Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ai dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviç kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët për shënjimin e kufirit mes të dyja vendeve. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi deklaroi se është takuar në mëngjes me kryeministrin Ramush Haradinaj të cilit ia ka prezantuar marrëveshjen e arritur me Malin e Zi. Thaçi ka zbuluar para gazetarëve marrëveshjen e përbashkët për Demarkacionin, me presidentin e Mali të Zi. Nëpërmjet një deklarate dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015. Këtë marrëveshje e kishte nënshkruar Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të Kosovës. Ka thënë se me Filip Vujanoviçin janë pajtuar që të ratifikohet në Kosovë kjo marrëveshje dhe se me ratifikimin e kësaj do të respektohen parimet për marrëveshjen e nënshkruar më herët. “Kjo deklaratë bën thirrje për përmbylljen e kësaj marrëveshje dhe më pas përmes grupeve punuese do të rishikohet kjo”, ka thënë presidenti. I pyetur për kushtet e vëna nga BE për vizat, ai tha se është jetike të ratifikohet demarkacioni në Kuvend. “Nga 95 kriteret ne kemi përmbushur 94, ka mbetur vetëm demarkacioni që do ta kryejmë në ditët e ardhshme. Probleme kanë të gjitha vendet e BE-së, por nuk do të jetë pengesë që mos të ndodh liberalizimi”, tha Thaçi.
2 të plagosur me armë zjarri pranë shkollës “Vasil Shanto”
Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Vasil Shanto” dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes disa të rinjsh në ambientet e një lokali. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
UEFA LEAUGE, MILANI “PRET BILETËN”, DORTMUNDIN THYEN ATALANTA-N
Milani nuk është kursyer aspak në Europa League ndaj Ludogorets, duke shënuar një fitore të pastër 0-3. Cutrone në pjesën e parë, Rodriguez nga pika e penalltisë dhe në shtesë Borini, vulosën suksesin e kuqezinjve në këtë transfertë, duke e bërë të lehtë tashmë kualifikimin për në fazën tjetër të Europa League.Për Dortmundin ka rezultuar e vështirë ndaj Atalanta-s. Edhe pse shënuan të parët, gjermanët u thyen nga skuadra italiane me fillimin e pjesës së dytë që shënoi dy gola të shpejtë me Ilicic. Por Dortmundi gjeti forca edhe një herë duke barazuar fillimisht me Batshuayi, i cili realizoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij në shtesë dhe të fitores në këtë ndeshje të parë.
Reagime në Amerikë për vrasësin 17-vjeçar
Masakra e të mërkurës ka lënë një shije të hidhur dhe frikë te amerikanët. Debatet dhe reagimet janë të shumta. I tillë është dhe reagimi i Occupy Democrats të cilët me anë të njëfotografie dhe teksi mbi të kanë dhënë një mesazh të bukur.
Ky është Nicolas Cruz që vrau 17 persona, nuk është mysulman. Nuk është ushtar i ISIS. Ai është një terrorist i rritur në tokën amerikane me një armë gjysmëautomatike “AR-15”. NE NUK DUAM NJË MUR BUDALLA QË TË NA MBAJË TË SIGURT, NE KËRKOJMË KONTROLL TË VËRTETË TË ARMËVE.
I riu i akuzuar për masakrën në shkollën e mesme të Floridës të mërkurën, e ka rrëfyer krimin e tij. Nicolas Cruz, 19-vjeçar, pohoi se ai ka shtënë mbi nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit, nga ku e kishin përjashtuar për sjellje të dhunshme. Ai ka dalë përpara gjykatës me 17 aktakuza për vrasje të paramenduar, e aty rrëfeu se përpos armës gjysmëautomatike “AR-15”, në çantën e shpinës kishte edhe municione shtesë. I riu ishte nisur të bënte sa më shumë viktima dhe ka tentuar të shpëtonte duke u hequr si një prej adoleshentëve të tmerruar që kërkonin ndihmë. Demokratët nxituan të theksojnë edhe një herë se episodi tronditës nënvizon sërish nevojën për ligje më të ashpra për armët, por Trump nuk e përmendi këtë çështje në fjalimin e tij të shkurtër, ku theksoi sidoqoftë se sigurinë në shkolla do ta kthejë në prioritet.
Abi tregon trupin pas operacionit
Abi Clarke la pa fjalë të gjithë fansat e saj vitin e kaluar kur zbuloi trupin pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Ylli i reality show “TOWIE” duket se po e shijon fizikun e ri në maksimum. Bukuroshja 26 vjeçare është fotografuar me bikini gjatë pushimeve në Tenerife javën e kaluar. Abi dukej mahnitëse ndërkohë që tregonte rezultatet e operacionit prej 10 mijë paund te të pasmet e saj nën rrezet e diellit.
Kush është rekomanduesi i Llallës?
Kush është rekomanduesi i Llallës?
Në postet e larta drejtuese, kur merr një detyrë publike, është dikush që të merr përsipër apo lëshon një garanci për njohje në punë të përbashkët. Ky veprim është njëherësh edhe
një vlersim për të punësuarin, për të siguruar kandidat të kalibrit të lartë për vëndin e punës. Në Administratën Publike Shqiptare dikur, bashkë me dokumentacion aplikues, bashkohej dhe rekomanduesit që garantonin personalitetin e të punësuarit. Rekomanduesit jepnin garancinë si njohës në punë të përbashkët. “Noterizonin” vlerat morale të të rekomanduarit. Kështu, Unë edhe sot i kujtoj rekomanduesit e mij në vite. Janë publicistë e gazetarë. Janë gjallë e serisht punojnë me nder në detyra publike. Nuk kam dëgjuar sot që as rekomanduesit e mij, të kenë çeduar në etikë apo të kenë shkarje në abuzim, e për më shumë në korrupsion. Rasti i fundit, i ish Prokurorit Llalla, është shumë i rëndë. Sekretari i shtetit amerikan, së fundi ka firmuar që ky Autoritet garant i drejtësisë së një vendi mik të mos pranohet familjarisht të shkelë në SHBA. Kjo është e rëndë…Ndaj sot më vjen natyrshëm pyetja: Kush është rekomanduesi i Adriatik Llallës në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm? A janë gjallë? A janë persona publikë? A akuzohen për korrupsion? A janë objekt i Vettingut? A flenë gjumë natën? A vazhdojnë të bëjnë pordhë? Ka shumë pyetje që do i rreshtoja sot kur kam përpara një turp si Adriatik Llalla, që ka pasur në dorë qetësinë e jetës dhe të ardhmen e vëndit tim. Po të ndiqen rekomanduesit e Llallës dhe të bulmetrave të tjerë që kanë zënë vende në Administratën Publike do ti bjerë që çdo javë zoti Tillerson të firmosë nga një të padëshirueshëm për në SHBA. A nuk deklaroi dje Kryetari i KLSH-së se po të bëjmë një llogari, i bie që ky institucion ka kallzuar e paditur për çdo javë një punonjës në Prokurori! Ky është bilanci sot.
Atëherë, kush është Rekomanduesi i Llallës?
Rita Ora nesër në Prishtinë
Nesër Kosova feston 10 vjetorin e Pavarësisë dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora do të japë një koncert në vendin e saj të lindjes. Ylli i muzikës pop ka shpëndarë një mesazj për të gjithë shqiptarët duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. “Vendlindja ime Kosova! Unë po kthehem në shtëpi !!! Këtu është mesazhi im për ju! Mezi po pres që të vij dhe të jap një koncert falsa për të gjithë ju në Prishtinë në sheshin Nënë tereza! Drejt e në zemër të qytetit për të festuar 10 vjetorin tonë të Pavarësisë? Jam krenare që kam lindur në Prishtinë dhe që do të mund të vij të performoj si ambasadorja dhe mikesha juaj! Le ta bëjmë këtë! Shihemi të shtunën!” Gjithashtu këngëtarja ka dhënë edhe një mesazh me video ku bën edhe simbolin e shqiponjës. Vetëm 3 ditë më parë ajo publikoi edhe një foto të bluzës që do të mbajë të veshur mbrëmjen e koncertit me logon ‘Kosova’.
Masakra në Florida, i riu pranon vrasjen e 17 personave në gjimnaz
I riu i akuzuar për masakrën në shkollën e mesme të Floridës të mërkurën, e ka rrëfyer krimin e tij. Nicolas Cruz, 19-vjeçar, pohoi se ai ka shtënë mbi nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit, nga ku e kishin përjashtuar për sjellje të dhunshme. Ai ka dalë përpara gjykatës me 17 aktakuza për vrasje të paramenduar, e aty rrëfeu se përpos armës gjysmëautomatike “AR-15”, në çantën e shpinës kishte edhe municione shtesë. I riu ishte nisur të bënte sa më shumë viktima dhe ka tentuar të shpëtonte duke u hequr si një prej adoleshentëve të tmerruar që kërkonin ndihmë. Ngjarja shokuese e shtyu presidentin Donald Trump të deklaronte se administrata e tij do të punojë për të përmirësuar sigurinë në shkolla dhe për të trajtuar sëmundjet mendore. Demokratët nxituan të theksojnë edhe një herë se episodi tronditës nënvizon sërish nevojën për ligje më të ashpra për armët, por Trump nuk e përmendi këtë çështje në fjalimin e tij të shkurtër, ku theksoi sidoqoftë se sigurinë në shkolla do ta kthejë në prioritet. Prokurorja e Përgjithshme e Floridës njoftoi se shteti do të paguajë për ceremonitë e varrimit të viktimave dhe për mbështetje psikologjike për familjet. Por, ashtu siç ka agresorë që në palogjikshmërinë e tyre këpusin në mes jetët e pafajshme, ashtu ka në ngjarje të tilla edhe heronj, si trajneri i ekipit të futbollit të shkollës, Aaron Feis, i cili përdori trupin e tij për të mbrojtur nxënësit nga tërbimi i 19-vjeçarit. Viktimat tani kanë fytyra dhe emra. I vëllai i saj u kthye në shtëpi shëndoshë e mirë, por Jaime Guttenberg nuk i shpëtoi dot vdekjes. Lojtarja e futbollit, Alyssa Alhadeff nuk arriti ta përmbushë ëndrrën e saj, ashtu si dhe notari i talentuar, Nick Dworet. Çmendurisë së një njeriu problematik nuk i shpëtoi dot as 14-vjeçarja Gina Montalto, e cila si për ironi kishte dalë vullnetare për nismën e miqësisë.
Ndërhyrja ruse në zgjedhje, ish-strategu i fushatës “Trump” merret në pyetje
Ish-kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon është marrë në pyetje 20 orë këtë javë nga personat që po hetojnë ndërhyrjen e supozuar ruse në Presidencialet e vitit 2016. Bannon është takuar edhe me njeriun që drejton hetimin, prokurorin e posaçëm Robert Mueller, i cili kërkon të zbulojë nëse stafi i fushatës së Trumpit ka pasur ndonjë marrëveshje të fshehtë me Moskën, gjë të cilën e mohon si Rusia, ashtu edhe vet presidenti republikan. Bannon ishte kryetar i fushatës presidenciale të Trumpit përpara se të shpërblehej me postin e lartë në Shtëpinë e Bardhë, nga i cili vendosi megjithatë të largohej në muajin gusht, për shkak – siç thuhet, – të tensioneve me këshilltarët e tjerë. Hetuesit janë të bindur se ai ka informacione kyçe mbi Administratën e Trumpit, përfshirë edhe detaje mbi arsyet e shkarkimit të ish-drejtorit të FBI-së, James Comey. Ky i fundit e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë dyshim, që largimi i tij nga detyra ishte pasojë e dëshirës së Trumpit për të ndryshuar hetimin e kësaj çështjeje, akuza këto të cilat Shtëpia e Bardhë i hedh poshtë me forcë. Nuk dihet ende se për çfarë është pyetur Bannoni saktësisht, por burime pranë tij thonë se i është përgjigjur hetuesve pa hezitim. Verifikime të ngjashme po kryhen dhe nga politikanët në Kongres, e të enjten, Bannon foli edhe me një prej tyre. Por, ish-kryestrategu i Trumpit i zemëroi demokratët në komisionet hetimore, kur refuzoi t’u përgjigjej disa pyetjeve, gjë që i shtyu ata të bënin thirrje për masa detyruese ndaj tij.
Makina përplaset me kolonën e betonit, ndërron jetë 20-vjeçari
Një 20-vjeçar ka humbur jetë tragjikisht teksa mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Cërrik-Mollas, ku A. Xh., nga fshati Shtëpanjë, duke drejtuar mjetin me targë AA 931 HR ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kolonë betoni të një muri rrethues. Si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.








