Publikohen në internet disa video “me pullë të kuqe” të ish-futbollistit të Liverpool, Jermaine Pennant. Flitet se 35-vjeçari i ka nxjerrë vetë online këtë seri videosh “hard” të xhiruara me gruan e tij Alice Goodwin, 32 vjeç. Ato janë publikuar në një faqe pornografike dhe shihen vetëm kundrejt pagesës prej 6 sterlinash (6,77 euro) për minutë. Jermain është treguar i kujdesshëm duke mos e nxjerrë në asnjë moment fytyrën e tij, por dora e tij me tatuazhin “Love” duket qartë. Pennant është martuar me Alice në majin e 2014-ës pasi ka lënë për të fejuarën lara Murphy, mamaja e djalit të tij. Vetë Pennant tha se nuk ishte një aktor filmash porno dhe se nuk kishte dijeni për videot e publikuara.

Publikohen videot porno të ish-lojtarit të Liverpool me gruan e tij
Genie Bouchard ndez rrjetin
Lojtarja e tenisit, kanadezja 23 vjeçare ka menduar të “ndezi” twitte-erin këtë pasdite duke postuar në profilin e saj, një fotografi vetëm me rroba banje. Sportisja ka treguar që është e zonja jo vetëm në fushën e tenisit, por edhe përpara aparatit fotografik.Brenda 10 minutash pas postimi në Twitter numëroi 100 retweet, mbi 1.000 pëlqime dhe rreth 100 komente , të gjitha shumë komplimentuese. Genie Bouchard pozoi për Sports Illustrated firmën e rrobave të banjos. Seti fotograifk është një botim vjetor që paraqet sportiste dhe modele që mbajnë rroba banje në vende ekzotike.

Zbulohen skulpturat gjigande 2000 vjeçare në Arabinë Saudite
Skulptura guri dhe madhështore të deveve janë zbuluar në veriun e Arabisë Saudite. Ndërsa arti i deveve ka ekzistuar në rajon, asgjë e ngjashme nuk është gjetur më parë. Skulptura datojnë rreth 200 vite më parë. Arkeologët thanë se skulpturat e deveve janë një aspekt i një tradite të gjerë arabe , që ndoshta u ndikua nga Partianët (iranianët e lashtë) dhe Nabateanët nomadë para shumë shekujve.

Prokuroria e Përgjithshme: Hetim disiplinor për Dritan Ginën
Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se do të nisë hetim disiplinor për prokurorin Dritan Gina, ish drejtues në organin e akuzës në Elbasan. Gina refuzoi të zbatonte urdhrin e kryeprokurores për ndërprerjen e komandimit në Elbasan. Në janar kryeprokurorja Marku i ndërpreu detyrën si i komanduar, dhe Gina për këtë të fundit bëri padi, e cila do të shqyrtohet nga Prokuroria e Durrësit.
BE KËRKON PROVA TË QARTA KUNDËR KRIMIT
Për ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, duhet të ketë prova të qarta, hetime proaktive, procedime dhe dënime të grupeve kriminale të organizuara përfshi dhe anëtarët më të rëndësishëm, çështje kjo që duhet të përcaktohen ende si urgjente. “Kontributet e vendeve anëtare dhe të ekspertëve duhet të shtohen në mënyrë të mbështesin dhe rrisin trysninë në zbatimin e reformave. Për të qenë më e qartë, duhet të ketë prova të qarta, të plota për hetime pro-aktive, procedime dhe në fund, dënime ndaj grupeve të organizuara kriminale, duke përfshirë edhe anëtarët më të rëndësishëm të grupeve që merren me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, – ende duhet të pëcaktohen si një çështje urgjente”, thotë Vlahutin. Megjithatë për zyrtare e BE-së çelësi është vullneti politik dhe vendosmëria për t’u marrë me problemin pa asnjë kompromis. “Gjithsesi, çelësi është vullneti politik dhe vendosmëria për t’u marrë me problemin pa asnjë kompromis. Në 2017-n, ne kemi parë për herë të parë një rënie drastike të prodhimit të kanabisit, por ne presim raportin e Guardia di Finanza në verën që vjen, në mënyrë që të sigurohemi që fitorja të jetë afatgjatë. Ne gjithashtu kemi parë një numër operacionesh të suksesshme policore në Shkodër, Fier, Lezhë dhe qytete të tjera që kanë goditur grupet kriminale. Ne po shohim më në fund më shumë vendosmëri në konfiskimin e aseteve kriminale. Dhe unë besoj se ky është vetëm fillimi, që përfundimisht duhet të forcohet dhe të ndiqet nga operacione të ashpra, që duhet të godasin interesat kyçe të krimit”, nënvizoi diplomatja e BE-së. Vlahutin foli gjatë nisjes së zbatimit të programit PAMECA V, misioni i BE për të asistuar policinë e shtetit dhe Ministrinë e Brendshme. Në fjalën e tij ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, vlerësoi rolin e rëndësishëm që PAMECA ka luajtur me asistencën e saj në hartimin e Dokumentit Politik të Prioriteteve të Ministrisë së Brendshme.
POLICIA E AKUZON PËR KORRUPSION, NETANYAHU KUNDËRSHTON PRETENDIMET
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu reagoi ashpër pasi policia deklaroi se ai duhet paditur për disa raste marrje rryshfeti. Për mediat vendase, Netanjahu tha se akuzat nuk kanë asnjë bazë, ndërsa u zotua se do të vazhdojë të jetë lideri i vendit. Komentet e tij pasuan një komunikatë të policisë, në të cilën shkruhet se ka prova të mjaftueshme për të paditur kryeministrin për marrje rryshfeti, mashtrim dhe shkelje besimi në të paktën dy raste. Por, Netanjahu tha se akuzat nuk do të sjellin asgjë. “Do të vazhdoj të udhëheq Izraelin me përgjegjësi, për aq kohë sa qytetarët e tij më zgjedhin. Jam i sigurt se në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të zhvillohen në kohën e duhur, do të fitoj sërish besimin tuaj”, deklaroi Netanjahu pak orë pas komunikatës së policisë. Kjo e fundit pretendon se Netanjahu i kërkoi gazetës “Yediot Aharonot” artikuj pozitivë për qeverinë, në këmbim të dëmtimit të konkurrencës. Akuza të tjera që janë bërë edhe më herët janë ato të dhuratave prej qindra e mijëra dollarësh që Netanjahu ka marrë nga njerëz të pasur. Gjatë viteve, Netanjahu është akuzuar shpesh herë për çështje të ngjashme, por asnjëra nuk ka patur sukses. Edhe në rastin e fundit, duhet pritur që Prokurori i Përgjithshëm të vendosë nëse kryeministri duhet paditur dhe për këtë mund të duhen muaj të tërë.
Basha: Rama injorant kërcënon dhe fyen pedagogët
Kreu i opozitës Lulzim Basha e ka quajtur pamje të trishtë takimin e kryeministrit me senatin e Universitetit të Tiranës. “Kryeministri që mbledh Senatin e Universitetit, kërcënon dhe fyen pedagogët, përqesh dhe denigron profesorët, është dëshmia e “pavarësisë” fallso të universitetit publik, ku rrogat i vendos ministri, strukturën e shkollave e vendos ministri, programet i vendos ministri, madje edhe ditën e fillimit të vitit shkollor e vendos ministri. Pedagogëve që kërkuan ballafaqimin, ju është fshehur dhe i sulmon e ju hakërrehet nga frëngjia e bunkerit ku ka futur përdhunshëm shumë nga të emëruarit e tij”, shkruan Basha. Madje Basha e akuzon kryeministrin se e sheh dhe universitetin si bizneset e ndërtimit. “Universiteti duhet të bëjë para, duhet të bëjë biznes, ju thotë kryeministri pedagogëve, sepse edhe universitetin ky e sheh si bizneset e ndërtimit me të cilët ndan paratë. Një kryeministër injorant që nuk kupton se dija dhe shkollimi nuk është mall si çdo mall tjetër dhe universitetet nuk janë firma ndërtimi është në krye të një qeverie që mbjell injorancë”, shkruan ai. Për kreun e PD-së, ka vetëm një zgjidhje autonomi e plotë akademike, financiare dhe adminsitrative. “Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: autonomi e plotë akademike, financiare dhe administrative. Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: universitete jo-fitimprurëse, jashtë kontrollit të qeverisë dhe të pronarëve”, shkruan ai.
Akreditimet, Rama: Jeni bishti kavallit! Dekani i Juridikut nuk ja përton: Jemi lider!
Në takimin me senatin e Universitetit të Tiranës, Kryeministri Edi Rama u kujtoi pedagogëve të këtij universiteti vlerësimin e marrë nga akreditimi vitin e kaluar. “Ju jeni bishti i fundit i kavallit të universiteteve të Shqipërisë ”, tha ndër të tjera Rama. Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha i ktheu përgjigje. “Ne kemi qenë lider dhe vazhdojmë të jemi lider pavarësisht ndonjë vlerësimi që na kanë bërë. Ai akreditim është institucional dhe administrativ, që ka të bëjë me diçka që është formale. Akreditimi akademik, që është thelbi i asaj që ofron institucioni i arsimit të lartë është tjetër gjë”, deklaroi ai. Kryeministri ironizoi me pedagogët vonësen e pagave duke përmendur “bukën e gojës” para se t’i jepte fjalën rektorit Mynyr Koni. Ky i fundit mohoi të ketë thënë se po “u hiqet buka e gojës pedagogëve”. “Unë nuk kam përmendur në asnjë rast bukën e gojës, dikush tjetër i ka vënë këto fjalë. Ju falenderoj që jeni këtu së bashku me ministren”, u shpreh ai. Mes shqetësimeve të ngritura nga Rektori ishte edhe ai i përplasjeve me Administratorin dhe Bordin e Administrimit të Universitetit. “Nga bordi jemi që në janar të 2017 në një situatë bllokuese nga administratori me suportin e Bordit të Administrimit, U jam drejtuar për t’u plotësuar kërkesat, asnjëherë nuk ka ndodhur. Pas vitit të ri është bllokuar në mënyrë të njëanshme, madje duke ndërruar edhe bravën e njërës prej Drejtorive të Burimeve Njerëzore”, tha ai. “Të vijmë këtu dhe të flasim për brava para Kryeministrit dhe ministrit të Arsimit nuk është në nivelin tonë. Flasim me terma autonomie dhe sillemi me terma autoritare”, komentoi dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha.
SCHULZ JEP DORËHEQJEN, SHKAK DEBATET E BRENDSHME NË SPD
Kreu i socialdemokratëve gjermanë, Martin Schulz ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, në një lëvizje me efekt të menjëhershëm që pason ditë të tëra debatesh brenda forcës politike të drejtuar prej tij. Në shpjegimin e shkurtër të dorëheqjes, ish-kandidati i pasuksesshëm i SPD-së për Kancelar, njëkohësisht ish-kryetar i Parlamentit Europian, u shpreh se partia ka nevojë për një “ripërtëritje”. “Përjetova në këtë pozicion ulje-ngritje të forta, nga ato që janë të rralla në politikë”, u shpreh Schulz, duke shtuar se shpreson që kjo lëvizje do të ndihmojë unitetin e partisë, e të lejoje një debat mbi përfitimet e një koalicioni tjetër të madh me kristiandemokratët e Angela Merkelit, përpara votës së anëtarëve të partisë, më vonë gjatë muajit. E vërtet SPD-ja në këto momente duket se unitet nuk ka shumë. Trazirat nxorën krye sërish gjatë diskutimeve se kush duhet ta zinte vendin e lënë bosh. Me shpresën se caktimi i saj do të sjellë stabilitet, një pjesë e udhëheqësisë kërkoi vendosjen e ish-ministres së Punës, aktualisht kryetare e grupit parlamentar socialdemokrat në Bundestag, Andrea Nahles, por pati edhe kundërshtarë të idesë që këmbëngulnin në caktimin e njërit prej zëvendësve të Schulzit. Në fund, kandidatura e Nahles e mori pëlqimin, por e ardhmja e saj do të varet nga rezultati i votës së anëtarëve të partisë. Po të zgjidhet në këtë post, Andrea Nahles do të ishte gruaja e parë që do të drejtonte SPD-në në historinë e saj 150-vjeçare. Kryetari i Bashkisë së Hamburgut, Olaf Scholz, i cili mendohet se do të marrë postin e ministrit të Financave në qeverinë e ardhshme, do të drejtojë në mënyrë provizore partinë deri më 22 prill.
Deputeti i Bundestagut: Ish-ministrit Tahiri duhet t’i ishte hequr imuniteti
Deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei tha se ish-ministrit Tahiri duhet ti ishte hequr mandati. Në një konferencë për mediat, Frei tha se nuk ka asnjë arsye pse persona të tillë duhet të mbrohen politikisht.
Thorsten Frei: Konstatojmë se situata është e tillë që pikërisht në fushën e vettingut dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ka progres, por edhe rastet e mëdha, për peshqit e mëdhenj mbetet për të parë nëse do të ketë pasoja, nëse ka vërtet goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të mëdha. Me shumë vëmendje Kam ndjekur rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kam ndjekur faktin si është trajtuar ky rast në pikëpamjen politike. Në pikëpamjen time është një problem madhe që nuk është arritur që në Parlament, në qëndrimin time besoj që kjo duhet të kishte ndodhur në parlament për të hequr imunitetin pa diskutime të mëdha në Parlament. Ndaj ky rast është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për pyetjebn se cilat janë zhvillimet dhe arritjet në këtë rast dhe a është vërtet shqipëria në gjendje që të mos ndalet përpara emrave të tilla të politikës.Ligjvënësi gjerman tha gjithashtu se reforma zgjedhore është një nga 5 kushtet kyresore për hapjen e negociatave. Ai tha se nuk duhet të vonohet shumë me reformën zgjedhore.
Thorsten Frei: Prej 4 vitesh në theksojmë nevojën dhe rëndësinë që ka për Shqipërinë reforma zgjedhore. Ndaj dua ta përmend këtë pikë si një prejh 5 kushteve për çeljen e negociatave. Mendoj që këtu duhet të ketë një zgjedhje në mënyrë që pranueshmëria e zgjedhjeve të jetë më e mirë. Për këtë ka pasur edhe rekomandime të qarta nga OSBE-ODIHR dhe këto rekomandime duhet të shërbejnë si baza për reformën zgjedhore në Shqipëri. E rëndësishme është që mos pritet shumë gjatë me këtë sepse qysh viten e ardhshme do të kemi zgjedhje vendore në Shqipëri dhe mendoj se është e rëndësishme që rekomandime të bëhen realitet deri në zgjedhjet lokale në mënyrë që të rritet besueshmëria e zgjedhjeve.
