Një 44 vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e policisë për falsifikim kartëmonedhash. Arrestimi i shtetasit Taulant Dubali u bë gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Start 2018”. Dubalit i’u gjetën dhe sekuestruan 20.700 dollarë, prerje 100 të dyshuara si të falsifikuara. Policia thotë se operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.
Shkatërrohet grupi kriminal i minave me telekomandë
Policia e Lezhës arrestoi dy persona që dyshohet se përgatisnin dhe vendosnin mina me telekomandë. Artur Popa, 46 vjeç nga Kukësi dhe banues në Kamëz, i dënuar më parë, dhe Valton Cala 30 vjeç nga Tirana janë kapur në hyrje të qytetit të Lezhës. Në makinën e Çalës u gjetën 3 mina me telekomandë. Ata po udhëtonin në dy makina të veçanta kur u ndaluan nga policia. Ndërkohë që dy persona të tjerë, për të cilët policia nuk jep detaje janë shpallur në kërkim. Policia sekuestroi edhe 14 telefona celularë gjatë operacionit dhe 3 fitila zjarr-përcjellës. Gjithashtu gjatë kontrollit 46-vjeçarit Popa iu gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mbajtja e bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
SQARIM I BUSHATIT. Zotit Ilir Meta,President i Shqiperisë. (Përgjigje letrës suaj për sqarime rreth bisedimeve….
SQARIM I BUSHATIT.
Zotit Ilir Meta,President i Shqiperisë.
(Përgjigje letrës suaj për sqarime rreth bisedimeve me Greqinë.)
Zoti Meta,
Unë,në cilësinë e ministrit të Jashtëm jam takuar në Korfuz me homologun grek. Aty kemi bërë biseda për (Shih Top Channel emisionin e lajmeve.)
Më pas ministri i Jashtëm grek u takua me mua në Korçë. Atje folëm per (Shih Klanin emisioni i lajmeve.)
Në se do hollësi të tjera (Shih emisionin Provokacija të Much Nanos me Ramën.)
Po mos mjaftuan as këto (Shih mua tek Fevziu.)
Besoj se kaq janë boll që të firmosni lejen për mbylljen e marrëveshjes me grekët.
Në se doni te dini se ç’do përmbajë pasi të nënshkruhet (Shih televizionet greke,dëgjo radiot greke dhe lexo gazetat greke.)
Me respekt
Ditmir Bushati.
https://www.facebook.com/agim.xhafka/posts/931180557051507
Poshtë çarçafëve me Armina Mevlanin
Blogerja e njohur Armina Mevlani ka surprizuar me postimin e saj të fundit. Teksa është duke përgatitur setin më të ri fotografik, Armina ka ndarë disa momente parapërgatitore. Ajo shfaqet poshtë çarçafëve duke lënë të duket gjoksi i saj bombastik. Me këto foto, ashtu siç mbishkruan Armina pritet të realizojë diçka të mrekullueshme.

Abuzimi me pronat, i bllokohet pasaporta kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës
Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë të bllokimit të pasaportës dhe mos daljes jashtë shtetit të kryebashkiakut të Rrogozhinës Beqir Nuerdini. Nuredini akzohet për abuzimet me pronat në bregdet. Gjithashtu, gjykata ka dhënë arrest me burg edhe për biznesmenin Idlir Karkini. Po ashtu janë kryer hetime dhe në lidhje me ndërtimet e 27 (njëzet e shtatë) lokaleve përgjatë vijës bregdetare, ku vetëm 4 (katër) persona (investitorë) rezultojnë të jenë banor të zonës, ndërsa të gjithë personat e tjerë janë qytetar të rretheve të tjera. Në vitin 2015 Nuerdini doli fitues si kryetar i Bashkisë Rrogozhinë nga koalicioni ASHE dhe vinte nga radhët e PDIU.
Një ylli pornografie për të hequr ‘syrin e keq’
Një fermer indian ka gjetur një zgjidhje të re për të mbrojtur të mbjellat e tij nga fqinjët xhelozë dhe nga hajdutët. Chenchu Reddy ka vendosur posterin e një ylli pornografike pranë arës së tij në në Andhra Pradesh, Indi, për të shmangur ‘syrin e keq’. Posteri i madh tregon ish aktoren erotike Sunny Leone veshur me bikini të kuqe dhe duke qeshur për kameran.Reddy shpjegon se fushat e tij me perime kanë tërhequr vëmendjen e padëshiruar të njerëve të fshatit. “Këtë vit kam të mbjella të mira në 10 hektarë,”– tha Reddy për Hindustan Times. “Kjo ka tërhequr vëmendjen e panëvojshme të fshatarëve dhe kalimtarëve. Për të shamngur syrin e keq mendova të vendosja posterin e Sunny Leone disa ditë më parë.”
Një fermer indian ka gjetur një zgjidhje të re për të mbrojtur të mbjellat e tij nga fqinjët xhelozë dhe nga hajdutët. Chenchu Reddy ka vendosur posterin e një ylli pornografike pranë arës së tij në në Andhra Pradesh, Indi, për të shmangur ‘syrin e keq’. Posteri i madh tregon ish aktoren erotike Sunny Leone veshur me bikini të kuqe dhe duke qeshur për kameran. Reddy shpjegon se fushat e tij me perime kanë tërhequr vëmendjen e padëshiruar të njerëve të fshatit. “Këtë vit kam të mbjella të mira në 10 hektarë,”– tha Reddy për Hindustan Times. “Kjo ka tërhequr vëmendjen e panëvojshme të fshatarëve dhe kalimtarëve. Për të shamngur syrin e keq mendova të vendosja posterin e Sunny Leone disa ditë më parë.”
Grabitja e tokave në Spille, 7 të arrestuar, 23 nën hetim
Një hetim disa mujor nga Prokuroria e Kavajës, ka bërë të mundur identifikimin e disa shtetasve të tjerë të përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë. Operacioni “Ranishtja2” ka çuar në pranga edhe 4 persona, duke e çuar në total në 23 numrin e zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave të tjerë të përfshirë në skenën masive të tjetërsimit të tokave në bregdetin e Spillesë. Gjykata ka pranuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për shtetasit, Asim Arkaxhiu, Ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë, i akuzuar për shpërdorim detyre. Idlir Karkini, biznesmen, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” me pasoja të rënda, Julian Zhelegu, Noter Dhoma e Noterisë, Tiranë, për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim e detyre, ndaj të cilit është caktuar masa e arrestit shtëpiak, Arbër Aliu, Noter, Dhoma e Noterisë, Durrës, për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Skema e tjetërsimit të pronave: Në fazën e dytë të hetimit, ku më herët janë arrestuar disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë, prokuroria ka çuar në procedim edhe katër persona të tjerë, duke e çuar në total numrin e personave të përfshirë në këtë aferë në 23 persona. “Deri tani në këtë hetim të vazhduar janë përfshirë gjithsej në të dy fazat 23 persona, për tjetërsimin e pronave nëpërmjet krijimit të një mekanizmi të njëjtë, duke administruar AMTP të një periudhe mbi 15 vjet, në kundërshtim me ligjin, më pas duke proceduar me konfirmimet nga zyrat e Këshillit të Qarkut Tiranë, duke fshehur dhe zëvendësuar konfirmimet e qarkut me konfirmime që parashtrojnë rrethana të rreme, nëpërmjet falsifikimit të statusit të parcelave apo pasurive të veçanta, duke i bërë pjesë e praktikës (dosjes) të aplikuesve kanë arritur t’i regjistrojnë si pasuri personave të ndryshëm“, sqaron policia. Në vijim të hetimeve ka rezultuar se këto pasuri janë regjistruar e më pas janë tjetërsuar nga persona të tjerë, nëpërmjet shitblerjeve në një periudhë tepër të shpejtë, në kundërshtim të hapur me ligjin. Gjithashtu janë kryer hetime dhe në lidhje me ndërtimet e 27 (njëzet e shtatë) lokaleve përgjatë vijës bregdetare, ku vetëm 4 (katër) persona (investitorë) rezultojnë të jenë banor të zonës, ndërsa të gjithë personat e tjerë janë qytetar të rretheve të tjera. Ndërtimet e këtyre lokaleve rezultojnë vetëm mbi bazën e një aplikimi në Bashkinë Rrogozhinë, duke paraqitur vetëm një plan vendosje, kjo sipas preferencave të investitorëve, pa patur asnjë plan zhvillimor të Bashkisë Rrogozhinë. Së bashku me procedimin penal N.92 viti 2017 është vendosur bashkimi edhe i procedimit penal Nr.201 viti 2017. Nga ky procedim penal ka rezultuar se: Nga ana e Komandës së Forcës Ajrore dhe nga ana e Komisariatit të Policisë Rrogozhinë është bërë kallëzim penal. Në pronën Poligoni i Qitjes Rreth-Greth me numër pasurie 368 është konstatuar prerje pyjesh dhe pastrim i barishteve nga një grup punëtorësh. Këta punëtor janë sjellë nga shtetasi Idlir Karkini, i cili ka certifikatë pronësie për këtë sipërfaqe toke në pyllin dhe rërën buzë detit. Në kallëzim pretendohet se kjo tokë është pronë shtetërore në pronësi të aviacionit shqiptar. Ministria e Mbrojtjes ka aplikuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005-2007 dhe nuk i është regjistruar kjo pronë, ndërsa në vitin 2016 kjo pronë regjistrohet në favor të Idlir Karkinit. Nga Këshilli qarkut Tiranë jemi informuar se shkresa Nr.2147 dt.28.12.2015 e Këshillit të Qarkut Tiranë drejtuar ZVRPP Kavajë, që ka shërbyer për ndryshimin e zërit kadastral nuk është përgatitur nga Institucioni i tyre dhe nuk është dërguar në ZVRPP Kavajë. Ndërsa shkresa Nr.5836 dt.18.11.2015 e ZVRPP Kavajë nuk është dërguar fare në Këshillin Qarkut Tiranë as dorazi dhe as me postë.
Ponari: Sigurimet të mos shihet si taksë por si garanci
Qeveria duhet të ndërmarrë nisma të reja ligjore për zgjerimin e skemave të sigurimeve në vend. Presidenti i Kompanisë Sigal Unika Grup Austria, në emër të shoqatës së siguruesve thekson nevojën për të mos e lënë tregun vetem me ligjin e mjeteve motorike, dhe vetë sigurimi të mos shihet si taksë, por si garanci. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë i kërkon qeverisë të ndërmarrë nisma konkrete ligjore për të zgjeruar skemën e sigurimeve. Duke marrë si shembull, problematikat që po përballen fermët pas përmbytjeve të fundit që përfshinë vendin, dhe debatin që pasoi një propozim të kryeministrit Edi Rama për sigurimin e detyrueshëm, Presidenti i kompanisë Sigal Unika Grup Austria, shprehet se sigutrimi nuk duhet parë si taksë, por si garanci për pronën dhe çdo veprimtari tjetër.
Avni Ponari: I vetmi ligj ekzistues është ligji për sigurimin motorik, ligjin për sigurimin e TPL dhe asgjë tjetër.
Në një bashkëbisedim mbi sfidat dhe problematikat me të cilat përballet sektori i sigurimeve në Shqipëri, Ponari kërkoi që media të luajë rol konkret në ndërgjegjësimin e qytetarëve për garancinë dhe përfitimet që ata mund të marrin nga skemat e sigurimeve.
Avni Ponari: Jo në interes të atyre që kanë krijuar kompani të sigurimeve por në interes të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve, ata janë ajo pjesë që mbrohet. Tregu i sigurimeve funksionon. Ponari apeloi për më shumë bashkëpunim përballë sfidave të tregut të sigurimeve dhe synimit për të garantuar një marrëdhënie korrekte dhe transparence me konsumatorin.
MPJ: Metës do i kthejmë përgjigje me qetësi
Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme po shqyrton letrën e presidentit Meta të ardhur si përgjigje e kërkesës së kësaj ministrie për plotfuqishmërinë e negociatave me Greqinë. Nga kjo mësohet se do i kthehet përgjigje kreut të Shtetit në mënyrë institucionale për tre pikat të cilat kishte kërkuar qartësi presidenti Meta. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizmit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve. Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces. Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston”.
Pd kërkon veting dhe për ministrin e Brendshëm, mazhoranca e refuzon
Ligji për vetingun në polici u miratua vetëm më votat e mazhorancës ndërsa Partia Demokratike e ka kundërshtuar në shumë nene të tij duke dhënë dhe amendamente përkatëse. Një ndër kërkesat e opozitës ishte dhe përfshirja e Ministrit të Brendshëm në vetting, por mazhoranca e rrëzoi këtë. Mazhoranca miratoi e vetme ligjin për vettingun në policinë e shtetit, ndërsa refuzoi amendamentet e opozitës. Me argumentin se propozimet e tyre e bëjnë realisht të zbatueshëm ligjin, Enkelejd Alibeaj, propozoi që subjekt i vettingut të jetë Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendës/ministrat. Propozimi u rrëzua nga ana e mazhorancës, ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve tha se nuk po kërkohet vetting për politikanët por për policinë. Opozita kërkoi po ashtu që organet e vettingut të jenë jo politike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë. Alibeaj tha se ky ligj është farsë dhe nuk sjell asgje të re. Pavarësisht një numri të madh amendamentesh, mazhoranca refuzoi opozitën duke e miratuar draftin që pritet të kalojë në Kuvend të enjten. Në përfundim të mbledhjes, opozita kërkoi sërish reflektimin mazhorancës. Janë rreth 15 mijë punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme që do të kalojnë në sitë në tre komponentë kryesorë; vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

