Një 36 vjeçar nga Vora është ekstraduar nga Londra pasi është dënuar se kishte kërcënuar gjyqtaren që shqyrtonte çështjen gjyqësore ndaj tij. Bëhet fjalë për Alban Beshirin. “Nga data 18 korrik 2014 e në vijim shtetasi Alban Beshiri ka kërcënuar gjyqtaren O.Ç. e cila po shqyrtonte çështjen gjyqësore ndaj tij ku ai ishte i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”, duke e telefonuar dhe duke i dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese” informon policia e Shtetit. Beshiri u shpall në kërkim pasi me vendimin penal nr. 3727, datë 30.10.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Londër, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Shpërndanin kokainë në Bllok, 4 të arrestuar
Arrestohen shpërndarësit e kokainës në Bllok. Të arrestuarit janë nga Tirana dhe vetëm njëri në Berat. Në rrugën “Nikolla Jorga”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Kokainë” në sasi të vogla personave të ndryshëm në zonën e “Bllokut”. Janë arrestuar në flagrancë: Azis Meta, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar për “Trafik armësh dhe lëndë narkotike”. Përparim Kalbaj, 46 vjeç, banues në Tiranë, Aleks Kanaçi, 35 vjeç, banues në Berat dhe E.B, 23 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 276.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”. Operacioni antidrogë u kodua ”Decline” dhe të rinjtë lëviznin me dy makina.
360° Gradë – SHBA I NDALON HYRJEN LLALLËS DASH ISH KRYEPROKURORI, I PËRFSHIRË NË KORRUPSION
Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla dhe familjes së tij. Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.
Departamenti amerikan i Shtetit u ka ndaluar ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Vendimi i DASH-it thekson se, vet Sekretari i Shtetit Rex Tillerson e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni. Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt u ndalohet hyrja në SHBA. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre t’i miratojë privatisht ose publikisht. Përveç Llallës, shefi i diplomacisë amerikane ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes Ardjana Llalla dhe fëmijëve. Shkurtin e një viti më parë, kur ishte ende kryetar i organit të akuzës, Ambasada amerikane në Tiranë i anuloi Llallës dhe së shoqes vizën diplomatike, veprim ky të cilin ish-kryeprokurori e priti me indinjatë të thellë e i dërgoi edhe një letërankesë presidentit. Por ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu e bëri të qartë pak ditë më parë se, historinë e Llallës nuk do ta mbyllë as kërkesa e tij për të mos qenë më pjesë e sistemit të drejtësisë , e për pasojë nuk mund të jetë subjekt vettingu. Përmes dy mesazheve në Twitter, Lu reagoi se vendimi për tërheqje nuk i shfajëson ish-zyrtaret nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre.
360° Gradë – RAMA REFORMA E ARSIMIT TË LARTË NUK DO TË NDALET
Ligji për arsimin e lartë është i duhuri dhe ai qe ka nevoje arsimi shqiptar. Keshtu eshte shprehur kryeministri Edi Rama duke mbrojtur ligjin e ri ne Parlament. Per opoziten gjuha qe kryeminstri perdor per te folur me intelektualet eshte nje gjuhe ordinere.
Reforma ne arsimin e Larte eshte bere pjese e debateve ne Kuvendin e Shqiperise. Opozita akuzon qeverine se pavarsia e Universiteteve bllokohet me ligjin e ri per arsimin e larte. Po per kryeministrin Edi Rama tha se ky ligj i jep pavarsi Universiteteve ne vend. Të quash universitetin bishti i fundit i kavallit tregon gjuhën e një ordineri, u shpreh ish kryeministri Sali Berisha.. Rama tha se nuk do të ndalet as reforma e arsimit të lartë.
360° Gradë – RAMA NGA FOLTORJA TEATRI KOMBËTAR DO SHEMBET!
Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit deklaron se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet dhe do të ndërtohet Teatri i ri. Rama akuzoi opozitën se kërkon të kapet pas fijes së barit.
360° Gradë – META KRITIKON RAMËN JO KOMUNIKIM ARROGANT SE NUK SHËRBEN PËR JETËSIMIN E REFORMAVE
Presidenti Ilir Meta ka kritikuar kryeministrin Rama duke thene se sfidat e arsimit të lartë kërkojnë reflektim pozitiv e jo arrogancë. Meta u tha se standardet e autonomisë universitare dhe lirive akademike janë jetike për demokracinë.
Kreu i shtetit Ilir Meta ka folur mbi debatin aktual për universitetet. Nga foltorja e Universitetit të Durrësit, presidenti tha se respektimi i autonomisë universitare është jetike për demokracinë. Meta shtoi se komunikimi arrogant nuk na ndihmon për të jetësuar reformat.
360° Gradë – INCENERATORËT, POLEMIKA NË PARLAMENT
Kuvendi e ka nisur seancën plenare me interpelancën e ministrit Gjiknuri për inceneratorët e kërkuar nga Partia Demokratike. Në fjalën e tij Ministri Gjiknuri tha se incenerimi është forma më moderne dhe i pranueshëm për të gjitha standardet e BE. Ndërsa deputetja e PD, Jorida Tabaku e quajti skemë mafioze kontratën për incineratorët.
Partia Demokratike ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në lidhje me tre incineratorë. Në fjalën e saj deputetja e PD, Jorida Tabaku i quajti skema mafioze kontratat për incineratorët. Ndërsa si përgjigje ministri Gjiknuri tha se trajtimi i mbejteve është një sfidë për Shqipërinë duke theksuar se PPP-ja është e vetmja zgjidhje. Gjiknuri sqaroi se incenerimi është forma moderne e trajtimit të mbetjeve, pasi sjell edhe përfitime të tjera. Këtë praktike tha ai e ka ndjekur Danimarka dhe Gjermania.
Ana e ‘nxehtë’ e lojrave Olimpike
Organizatorët e Olimpiadës Pikeongchang të vitit 2018 kanë vënë sigurinë e atletëve në mesin e prioriteteve të tyre, duke u ofruar pjesëmarrësve olimpik një numër rekord prezervativësh. Rreth 110,000 kontraceptivë janë raportuar të shpërndahen në rreth 3,000 konkurrentë në PyeongChang – kjo është afërsisht 38 kondomë për atlet për ngjarjen 16-ditore. Është numri më i madh i prezervativëve të lirë të shpërndarë ndonjëherë në Olimpiadën Dimërore. Sasi e madhe prezervativësh u dhuruan edhe në Vancouver në vitin 2010 dhe në Soçi në 2014, që arritën në 100,000 prezervativë. Sidoqoftë, një rekord absolut i takon Lojërave olimpike në Rio, në të cilat një pjesë e madhe e kondomëve u shpërndanë në mesin e atletëve, me 42 prezervativë për çdo atlet. Prodhuesi Convenience Co., i cili dhuroi shumicën e prezervativëve, tha se nuk priste që atletët t’i përdorin të gjithë. Sportisti i patinazhi Adam Rippon, i cili fitoi bronzin e ekipit të hënën, shprehu zhgënjimin e tij mbi cilësinë e kondomit, duke bërë shaka se kishte pritur që ato të bëheshin me ngjyra të ndryshme dhe të ishin me simbole olimpike. Fshati olimpik në Korenë e Jugut potencialisht mund të shndërrohej në një vend takimi më të nxehtë, pasi shumë konkurrentë, stafi mbështetës dhe gazetarët që mbulonin Lojërat u vunë re në takimin e aplikacionit Tinder, pasi kompania e bëri Tinder Gold të përmirësuar falas për atletët dhe përdoruesit e vendosur në fshat. Tinder konfirmoi se angazhimi i aplikimit është rritur ndjeshëm në zonën PyeongChang. Festimi i Ditës së Shën Valentinit, ishte ndër arsyet që shpjegonin se pse përdorimi i aplikacionit është rritur ndjeshëm.
Rama sërish me atlete
Edi Rama i është rikthyer stilit ekstravagant të veshjes me kostum dhe atlete. Pasi prej kohësh, Kryeministri nuk ishte shfaqur në pubkik me atlete. Por në seancën e sotme në Kuvend, ai ka zgjedhur të shfaqet me atlete të bardha me vija të kuqe dhe kostum. Gjithsesi kjo nuk është gjë e re për Kryeministrin, i cili nuk ka nguruar që edhe në samitet ndërkombëtare të shkonte i veshur me atlete, që më shumë se gjithçka, dukej se ulërisnin për vëmendje.










