Ajo njihet për ekspozimin e formave të saj trupore për shkak të karrierës së saj si supermodele. Dhe Katie Price ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pas një shfaqje në The Ray Darcy Show mbrëmjen e së dielës. E shoqëruar nga vajza e saj 10 vjeçare, Princess Tiaami u shfaq më një bluze transparente dhe pa reçipeta. Dalja e nënës së 5 fëmijëve u bë pasi mohoi akuzat se ka shpëndarë një video seksuale të ish bashkëshortit të saj Alex Reid.
TIRANE, BIE SUVAJA LËNDOHET MËSUESJA
Një mësuese është lënduar pasi ka rënë suvaja e tavanit teksa ajo jepte mësim në një klasë në shkollën 9 vjeçare “Osman Myderizi” Ngjarja u regjistrua në orën e dyë të mësimit, në një klasë në katin e 3-të të shkollës. Teksa mësuesja po jepte mësim është shkëputur një pjesë suvaje nga tavani dhe ka dëmtuar lehtë mësuesen., konfirmon ministria e Arsimit. Pas ngjarjes drejtoresha e shkollës ka dërguar drejt urgjencës mësuesen e klasës së 9-të, E.T për të marrë mjekimin e duhur. Drejtoresha e shkolles deklaroi se rikonstrukisoni i fundit i shkollës ishte bërë në 2004 ndërsa në vitet e mëpasme ishin bërë rikonstuksione të pjesshme. Raportohet se asnjë nga nxënësit që ndodheshin në klasë nuk ka pësuar dëmtime nga kjo ngjarje. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e suvasë ndërkohë ndërmarrja Nr.3 e Bashkisë ndodhet në shkollë për riparimin e dëmeve.
Basha mbron artistët
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është deklaruar sot në krah të artistëve në mbrojtje të dinjitetit të tyre dhe kauzës sipas tij tërësisht të drejtë për godinën e Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë për mediat, Basha ka paralajmëruar kryeministrit Rama, duke i kërkuar të tërhiqet sa më shpejt nga “plani ogurzi për ndërtimin e kullës te teatri”. “Teatri nuk janë tullat, teatri janë artistët, është Ndrenika dhe kolegët e tij. Paralajmëroj Ramën që ka 20 vjet që planifikon të ndërtojë kullë te Teatri Kombëtar, e paralajmëroj të tërhiqet nga plani ogurzi, asnjë veprim nuk mund të kryhet pa vendosur më parë artistët”, u shpreh Basha. Më tej kryedemokrati tha se Rama po përpiqet të bëjë sovjetizimin e teatrit, përmes bordeve të kota që zgjidhen nga ministri. “Artistë do të jenë ata që do të zgjedhin gjithçka, drejtuesit e tyre dhe shpenzimin e të ardhurave. Duhet një decentralizmin dhe dhënie e pushtetit të plotë për vendimmarrjet e tyre”, tha ai.
Basha: Komisioni do të hetojë ndërhyrjen e maxhorancës në skandalin “Tahiri”
Kreu i PD-së Lulzim Basha bëri të ditur se kërkesa për komisionin parlamentar “Tahiri” do të dorëzohet këtë të hënë në Kuvend. Në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit, Basha tha se ky komision do të hetojë ndërhyrjen e maxhorancës në skandalin Tahiri-Habilaj. “Ndërhyrja e maxhorancës në skandalin Tahiri-Habilaj, do të jetë pjesë e këtij hetimi parlamentar për të ekspozuar qartësisht jo vetëm mekanizmin që çoi në kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Evropës dhe masat e dështuara që përgjegjësit të mos dalin para drejtësisë. Ky do të jetë objekti i komisioni hetimor parlamentar, kërkesa për të cilën dorëzohet sot”, tha Basha. Ai paralajmëroi kryeministrin Rama të tërhiqet nga projekti i “ndërtimit të një kulle” në TKOB. “Kemi diskutuar dhe dy çështjet të tjera të aktualitetit, pasi u përpoqën dhe dështuan të vënë nën kontroll FSHF tani i janë sulur artistëve. Shpreh solidaritetin dhe mbështetjen totale për kauzën e drejtë të artistëve. Teatri nuk mund të jenë tullat po artistët, është Robert Ndrenika dhe kolegët e tij. Ndaj duke u shprehur mbështetjen tonë totale, paralajmëroj Edi Ramën, që ka 20 vjet që planfikon të ndërtojë kullë tek TKOB, e parlajmëroj të tërhiqet nga ky plan ogurzi. Asnjë veprim nuk mund të kryhet për teatrin dhe me teatrin pa faktorin kryesor që janë artistët, se ata janë teatri”, tha Basha. Ai foli dhe për ligjin e arsimit të lartë, që sipas Bashës po tregon se ka dështuar.”Zhbërja e këtij ligji dhe një ligji të ri me botën akademike është vendosmëria e PD dhe vizioni ynë për të nesërmen”, tha Basha
Pedagogët paguhen sot pas 10 ditësh
Pas vonesës 10-ditore të pagave të pedagogëve, vjen edhe sqarimi i ministris së Arsimit Lindita Nikolla ku njofton për datën që do të jepen këto paga. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka sqaruar nëpërmjet një njoftimi për shtyp se pagat e pedagogëve do të jepen ditën e sotme.“Pagat do të jenë në llogarinë e pedagogëve dhe personelit akademik brenda ditës së sotme. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se Ligji i ri i Arsimit të Lartë është mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare të universiteteve. Ne do të bëjmë gjithçka që kjo të garantohet me aktet nënligjore që priten të miratohen së shpejti. Gjithashtu ne besojmë fortë që të gjitha energjitë dhe debati të zhvillohet tek sfidat e rritjes së cilësisë, performancës, punësimi i të rinjve dhe akreditimi i programeve të studimit,” – shkruhet në njoftimin e ministrisë. Pedagogët e Universitetit të Tiranës dolën me një deklaratë dy ditë më parë në një kohë kur kanë kaluar afro 10 ditë nga mosmarrja e rrogave të muajit janar. Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare ka renditur të gjitha kërkesat e pedagogëve, ndërsa ky forum kërcënoi me grevë nëse nuk do të ketë një zgjidhje dhe qeveria nuk pranon të ulet në negociata.
HEC në Osum? Gjiknuri: Projektet negative për mjedisin anulohen
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri reagoi në lidhje me ndërtimin e HEC-it në kanionet e Osumit. Pas përfudimit të Komisionit të Veprimtatrisë prodhuese, Gjiknuri tha se çdo kontratë koncesionare projekti i së cilës ndikon negativisht në mjedis bie.
Gjiknuri: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës për çdo projekt që ka ndikim negativ në mjedis automatikisht bie edhe kontrata koncesionare. Të gjitha agjencitë që kanë qenë përkatëse të asaj kohe e kanë dhënë mendimin e tyre pozitiv. Nëse ka të dhëna të falsifikaura është autoriteti përgjegjës që duhet ti shkojë deri në fund. Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës është e gatshme që nëse ai akt administrativ anulohet ne autmatikisht do të fillojmë procedurat tona.
Newcastle largon nga gara për titull Manchester United
Manchester United heq dorë përfundimisht nga titulli.”Djajtë” u mundën minimalisht 1 me 0 nga Neëwcastle United. Në “St. James Park” munguan rastet e pastra për gol,por gjymyrxhijtë arritën të shënojnë në rastin e vetëm që kishin në fraksionin e dytë. Vendasit shfrytëzuan aksionin e nisur nga një goditje dënimi dhe Ritchie i gjendur i lirë në zonë, lëshoi një të majtë për të mposhtur De Gea. Pas kësaj humbjeje Manchester United mbetet në vendin e dytë në kuotën e 56 pikëve, 16 pas Cityt kryesues, ndërsa Newcastle del përkohësisht nga zona e ftohtë.
Droga dhe abuzimi me Shengen, Shqipëria firmos marrëveshjen me BE
Shqipëria nënshkroi me Bashkimin Europian një marrëveshje për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve për të luftuar trafikun e drogës, si dhe për të parandaluar emigracionin e parregullt në zonën Shengen. Marrëveshja u firmos nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Komisioneri i Emigracionit, Dimitri Avramopulos. “Sot konkluduam siglimin e marrëveshjes me FRONTEX për “Rojën Bregdetare dhe Kufitare. Kjo është një marrëveshje e rëndësishme që do të na ndihmojë të marrim asistencë të kualifikuar në lidhje me menaxhimin e kufijve. Ajo do t’i mundësojë gjithashtu Shqipërisë të përfitojë nga projektet që do të japë Bashkimi Evropian, gjatë implementimit të saj”, deklaroi ministri Fatmir Xhafaj. Nga ana e tij, Komisioneri Avramopulos tha se vendi ka bërë progres, por mbetet punë për të bërë sa i takon menaxhimit të emigracionit të parregullt. Ai tha gjithashtu se marrëveshja e nënshkruar do të sigurojë një menaxhim më të mirë kufitar. “Kjo marrëveshje do të mundësojë që në të ardhmen të vendosen në Shqipëri ekipe nga Agjencia Europiane e Kufirit dhe Rojes Bregdetare. Në fakt, siglimi i kësaj marrëveshjeje shënon edhe fundin e negociatave. Marrëveshja do të firmoset në mënyrë zyrtare diçka më vonë, mbasi të dy palët të kenë përfunduar procedurat e tyre ligjore të brendshme”, tha ai.
Maradona sulmon teknikun e yllin e kombëtares
Diego Armando Maradona vazhdon të bëj bujë me deklarat e tij. Këtë herë ish- ylli i kombëtares argjentinase, ka sulmuar ashpër trajnerin e përfaqësueses Jorge Sampaoli dhe yllin e Interit Mauro Icardi. “Sampaoli është një gënjeshtar, i fsheh gjërat në vend që te tregojë i pari të vërtetën. Thotë që nuk ka një numër 9 dhe pastaj merr atë të turpshmin Icardi. Ai nuk di asgjë, vetëm të shkojë të hajë në shtëpitë e shokëve, duke ju referuar lidhjes së tij me Maxi Lopez. Higuain vlen 10 herë më shumë, pse jo dhe Tevez duhet të jetë në Rusi’,- deklaroi Maradona për median argjentinase “El Popular”. “Sot, me përjashtim të Messit, njerëzit kanë humbur respektin për ekipin e Argjentinës, askush nuk ka frikë prej nesh, shikoni ndeshjen e fundit me Nigerinë, ne pothuajse pranuam tetë gola.”- përfundoi 57 vjeçari.
Manchester United i thotë lamtumirë titullit
Manchester United heq dorë përfundimisht nga titulli. “Djajtë” u mundën minimalisht 1 me 0 nga Neëwcastle United. Në “St. James Park” munguan rastet e pastra për gol,por gjymyrxhijtë arritën të shënojnë në rastin e vetëm që kishin në fraksionin e dytë. Vendasit shfrytëzuan aksionin e nisur nga një goditje dënimi dhe Ritchie i gjendur i lirë në zonë, lëshoi një të majtë për të mposhtur De Gea. Pas kësaj humbjeje Manchester United mbetet në vendin e dytë në kuotën e 56 pikëve, 16 pas Cityt kryesues, ndërsa Newcastle del përkohësisht nga zona e ftohtë.








