Qytetarët janë ngritur në protestë kundër pretencës së komisionit të UEFA-s për përjashtimin e Skënderbeut me 10 vite dhe gjobën 1 milion euro me akuzën se ka trukuar mbi 50 ndeshje në Shqipëri dhe në Europë. Të mbledhur në një tubim paqësor ata i kanë bërë thirrje UEFA-s që të mos dënojë ekipin e Skënderbeut, pasi nuk ka fiksuar ndeshjet dhe se nuk mund të penalizohet një qytet i tërë. Qytetarët korçarë mbanin në duar pankarta “Skënderbe, je ëndrra jonë”, “Mos na vrisni ëndrrën” dhe shumë të tjera. Ndërkohë që po sot ata kanë nisur firmosjen e një peticioni që do i drejtohet UEFA-s për të mos penalizuar ekipin pas raporteve, ndërsa kanë mohuar lidhjet me kërcënimet ndaj inspektorëve.
Emily Ratajkowski i pëlqen të rrijë zhveshur
Ajo ndihet më mirë kur qëndron e zhveshur dhe këtë gjë Emily Ratajkowski ka arritur që ta provojë këtë gjë. Modelja dhe aktorja e fashme ka pozuar së fundmi për Vanity Fair Spain. Ylli i pasarelave është shfaqur topless duke i lënë pak vend imagjinatës. Emily herë pas herë çmend fansat me foto provokuese. Pak kohë më parë 26 vjeçarja u shpreh se ndihej më rehat kur ishte e zhveshur dhe duket shumë e qetë ndërsa pozon për fotografin Norman Jean Roy. Ajo në mënyrë strategjike ka arritur që të mbrojë modestinë e saj duke nxjerrë në pah asetet.
Basha në Kamëz, takon familjet e hequra nga ndihma ekonomike
Lulzim Basha takoi në Kamëz familjet që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike për të parë gjendjen e tyre. Gjatë takimit, familjarë u ankuan për kushtet e vështira ndërsa qeveris ka thënë se janë hequr nga skema vetëm ata që nuk e meritojnë. Ndërkohë për këtë cështje, në seancën parlamentare do të ketë një mocion me debat me kryeminsitrin Edi Rama. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkoi në Kamëz për të dëgjuar dëshmitë e familjeve që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike, të cilat sipas demokratëve janë rreth 20 mijë. Në bashkëbisedimin me kreun e opozitës, familjarët i janë ankuar për pamundësi ekonomike. Qeveria deklaroi se ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike familjet që nuk e meritojnë por për këtë fakt Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat me Kryeministrin në seancën parlamentare të ditës së enjte.
ITALI, POLICIA SHKATËRRON CELULËN TERRORISTE KOSOVARE
Një akt terrorist në zemër të Venecias në ditën e Karnevaleve, kur qyteti Italian transformohet në një festë publike dhe një numër turistësh dhe fëmijësh të maskuar popullojnë zonën qëndrore. Ky ishte plani i veprimit i një celule terroriste e përbërë nga shqiptarë të Kosovës, të cilët duke vënë maska për tu futur mes turmës, të armatosur me thikka, ishin të gatshëm të vepronin kundër “të pafeve” në sheshin “San Marko”. Në pranga kanë përfunduar 4 kosovarë, mes të cilëve një fëmijë 17 vjeç, i cili u sugjeroi të tjerëve vendosjen e një bombe. 3 personat e tjerë janë identifikuar si Fisnik Bekaj 24 vjeç, Dakë Haziraj 25 vjeç dhe Arjan Babaj 27 vjeç, i cili mendohet të jetë lideri i celulës që kishte për seli qëndrore një apartament në sheshin San Marko. Tek kjo banesë ata kryenin lutjet e tyre dhe shikonin video të stërvitjeve të shpërndarë nga ISIS. Arrestimi i tyre është bërë gjatë 2017-ës. Drejtësia italiane ka dënuar minorenin me 4 vite e 8 muaj burg. Për 3 të tjerët është kërkuar shytrje të gjykimit. Mediat përtej adriatikut kanë zbuluar edhe një pjesë të përgjimeve të policisë italiane. Në bisedë pjestarët e celulës diskutojnë për mënyrën e sulmit pasi kanë blerë një thikë për 15 euro. Në përgjime del edhe emri i një kosovari tjetër, Mërgim Gecaj, i cili është dëbuar nga Italia. Gjithashtu gjatë hetimeve është zbuluar se celula ka blerë një kallashnikov për 250 euro në zonën e ish-Jugosllavisë. Në telefonin e liderit të tyre është zbuluar një imazh i Arjan Babaj i cili gjendet në një pyll ndërsa në duar mban një armë.
Xhafaj nga Londra: Do ta bëjmë Vettingun në polici sipas modelit britanik
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është duke zhvilluar një vizitë në Londër. Me anë të një postimi në “Twitter”, Xhafaj shkruan se përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë, është një model për ne. “Në Londër, në vendin e një prej Policive më të mira në botë. Një ditë intensive në Metropolitan Police në New Scotland Yard dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit.Modeli për ne – përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë”. Xhafaj gjithashtu nënëvizon se ka marrë premtim për mbështetje konkrete për operacionin Forca e Ligjit dhe bashkëpunim për operacione dypalëshe.
Digjet makina e këshilltarit bashkiak në Tepelenë, reagon PD: Të zbardhet ngjarja
Në orët e vona të mbrëmjes është djegura automjeti i një avokati në Tepelenë. Sipas raportimeve të para zjarri i rënë në mjetit tip ‘Benz’ është në pronësi të avokatit Xhaferr Meçe. Avokati dyshon se zjarrvenia është e qëllimshme pasi makinës i ishte thyer paraprakisht xhami. Meçe ka qenë më herët edhe kryetar i degës së Partisë Demokratike në Tepelenë. Në një reagim për mediat Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të zjarrvënies së qëllimshme të automjetit personal të këshilltarit të demokrat në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, Xhafer Meçe. “Ne i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin e pa vonesë ngjarjen dhe të arrestojnë e vendosin para ligjit autorët dhe porositësit e këtij akti të shëmtuar kriminal. Partia Demokratike shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për këshilltarin tonë në Bashkinë e Tepelenës z. Xhafer Meçe dhe familjarët e tij”, – nënvizon PD.
Zbulohen 95 planetë të rinj jashtë sistemit tonë diellor
Pothuajse 95 planetë të rinj në orbitën e disa yjeve jashtë sistemit tonë diellor janë zbuluar nga teleskopi i Keplerit të NASA-s. Studiuesit konfirmuan praninë e 95 botëve pas studimit të 275 kandidatëve të mundshëm. Teleskopi Kepler ka gjetur mijëra kandidatë për t’u vlerësuar si planetë kur u lancua gati një dekadë më parë. Por zbulimi i fundit ngre shpresat se astronomët së shpejti mund të gjejnë një sistem të ngjashëm me planetin tonë, e në të cilin të ketë jetë. Studimi u krye nga një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Andrew Mayo nga Instituti Kombëtar i Hapësirës në Universitetin Teknik të Danimarkës. Planeti i parë që rrethon një yll të ngjashëm me diellin tonë u zbulua vetëm në 1995.
Rritet numri i aksidenteve në rrugët shqiptare
Muaji janar ka shënuar një rritje të numrit të aksidenteve me 12.6% krahasuar me një njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, Në muajin Janar 2018 numërohen 134 aksidente rrugore, nga 119 aksidente të ndodhur në Janar 2017. Ndërkohë numri i të aksidentuarve është 175 persona, nga 158 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 10,8 %. Krahasuar me numrin mesatar të aksidentuarve gjatë vitit 2017, ky numër është ulur me 19,6 %. Numri i personave të plagosur gjatë muajit Janar 2018 është 162, nga 136 të plagosur në muajin Janar 2017. Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2017, ky numër është ulur me 18,6 %. Sipas INSTAT, në muajin Janar 2018 numri i të vdekurve nga aksidentet është 13 persona, nga 22 që ishte një vit më parë për të njëjtën periudhë, duke u ulur me 40,9 %. Në Janar 2018, aksidentet rrugore në 74,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 45 – 60 vjeç, duke zënë 24,6 % të numrit të aksidenteve rrugore, duke u rritur me 50,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në 2030 gjysma e popullsisë së botës do të vuajë nga mugesa e ujit
Rreth 47% e popullsisë së botës mund të ketë probleme me mungesën e ujit në vitin 2030. Ky përfundim u arrit nga një studim i Institutit Ndërkombëtar të Ujit në Stokholm. “Është e nevojshme të hartohen zgjidhje që marrin parasysh ndryshimet klimaterike dhe emergjencën e ujit”,- tha Sergio Colagrossi, inxhinier dhe ekspert në teknologjitë e gjelbra. Sipas këtij instituti, një nga alternativat për mungesën e ujit janë impiantet e shkripëzimit. Por, edhe këto impiante kanë të metat e tyre. Ka hipoteza se këto impiante mund të ndikohen nga prania e algave që lëshojnë substanca toksike. “Impiantet e shkripëzimit të ujërave të detit janë të përhapura në të gjithë zonën e Mesdheut. Kërkesa në rritje për ujë të pijshëm dhe mungesa e burimeve do të nxisë adoptimin gjithmonë e më shumë të impianteve për shkripëzimin”,- shtoi Sergio Colagrossi.
TAKIMI I PENCE ME KOREANO-VERIORËT, PENIANI U TËRHOQ NË ÇASTET E FUNDIT
Zv/presidenti amerikan Mike Pence ishte parashikuar të takohej me zyrtarët koreano-veriorë javën e kaluar, por delegacioni nga Peniani anuloi takimin në minutën e fundit. Sipas zyrës së Pence, Koreja e Veriut shpresonte se përmes këtij takimi që do të zhvillohej në kuadër të Olimpiadës Dimërore, zv/presidenti amerikan do të zbuste tonet e tij të ashpra. Por kritikat e numrit dy të Uashingtonit për abuzmin me të drejtat e njeriut dhe planet për sanksione të reja ekonomike ndaj Koresë së Veriut, bënë që delegacioni i Penianit të hiqte dorë nga ky takim, ku pjesëmarrëse do të ishte edhe Kim Yo-jong, motra e liderit Kim Jong-un. Lajmërimi se Koreja e Veriut do të merrte pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore të organizuara nga Koreja e Jugut, nxiti menjëherë interesin e Seulit zyrtar për një takim të nivelit të lartë mes palëve. Kjo gjë ndodhi e madje kulmoi me ftesën për presidentin jugor Moon Jae-in për një takim me liderin Kim Jong-un në Penian. Olimpiada u pa si mundësi për takim edhe me palën amerikane, çka do të shënonte përballjen e parë të këtij niveli mes zyrtarëve të administratës Trump dhe përfaqësuesve koreano-veriorë. Kujtojmë se dy palët janë në përplasje të vazhdueshme për shkak të përparimeve në programin bërthamor të Koresë së Veriut. Peniani pretendon se ka zhvilluar armë të cilat janë të afta të godasin Shtetet e Bashkuara.








