Christina Aguliera ka çmendur fansat me fotot e fundit të postuara në Instagram. Këngëtarja u shfaq tepër provokuese dhe seksi duke u larë në vaskë tërësisht e zhveshur. 37-vjeçarja la pak vend për imagjinatën me fotot badhë e zi. Nëna e dy fëmijëve mbuloi në mënyrë strategjike me duar e shkumë ‘pasuritë’ e saj.

Christina Aguliera me poza të nxehta nga vaska
Hetimi ndaj Skënderbeut, UEFA: Kërcënohen me jetë inspektorët
Përmes një deklarate zyrtare në uebsajtin e saj, organi më i lartë futbollistik europian, UEFA ka bërë me dije se Inspektorët Disiplinorë që po hetojnë Skënderbeun për trukime ndeshjesh janë kërcënuar me jetë. “Sot, Inspektorët Disiplinorë të UEFA-s që punojnë në këtë rast kanë marrë kërcënime anonime me jetë, me sa duket kanë për qëllim t’i trembin ata dhe t’i ndalojnë që të kryejnë punën e tyre. Këto kërcënime nuk do të kenë sukses dhe policia është njoftuar gjithashtu”, theksohet në deklaratën e UEFA-s. Në deklaratën vihet në dukje se Skënderbeut iu ndalua pjesëmarrja në kompeticionet europiane për sezonin 2016-2017 për trukim ndeshjesh. Më tej theksohet se informacione të tjera për trukime kanë ardhur në UEFA nga BFDS, Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve, organi më i lartë futbollistik europian ka sugjeruar masa ekstreme ndaj klubit shqiptar. “UEFA mbetet plotësisht e angazhuar në luftën kundër fiksimit të ndeshjeve dhe i gjithë stafi i që punon në këto çështje vendimtare mund të llogarisë mbështetjen e plotë të organizatës”, theksohet në deklaratën e UEFA-s. Ky mesazh u përsërit sot nga Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, i cili deklaroi: “Ne kurrë nuk do të lejojmë që stafi i UEFA-s që punon në këto çështje, ose ndonjë çështje tjetër, t’i nënshtrohet kërcënimeve apo frikësimeve nga ndonjë palë e tretë.” Ata kanë mbështetjen e plotë të organizatës, duke përfshirë 100% mbështetje personale nga unë”.
Top Channel
Thaçi nderon Ramën me Medaljen Presidenciale
Në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me motivacionin për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës dhe ndërtimin e saj. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se ndihet i lumtur dhe ndjehet me emocione të veçanta për këtë dekorim. Rama shtoi se e ardhmja e dy vendeve është e përbashkët. “Është një nder i jashtëzakonshëm. Dua t’iu shpreh mirënjohjen time për këtë nder. Më vjen mirë që ndodhem këtu me miqtë e kolegët e mi”, u shpreh Rama. Më pas Rama ka përgëzuar presidentin për marrëveshjen me presidentin malazez rreth demarkacionit për t’i hapur rrugë qytetarëve të Kosovës që të lëvizin lirshëm si gjithë qytetarët e botës “Ju përgëzoj për atë që vendosët bashkë me Presidentin e Malit të Zi. Si një hap i vendosur për një proces për t’i hapur rrugën qytetarëve të Kosovës, për të lëvizur lirisht”, tha Rama.
Tronditet futbolli, ish-ministri i Berishës trukonte ndjeshjet e Skënderbeut
Raporti i UEFA në lidhje me trukimet e ndeshjeve nga Skënderbeu ka shkaktuar tërmet në futbollin shqiptar, por jo vetëm. Në raportin e publikuar sot, përmendet edhe emri i ish-ministrit të Financave në kohën e ish-kryeministrit Berisha, Ridvan Bode. Sipas raportit, ish-ministri i financave ka pasur dorë në trukimin e ndjeshjeve të kësaj skuadre. “Nga sa më sipër mund të konkludohet se Z. Bode posedon pushtetin, lidhjet dhe njohuritë për të ndikuar në rezultatet e ndeshjeve të Skënderbeut dhe që ai e ka bërë këtë gjatë këtyre viteve. Është vërtet tronditëse të shohësh një person me një pozitë pushteti të përpiqet të ushtrojë ndikim të padrejtë në rezultatin e një ndeshje”- shkruhet ndër të tjera në raportin e UEFA.
Izolimi nga bora
Dëbora deri në 70 centimetra dhe ngricat në rrugë mbajnë të izoluar tre fshatra të njësisë administrative Cudhi në Malësinë e Krujës. Mjetet i lënë banorët disa kilometra larg shtëpive pasi rruga është shumë e vështirë. Problematike mbetet situata në Qafë Shtamë, ku dëbora arrin 30 cm trashësi dhe rruga bëhet e pakalueshme për shkak të ngricës. Në disa pjesë të rrugës janë shënuar edhe rrëshqitje dherash që janë pastruar nga banorët e zonës apo drejtuesit e mjeteve pasi sic thonë, autoritetet nuk kanë marrë masa. Reshjet e dëborës kanë ndaluar edhe në qarkun e Dibrës, por banorët e zonmave malore përballen me bllokime rrugësh. 125 familja rezultojnë të izoluara në Tërnovë të madhe ku dëbora arrin në 80 centimetra Një banor i zonës thotë: “Këto nuk interesohen fare” Trebishti, Ostreni, Zerqani e Shupenza kanë probleme me mungesën e energjisë elektrike, ndërsa OSHEE bën me dije se në këto zona janë shembur disa shtylla të cilat po zëvendësohen. Problematika hasën edhe në fshatrat malorë të qarkut të Kukësit
Fruthi vret foshnjën e dytë në vend
Fruthi shënon viktimën e dytë në Shqipëri. Një foshnje 4 muajsh me inicialet R.N ka ndërruar jetë në shërbimin e Pediatrisë në QSUT si pasojë e komplikacioneve të fruthit. Burimet bëjnë të ditur se foshnja nga Peshkopia është paraqitur me probleme në bronkopneumoni, ka qenë i shtruar për disa ditë në Pediatrinë e QSUT-së dhe prekja nga fruthi ka rezultuar fatale. Foshnja ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërsa problem është fakti që fëmijët e vegjël ende nuk e kanë mbushur moshën e vaksinimit për kryerjen e vaksinës tre valente MMR.
Përplasje me armë në Selitë, një nga dy të plagosurit njihet si “armiku” i Shullazit
Dy të rinj mbetën të plagosur pas një sherri që ndodhi mesditën e kësaj të premteje në Tiranë. Njëri nga të plagosurit, Gjon Pelivani, 27 vjeç, mësohet se ka precedentë penalë pasi është përplasur me grupin e Emiljano Shullazit. Në vitin 2015 ai i shpëtoi një atentati nga Gilmando Dani. Policia dyshon se shkak i plagosjes së ndodhur të premten ka qenë hapja e një lokali në zonën ku ndodhi përplasja. Një konflikt i momentit u bë shkak për një sherr masiv mes disa të rinjve, ndërsa ngjarja përfundoi me plagosjen e 2 personave. Gjon Pelivani, 27 vjeç, i cili në të kaluarën njihej edhe me emrin Valment Pelivani është i plagosuri i parë. Sipas policisë ai ka një të kaluar të pasur kriminale dhe emri i tij lidhet me disa ngjarje të rënda, si atentate, kërcënime apo vjedhje. Ngjarja më kulminante është ajo e vitit 2015, kur Pelivanit iu bë një atentat nga Gilmando Dani, miku i Emiljano Shullazit. Emri i Valment Pelivanit është përmendur edhe nga drejtues të lartë të politikës. Nga burimet policore mësohet se 27-vjeçari nga Tepelena ka marrë një plumb në këmbë. I plagosuri tjetër, Renato Hoxha, 31 vjeç, kamarieri i lokalit në Selitë, ka një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A.Musai, si autorin e dyshuar të ngjarjes. Ende janë të paqarta rrethanat e përplasjes, por ajo që dihet është fakti se ky lokal ku ndodhi përplasja ishte hapur vetëm para pak ditësh dhe pronarët ishin kërcënuar nga të rinjtë e përfshirë në këtë sherr.
Koni i përgjigjet dekanëve: Më kanë zgjedhur pedagogët e studentët, jo ju
Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni i është përgjigjur kërkesës për shkarkim të dekanëve të katër fakulteteve të UT, drejturar ministres Lindita Nikolla. Në një letër të hapur Koni thotë se do të donte të ishte njohur nga vetë ministrja me këtë kërkesë, por lajmin e ka marrë vesh nga mediat. “Rektorin e zgjedhin pedagogët dhe studentët”, u drejtohet dekanëve Koni. Madje, ai kujton periudhën e akreditimit, kur rektorë kanë qënë 4 dekanët, që sot kërkojnë shkarkimin e tij. “Ju siguroj se do të vazhdoj të kërkoj nga organi i akuzës që të shqyrtoj çdo çështje për të cilën unë i jam drejtuar, në mënyrë që çdo kush që ka shkelur ligjin të dënohet dhe e drejta dhe ligji të triumfojë. Ju siguroj se do të vazhdoj të jem Rektor i UT-së deri në përfundimin e mandatit tim të parë duke u përgatitur për mandatin tim të dytë. Gjithashtu, ju siguroj se askush dhe për asnjë arsye nuk më ndal në rrugën time të së drejtës, sepse me vete kam ligjin dhe Zotin!”, përfundon Koni.
Ndërpritet vetingu për Adriatik Llallën
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendos ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish kryeprokurorin Adriatik Lalla. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë mga Roland Ilia, Pamela Qirko, Olsi Komici vendosi ndërprerjen e vetingut për Adriatik Llallën. Trupi gjykues i KPK përbëhej nga: Roland Ilia, Kryesues, Pamela Qirko, Anëtare, Olsi Komici, Relator . “Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla. Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në zbatim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” thuhet në njoftimin e këtij institucioni. Pak ditë më parë ish kryeprokurori hoqi dorë nga e drejta për emërim në Gjykatën e Apelit duke përjashtuar kështu veten automatikisht nga procesi i vetingut. Ndërkohë dje Depatamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara e ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla dhe familjes së tij. Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.
ICARDIN E DO BAYERN MUNCHEN
U fol shumë që Interi mund ta humbiste që në merkaton e janarit kapitenin Icardi, por kjo gjë nuk ndodhi. Megjithatë që zikaltrit të sulmojnë sërish me argjentinasin vitin e ardhshëm duket se një gjë mjaft e vështirë. Icardi është duke shkëlqyer me Interit dhe “grepat” për të janë hedhur nga gjithandej. Në garë është Reali i Madridit, kampioni në fuqi i Champions League; PSG i milionave arabë, por së fundmi është shtuar edhe një superfuqi nga Gjermania. Flitet se Bayern Munchen është mes skuadrave të interesuara që kërkojnë shërbimet e kapitenit zikaltër. Megjithatë, për të mësuar të ardhmen e Icardit na duhet të presim merkaton e verës. Ndërsa klubet e mëdha, më parë duhet të diskutojnë me bashkëshorten e tij, Wanda Nara.

