Ballina Blog Faqe 9258

Kate Upton pse të gjithë çmenden pas saj

0

Modelja amerikane, Kate Upton, është shfaqur shumë seksi me bikini në numrin më të ri të revistës Sports Illustrated Swimsuit. Të martën është publikuar numri më i ri i revistës së njohur të kostumeve të larjes. Në mesin e shumë modeleve nga e mbarë bota, për Sports Illustrated Swimsuit 2018 ka pozuar edhe bukuroshja nga Shtetet e Bashkuara, Kate Upton. Gjoksmadhja 25-vjeçare ka pozuar me bikini në plazh, duke realizuar disa fotografi tejet seksi. Më poshtë mund t’i shihni disa prej fotove të Kate Upton për SI Swimsuit 2018, ndërkaq të gjitha fotot tjera mund t’i shikoni në ueb-sajtin e revistës.

Si lindi dita e të dashuruarve?

0

Të mërkurën është data 14 dhe ndonëse shumica e të dashuruarve thonë se nuk kanë nevojë për një datë të caktuar për të shprehur ndjenjat që kanë, kjo ditë simbolizon pikërisht ditën e tyre. Por si lindi festa që sot ka pushtuar botën? Ajo nisi në trajtën e një legjende metropolitane rreth vitit 1820 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së Mbretëreshës Viktoria. Shën Valentini njihet si shenjtori i dashurisë së shekullit të tretë, pasi siç rrëfehet, Klaudio, Perandori i atëhershëm i Romës, donte që të gjithë burrat të shërbenin në radhët e ushtrisë. Ku urdhër u kundërshtua nga burrat, pasi ushtria do t’i mbante larg nga familjet e tyre. Si kundërpërgjigje, Perandori anuloi të gjitha kurorat martesore, apo fejesat e kohës. Shën Valentini, në kundërshtim me urdhrin e rreptë martonte çiftet fshehurazi dhe kur ky skenar u zbulua, Shën Valentini u arrestua e u dënua me prerje koke. Tashmë ajo njihet si festë e cila nuk i përket një besimi të caktuar, ndaj edhe fitimet e tregtarëve janë të jashtëzakonshme. Në Shtetet e Bashkuara, 14 shkurti është industri më vete, që gjeneron 14.7 miliardë dollarë. Tregtarët e luleve thonë se gjysmën e fitimeve vjetore ata e bëjnë vetëm brenda një dite: që është 14 shkurti. Dhuratat e Shën Valentinit nisin nga më simboliket si letra apo lule, deri tek udhëtimet luksoze apo unazat me diamante.

Në shtrat me Paris Hilton

0

Trashëgimtarja më e pasur në botë, Paris Hilton u bë shumë kohë që po promovon në mënyrë aktive singëllin e saj të ri, e para pas 12 vitesh, në mediat sociale. Dhe vajza ‘Barbie’ ka ngacmuar me publikimin e videoklipit me një foto të çiltër. Ajo u shfaq nudo në një shtrat duke mbuluar pjesët intime me trëndafila.  “Edhe 2 ditë dhe vjen ‘I need you’,”-shkruan 36 vjeçarja.

Lamtumirë celulitit me kanellë

0

Celuliti konsiderohet patologji dhe është një nga problemet më shqetësuese tek femrat. Në rastet me celulit, themi që sasia e yndyrës është mbi limitin standard të normales, d.m.th, mbi 22 % të peshës trupore. Celuliti ka volum, sepse në fazën e zhvillimit të tij kemi zmadhim të qelizës dhjamore dhe si pasojë, deformim të pjesëve të ndryshme të trupit. Ai është i dukshëm në pozicion vertikal dhe ka efekt pamor të ngjashëm me lëkurën e portokallit. Nëse mendon se 90 për qind e femrave në të gjithë botën kanë celulit, ke një lloj lehtësimi. Të paktën nuk je vetëm. Me gjithë recetat, udhëzimet e ekspertëve, shenjat e celulitit janë të pashmangshme dhe kanë filluar të jenë të dukshme edhe në mosha mjaft të reja. Por masa dhjamore që është krijuar në nënshtresën e lëkurës mund të reduktohet nga një trajtim specifik në kushte shtëpie. Përbërësit: 1 lugë gjelle piper i kuq, 1 lugë gjelle kanellë pluhur, 1 lugë gjelle piper i zi dhe vaj kanelle. Përzieji të gjithë përbërësit derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Fillo aplikimin mbi zonat e prekura me celulit duke masazhuar për rreth 4­5 minuta, derisa lëkura të skuqet. Pas masazhit, shpëlaje me ujë të ftohtë. Nëse do ta bësh këtë trajtim të paktën dy herë në javë, rezultatet do të jenë të dukshme në një kohë shumë të shkurtër.

Zaimina publikon foton e parë pas shtatzënisë

0

Vetëm pak javë më parë këngëtarja Zaimina Vasjari ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë Khloe. Të gjithë e kujtojmë se shtatzënia e këngëtares ka qenë mjaft e mbarë dhe sa i përket kileve, pasi ajo nuk ka shtuar shumë. Gjatë ditës së sotme ka publikuar foton e parë pas ardhjes në jetë të vajzës. Këngëtarja duket më në formë se kurrë, ndërkohë që nuk i është dashur shumë kohë të rifitojë linjat e humbura.

Kejvina “ndez” Instagramin

0

Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara që pas daljes për herë të parë me fustanin e kuq në “Xing me Ermalin” ku çmendi publikun, mediat e rrjetet sociale që nuk pushuan së foluri për të. Kejvina këtë herë ka tërhequr vëmendjen me foto të publikuar në Instagram ku ekspozon dekoltenë dhe shfaqet provokuese.

Vlora nën ujë

0

Reshjet me intensitet i shoqëruar me erëra ka krijuar vështirësi qarkullimi në rrugët e qytetit të Vlorës, duke shkaktuar edhe përmbytjen e një sërë akseve. Një pjesë e rrugëve kalohet me mjaft vështirësi,ndërsa në disa zona të tjera në brendësi të lagjeve ka probleme me praninë e ujit në rrugë. Bulevardi kryesor i qytetit Vlorë-Skelë,rruga pranë portit, rruga pranë Lagjes 28 dhe 29 Nëntori, në lagjen “Kushtrimi”, por edhe disa rrugë të tjera janë mjaft të vështira për tu kaluar nga drejtuesit e automjeteve, për shkak të pranisë së ujit. Reshjet kanë nisur me intensitet gjatë mesditës për t’u shtuar në orët në vijim,duke rikthyer situatën e përmbytjeve. Ndërkohë, moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në portin e Vlorës, ndërsa prej paradites është pezulluar lundrimi detar. Situata pritet të vijojë e tillë deri ditën e nesërme, ku mjetet lundruese nuk do të lejohen të dalin në det.

Moti i keq, bora bllokon disa rrugë, shirat kërcënojnë me përmbytje

0

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije situatën më të fundit nga moti i keq në vend, ku në zona me lartësi mbi 400 metër mbi nivelin e detit, ka pasur reshje dëbore. Situata në tërësi nuk është problematike, ndërsa reshjet e dëborës kanë bllokuar disa akse të thella malore. Intensiteti më i lartë i reshjeve ka qenë në pjesën e dytë të ditës, shoqëruar me breshër të izoluar. Era ka fryrë e fortë, në bregdet deri 55 km/orë, nga juglindja.

Qarku Shkodër

Aksi rrugor rural Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore. Aksi rrugor rural Shkodër-Breg Lumi, në vendin e quajtur Mali Shoshit, është i bllokuar pasi ka rreth 30 cm dëbore. Aksi rrugor rural Selcë-Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë pasi ka rreth 30 cm dëbore. Në të gjitha këto akse vazhdojnë reshjet e dëborës.

Bashkia Pukë

Territori i bashkisë Pukë prej mëngjesit është përfshirë nga reshjet e borës. Deri në këto momente situata paraqitet e qetë dhe pa probleme, ndërkohë që reshjet e dëborës vijojnë të bien me intensitet të lartë. Trashësia e borës në qytet është 3 cm, ndërsa në lartësitë malore i ka kaluar 20 cm. Të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale në territorin e bashkisë Pukë janë të kalueshme pa probleme. Në akset rrugore nacionale mjetet e subjektit kontraktor që mirëmbajnë këto akse po punojnë me intensitet. Në aksin rrugor nacioanal Pukë-Fushë Arrëz, si dhe anasjelltas,  është e domosdoshme hedhje më shumë e kripës në rrugë, pasi në disa pika ka rrezik rrëshqitje të automjeteve. Një mjet fadromë që disponon bashkia është në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast kur është e nevojshme.

Bashkia Fushë-Arrëz

Në disa segmente kalimi është me vështirësi dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Aksi rrugor rural Fushë Arrëz-Iballë është hapur dhe po punohet për mbajtjen hapur të tij pasi reshjet e dëborës po vazhdojnë të bien dhe i kalojnë 50 cm në disa segmente të tij.

Qarku Kukës

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës dhe pjesërisht ato të shiut të shoqëruar me erëra të forta nga verilindja. Aktualisht akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë nën prezencën e borës dhe efektin e rënies së gurëve dhe dherave prej skarpateve. Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga këto kushte atmosferike: Rruga e Kombit është e kalueshme normalisht. Po punojnë 4 borëpastruese dhe 4 janë në gatishmëri. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash është 20 cm. Gjithsej nga firmat kontraktore janë vënë në punë 16 mjete me 64 punëtorë, 10 mjete janë në gatishmëri.

Akse të bllokuara.

Aksi rrugor rural që lidh fshatin Lojme të njësisë administrative Zapod me bashkinë Kukës. Aksi rrugor rural që lidh njësisë administrative Arrën me bashkinë Kukës. Kanë punuar nga bashkitë 15 punonjës dhe 4 mjete.

Qarku Dibër

Sot i gjithë qarku Dibër u përfshi paradite nga reshje të dobëta shiu dhe dëbore, ndërsa në orët e pasdites reshjet e shiut filluan me intensitet më të lartë, shoqëruar me dëborë të dendur qenë disa zona arriti deri në 40 cm. Aktualisht reshjet vazhdojnë por me intensitet më të ulët. Për shkak të reshjeve gjendja në infrastrukturën rrugore paraqitet si me poshtë vijon: Në të gjithë qarkun rrugët nacionale janë të qarkullueshme. Problem është shfaqur në segmentin e aksit rrugor nacional Qafë Bualli-Martanesh, bashkia Bulqizë, pasi nga reshjet e dëborës është bllokuar ky segment, por po punohet me fadromë nga subjekti kontraktor, i cili po mban këtë aks rrugor të hapur. Problem përben segmenti rrugor nacional Ura e Qytetit-Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka prani të mbi 25-30 cm dëborë, rruga e bllokuar. Po punon subjekti kontraktor për hapjen e saj. Gjithashtu, problem në qarkullim nga reshjet e dëborës përben rruga nacionale Ura e Çerenecit-Steblevë, ku kalohet me vështirësi. Rruga rurale Klenjë-Trebisht-Ostren, është e bllokuar pasi ka prani të mbi 40 cm dëborë. Në bashkinë Dibër, problem nga dëbora përbën rruga rurale Selishtë-Peshkopi dhe rruga rurale Peshkopi-Lurë, në të cilat kalohet me vështirësi pasi ka prani të mbi 30-35 cm dëborë. Në pikën doganore të Trebishtit si pasojë e rënies së inerteve dhe borës në rrugë ka pasur një bllokim të përkohshëm të aksit rrugor por mjete dhe forca nga bashkia Dibër dhe subjektit kontraktor kanë punuar dhe normalizuar situatën. Aktualisht ky aks rrugor është i kalueshëm.

Qarku Korçë

Gjatë mesditës pati reshje të dendura dëbore dhe për këtë arsye pati vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor nacinal Pogradec-Qafë Thanë, por ndërhyra e 5 mjeteve borëpastruese bëri të mundur hapjen e aksit.

Qarku Vlorë

Nga reshjet shumë të dendura të rëna gjatë mesditës në qytetin e Vlorës ka pasur rritje të nivelit të ujit në disa akse rrugore, si më poshtë:

•         Rruga; Biblioteka – Kisha

•         Rruga; Pas universitetit.

•         Rruga; Lagja 10 Korriku (bobinazhi)

•         Rruga; Hasan Kushta, tek  lokali Albano dhe Romina.

Rrugët janë kaluar me vështirësi për disa minuta, por situata u normalizua dhe aktualisht rrugët janë të kalueshme pa probleme. Strukturat e UK janë në terren. Të 3 mjetet vetëshkarkuese të tonazhit të lartë të kërkuara nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë pranë Ministrisë së Mbrojtjes nëpërmjet QKOEC së DPEC për mbushje (përforcimin me gurë), të  argjinaturës dhe trasesë së hekurudhës në Novoselë mbërritën dhe filluan punën gjatë pasdites. Prurjet e lumit Vjosë kanë qenë të larta por nën kufirin kritik dhe nuk kanë krijuar probleme në të gjithë qarkun.

Hej dreq o pune!

0

Hej dreq o pune!

Deputetët djathtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “të henksha zogun…”- muhabet opozite!

Deputetët majtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “po tenderi im kur bëhet”?- muhabet qeverie!

Njerëzit që i zgjodhën deputetët shqyejnë sytë nga ç’shohin aty e ç’u dëgjojnë veshët- muhabet populli!

Po që e do vërtetë një reformë ky parlament!

Po kush do ta marrë nismën?!

Ja, këtu kemi mbetur të gjithë si guakë!

Ndaj dhe kemi këtë qeveri…

Krijohen xhinset që karikojnë celularin

0

Quhen ‘Hello Jeans’ dhe janë xhinset e reja të hedhura në treg nga një firmë e njohur e specializuar për këto veshje. Nuk janë vetëm xhinse, por ato mund të karikojnë dhe celularin tuaj. Linja e xhinseve ‘Joe’s Jeans’, ka krijuar modelin e parë të xhinseve teknologjike, të cilat janë në gjendje që të karikojnë telefonin. Këto xhinse kanë dy xhepa të pasëm, njërin për të vendosur smartphone dhe tjetrin ku ndodhet karikuesi i telefonit. Këto xhinse kushtojnë 238 dollarë bashkë me karikusin dhe mund të porositen online. E vetmja gjë që kushtëzon është përmasa, pasi xhepat janë të përshtatshëm vetëm për iPhone 5 dhe 5S, ose thënë ndryshe për të gjithë celularët me përmasa të ngjashme.