Ballina Blog Faqe 9245

Kush është Sara Underwood ?

0

Modelja dhe aktorja e njohur amerikane, Sara Underwood ka realizuar një set fotografik mjaft ‘të nxehtë’, të cilin e ka postuar në Instagramin e saj. Suksesi ka qenë i menjëhershëm, pasi për 33-vjeçaren amerikane janë shtuar rreth 2 milionë fansa vetëm në muajin e fundit në Instagram, çka tregon se modelja ka goditur vërtetë në shenjë. Sara Underwood u bë e famshme si modele e revistës së famshme Playboy, ku u zgjodh edhe Playmate i vitit 2007. Më vonë ajo u bë pjesë edhe e kinematografisë, ku luajti në filma si Epic Movie, Miss March, etj.

Daçiq: Mu terruan sytë kur e pashë shqiptarin në Pentagonin amerikan

0

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq gjatë vizitës se tij të fundit në Washington, ishte takuar me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Herbert Raymond McMaster.Por, çfarë ndodhi në takim? ”U takova në Uashington me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, Herbert Raymond McMaster. Me gjithë respektin, por kur pashë se pranë tij kishte ulur shefin e tij të kabinetit, shqiptarin nga Kosova, Ylber Bajraktarin, i cili erdhi tek unë dhe tha se ai ishte nga Kosova, për një moment më janë terruar sytë dritat dhe pastaj e kuptova se çdo gjë ishte e qartë”, tha Daçiq. “Wes Mitchell, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet europiane dhe Euroaziatike, më tha se është më mirë të mos flas  asgjë për Kosovën gjatë takimit”, tha Daçiq, shkruan Fmmimages, transmeton Klan Kosova.

 

Negociatat me Greqinë, Meta: S’mund të firmos një letër të bardhë

0

Pasi publikoi përgjigjen për kërkesën e MEPJ, Presidenti i Republikës, Ilir Meta doli në një deklaratë për mediat. Ai u shpreh se publikimi i përgjigjes për kërkesën e MEPJ është bërë jashtë dëshirës së tij, por për të qenë transparent. Presidenti tha se “nuk mund të firmosë një letër të bardhë me disa probleme që duhen saktësuar”. Meta tha në deklaratë se sjellja e Presidentit për këtë çështje do të jetë e bazuar në Kushtetutë dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Duhet të theksoi mbështetjen dhe angazhimin tim për një zgjidhje të drejtë dhe përfundimtare për këtë çështje. Duhet të ketë një angazhim të plotë nga të gjithë. Me këtë rast, dua të nënvizoj se sjellja dhe kontributi i Presidentit ndaj kësaj çështje do të jetë i bazuar vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, është vija e kuqe”, u shpreh Meta. Ndërkohë, sa i përket qëndrimit të opozitës, që kjo çështje të shkojë me mirëkuptimin e të dy shteteve në gjykatën ndërkombëtare, Meta përsëriti edhe njëherë se për këtë çështje ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tha se respekton edhe qëndrimin e opozitës dhe se gjykata ndërkombëtare është një mundësi. “Qëndrimi i opozitës ose përfaqësuesit të saj ka qenë që kjo çështje duhet të zgjidhet në gjykatë ndërkombëtare me mirëkuptim mes palëve. Sigurisht që është një mundësi. Qeveria ka synuar dhe synon që kjo çështje të zgjidhet përsëri përmes negociatave. Duke respektuar qëndrimin e opozitës, ka të drejtën e saj, njëkohësisht respektoj qëndrimin e qeverisë për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj çështje përmes negociatave të reja, por duhet të theksoj se për këtë çështje ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila është një vijë e kuqe për të gjithë, duke filluar nga Presidenti i Republikës. Këtë drejtim është detyra e presidentit të respektojë këtë vendim, sepse presidenti është betuar për mbrojtjen e Kushtetutës”, u shpreh Meta.

Një bie e një mij ngrihen

0

Si sot e 27 vjet më parë është rrëzuar busti i ish-diktatorit Enver Hoxha. Rënia e bustit të Enver Hoxhës nuk mund të harrohet,  është dita që solli përmbysjen e një sistemi, jo thjeshtë rrëzimin e një shtatoreje. Ka nga ata që ditën e 20 shkurtit të vitit 1991 ishin në shesh, filloi në Tiranë, shkoi në Shkodër, Korçë e më gjerë. Monumenti i diktatorit u tërhoq zvarrë gati tre muaj pas themelimit të Partisë Demokratike. Avni Delvina kujton këtë ditë me një dixhiturë dhe foto brilante.

Zoran Zaev:Jam shqiptar

0

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i ka befasuar të gjithë pasi ka deklaruar se është shqiptar. “Unë kam prejardhje shqiptare ortodokse, si nga gjyshja, ashtu edhe nga gjyshi që nga Ilirët e Strumicës që kur pranuan besimin ortodoks. Me kalimin e kohës, sllavët, kryesisht me dhunë na asimiluan dhe imponuan gjuhën maqedonase. Mirëpo e gjitha kjo është histori. Unë fal dhe duhet t’i harrojmë ato gjëra tani dhe duhet do të ndërtojmë një shoqëri dhe jetë për të gjithë. Nuk di të flas në gjuhën shqipe, pasi shqipen nuk e kam gjuhë amë, por gjuhën e stër-stër-stër gjyshërve, por nuk ka rëndësi si flasim, por si ndjehemi. Unë ndjehem shqiptar ortodoks“, u shpreh Zaev. Nga ana tjetër, kryeministri maqedonas tha se edhe në Greqi ka shqiptarë ortodoksë duke shtuar se janë 25 milionë shqiptarë ortodoksë. “Më shumë se 25 milionë shqiptarë ortodoksë jetojnë në Ballkan, kryesisht në IRJM, Greqi, Shqipëri dhe Serbi. Kjo është arsyeja pse ne kuptojmë me lehtësi grekët. Gruevski ishte fashist dhe etnikisht i pastër, dhe me një njeri të tillë nuk mund të negociohet”, thotë Zaev.

20 shkurti 1991, Berisha tregon skenarin për të zhvarrosur Enver Hoxhën

0

Në përkujtim te 20 shkurtit 91, ish kryeministri Sali Berisha sjell në vëmendje momente që sipas tij kanë sjellë dhe ndryshimin e rrjedhës së historisë.  Momente delikate për të kanë qenë ndërhyrja e Neritan Cekës por dhe e një të riu i cili nuk lejoji rivendosjen e bustit të Enver Hoxhës ndërsa tregoi dhe skenarin e Ramiz Alisë për të zhvarrosur trupin e Enver HoxhesSali Berisha: “Që atë pasdite shpalosi skenarë të kobshëm. U përpoq të manipulojë turmat dhe të çojë për të zhvarrosur trupin e Enver Hoxhës. PD bëri gjithçka dhe e bllokoi këtë pa vështirësi pasi u kuptua se ishte kurth. Të nesërmen , manipuluan njerëzit dhe i vërsulën drejt bllokut pasi kishte larguar Nexhimej dhe e kishte dërguar në Dajt. Këta të tjerët përfshi dhe Edi Ramën në bunkerin që e ndërtoi për Enver Hoxhën në Zall Herr. Tani tha hajdeni sulmoni bllokun. Në fakt vetë ishte në zyrë, dhe ai mund të ikte dhe me tunelet se kishte tunelet”.

Kinë, incident me valixhen bërthamore të Trumpit

0

Quhet ‘Nuclear football’, valixhja që përmban kodet për një sulm bërthamor nga ana e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ajo duhet të jetë gjithmonë pranë tij, e për këtë arsye një zyrtar ushtarak e ndjek Donald Trumpin në çdo lëvizje. Por gjatë vizitës që kreu i Shtëpisë së Bardhë zhvilloi në Kinë, në muajin nëntor, valixhja ishte në qendër të një përballjeje mes agjentëve amerikanë e kinezë të sigurisë, në atë që ngjason vërtet me një aksion futbolli. Sipas websajtit Axios, në 9 nëntor Trump dhe bashkëshortja e tij Melania, ishin të fuar në sallën e madhe të popullit, në sheshin Tienanmen. Bëhet fjalë për tempullin e pushtetit kinez, i blinduar nga një numër i madh policësh. Çifti presidencial hyn pa problem, por zyrtari me ‘futbollin nuklear’ u ndalua në një kalim sigurie, ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk kuptoi asgjë. Në këtë pikë, sipas medias amerikane, një tjetër zyrtar sinjalizon gjeneralin John Kelly, shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Ky i fundit nuk e mendon dy herë, rikthehet tek hyrja dhe urdhëron njerëzit e tij të bëjnë përpara bashkë me valixhen. Kinezët zihen në befasi. Njëri prej tyre kap nga krahu gjeneralin, i cili e shtyn dhe vazhdon përpara. Situata u tensionua më tej, kur një agjent i shërbimeve sekrete amerikane sulmoi pjesëtarin e sigurisë kineze, duke e shtrirë në tokë, ndërsa grupi i drejtuar nga Kelly, bashkë me zyrtarin që mbante valixhen, arritën tek presidenti. Incidenti u konfirmua për Axios nga 5 burime të ndryshme. Siç thuhet, shefi i kabinetit urdhëroi të pranishmit ta mbanin gojën e mbyllur, për të mos cënuar përshtypjen e një mikpritjeje madhështore në qytetin e ndaluar për presidentin Trump.

Rikthehet Champion League

0

Spektakli i Champions League do të kthehet sonte me një nga përballjet klasike të këtij kompeticioni. Chelsea dhe Barcelona i kanë dhënë jetë disa ndeshjeve të paharrueshme në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Londinezët, që do të presin katalanasit në shtëpi në ndeshjen e parë të 1/8-ve, nuk po zhvillojnë një sezon shumë të mirë. Skuadra e Antonio Conte ka fituar kampionatin sezonin e kaluar, por gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm në sezonin aktual. Barcelona, nga ana tjetër, po zhvillon një sezon pothuajse perfekt. Katalanasit kryesojnë kampionatin spanjoll dhe mbeten skuadra e vetme e pamposhtur mes pesë kampionateve kryesore të Europës.

Trafiku i drogës, qendër e përbashkët për shkëmbim informacioni me Italinë

0

Analizat e përbashkëta të riskut, ndarja në kohë reale e informacionit dhe ngritja e qendrës së përbashkët trepalëshe për shkëmbim informacioni janë synimi i mëtejshëm i policisë shqiptare me Guardia di Finanza. Kreu i policisë së shtetit, Ardi Veliu është takuar me delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s të kryesuar nga gjenerali Vito Augelli, komandant i Guardia di Finanza-s i Rajonit të Pulias. “Synimi ynë është ai i kryerjes së analizave të përbashkëta të riskut, ndarja në kohë reale e informacionit, ngritja e një qendre të përbashkët trepalëshe për shkëmbimin e informacioneve dhe kryerja e patrullimeve të përbashkëta në det”, theksoi Drejtori i Përgjithshëm. Veliu vlerësoi gjithashtu përpjekjet dhe rezultatet e arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit, trafikimit të saj, sidomos në kapjen e gomoneve falë bashkëpunimit. “Këtë vit do të fillojmë më herët fushatën e fluturimeve ajrore në mbështetje të një pune të madhe që Policia e Shtetit është duke bërë për të parandaluar këtë fenomen. Italia mbetet një partner strategjik për ne. Krahas goditjes së trafikut, synimi është ai i kapjes së aseteve kriminale për ta çrrënjosur përfundimisht fenomenin e kultivimit të kanabisit. Lufta kundër narkotikëve mbetet sfidë për t’u përmirësuar dhe konsoliduar. Synimi ynë është kryerja e hetimeve të përbashkëta dhe lufta kundër pastrimit të parave dhe produkteve të krimit. Ky synim është një nga prioritetet më të larta të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar. Krijimi i një rrjeti të shkëmbimit të informacionit që mundëson në kohë reale identifikimin, gjurmimin dhe kapjen e autorëve të trafiqeve të ndryshme, është një faktor kryesor në arritjen e rezultateve të dëshiruara”, tha ai. “Italia është e angazhuar maksimalisht në frontin e luftës kundër trafiqeve dhe këtë e dëshmon prezenca e madhe e dispozitivit të Guardia di Finanza-s në Shqipëri. Niveli i bashkëpunimit është më i larti ndër kohëra, kjo falë një pune paraprake të bërë nga dy përfaqësitë policore”, u shpreh Vito Augelli. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, siguroi partnerët italianë për një bashkëpunim efikas duke shkatërruar çdo pengesë që pengon punën e përbashkët të dy policive. “Policia dhe qeveria italiane ka qenë dhe mbetet një partner strategjik për Policinë e Shtetit dhe Qeverinë shqiptare”, u shpreh Veliu. Ai vlerësoi kontributin e Guardia di Finanza-s dhe Policisë italiane duke siguruar se të gjitha projektet e drejtuara nga Italia do të kenë mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit dhe angazhimin maksimal për arritjen e objektivave.

Arratisen nëpunësit turq, kërkojnë azil në Greqi

0

17 qytetarë turq, të larguar me një gomone nga brigjet turke, kanë mbërritur në një prej ishujve Inouses, në Egjeun juglindor dhe kanë kërkuar azil politik. Bëhet fjalë për 17 nëpunës civilë dhe gjyqtarë që pasi kanë bërë kërkesën e azilit kanë deklaruar se janë persekutuar në vendin e tyre për shkak të pikëpamjeve të tyre politike dhe se rrezikohen të burgosen nga Rexhep Tayyip Erdogan.Pas procedurave të regjistrimit, ata janë dërguar në qendrën e pritjes dhe identifikimit në ishullin Hios. Ngjarja ndodh në një nga momentet me të papërshtatshme përsa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve, kjo pas incidentit me përplasjen e dy anijeve të Rojës Detare greke dhe turke pranë ishujve Imia.