Ballina Blog Faqe 9259

Berisha thirret nga Krimet e Rënda për Shullazin

0

Prej disa javësh ka nisur gjyqi kundër Emiljano Shullazit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Avokatët kanë kundërshtuar provat e paraqitura nga prokuroria dhe kanë kërkuar që ato t’i nënshtrohen debatit gjyqësor. Ish-kryeministri Sali Berisha pritet që në seancat e ardhme, në gjyqin kundër Emiliono Shullazit.  Po ashtu në këtë gjyq pritet të japin dëshminë e tyre dhe Ardian Çipa dhe Marsida Musai. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, me kërkesë të avokatëve të Emiljano Shullazit. Emri i Berishës në këtë çështje ka dalë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili teksa dëshmonte para gjykatës së Krimeve të Rënda tha se personi që ka dijeni të plotë mbi kërcënimet ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, është SaliBerisha. Avokatët e Shullazit, duke u nisur nga postimi i Berishës në Facebook, kanë kërkuar që dhe ish-kryeministri të jetë pjesë e dëshmitarëve. Sipas informacioneve Berisha pritet të pyetet në lidhje me rrethanat se si ishte vënë në dijeni të këtyre kërcënimeve dhe çfarë dinte mbi këto kërcënime të profesorëve. Gjykata ka pranuar këtë kërkesë të avokatëve dhe ka ftuar në seancën e të martës së ardhshme ish-kryeministrin Sali Berisha të paraqitet në gjyqin e Shullazit

KËSHILLAT E UEFA-S: ARBITRAT TË MOS BIEN PRÈ E PRESIONIT

0

Këtë mesjavë kthehen ndeshjet e Champions League dhe Europa League, ndërsa UEFA ka dhënë udhëzimet e saj për të gjithë arbitrat. Shefi i Arbitrave në qeverinë e futbollit europian, Pierluigi Collina ka kërkuar kujdes në gjykimin e ndeshjes, duke e vënë theksin te fakti se lojtarët duhet të mbrohen nga ndërhyrjet e rënda, që marrin gjatë zhvillimit të sfidave. E gjithë kjo erdhi pas kërkesës së bërë nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, që u kërkoi arbitrave të kujdesen më shumë për ata që ai i cilëson si artistët e kësaj loje, pas dëmtimit të pësuar nga Sanè në ndeshjen e “FA Cup” me Cardiffin. “Futbollistët janë të rëndësishëm, na duhen, kështu që duhen mbrojtur. Nuk duam të shohim situata në të cilat e ardhmja e një lojtari të vihet në dyshim për shkak të një ndërhyrjeje shumë të ashpër, pak rëndësi ka nëse është e qëllimshme apo jo, pasi lojtari në raste të tilla rrezikon dëmtim serioz. Lojtarët duhet të kuptojnë se duhet të respektojnë kundërshtarin e tyre dhe t’u rezervojnë atyre të njëjtin trajtim si për veten e tyre”, tha Collina. Por jo vetëm kaq. UEFA këshilloi arbitrat që të mos bien prè e presioneve nga lojtarët, kur ata i rrethojnë pas një vendimi të marrë në fushën e lojës, pasi sipas saj është e papranueshme.

Metallica me flamurin shqiptar

0

Jemi mësuar tashmë t’a shohim flamurin kuq e zi në shumë vende apo evente të ndryshme ndërkombëtare. Por që do e shihnim në backstage ku përformon grupi i fashmëm i rrokut Metallica , nuk na e merrte mendja. Në faqen zyrtare të  grupit në Instagram janë postuar disa Instastory ku grupi duket se është mbledhur në prova, një nga videot e publikuar ata duken duke kënduar para flamurit shqiptar.

Kim Kardashian provokon sërish

0

Ka bërë disa ditë pushim duke mos postuar foto provokuese, por duket se e ka të pamundur ta vazhdojë më gjatë një gjë të tillë. Kim Kardashian sërish ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, në të cilat ekspozon sërish të pasmet e saj. E veshur me kostum ngjyrë kafe dhe me flokët bjondë të lëshuar, Kim si gjithmonë duket e mahnitshme. Pavarësisht se publikimi i fotove të tilla nga Kim, kritikohet nga fansat e saj, sërish bukuroshja 38-vjeçare nuk ndalet.

MANCHESTER CITY, EKIPI MË I KUSHTUESHËM NË HISTORI

0

Manchester City po shënon rekorde të njëpasnjëshme jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Skuadra që kryeson Premier League angleze me 16 pikë avantazh kundrejt vendit të dytë, është konsideruar si skuadra më e kushtueshme në historinë e futbollit. Për të ndërtuar skuadrën aktuale, që nga blerja e parë e deri tek e fundit që është Aymerick Laporte, pronarët e Citizens kanë shpenzuar shifrën rekord prej 878 milionë eurosh. Ky është përfundimi i studimit të Observatorit të Futbollit (CIES), që mori në konsideratë kampionatet më të rëndësishëm në Evropë: Premier League, La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1. Në klasifikimin e CIES, Manchester City kalon vetëm për pak Paris Saint Germain, me francezët që kanë arritur në kuotën e 805 milionë eurove shpenzime, ndërkohë që në shkallën e tretë të podiumit është Manchester United, me 747 milionë euro. Pas “Djajve të Kuq”, në vendin e katërt pozicionohet Barcelona me 725 milionë euro. Janë pikërisht këto skuadra të vetmet që kanë shpenzuar më shumë se 700 milionë euro në merkaton e transferimeve. Përsa i përket mesatares së sshpenzimeve për skuadrat në 5 ligat kryesore, Premier League është e paarritshme me 291 milionë euro të shpenzuara për klub, e ndjekur nga La Liga me 131 milionë e Serie A me 124 milionë euro shpenzime për skuadër. Më pas, vijnë Bundesliga dhe Ligue 1, respektivisht me 114 dhe 97 milionë euro.

 

Humb jetën foshnja e lindur në shtëpi

0

Një foshnjë e sapolindur ka humbur jetën në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e hënë, ku në maternitet, kanë shkuar në gjendje të rëndë, 40-vjeçarja V.K., banues në Tiranë, me foshnjën dy javëshe. Mësohet se foshnja ka lindur në kushtet e shtëpisë dhe vdiq në maternitet kurse nëna është në gjendje të rëndë. Nga veprimet paraprake kryera rezulton se V.K., vuan nga çrregullime mendore. Për shkak të natyrës delikate të çështjes, por edhe për shkak të gjendjes së gruas, nuk bëhen me dije detaje të tjera. Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim të mëtejshëm.

Me këtë bukuroshe në Korenë e Jugut nuk kanë ftohtë

0

Ajo cilësohet si ‘Mbretëresha e Fitnesit’, ndërsa ka një audiencë spektakolare në Instagram, me plot 2.9 milionë ndjekës. Nataline Gauvreau nga Kanadaja ka njoftuar mbërritjen e saj në Korenë e Jugut, ku po mbahen Lojërat Olimpike Dimërore. Prania e 33-vjeçares ka tërhequr vëmendjen dhe ka ‘rritur temperaturat’ në Peyongchangun e ftohtë. Nataline është bërë e njohur edhe për faktin se refuzoi t’i përgjigjej ngacmimeve të Cristiano Ronaldos, rreth 10 vite më parë. nga Kanadaja ka njoftuar mbërritjen e saj në Korenë e Jugut, ku po mbahen Lojërat Olimpike Dimërore. Prania e 33-vjeçares ka tërhequr vëmendjen dhe ka ‘rritur temperaturat’ në Peyongchangun e ftohtë. Nataline është bërë e njohur edhe për faktin se refuzoi t’i përgjigjej ngacmimeve të Cristiano Ronaldos, rreth 10 vite më parë.

Forca Detare shpëton peshkarexhen me 4 persona në bord në afërsi të Llamanit

0

Forca Detare shpëton një peshkarexhe me 4 persona në bord në afërsi të Llamanit. Peshkarexha “Andi 2” me tonazh 100 ton kishte kërkuar ndihmë në QNOD. Anija e Forcës Detare “Bora” shkoi në vendngjarje duke u ardhur në ndihmë ekuipazhit dhe peshkarexhes. Peshkarexha me probleme në motorr u ankorua në bazën e Porto Palermos.

TRAFIKU I DROGËS, MARKU: TË GODITEN GRUPET, JO VETËM SHPËRNDARËSIT

0

Kryeprokurorja Arta Marku ka marrë pjesë në analizën e Prokurorisë së Korçës, ku ka kërkuar aplikimin e Marrëveshjes dhe Urdhrit Penal. Qëllimi i saj sipas Markut është që prokurorët të jenë më të angazhuar dhe fokusuar tek hetimi i veprave penale me rrezikshmëri të theksuar dhe sensitive për Korçën. “Mbështesim prokurorët për hetime në lëndën e korrupsionit. Kjo të bëhet duke kërkuar dhe mbështetur forma të reja bashkëpunimi me policinë gjyqësore, agjencitë e tjera në Korçë, si Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), etj. dhe tërheqja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit. Përkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku megjithë suksesin e arritur, e bën të domosdoshme që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj”, është shprehur Marku. Ajo foli dhe për nëpunësit publike që janë shkelës të ligjit, duke shprehur mbështetjen për prokurorët për identifikimin dhe regjistrimin e veprave të tyre penale. “Nxisim analiza të përbashkëta me organet tatimore dhe doganore për të identifikuar shkelje të ligjit në këto fusha nëse ka, pasi siç del nga raporti për vitin 2017 ka vetëm një kallëzim nga këto organe”, tha Marku.

Demi Rose di si të ekspozohet

0

Ajo njihet për format e saj trupore bombastike. Dhe Demi Rose i ekspozoi me shumë siguri në vetvete ndërsa shijon pushimet në Cape Verde. Modelja britanike shfaqi format e saj e veshur me bikini të punuara me grep gjatë një udhëtimi në vullkanin e fjetur në ishullin e Sal. Padyshim që 22 vjeçarja dukej mjaft seksi dhe tërheqëse.

Demi Rose Mawby #demirosemawby #brunette #lingerie #sexy #beautiful