Pas punëtorëve të bypass-it Fier-Vlorë që kanë dalë paraditen e së enjtes në protestë para Kuvendit për të kërkuar rrogat e pashlyera kundrejt tyre, tjetër protestë zhvillohet në Zharrëz. Punonjësit e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorative kanë protestuar sot duke bllokuar edhe rrugën Skrapar-Berat. Drejtuesit e firmës në bashkëpunim edhe me punonjësit e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorativ në Skrapar nuk po lejojnë asnjë mjet drejt kësaj zone. Bllokimi i mjeteve është bërë në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen e quajtur “Uznovë e Madhe”. Protestuesit e konsiderojnë të padrejtë vendimin e Ministrisë së Mjedisit për pezullimin e punës në Malin e Tomorrit. Nje vit pasi shtëpitë u lëkundën nga themelet banorët në Zharrëz ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin e premtuar nga qeveria. Sot ata protestuan serish duke kërcënuar se do të rinisin marshimin drejt Ministrisë së Energjitikës. Beteja e banorëve të Zharrëzës për të marrë kompesim financiar për shtëpitë e dëmtuara nisi në dhjetor të vitit 2016. Për gjashtë muaj banorët protestuan deri sa detyruan qeverinë të dalë me vendim në nëntor të vitit të kaluar. Sipas këtij vendimi të këshillit të ministrave pronaret e 170 shtëpive te dëmtuara nga lëkundjet e tokës do të demshperblehen 50 % nga shteti dhe 50 % nga Bankers Petroleum. Kjo e fundit akuzohet se nëpërmjet operacioneve për nxjerrjen e naftës shkaktoi shpërthime nëntokësore , të cilat dëmtuar banesat e zonës Patos-Marinëz.
Rama vendos datën 15 mars për t’ju përgjigjur opozitës
Konferenca e kryetarëve ka vendosur që në datën 15 mars do të zhvillohet mocioni me debat i kërkuar nga opozita për heqjen e ndihmës ekonomike për disa familje. Ditën e martë Partisë Demokratike dorëzoi kërkesën ku theksohet se përjashtimi nga ndihma ekonomike është abuziv, i bërë në proçedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale. Sipas PD nga skema e ndihmës ekonomike janë më shumë se 20 mijë familjeve ekstremisht të varfra në të gjithë vendin që janë hequr nga skema e ndihmes ekonomike. Seanca do të zhvillohet në datën 15 pasi në dy seancat e ardhshme, kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm për shkak të axhendës.
Bleona zbulon politikanët më të cilët ka pasur marrëdhënie intime
Në një libër biografik Bleona Qerreti mund të tronditë politikën shqiptare dhe jo vetëm. Burime pranë këngëtarës, thonë se librin e saj do të publikohen emra politikanësh, por edhe diplomatësh, me të cilët Bleona ka ndarë kohën e lirë apo intimitete. Në librin që do të dalë për publikun brenda pak ditësh, do ketë dhe emra ambasadorësh, të cilët janë joshur nga Bleona. Sipas “Lajm-Shqip” ajo ka rreth dy vjet që e “thur” këtë libër dhe është gati të dalë nga “furra” e botimit. Madje këngëtarja pretendon se ka marrë kërkesa pa fund që libri të mos botohet, të cilat kanë arritur edhe në kërcënime. Por Bleona e ka ndarë mendjen që t’u nxjerrë të palarat të gjithë personazheve publike dhe politike.

Nikolla: Universiteti publik nuk është në kaos nga ligji, ka probleme të brendshme
Ministrja Lindita Nikolla në interpelancën e kësaj të enjte iu përgjigj kërkesës së deputetëve të LSI për ligjin e arsimit të lartë. Ajo tha se universiteti publik nuk është në kaos për shkak të ligjit, por për probleme të brendshme. “Ju them me bindje se asnjë universitet publik sot nuk është në kaos, prej ligjit të ri të arsimit të lartë. Dëshira për t’i veshur sistemit disa problematika të universitetit të Tiranës është krejt e pavend. Problemet që has sot janë të brendshme që do të zgjidhen shumë shpejt me përfshirjen e të gjithë aktorëve në jetën e atij universitet dhe marrjen e vendimeve të duhura në kohën e duhur”, tha Nikolla. Ajo informoi se kanë mbetur vetëm tre VKM pa miratuar nga aktet nënligjore që do të përmbyllen brenda shkurtit. Ndërsa për strategjinë e arsimit të lartë, ajo tha se është duke përfunduar. “Zbatimi i ligjit të ri ka sjellë sfida për të gjithë aktorët duke përfshirë dhe vetë ministrinë e Arsimit, askush nuk nund të thotë që zbatimi i një reforme të rëndësishme dhe kaq tërësore nuk do të ishte sfiduese për të gjithë aktorët, sepse kërkon ndryshimin e mentalitetit të të gjithë autoriteteve drejtuese, dhe të vetë ministrit të Arsimit që ka më pak kompetenca kundrejt institucioneve të arsimit të lartë. Kemi hartuar e miratuar strategjinë për kërkimin shkencor dhe po përfundojmë strategjinë e re për arsimin e lartë. Të gjitha institucionet kanë detyrimin ligjor të zhvillojnë strategjitë institucionale në kuadër të akreditimit institucional”, tha Nikolla. Ndërsa për procesin e Maturës Shtetërore, Nikolla tha se nuk ka qenë ajo në atë periudhë në krye të institucionit, por ministrja teknike. Ndërsa deputetja Kejdi Mehmetaj në përgjigje të ministres tha se ka kthyer përgjigje për ato që konsideron vetë ministrja që duhet të thotë por jo çështjet që janë ngritur. Më herët Mehmetaj tha se ligji për arsimin e lartë është shkelur në 5 nene të tij, dhe përfundimi është që papërgjegjshmëria në zbatimin e ligjit vetëm ka rritur kostot e familjeve shqiptare.
360° Gradë -BASHA NË KAMËZ, TAKON FAMILJET E HEQURA NGA NDIHMA EKONOMIKE
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkoi në Kamëz për të dëgjuar dëshmitë e familjeve që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike, të cilat sipas demokratëve janë rreth 20 mijë.
Kryetai i Pd. Lulzim Basha takoi në Kamëz familjet që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike për të parë gjendjen e tyre. Gjatë takimit, familjarë u ankuan për kushtet e vështira ndërsa qeveris ka thënë se janë hequr nga skema vetëm ata që nuk e meritojnë. Ndërkohë për këtë cështje, të në seancën parlamentare do të ketë një mocion me debat me kryeminsitrin Edi Rama. Në bashkëbisedimin me kreun e opozitës, familjarët i janë ankuar për pamundësi ekonomike.
Partia Demokratike e konsideron një emergjencë kombëtare mbetjen pa asnjë të ardhur dhe heqjen e ndihmës shtetërore të mbi 20 mijë familjeve dhe për këtë arsye ka kërkuar një debat urgjent me kryeministrin.
360° Gradë -134 AKSIDENTE RRUGORE ME 13 TË VDEKUR DHE 162 TË PLAGOSUR
Muaji janar ka shënuar një rritje të numrit të aksidenteve me 12.6% krahasuar me një njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, Në muajin Janar 2018 numërohen 134 aksidente ne rruget shqiptare.
Muaji janar ka shënuar një rritje të numrit të aksidenteve me 12.6% krahasuar me një njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, Në muajin Janar 2018 numërohen 134 aksidente rrugore, nga 119 aksidente të ndodhur në Janar 2017. Ndërkohë numri i të aksidentuarve është 175 persona, nga 158 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 10,8 %. Krahasuar me numrin mesatar të aksidentuarve gjatë vitit 2017, ky numër është ulur me 19,6 %. Numri i personave të plagosur gjatë muajit Janar 2018 është 162, nga 136 të plagosur në muajin Janar 2017. Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2017, ky numër është ulur me 18,6 %. Sipas INSTAT, në muajin Janar 2018 numri i të vdekurve nga aksidentet është 13 persona, nga 22 që ishte një vit më parë për të njëjtën periudhë, duke u ulur me 40,9 %. Në Janar 2018, aksidentet rrugore në 74,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 45 – 60 vjeç, duke zënë 24,6 % të numrit të aksidenteve rrugore, duke u rritur me 50,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
A ka turp kjo zv/ministrja e shendetesise apo si e ka hallin?
Kim Kardashian di si të jetë në qendër të vëmendjes
Ylli i televizionit, Kim Kardashian, njihet për postimin e fotove provokuese. Pavarësisht kritikave të fansave të saj, Kim nuk ndalet. Këtë herë ajo ka postuar një foto ku shfaqet e shtrirë dhe gjysëm e zhveshur, duke biseduar në kamera me mikun e saj të ngushtë, i cili kishte ditëlindjen. Mert Alas, është fotografi me famë botërore, të cilit Kim Kardashian i uron një ditëlindje të bukur, gjysëm e zhveshur nga shtrati.
Kaosi në Universitetin e Tiranës, paralajmërohen protesta
Pedagogët e Forumit për Liritë Akademike në Universitetin e Tiranës kanë zhvilluar një takim për tre orë me rradhë lidhur me kërkesat e tyre dhe kundërshtitë për ligjin e arsimit të lartë. Në përfundim, Mark Marku, tha se pedagogët janë të interesuar për një diskutim serioz. Profesor Mark Marku në një dalje për mediat ka bërë të ditur se i është lënë afat deri me 10 mars Ministrisë së Arsimit për plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërt do të dalin në protesta. “Ministria ka kohë për të na dhënë përgjigje deri me datën 10 mars. Nëse nuk marrim përgjigje ne do tu drejtohem të gjitha formave demokratike, përfshire dhe protestat. Nuk duam që edhe zgjidhjet të jenë të ngutshme, nën presion, ju kemi lënë kohë për kërkesat tona”- u shpreh Mark Marku. Gjithashtu ai tha se aksioni i radhës i Universitetit të Tiranës do të jetë në varësi të përgjigjes që do marrin. Mark Marku: Ne si Forum që në fillim kemi bërë oponencën më të madhe që në momentin që janë shfaq draftet e para për ligjin e arsimit të lartë. Në mënyrë konstante ne si forum dhe UT ka qenë pothuajse 90% në oponencë me ligjin, kundër ligjit. Ne nuk po vëmë kushtëzime, duam të diskutojmë seriozisht. Kushtëzimet vinë në fund, është protesta nuk ka zgjidhje tjetër.Mendoj se qeveria nuk ka asnjë lloj interesi që ta lërë gjendjen të eskalojë, të thellohet më keq se do të dëmtohet vetë qeveria, Universiteti, studentët, prindërit, pedagogët. Por teksa qeveria nuk e sheh ligjin e arsimit të lartë si problem, Marku ka këtë koment: “Nëse qeveria ka 10 ditë që diskuton do të thotë se problemi ekziston, nëse qeveria mohon se ekziston problemi, është problem autik i qeverisë nuk është problemi ynë”.
Vrasja e Ibrahim Bashës prokuroria kërkon tre burgime të përjetshme
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar tre dënime me burgim të përjetshëm për tre të arrestuarit e “grupit të zjarrit”, që akuzohen për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës. Prokuroria kërkon dënim përjetë për Albion Alikon, Barjam dhe Elvis Bocian, ndërsa për Alban Alikon ka kërkuar 35 vite burg. Për shkak të moshës, këtij të fundit dënimi i kërkuar ulet në 17 vjet e 6 muaj burg. E njëjta kërkesë për dënim vlen dhe për Elton Kazmën. Ndërkaq, 18 vjet burg janë kërkuar për Dervish Gabën, Ruhan Hirën dhe Iljaz Xhaferrajn. Për Xhulio Malon është kërkuar 20 vjet burg, i cili për shkak të moshës ulet në 10 vjet. Për Klodian Selimin kërkohet 10 vjet burg ndërsa për Oltion Prokon 18 vjet, të cilit për shkak të moshës i ulet në tetë vjet. Të 11 të rinjtë sulmuan me armë policinë një vit pasi ajo kishte marrë nën kontroll fshatin Lazarat, në qershor të 2015-tës.







