Ballina Blog Faqe 9243

Durrës, 2 vëllezër plagosen nga shpërthimi i një bombole gazi

0

Shpërthimi i një bombole gazi ka shkaktuar plagosjen e rëndë të  dy vëllezërve banues në Ishëm. Të dëmtuarit kanë qenë duke montuar një bombol gazi në serën e tyre. Policia informon se shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bizë, Ishëm.  Të plagosurit Sokol dhe Bardhok Poja, përkatësisht 49 dhe 44 vjeç. Të dy vëllezërit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Tiranës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Chelsea e Barcelona kënaqen me nga 1 pikë, Bayern Munchen kalon lehtë Besiktas

0

Ka rezultuar spektakolare 90 minutëshi i parë mes Chelsea e Barcelonës, takim i mbyllur me rezultatin 1-1.  Një takim i dominuar totalisht nga të besuarit e Ernesto Valverde, por ishin anglezët ata që gjetën rrugën e rrjetës. Willian, pasi goditi 2 herë shtyllën pingule të Ter Shtegen, rregulloi shenjestër në tentativën e tretë. Kur po luhej minuta e 62-të braziliani i shërbyer në afërsi të zonës, shmangu Busquets dhe me të djathtën kaloi në avantazh Chelsea. Reagimi i miqve nuk vonoi shumë me Messi që përfitoi nga një gabim trashanik në mbrojtjen e bluve për të vendosur barazpeshën. Përfundimisht 1 me 1, një barazim që favorizon Barcelonën në takimin e kthimit, atë të 14 marsit.  Në takimin tjetër Bayern Munchen shkatërroi 5-0 Besiktas. Një ndeshje e nisur në malore që në fillim për turqit, që pas çerek ore lojë e panë vetën me një lojtarë më pak, pas daljes me karton të kuq të kroatit Vida. Përjashtimi i mbrojtësit u shfrytëzua mjaft mirë nga bavarezët që kaluan në avantazh, 3 minuta para se dy skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve, me autor Thomas Muller.  Dyfishimi erdhi nga këmbët e Coman, ndërsa Muller përsëri e Lewandowski kompletuan pokerin. Në sekondat e fundit kishte kohë dhe për golin e 5-të, me Lewandowski që e kishte të lehtë të shtynte drejt rrjetës një top të Muller. Me këtë fitore Bayern Munchen shkon e qetë në takimin e kthimit të 13 marsit.

Trump firmos memorandumin për ndalimin e armëve të modifikuara

0

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar Pentagonin që të propozojë një ligj që ndalon shitjen e një pjesë të modifikuar për armët. Sipas tij, ky është një vendim që mund të parandalojë masakra në të ardhmen. Presidenti amerikan, Donald Trump ka firmosur një urdhër për të ndaluar pjesë të modifikuara për armët, të cilat janë përdorur nga një person që vrau 58 të pafajshëm në një koncert në Las Vegas vitin e kaluar. Pajisjet e tilla mundësojnë një pushkë të qëllojë qindra fishekë në minutë. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ka urdhëruar departamentin e drejtësisë që të propozojë një ligj, i cili mundëson paligjshmërinë e këtyre pjesëve të modifikuara. Donald Trump, President i SHBA: “Çelësi në të gjitha këto përpjekje, siç thashë në komentet e mia një ditë pas të shtënave, është se ne nuk mund të ndërmarrim vetëm veprime që na bëjnë të ndihemi sikur po bëjmë një ndryshim, ne duhet të bëjmë një ndryshim. Ne duhet të lëvizim klishet e kaluara dhe debatet e lodhura, dhe të përqendrohemi në zgjidhjet e bazuara në prova dhe masa të sigurisë që punojnë dhe që e bëjnë më të lehtë për burrat dhe gratë e zbatimit të ligjit për të mbrojtur fëmijët tanë dhe për të mbrojtur sigurinë tonë”. Ndërkohë, debati i kontrollit të armëve u ndez kohëve të fundit në Shtetet e Bashkuara pasi 17 persona u vranë në një shkollë të mesme të Floridas. Studentë dhe prindër të prekur nga masakra në institutin “Marjory Stoneman Douglas”, po lobojnë fuqishëm kundër armëve me demonstrata dhe zhvillime të tjera. Një I tillë do të zhvillohet dhe në Uashington gjatë pasdites të së mërkurës. Ndërkaq, pajisja që Trump kërkon të ndalojë quhet “bump stocks”, i cili është një aksesor që mund të shndërrojë armët gjysëm-automatike aq të shpejtë sa një mitraloz. Kjo mund të blihet për 100 dollarë, pa pasur nevojë për kontroll në të shkuarën kriminale. Për ndalimin e kësaj pajisje kanë rënë dakord edhe anëtarët demokratë e republikanë në Kongresin Amerikan.

77 për qind e amerikanëve, kundër Trump për armët

0

Një sondazh i publikuar në mediat amerikane ka vënë në dukje se 77 për qind e qytetarëve amerikanë janë kundër presidentit Donald Trump sa i përket ligjit për armët. Shumica e qytetarëve amerikanë mendojnë se si presidenti Trump ashtu edhe Kongresi nuk bëjnë sa duhet për të parandaluar vrasjet në masë. Kështu thotë një sondazh i përbashkët i “ABC News” dhe “Washington Post”, i cili ka vënë në dukje se të këtij mendimi janë 77 për qind e popullsisë, të paktën ndaj Kongresit. Kur bëhet fjalë për presidentin, kuota zbret në 62 për qind, gjithësesi e lartë. Sa i takon aprovimit të ligjeve, 58 për qind e të intervistuarve beson se masat më të ashpra për armët mund të kishin shmangur masakra si ajo e javës së kaluar në Florida. Sidoqoftë, amerikanët nuk i kanë idetë e qarta për ligjet që duhen për të ulur krimet që vijnë nga liria e armëmbajtjes. Vendi është i ndarë sa i takon ndalimit të armëve automatike, masë për të cilën 50 për qind janë pro; ndërsa 46 kundër. Sipas sondazhit, 77 për qind e njerëzve mendojnë se duhen kontrolle më të mira për shëndetin mendor; ndërsa për 42 për qind do të ishte më mirë të armatoseshin mësuesit. Një ditë më parë, vetë Trump u shpreh i hapur për ndryshime në ligjin për armët, për forcimin e sistemit federal të kontrollit.

PASOJAT E BOMBARDIMEVE NË GHOUTËN LINDORE PËRTEJ ÇDO IMAGJINATE

0

Situata në  rajonin e Ghoutës  Lindore në Siri, i cili mbahet nga rebelët,  është “përtej imagjinatës” thotë OKB. Koordinatori i shtetit Panos Moumtzis  tha për BBC se bombardimet pranë kryeqytetit Damask kanë  vrarë të paktën 250 vetë. Ushtria siriane thotë se po përpiqet të çlirojë zonën nga terroristët. Luftëtarët pro-qeveritarë sirianë kanë shkuar në enklavën e Afrinit  në veri të mbajtur nga kurdët ku trupat turke po përpiqen t’i shtyjnë kurdët. Turqia gjuajti predhat pranë kolonave të përparimit, të cilat siç thotë, i detyruan sirianët të tërhiqen. Çfarë po ndodh në Ghoutën Lindore? Forcat pro-qeveritare  të mbështetura nga Rusia – intensifikuan përpjekjet e tyre për të rimarrë bastionin e fundit të madh të rebelëve  gjatë mbrëmjes së të dielës. Një banor i zonës,  Firas Abdullah, i tha BBC se nuk kishte ku të fshiheshin: “Ne mund të dëgjojmë britmat dhe të qarat e grave dhe fëmijëve nëpër dritaret e shtëpive të tyre. “Ndërkohë raketat dhe plumbat bien mbi ne si shiu. Nuk kemi ku të fshihemi nga ky makth, i cili ende nuk ka mbaruar”.

I bllokuan pasaportën për abuzimet me pronat, kryebashkiaku i Rrogozhinës: I hapur për hetim

0

Kryebashkiaku i Rrogozinës, Beqir Nuredini, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Kavajës për ti bllokuar pasaportën. Në një reagim të tij në rrjetet sociale, ai thotë se mbështet hetimet e nisura nga organi i akuzës por nga ana tjetër distancohet nga akuzat e ngritura ndaj tij për abuzime me pronat në bregdet në zonën e Spillesë.“Duke marrë shkas nga çështjet e ngritura nga Prokuroria, si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, mbështes hetimet dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatur procedurën që parashikon ligji për përcelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave, të aplikuara nga banorët e zonës. Distancohem nga çdo akuzë që është bërë. Nga hetimet e Prokurorisë jam njohur me disa dokumenta, të cilat ishin te falsifikuara. Për këto falsifikime unë kam bërë denoncim në organet përkatëse. Masa ‘Detyrim Parqitje’, e caktuar nga Gjykata, për mua ishte e papritur. Kjo për shkak se unë kam qënë gjithmonë i gatshëm gjatë hetimeve dhe kam vënë në dispozicjon të Prokurorisë çdo dokument dhe dëshmi që më është kërkuar. Gjithesi mbeten i hapur për çdo hetim”. Nuredini nënvizon se falë ndërhyrjeve të bëra nga Bashkia Rrogozhinë, Plazhi i Spillesë është kthyer në një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike në vend. “Kjo vërtetohet edhe nga frekuentimi që është bërë nga qytetarët përgjatë 2017¬së. Nga një rrënojë, Plazhi i Spillesë është kthyer ndër plazhet më të kërkuara nga shqiptarë dhe të huaj. Janë më shumë se 20 mijë pushues në vit, që frekuentojnë Plazhin e Spillesë, falë këtyre ndërhyrjeve të bëra në 2 vitet e fundit”. Gjykata ka pranuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg edhe për disa zyrtarë të tjerë të cilët akuzohen se kanë falsifikuar dhe tjetersuar 11 mije m2 tokë shtetërore. Për këtë çështje janë arrestuar edhe disa zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kavajës, ndërsa një biznesmen është shpallur në kërkim.

Aksidenti tragjik në Velipojë, ndërron jetë në spital vajza 10-vjeçare

0

Është thelluar bilanci i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur ditën e diel në Shkodër. Ka ndërruar jetë edhe vajza 10-vjeçare e familjes Preka, e cila mbahej në jetë nga aparaturat. Mjeti “Alfa Romeo”, ku udhëtonte familja me mbiemrin Preka, babai, nëna dhe tre fëmijët e tyre u përplas me një fuoristradë, ku udhëtonin 2 persona të tjerë. Përplasja ishte fatale për babain 40-vjeçar, Edmond Preka, djalin më pak se një vjeç dhe një vajze, ndërsa vajza tjetër Nomei Preka ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital. Nëna, 36 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy personat që ndodheshin në mjetin tjetër. Rrethanat e këtij aksidenti tragjik janë duke u hetuar nga policia dhe grupi i ekspertëve. Aksi ku ka ndodhur aksidenti, pak kilometra larg plazhit të Velipojës është një rrugë e drejtë, ku makinat ecin me shpejtësi tej normave. Çdo vit, sidomos sezonin e verës, kjo pjesë rruge provokon aksidente të rënda.

Presidenti serisht fton per dialog

0

 

Qendrimi i djeshem i Presidentit Meta pare ne optiken Kushtetuese ishte ligjor dhe politikisht korekt. Nuk mund ti heq asnje presje letres se Tij prej 9 faqe, derguar prej 2-3 ditesh kabinetit te Zoti Bushati. Presidenti i vendit ne kete rast veç konsultimit me Kushtetuten, stafin, etj,
u udhëhoq edhe nga parimi “Nje mendje, hiç mendje”. Ai ftoi per konsultime edhe burrat e tjere te shtetit ne vite. Nje ftese ne dukje formale por mjaft gjitheperfshirese per kete Insititucion. Pjesmarja e ishPresidenteve ne bisedimet dhe qendrimi i Tyre imunizoje vendimarje dhe njehersh tregoi pjekuri per Presidentin e Republikes. Nderkohe ky protokoll realizoi edhe nje mardhenie publike exelente.
I tere ky Protokoll levizjesh, tregoi se bisedimet Shqiptaro-Greke kane sensibilizuar mbare shqiptarine ne kete klime te tensionuar ballkanike qe agravohet deri ne kufijte e Luftes dhe Paqes.
Por ajo qe çedoi ne korrespondencen Presidence-Ministri per Europen dhe Punet e Jashtem ishte ftohtesia e komunikimit mes paleve te nje shteti deri ne lenien per minutat e fundit te shkembimit të Notave. Nuk mund te justifikohet memeceria dhe mungesa e transparences se institucioneve shqiptare,
ne kohen kur dihej kalendari i perfundimit te afatit te Traktatit te Miqesise me vendin fqinj. Nese z. Bushati nuk eshte ndjere deri me dje, dhe kjo besohet, Institucioni i Presidentit do te kishte bere mire ta therriste me kohe me autoritetin e Tij. Mungesa e ketij rakordimi nga palet u ndjeh edhe ne nervozizmin e fjales se Kryeministrit ne festimet e “10 vjetorit ne Kosove”. Kryeminstri i tha nga Kosova Presidentit “se Ai nuk mund te kerkoje emrat e njerzve per bisedime pa na dhene me pare Autorizimin!” Pra, mungesa e mirekuptimit dhe kontakteve u ndjeh serisht deri ne kercitje.
Te dy keto udheheqes politike jane votuar e mbeshtetur se jane marre vesh ne historikun e mardhenieve te tyre politike. Jane marre vesh sy me sy, jane marre vesh per tepsi e me tespi ne dore. Jane marre vesh çdo te merkure – jave ne Tirane. Jane marre vesh kudo, ne Kuvend e deri ne drekat e famshme te Gjirit te Lalzit etj. etj.
Por kjo sot i perket se shkuares. Pas zgjedhjeve, “krushqit jane te ngrire”. Ndaj dhe Presidenti ndermori dje nje hap mirekuptimi. Dalja Presidentit te Republikes per ta sqaruar vete qendrimin e Tij nuk ishte vetëm një monolog. Sot Ai ka nisur serisht ftesen per nje mirekuptim te Ri ne mardheniet e brendshme politike, per nje dialog. Pa kete mirekuptim te brendshem, mes nesh, nuk mund te pretendojme te mirekuptohemi me fqinjet. Ftesa tashme eshte bere nga Presidenti.
Ajo kerkon kontakt e mirekuptim burrash shteti. Ajo, nuk behet me zedhenese.

 

Eva do Cristiano Ronaldon

0

Modelja e njohur spanjolle, Eva Padlock ka rrëfyer ‘fiksimin’ e saj për futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo. Në një intervistë për mediat rozë në Spanjë, 33-vjeçarja ka pranuar se do të dëshironte një romancë me portugezin, ndonëse është munduar të jetë realiste. “Futbollisti që më emocionon është Cristiano Ronaldo. Do të doja të kisha një romancë me të, por tashmë e di që është e pamundur, pasi ai ka një martesë të lumtur dhe të qëndrueshme”, tha ajo. Eva Padlock ka lindur në Barcelonë dhe është një tifoze ‘e thekur’ e Barçës, por thekson se kjo nuk e ka penguar të simpatizojë Ronaldon.

Negociatat dhe Presdenti

0

Megjithëse këto ditë kanë qenë të mbushura me lajme nga më bombastiket për Vetingun, Arrestimet, heqja e Vizës Amerikane ish-Kryeprokurorit, madje edhe me Deklaratat Alla Provokacia të Kryeministrit Rama në Kosovë, asnjë prej tyre nuk ka arritur të shkëpus dot vëmëndjen dhe shqetësimin e opinionit publik më shumë sesa çështja e mprehtë e negociatave me fqinjin tonë jugor Greqinë.

NEGOCIATAT

Për këdo që ka sadopak njohuri mbi  konceptin e Negociatave në Diplomaci duhet të dijë fortë mirë se ato shërbejnë si element për zgjidhjen e problemeve me anë të dialogut dhe ofrojnë marrveshjen midis palëve rivalizuese. Negociatat sado të vështira që të jenë, sërisht janë shumë të dobishme pasi kanë  më pak kosto e dëme sesa konfliktet si dhe prodhojnë zgjidhjet më të drejta e më të qëndrueshmet në planin afatgjatë. Mjafton argumenti  i  mësipërm për të pranuar Negociatat si zgjidhjen më të mirë që Shqiptarët dhe Grekët të ulen përballë njeri tjetrit për të arritur  marrveshjet që në finale i nxjerrin të gjitha palët të fituara. Kjo detyrë në  nivelin teknik i takon Minstrit të Jashtëm dhe Ekipit Negociator që me siguri është i  përbërë nga diplomat të sprovuar si mjeshtra në artin e negocimit, kanë kulturë të lartë profesionale  e mbi të gjitha me virtutin e atdhedashurisë .

Por a ka Ekipi Negociator një Axhenda të qartë Kombëtare?!

Pozita & Opozita

Për  të kuptuar pikpyetjen retorike nëse ka një axhend të qartë kombëtare  ekipi negociator i Shqipërisë, mjafton të përmend sjelljen kontradiktore të 2 forcave politike PS & PD kur ndryshojnë rolet nga pozita në opozitë dhe anasjelltas! Kio sjellje e papërgjegjëshme sigurisht që do prodhoj një politikë të paqëndrueshme dhe pa bosht rreth të cilit duhej të ndërtohej axhenda kombëtare e politikës së Jashtme e Republikës së Shqipërisë. Në ndryshim nga ajo Shqiptare, Pala Greke duket se politikën e saj të jashtme e ka të hartuar  qysh  në krye të herës dhe çdo forcë që merr pushtetin në Athinë i qëndron besnike axhendës që kanë projektuar baballarët e kombit Grek . Përveç çështjes së axhendës e cila  mund ti ngarkohet edhe tranzicionit të Shqipërisë ashtu si në çdo aspekt të jetës tonë këto 27vite, qeverisjet e PD & PS gëzojnë reputacion të keq tashmë edhe për faktin se negociatat e tyre kanë qenë jo transparente për opinionin publik . Sjelljet arrogante dhe  diletante e ministrave të jashtëm që ecin paralel me delirin e madhështisë së kryeministrave, të  veshura  me perde dyshimi për shkak të mungesës së trasparencës dhe të shoqëruara me akuzat reciproke se kush është më shumë tradhëtar i çështjes kombëtare, kanë bërë  që forcat politike të humbin besueshmërinë dhe bashkë me to edhe qeverisja e cilitdo krahë politik në këto 10 vite. Natyrshëm  lind pyetja, nëse Shqiptarët nuk besojnë tek qeveritë cila do ishte zgjidhja ?!

Presidenti

Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë   I cili është edhe Simboli I  Unitetit të Kombit, duket se mbetet zgjidhja e vetme.  Protokolli e kërkon që duhet të jetë pikërisht Presidenti, Ai që i jep bekimin Ministrit të Jashtëm nëpërmjet  mandatit të Negociatorit Fuqiplotë për tu ulur përballë palës Greke. Fati i mirë për të gjithë Shqiptarët është se Presidenti i Republikës quhet Ilir Meta, i cili ka prerjen e shtetarit të pjekur jo  thjesht prej detyrës që mban mbi supe por për shkak të eksperiencës së gjatë në politikë, detyra të larta shtetërore dhe mbi të gjitha në fushën diplomatike dhe politikën e jashtme. Proçesi gjerë i konsultimit, iniciuar nga Shkëlqesia e Tij dhe konferenca për shtyp që u  mbajt në ambjetet e Presidencës bëjnë të kthehet qetësia dhe besimi se të paktën institucioni që çertifikon rezultatin e negociatave është padyshim në anën e Shqiptarve Patriot. Shprehja se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vija e Kuqe që nuk duhet kaluar nga askush, përfshi  Presidentit, është garancia më e mirë për të gjithë Ne. Negociatat janë të vështira aq më tepër kur kemi përballë Pasardhësit e Odisesë që e dinë  mirë se çka duan, por Ne që në mijëvjeçar kemi ditur të ruajmë identitetin dhe ndërgjegjen Kombëtare, sot kemi shansin që të dalim fitues  sepse Simboli i Unitetit të Kombit është në anën e Patriotëve.