Ballina Blog Faqe 9261

Çmendet moti në Vlorë, dallgët deri në 9 ballë, pezullohet lundrimi

0

Dita e sotme ka nisur me mot të keq dhe për pasojë është tërbuar edhe detin, duke shkaktuar dallgë të mëdha në Vlorë. Sipas raportimeve të para, dallgët kanë arritur deri në 9 ballë. Për shkak të dallgëve dhe erës së fortë është pezulluar lundrimi për anijet e peshkimit dhe anijet tregtare në Vlorë. Ndërsa në Durrës situata paraqitet e qetë dhe pa probleme për lundrimet në det.

Astrit Veliaj bëhet deputet, gratë në listë refuzojnë mandatin

0

Tërhiqen nga lista dy kandidatet për deputete që ndodheshin në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Beratit. Janë dorëhequr nga kandidimi Juvina Jani dhe Monika Qosja. Në këtë mënyrë i hapet rruga kandidatit për deputet Astrit Veliaj. Dy kandidatet kanë dorëzuar dje në KQZ dorëheqjen nga kandidimi. Në listën e kandidatëve PD, Astrit Veliaj figuronte pas Eduard Halimit por për shkak të mos plotësimit të kuotave gjinore, i takonte njërës prej dy kandidateve femra të merrnin mandatin. Eduard Halimi la mandatin më 9 shkurt 2018, për tiu kthyer profesionit të tij prej juristi dhe për tiu përkushtuar një projekti të së drejtës ndërkombëtare private.  Dy kandidatet gra në listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Juvina Jani dhe Monika Qosja, kanë depozituar zyrtarisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjet nga kandidimi duke refuzuar mandatin e deputetit. Kjo bën që mandati i mbetur i lirë pas dorëheqjes së deputetit Eduard Halimi t’i kalojë biznesmenit, Astrit Veliaj. Në dorëheqjet e depozituara nga Jani dhe Qosja, bie në sy ngjashmëria e fortë në formë dhe përmbajtje. Të dyja kandidatet e motivojnë refuzimin për t’u bërë deputete me “motive personale”. Dy zonjat renditeshin në fund të listës së demokratëve për Beratin, qark për të cilin selia blu ka paguar edhe gjobën për mosrespektim të kuotave gjinore. Sipas kësaj, mandati i lënë nga Eduard Halimi duhet t’u shkonte fillimisht dy grave dhe vetëm nëse ato refuzojnë, siç edhe ndodhi, ndiqet renditja e meshkujve, ku i dyti në listë gjendet Astrit Veliaj. Skema risjell në kujtesë për nga ngjashmëria atë që ndodhi me listën e socialistëve në Qarkun e Lezhës mandatin e kaluar, ku kandidatet Mejreme Delishi dhe Mirela Neli refuzuan mandatin që më pas i shkoi Arben Ndokës. E njëjta gjë ndodhi në Laç me listën e demokratëve, ku ish-zv/trajneri i Kombëtares, Vasil Bicaj, refuzoi mandatin, gjë që mundësoi futjen në Parlament të Mhill Fufit. Edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se rasti i Astrit Veliajt në Berat, nuk ka ngjashmëri me atë të Arben Ndokës, pasi sipas tij nuk ka pretendime për kriminalitet. Ai tha se është çështje e KQZ mandati i lënë i lirë nga Eduart Halimi.

Eurodeputetja Macovei: Të luftohet korrupsioni!

0

Drejtuesja e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Monica Macovei bëri thirrje për luftimin e korrupsionit dhe rezultate konkrete në këtë luftë. Argumenti që Shqipëria nuk është vendi i vetëm ku ka korrupsion nuk funksionon.

Monica Macovei: BE pret nga Shqipëria përpjekje të intensifikuara dhe rezultate të matshme. Nuk mjafton që vetëm thjesht të krahasoni me të shkuarën por qeveria të ecë më përpara dhe duhet të shohë shembujt pozitivë në Europë. E kam dëgjuar jo vetëm në Shqipëri se nuk ka korrupsion vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera, cfarë problemi ka nëse ka korrupsion? Kjo është një përgjigje që ne mund ti përgjigjemi shumë shpesh. Nëse ne brenda BE kemi disa vende me nivel të lartë korrupsioni atëherë pse na duhet të marrim dhe një vend tjetër me nivel të lartë korrupsioni. Nëse kemi dy probleme pse duhet të shtojmë një problem të tretë brenda shtëpisë. Nuk është argument i mirë nëse thoni se nuk jemi ne i vetmi vend që kemi korrupsion ka dhe vende të tjera. Unë do ju rekomandoja të mos e përdorni këtë argument.  

Monica Macovei: Ka përpjeke, ka dhe disa rezultate, ka shumë hetime, nuk ka shumë ndjekje penale. Ndërkohë që kur flasim për finalizimin në gjykata numri është i ulët. Duhet punë. E di qënuk është e thjeshtë dhe procesi në vetevete kërkon kohë, megjithatë ju inkurajo të vazhdoni të punoni. Në këtë aspekt për të përmbushur nevojat e njerëzve dhe ndihmuar zhvillimin e vendit, opozita, pavarësisht se kush është dhe maxhoranca, pavarësisht se kush është, nëse duhet t’i shërbejnë vendit është e rëndësishme të kuptojnë se korrupsioni con në varfëri.Duhet të kuptoni ndonjëherë njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër vecse të japin rryshfet sepse sistemi kërkon ta bëjë  këtë. Siç ndodh në sistemin shëndetësor. Nëse do ti shërbesh një personi të dashur atëherë do të bësh çdo gjë të mundshme. Por nga ana tjetër, nëse sistemi shëndetësor do të funksiononte mirë atëherë njerzit do të ishin shumë të lumtur që të mos detyroheshin të merrnin borxh para për shërimin e të dashurve të tyre. Korrupsioni bën jetën e vështirë dhe jo vetëm kaq, humb dhe besimin e njerëzve tek institucionet, të mos e pelqejnë fare klasën politike sepse klasa politike nuk e lufton korrupsionin. Korrupsioni sjell varfëri, ndërpret konkurencën reale dhe të ndershme në ekonomi. Nëse ka korrupsion nuk ka proces tenderimi të drejtë. Nëse ka korrupsion nuk ka proces tenderimi të drejtë, do të rrisë çmimet e produkteve ose ndoshta një autostradë do të ishte 3 herë më e shtrenjtë sesa çmimi dhe e gjithë kosto duhet të paguajnë njerëzit.

Candice shkëlqen përpara se të bëhet mama

0

Në janar njoftoi se po priste të sillte në jetë djalin e saj të dytë. Por, përpara se të shfaqeshin shenjat e para të shtatzënisë, “engjëlli” i “Victoria’s Secret”, 29-vjeçarja Angel Candice Swanepoel tregoi edhe njëherë linjat e saj të mrekullueshme, teksa pozonte për gamën më të re të veshjeve të plazhit, “Tropic C”. Supermodelja afrikano-jugore, e cila i ka shkrepur fotot përpara se të mbetej shtatzënë, shfaqet e mrekullueshme me bikinit e reja, që theksojnë belin e saj të ngushtë. Ndërsa pjesa e sipërme e bikinit tërhoqi vëmendjen për modelin e shkëputur ta pjesa e poshtme, e me një dekolte të theksuar, gjë që i mundësonte modeles të tregonte lëkurën e saj “të artë”. Fushata e re e yllit të pasarelave vjen vetëm një muaj pasi ajo zbuloi për mediet se priste një fëmijë të dytë, konkretisht më 22 janar, përmes një videoje në Instagram, ku shfaqej djali i saj njëvjeçar Anacã teksa i puthte barkun. Postimi u shoqërua edhe me togfjalëshin “djemtë e mi” e mori si gjithmonë shumë pëlqime. Candice është në një lidhje me babain e fëmijëve, modelin brazilian Hermann Nicoli, që prej vitit 2015, me të cilin thuhet të jetë takuar në Paris kur ajo ishte vetëm 17 vjeç. Për herë të parë në një shfaqje të “Victoria’s Secret” ajo ka dalë në Los Angeles në vitin 2007. Vetëm 3 vite më pas, marka e famshme e veshjeve intime për femra e përfshiu atë mes “engjëjve” të tjerë.

Chris Brown dhe Rihanna sërish bashkë

0

Dikur të dashuruar, sot nuk kanë asnjë komunikim me njëri- tjetrin. Bëhet fjalë për Chris Brown dhe Rihannën, të cilët i dhanë fund lidhjes së tyre disa vite më parë, pasi reperi ushtroi dhunë fizike mbi këngëtaren e famshme, e cila tashmë është në një lidhje me sheikun Hasaan Jameel. Por duket se Chris kërkon të rikthejë “miqësinë” më këngëtaren, dhe këtë e ka bërë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ku fton disa nga kolegët e tij, përfshirë Rihannën, në një turne ku të jenë të gjithe së bashku. Pjesë e listës së të ftuarve të Chris, janë edhe Beyonce e Bruno Mars.

NEW YORK, NY – JUNE 11: (EXCLUSIVE COVERAGE) Rihanna leaves Da Silvano’s on June 11, 2012 in New York City. (Photo by James Devaney/WireImage)

Në postimin e tij reperi shkruan: “Po mendoja për një turne botëror të çmendur me Beyonce, Rihanna, Bruno Mars dhe Chris Brown. 2 me 2. Dhe nëse ju vendosni ta bëni pa mua, me jepni 10%-in tim”.

Shënohet viktima e parë e gripit në vend, një 44-vjeçar nga Korça

0

Shënohet viktima e parë e gripit në vend. Një 44-vjeçar nga Korça me sindromin “doën” ka ndërruar jetë dy javë më parë nga gripi në reanimacionin e Spitalit të Korçës, por ngjarja u konfirmua vetëm të hënën, pasi vdekja është relatuar në buletinet javore të Institutit të Shëndetit Publik, por dikasteri i shëndetësisë nuk e ka njoftuar. Shqipëria klasifikohet ndër vendet me intensitetin më të lartë të të prekurve nga virusi i gripit në këtë periudhë. Sipas specialistëve të ISHP, tanimë jemi në pikun e epidemisë, ku javën e fundit janë raportuar 23 mijë të prekur me infeksione respiratore.

Vlahutin flet për Tahirin

0

Pas shqetësimit të ngritur nga deputetët e Partisë Demokratike për çështjen “Tahiri” në sesionin e parë të takimit të 12-të të KPSA BE-Shqipëri që po mbahet sot në Tiranë, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin u shpreh se kjo çështje po ndiqet me shumë interes. Vlahurin u shpreh se kjo çështje po monitorohet nga shumë afër. “Heqja e imunitetit është një përgjegjësi sovrane e parlamentit. Presim me padurim që çështja të përfundojë nga ana e prokurorisë. Ne po monitorojmë nga shumë afër të gjithë procesin dhe presim rezultatet të bëhen publike sa më shpejt”, tha Vlahutin.

Lu: I kujton Llallës se nuk shpëton nga përgjegjësitë

0

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, thotë se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga gara për në sistemin e ri të drejtësisë, nuk i shfajëson ata nga përgjegjësitë e mundshme penale. Ai thekson se largimi i çdo gjyqtari dhe prokurori të korruptuar është fitore për drejtësinë, duke shtuar se ata nuk mund të rikthehen 15 vite në këtë sistem.

Ambasadori Lu: “Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet.” “Vendimi për t’u tërhequr nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale.” Pak ditë më parë, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vendosi të tërhiqej nga gara për të gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit, çka do të thotë se ai nuk do t’i nënshtrohet procesit të vettingut.

“Fifty Shades” thyen çdo rekord, 3 filmat arrijnë vlerën e 1 milardë dollarë

0

Para pak ditësh kishte premierën Fifty Shades Freed – filmi i fundit i trilogjisë Fifty Shades of Grey. Miliona njerëz shkuan në kinema për të parë se si do të përfundonte historia e Christian, portretizuar nga Jamie Dornan dhe Anastasias, portretizuar nga Dakota Johnson. Fifty Shades Freed grumbulloi plot 38.8 milion $ në box office fundjavën e parë të publikimit, më pak se dy filmat e parë por ama ky fitim e bën trilogjinë të kapë vlerën e plot 1 miliard $!

Bujar Asqeriu:Qeveri hajdute

0

Artistët e teatrit vazhdojnë të kundërshtojnë projektligjin e ri të Ministrisë së Kulturës. Ata janë bërë bashkë me artistët nga rrethet për të protestuar kundër kontrollit politik dhe kundër zgjedhjes së drejtorit të ri të teatrit nga Ministria e Kulturës. Ja se si shprehet aktor i njohur, Bujar Asqeriu, në indinjatën ndaj kësaj qeveri që ai e quan “hajdute” lexohet në çdo fjalë.

Refleksionet që vijnë nga qeveria dhe ministrja jonë e nderuar janë të vakta e të pafuqishme, mos të themt ë ftohta. Si duket këta ende nuk e kuptojnë cfarë është artisti. Një artist i jonë më i mirë, merr rrogën më të vogël se një nëpunëse e rëndomtë e ministrisë së Kulturës. Ky është vlerësimi që i bën shteti shqiptar, ministria e Kulturës gjithë këtyre artistëve që luftojnë me gjakun, djersën dhe mundin e madh në skenë. Jo më kot kolegët tanë të ndëruar artistët tanë ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk u kujdes për ta. Askush nuk e çau trapin për ta dhe ata ikën me një barrë pengjesh në shpirt.  E këto pengje ne duhet ti ngremë me të madhe. Të mos them që Bujar Lako, jetonte në një shtëpi 50 metra katrorë, artisti ynë i madh, kurse qeveritarët tanë vila nga 5 milionë dhe 10 milionë euro. Kjo është drama e madhe që këtu udhëheqin hajdutët. Këtë vënd e drejtojnë hajdutët miqtë e mi! Prandaj nuk mbeten lekë për artistët, prandaj nuk ka lekë për teatër, prandaj ne na fusin në vërrin e miut, atje tek hidrocentrali, sepse hajdutët nuk lënë lekë. Edhe lekët e një dosje i marrin. 100 lekë që bëjnë një dosje edhe ato i marrin. Gjejnë numra llogarie për stilolapsin, edhe ato i marrin. Nuk lënë lekë në këmbë. Këta, kjo është administrata jonë e nderuar. Më vjen shumë keq! Nganjëherë më vjen të them: Përse të flas?! Për çfarë të flas?A përmbyset kjo hajdutëri?! Nuk përmbyset dot! Nuk kam fuqi unë, nuk keni fuqi ju të përmbysni këtë gjë, por ne kemi të drejtën legjitime të Zotit dhe Zoti i paftë ata. Ata dhe fëmijët e tyre që kanë vjedhur djersën e gjakun e këtij vendi.