Spektakolare kanë rezultuar dy takimet e zhvilluara sonte për fazën e 1/16-ave të Uefa Champions League. Kryesfida e mbrëmjes luhej në “Santiago Bernabeu” aty ku Reali i Madridit mundi me përmbysje Paris Saint Germain. Cristiano Ronaldo ishte ylli i mbrëmjes me nga një gol për secilën pjesë ndërsa rrjeta e Marcelo 4 minuta nga fundi zhvlerësuan golin e Adrien Rabiot. Kështu, me rezultatin 3 me 1 në favor, “Galaktikët” nisen të avantazhuar për ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Parc de Princ” muajin e ardhshëm. Në “El Gragao” Liverpool ka “shtypur” me goleadë Porton. Që në startin e takimit u duk dominimi i miqve, por duhej të vinte minuta e 25-të për të shikuar golin e parë. The Reds zhbllokuan takimin me anë të Mane. Pas katër minutash lojë Mohammed Salah dyfishoi rezultatin. Edhe në fraksionin e dytë, Liverpool vazhdoi dominimin dhe 8-të minuta nga kthimi në fushë i skuadrave Mane realizoi golin e 3-të për miqtë dhe të dytin personal. Por goli i tretë nuk i ndaloi të besuarit e Jurgen Kloop për të sulmuar. 20 minuta nga fundi ishte radha e Roberto Firminho për të gjetur rrugën e rrjetës dhe e Mane për të shënuar një tripletë personale. Përfundimisht 5 me 0, dhe Liverpool është vetëm një hap larg fazës çerekfinale.
UEFA përjashton Skënderbeun për 10 vite nga kompeticionet europiane
UEFA përjashton Skënderbeun për 10 vite nga kompeticionet europiane. Përveç përjashtimit nga kompeticionet europiane, UEFA gjobit Skënderbeun dhe me 1 milion euro gjobë. Vendimi i komisionit të Disiplinës në UEFA është marrë më 7 shkurt. Përjashtimi ka ardhur pas dyshimeve për trukim. Skënderbeu është ekipi shqiptar më i suksesshëm në vitet e fundit. Edhe për sezonin 2017-2018, Skënderbeu mori pjesë në fazën në grupe të Europa League.
REKORDI I RONALDOS: 101 GOLA NË CHAMPIONS ME REALIN
Cristiano Ronaldo vendos një rekord të ri në Ligën e Kampioneve dhe këtë e bën në ndeshjen e 1/8 të finaleve me Paris Saint Germain. Portugezi arriti në kuotën e 101 golave në 8 sezone e gjysmë me skuadrën madrilene, shifër së cilës, po t’i shtosh edhe 15 golat e shënuar me Manchester United, e çon në 116 kuotën e golave të Ronaldos në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube. Për më tepër, Ronaldo bëhet i vetmi futbollist për momentin që ka arritur në statistika treshifrore përsa u përket golave të shënuar në Ligën e Kampioneve me të njëjtën skuadër. Por, jo vetëm kaq. Me dygolëshin ndaj parizienëve, Ronaldo e çon në 7 numrin e ndeshjeve radhazi ku ai ka mundur të shënojë gol, për të shkuar në 11 gola në këtë sezon, me një mesatare 1 gol çdo 57 minuta për të thyer rekordin e mëparshëm të Burak Yilmaz me Galatasaray, në sezonin 2012/2013.
Follow Negociatat me Greqinë, Meta konsultohet me ish-Presidentët, pret dhe Berishën
Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar gjatë ditës së sotme, takime konsultuese me paraardhësit e tij, lidhur me negociatat me Greqinë. I pari që priti në takim ishte din e sotme ish-Preësidenti Alfred Moisiu, më tej takoi Rexhep Mejdanin. Po ashtu rreth orës 13.30 Presidenti Meta priti në takim edhe Sali Berishën, në cilësinë e ish-Presidentit. Ditën e djeshme ai u takua me Bujar Nishanin dhe Bamir Topin. Këto takime, vijnë një ditë pasi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kërkoi plotfuqishmërinë për të nisur bisedimet teknike me palën greke për ndarjen e kufirit detar. Një veprim i tillë i Bushatit vjen në kulmin e debateve që karakterizuan dy takimet e ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë. Bisedimet teknike do të zhvillohen për çështjen e kufirit detar mes të dy vendeve, mbi shfuqizimin e ligjit të luftës si dhe mbi tema të tjera mes të dy vendeve.
Debati për universitetet, Meta: Arroganca nuk ndihmon
Kreu i shtetit Ilir Meta ka folur mbi debatin aktual për universitetet. Nga foltorja e Universitetit të Durrësit, presidenti tha se respektimi i autonomisë universitare është jetike për demokracinë. Meta shtoi se komunikimi arrogant nuk na ndihmon për të jetësuar reformat. “Respektimi i autonomisë universitare dhe lirisë akademike është standard i rëndësishëm i demokracisë së një vendi që do të jetë anëtar i barabartë me gjithë vendet e tjera të BE”, tha kreu i shtetit. Duke folur në analizën vjetore të KLSH, ai tha se duhet përmirësim të trupës audituese të këtij institucioni, referuar dhe ndryshimeve të legjislacionit. “Githashtu një moment tjetër i rëndësishëm për një shërbim të besueshëm është përmirësimi i vazhdueshëm i trupës audituese. Është e vërtetë që ajo certifikohet si e tillë pas një programi trajnimi dhe testimi profesional, por ky trajnim duhet të jetë i vazhdueshëm dhe t’i përgjigjet kërkesave të kohës. Legjislacioni dhe aktet nënligjore janë të ndryshueshme, dhe normalisht që interpretimi mbi zbatimin e tyre bëhet i vështirë pasi audituesi do të duhet t’i referohet bazës ligjore”, tha Presidenti Meta. Shtyllat kryesore mbi të cilat do të vazhdojë të mbështetet janë pavarësia dhe profesionalizmi. Për kreun e shtetit, është domosdoshmëri rikthimi i besimit tek institucionet publike dhe vendimmarrjen e tyre.
Atentati në Tiranë, biznesmeni u qëllua në kokë me silenciator, dyshohet për borxhe
Biznesmeni 64 vjeçar Memli Begalla është ekzekutuar me plumb në kokë mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë. Atentati ndodhi në kohën kur pronari i disa kompanive private ishte duke hipur në automjetin e tij në zonën e ish bllokut pranë njësisë bashkiake nr 5. Dëshmitarët dhe policia thanë se vrasja është kryer me armë të pajisur me silenciator. Banorët e zonës që kanë sinjalizuar policinë për një person të pajetë që dyshohej se kishte vdekur për shkaqe natyrale pasi nuk ishte dëgjuar zhurmë arme. Por verifikimet që u kryen më pas nga policia konstatuan se viktima ishte qëlluar me një plumb në kokë. 64-vjeçari nga Tepelena, banues në Tiranë më parë njihej edhe me emrin Afrim Begalla, por vitet e fundit kishte ndryshuar identitetin. Ai ka në pronësi disa biznese si agjenci turistike, dy gomisteri në zonën e Yzberishtit dhe aktivitet në fushën e ndërtimit në Tiranë. Disa vite më parë viktima ishte përfshirë në disa konflikte për çështje borxhi në Tiranë. Nga ana tjetër policia bën me dije se hetimet janë shtrirë edhe në emigracion ku viktima ka qëndruar disa vite pasi dyshohet se ka pasur konflikte jashtë Shqipërisë. Menjëherë pas vrasjes së ndodhur rreth orës 21.00 të së mërkurës (14 shkurt 2018) policia ka shoqëruar të afërm të viktimës por edhe persona të tjerë që janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen deri në orët e para të ditës së sotme (15 shkurt). Grupi i hetimit ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati edhe pse autorët kishin zgjedhur të godisnin në një ambient me pak ndriçim pa rënë shumë në sy. Policia po verifikon edhe një makinë tip BMW me të cilën dyshohet se kanë lëvizur autorët.
“Po na falimentoni” protesta para Parlamentit
Punëtorët e kompaninë nënkontraktore të by-pass Fier-Vlorë po protestojnë para Kuvendit të cilët nuk kanë marrë pagat. Ata kërkojnë të ballafaqohen me ministrin e Transporteve Damian Gjiknuri. Ata mbajnë në duar pankarta ku shkruhet: “Zv/ kryeministër kthe timonin nga punonjësit e By-Pass të Fiert dhe Vlorës” “Po na falimentoni”. Punëtorët e 48 firmave nënkontraktore dhe furnitore që ndërtuan një pjesë të Bypass-it Fierit kanë dalë disa here ne protesta, por sot është hera e para që e ngrene zerin perpara parlamentit. Janë 600 punonjës të bypass-it të Fierit dhe 350 të bypassit të Vlorës që nuk kanë marrë pagat e 1 viti e gjysmë. Punëtorët mbështeten në protestë dhe nga deputetë të PD-së.
Llalla person “non grada” në Amerikë
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ish Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vendim përmenden me emra edhe bashkëshortja e Adriatik Llallës, Ardjana, vajza e tij, Eni dhe fëmija tjetër i mitur. Vendimi u mor me firmën e Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson dhe njoftimi u shpërnda në adresën në Tëitter të Departamentit Amerikan të Shtetit. Adriatik Llalla është zyrtari i parë shqiptar që merr një vëmëndje të tillë negative nga shteti amerikan. Nëse lexon mes rreshtave, të ligjit amerikan për zyrtarët e huaj që i ndalohet hyrja në SHBA thuhet se vendimi merret nëse ka “informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni”, atëherë këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarisht ndaj Adriatik Llallës nuk ka asnjë akuzë për korrupsion, asnjë dosje dhe asnjë çështje nën hetim. Por pak ditë më parë, Llalla refuzoi detyrën që iu ofrua nga sistemi gjyqësor me shpresën që do t’i shpëtojë vetingut. Ky vendim i Departamentit Amerikan të Shtetit, ku pranohet se për Adriatik Llallën “ka informacione të besueshme për raste madhore korrupsioni”, nuk lë shumë hapësira për Organet e Vetingut. Pas këtij pohimi, të firmosur nga Sekretari i Shtetit është e qartë se Llalla do të futet në veting, ku do të kalojnë në sitë edhe informacionet e ambasadës amerikane. Në të shkuarën, Adriatik Llalla ka bërë disa akuza të forta kundër ambasadorit amerikan Donald Lu. E akuzoi ambasadorin amerikan për shantazh, e quajti sorosian dhe i përmendi çështjen e Bankers Petrolium, për të cilën ambasadori kishte ndërhyrë personalisht në mbylljen e hetimeve. Po ashtu, sipas ish prokurorit të përgjithshëm, Donald Lu i kishte kërkuar arrestimin e politikanëve të caktuar.Që nga ky moment, ndaj tij dhe Donald Lu konflikti ka qenë i hapur. Ambasadori amerikan e përshëndeti largimin e “prokurorit që nuk dënoi asnjë politikan”, ndërsa pak ditë më parë paralajmëroi ndjekje penale për të.Pavarësisht të gjithave, akuzat ndaj Llallës mbeten ende retorikë, pasi në tryezën e Arta Markut nuk ka ende asnjë dosje për korrupsion për paraardhësin e saj.
Berisha: Rama me gjuhën e Shullazit
Seanca e sotme është përfshirë nga debate të ashpra mes kryeministri Rama dhe ish-kryeministrit Berisha. Deputeti demokrat tha se Rama ditën e djeshme foli me pedagoget me gjuhën e Shullazit. Si përgjigje, kreu i qeverisë e ka ironizuar duke thënë se Berisha ka ardhur këtu nga lidhja e ngushtë me lopët dhe delet. Berisha pasi përfundoi fjalimin flet nga vendi pa mikrofon:
Berisha: Nxirreni jashtë…
Edi Rama: Ulu ulu…
O Sali ju këtu hoqët këpucët dhe nuk ju nxori njëri jashtë! Kështu që e di, edhe nuk të vë faj se është ajo thirrja e të parëve kur i shifje njerëzit nga flokët e gjata dhe nga barsetat si Zdravko Çoliç. Ke qenë atëhere, ishe në krye të luftës kundër shfaqjeve të huaja, ke qenë sekretar partie në fakultet dhe luftoje me pantallonat kauboj, megjithëse ishe Boy of caus sepse kishte ardhur këtu nga lidhja e ngushtë me lopët dhe delet sic e ke thënë edhe vet, luftoje këta që mbanin pantallon kauboj. Megjithatë nuk ka problem. Vetëm një problem ka, na ule nivelin e bisedës që ngriti profesori.
Sali Berisha: Kriminelët morën pushtetin dhe iu përveshën elitës kombëtare. Në aktet e para që ka bërë do t’i marrë hua fjalën Petrit Vasilit, ky i pakshkolluar ishte beteja me arsimin e vendit. Asgjë nuk ka për një komb më të vështirë se sistemi arsimor. Asgjë ska më delikat, por sic dëshmon PISA në 2 vlerësimiet e saj ky sistem filloi ngjitjen, pavarësisht se injorantet këtu pas meje, Noriega dhe Ndrikur Nikolla nuk dinë të lexojnë PISË-n. Nuk kanë asgjë të përbashkët me arsimin, me shkollën, me inteligjencën. Në një urrejte patollogjike atrore është vërsulur kundër universiteve. Me atë ligj që ky mburret ka vendosur për fëmijët tuaj tarifat më të larta të kontinentit europian në proporcion 3-7 herë më të lartë se në cdo vend tjetër, përjashto këtu Britaninë e Madhe. Me ligjin që bëri, paratë e taksave tuaja iu kalon universiteteve që ja sjellin me çanta paratë në zyrë. Ka 5 vite që ka ndaluar doktoraturat në Universitet publike dhe vazhdojnë në universitetet private sepse ndajnë nga 8 mijë euro. A e dini ju të dashur qytetar që pasi dështoi, të emërojë rektorin me Shullazët e tij shkoi dje dhe foli me gjuhën e Shullazit para trupës së akadmeikëve edhe Shullazi do ta kishte lakmi atë gjuhë që përdori.
Rama nga foltorja: Teatri Kombëtar do shembet!
Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit deklaron se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet dhe do të ndërtohet Teatri i ri. Rama akuzoi opozitën se kërkon të kapet pas fijes së barit.
Rama tha se nuk do të ndalet as reforma e arsimit të lartë.
Edi Rama: “Agjensia Britanike e Akreditimit e ka rang-uar Universitetin e Tiranës të fundit në gjithë listën e universiteteve që ka marrë në shyrtim, Agjensia Britanike e Akreditimit dhe në gjuhën popullore kjo quhet ‘bishti i fundit i kavallit’.
Ku është këtu fyerja për zonjën, dhe për të gjithë zonjat dhe zotërinjtë që kanë kaluar nga Universiteti i Tiranës? Është tek fakti që Universiteti i Tiranës është katandisur jo për shkak të potencialeve të veta, jo për shkak të traditës së vet por për shkak të keqqeverisjes së brendshme në bishtin fundit të kavallit, e para. E dyta në takimin me senatin e Universitetit unë dëgjova as më shumë dhe as më pak, zotërinë e tij Dhori Kule, anëtar aktiv i Partisë Demokratike që të thoshte shumë më tepër sesa çfarë thashë unë për Universitetin e Tiranës dhe për gjendjen e Universitetit të Tiranës.
As më shumë e as më pak po z. Dhori Kule, i cili ka pasur detyra të larta në Partinë Demokratike, e ka përfaqësuar Partinë demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, tha se i vjen turp nga Universiteti i Tiranës sot, jo nga fakti që zonja e nderuar ka studiuar në atë universitet, as nga fakti që këtu shumica dërrmuese kanë kaluar nga ai universiteti, as nga çfarë Unversiteti i Tiranës ka dhënë në histori por nga çka Universiteti i Tiranës është sot.
Një vend ku ka një ngërç të brendshëm sepse rektori grindet me kryetarin e bordit të administrimit dhe përfundon puna në çështje bravash, kush ka bravën. Ndërrohen branva zonjë e nderuar në Universitet. Këtë të bravave e kisha dëgjuar nga Federata e Mundjes në një palë zgjedhje ku mundësit ngatërruan Federatën me tapetin. Ja dhe zonja tjetër e nderuar që ka kaluar nga Universiteti i Tiranës ngre pyetjen: Bravat i ndërron akti nënligjor.
Sapo e dëgjova këtu dhe është shumë e qartë, ashtu sikurse është shumë e qartë dhe një gjë tjetër që ju merrni ërsipër tani të thoni që po fyehet elita e kombit, po fyhen artistat dhe aktorët. Po pse po fyhen artistat dhe aktorët? Për çafrë? Nga se? Mund të na e thoni, ku është fyerja? Apo sepse ju jeni të gatshëm të kapeni mbas çdo fije bari si i mbyturi dhe të kujtoni se fija e barit është leva e Arkimedit që do t’ju ktheje prap juve aty me këto mend nuk ktheheni dot më.
Ne nuk jemi të përsosur, nuk jemi të pagabueshëm, ne patjetër që bëjmë gabimet tona por një gjë është e sigurtë, jemi të pakonkurueshëm. Nuk na konkurroni dot, kështu që ngatërresa pastaj, jepni ka milion për PPP ndërkohë që aktorët vuajnë. Nga se vuajnë aktorët? Për çfarë? Mos duhet t’jua shpërndajë qeveria rolet? Mos duhet të ngremë Kinostrudion Shqipëria e Re dhe t’ju japim punë?
Mos duhet që t’ju vëmë tapetin e kuq që të vijnë dhe të bëjnë shfaqje? Përse? Keni parë ndonjëherë në ndonjë vend normal që aktortët të ngrihen sa herë filtet për mure dhe për kartonxhes.
Beteja komplet pa përmbajtje.
Ligji për arsimin e lartë është i duhuri
Jeni djathi kaçkavall plot vrima që nuk hapet.
Jeni gati të kapeni pas çdo gjëje, sepse jeni në ajër e doni vetëm të kapeni. Ne do ta ndërtojmë teatrin e ri kombëtar më në fund. Se kjo mbledhje që vazhdoi ka nisur para 20 vitesh. Ka vdekur të tërë ata që e nisën mbledhjen përvec Robert Ndrenikës.
Ju që na qaheni për kulturën e artin. Teatrin e ri Kombëtar do ta bëjmë dhe atë godinën e re do ta shembim dhe do të krijojmë hapësirën europiane për të dhënë shfaqje, parë teatër. Dhe teatri juaj mund të vazhdojë, bini daulleve por gjëma nuk do të ndodhin.
Qoftë reforma e arsimit të lartë, Universiteti dhe teatri i ri nuk do të ndalet prej jush.
Beteja është komplet pa përmbajtje. Siç është pa përmbajtje e gjithë mënyra juaj e degradimit të debatit, po i jepni para për PPP këtu po vuan ajka. Cila ajkë?
Dy gjëra janë shumë të qarta, ligji për arsimin e lartë është i duhuri dhe i stërvonuari dhe ju që jeni e djathta por thjesht dhe vetëm për një pozicionin në letër por që prej kohësh jeni djathi kaçkavall plot vrima që nuk hahet, merrini pozicione që nuk kanë lidhje fare as me të djathën, as me idetë e të djathës, as me programin e së djathës.
Jeni gati të kapeni pas çdo gjëje, sepse faktikisht jeni në ajër e doni vetëm të kapeni. Ashtu sikundër ne do ta ndërtojmë teatrin e ri kombëtar më në fund. Nuk e ndërtuam dot në atë kohë kur filloi mbledhja se kjo që vazhdoi edhe këto ditë është një mbledhje që ka filluar para 20 vitesh.
Ka vdekur të tërë ata që e nisën mbledhjen përveç Robert Ndrenikës, të shkretët shkuan në botën tjetër, mbledhja vazhdon dhe teatri akoma nuk është ndërtuar. Pse? Se pse askush nuk pati mendjen të ndërtojë teatro, muzeume, askush nuk pati mendjen të ndërtojë stadiume në këtë vend.“
Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit deklaron se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet dhe do të ndërtohet Teatri i ri.
“Ju vini këtu dhe na qaheni tani për elitën, për kulturën e artin. Ndërkohë që ne nuk kemi bërë aq sa ka nevojë ky vend, sepse nuk mund ti ndërtojmë të gjithë teatrot, muzetë, stadiumet që i duhen këtij vendi në një kohë kaq të shkurtër për investime kaq të mëdha, por ama është pak por e sigurtë që kemi ndërtuar për herë të parë që nga viti 1991 teatro, stadiume, muzeume dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë të tjera doni ju, nuk doni ju.
Dhe Teatrin e ri Kombëtar do ta bëjmë dhe atë godinën aty do ta shembim që ta keni shumë të qartë. Dhe do të krijojmë hapësirën europiane për të dhënë shfaqje, për të bërë teatër dhe për të parë teatër. Dhe ky teatri, që ska lidhje me teatrin, që bëni ju këtu por që e ka kthyer politikën në një teatër mund të vazhdojë, juve bini sa të doni daulleve të gjëmave por gjëma nuk ka, nuk do të ndodhin dhe qoftë ligji i arsimit të lartë, qoafë reforma e arsimit të lartë, universiteti, teatri i ri, qoftë rruga e re për teatrin dhe kulutrën nuk do të ndalet prej jush.
Ju këtu hajde mallkoni, por të jeni të sigurtë që në teatrin e ri do të shkoni si spektatorë dhe do filloni nga e para të mësoni se çafrë është teatri se keni që në vitin 1991 që nuk keni shkuar më në teatër, ju dhe e keni kthyer këtë këtu në një teatër ku jeni njësoj si ata aktorët që zihen për muret ndërkohë që fatkeqësia e tyre është që nuk ka role.”
