presidentëve, të Kosovës Hashim Thaçi dhe Malit të Zi Filip Vujanoviç. Në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy presidentëve, thuhet se pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, të dy vendet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.
Sevilla-Manchester United pa gola
Ndeshja Sevilla-Manchester United, e vlefshme për 1/8 e Champions League, nuk dhuroi asnjë gol dhe një pjesë të madhe të fajit për këtë e ka David De Gea. Portieri i “Djajve të Kuq” ishte në një formë të shkëlqyer dhe ndaloi vendasit që të dërgonin topin në rrjetë në disa raste, sidomos në fundin e pjesës së parë, kur Muriel goditi me kokë fare pranë portës, pa i bërë llogaritë me reflekset e spanjollit. Gjithçka do të vendoset në “Old Trafford” tashmë, ku, duke nisur nga ajo që u pa në “Sanchez Pizjuan”, gjithçka është e hapur.










