Këngëtarja Rita Ora nuk e ka ndërmend të ndalojë së pozuari nudo. Ajo sapo ka postuar në Instagramin e saj 4 fotografi ku dukte tërësisht e zhveshur. Rita shihet e zhveshur pranë bregdetit ndërsa pjesët intime i ka mbuluar me duar dhe këmbë. Por pavarësisht kësaj ajo duket tejet seksi dhe ka rrëmbyer komplet vëmendjen e ndjekësve të cilët nuk kanë lënë pa komentuar këngëtaren.

Rita Ora siç e ka bërë nëna
Merkel: Marrëveshja me SPD ishte e dhimbshme
Një marrëveshje e dhimbshme, por e pranueshme. Kështu e ka përshkruar kancelarja gjermane Angela Merkel akordin e arritur me Partinë Social-Demokrate për qeverisjen e vendit. Në një intervistë për transmetuesin gjerman ZDF, Merkel hodhi poshtë zërat se ajo po humbet autoritetin në rradhët e konservatorëve, ndërkohë që i bëri thirrje të rinjve në partinë e saj të bëhen pjesë e Kabinetit. Pas kritikave brenda partisë së saj për lëshimet e bëra ndaj Social-Demokratëve gjatë bisedimeve për koalicion, kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur vendimin e saj. Në një intervistë për transmetuesin publik ZDF, Merkel e cilësoi të dhimbshme por të pranueshme marrëveshjen ku blloku i saj konservator i dorëzon Ministrinë e Financave partisë së drejtuar nga Martin Schulz. Sipas kancelares, kritikat nga rradhët e konservatorëve lidhur me këtë humbje të rëndësishme, nuk janë një shenjë se autoriteti i saj brenda partisë po zvogëlohet. “E kuptoj zhgënjimin, por nuk do të heq dorë nga roli si kryetare e partisë ose si kancelare. Këto dy detyra i përkasin një personi, në mënyrë që vendi të ketë një qeveri të qëndrueshme,” deklaroi Merkel për ZDF. Gjatë intervistës, Merkel theksoi se Kabineti gjerman nuk do të jetë i përbërë vetëm nga anëtarë të vjetër. Për këtë arsye, kancelarja ftoi të gjithë të rinjtë Kristian-Demokratë të plotësojnë pozicionet ministrore në qeverinë e re.
Ndryshon ligji për ish të burgosurit: Një vit burg do quhet dy vite punë
Ligji për ish të burgosurit politikë do të ndryshojë. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, në bashkëbisedimin me një grup të përndjekurish politikë që kanë punuar në minierë. Tashmë do të ketë njohje automatike të viteve të burgut me vite pune në raportin një me dy, pra, një vit burg do të njihet si dy vite pune, duke thjeshtëzuar edhe procedurën e dokumenteve. “Arsyeja e vonesave në bazë të ligjit 7514 për pafajësinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist, ju kërkon të merrni një dokument në ministrinë e Drejtësisë dhe të Brendshme në një komision që duhej të ishte ngritur në një nga këto institucione. Pasi kryeministri e gjykoi gjithë procedurën e konsideroi procedurën si të lodhshme për ju dhe kërkoi që drejt për së drejti të thjeshtëzohet. Do të thotë që vitet e burgut që ju fatkeqësisht keni bërë, minatorët drejt për së drejt, si dy vite punë në bazë të ligjit, por që ju të mos jeni të detyruar më të merrni atë letër, po t’u njihet automatikisht. Nga ky ndryshim, hiqet detyrimi i vërtetimit nga ana juaj. Pra njihet automatikisht dy vite punë për 1 vit burg. Pra, e thënë shkurt, pas ankesës tuaj jemi vënë në lëvizje”,tha zoti Ahmetaj. Sipas ministrit janë 264 vetë që përfitojnë nga ndryshimi i këtij ligjit. Ahmetaj bisedoi me një grup ish të përndjekurish në Platformën e Bashkëqeverisjes me Njerëzit.
Skandal Profesor Mark Marku, nuk kemi shkumësa
Profesor Mark Mark, shef i Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë tregon gjëndjen skandaloze ku marrin mësim studentët e gazetarisë, ku mungojnë gjërat më minimale duke nisur nga shkumësi deri tek ngrohja. Mark Marku: “Në departamentin e gazetarisë nuk ka as letra të bardha dhe as shkumësa. Nuk kemi fotokopje, nuk ka letër të bardhë A4 nuk ka shkumësa, nmuka fshirëse, nuk ka energji, nuk ka ngrohje Bëjmë mësim për një brez të teknologjizuar dhe bëjmë mësim si mësuesit në shkollat e fshatrave të viteve 1800- 1900 . Pedagogët ndodhen në një takim që po mbahet në Fakultetin e Histori-Filologjis
KURDËT RRËZOJNË HELIKOPTERIN, ERDOGAN: DO TA PAGUAJNË!
Recep Taip Erdogan u zotua për hakmarrje ndaj luftëtarëve kurdë në veri-perëndim të Sirisë, pas rrëzimit të një helikopteri turk në afërsi të qytetit Afrin. Helikopteri u rrëzua ditën e shtunë. Mediat në Turqi raportuan se që të tre pjesëtarët e ekuipazhit të tij ushtarak mbetën të vdekur. “Një nga helikopterët tanë u rrëzua së fundmi. Jemi në luftë dhe në luftë të tilla gjëra ndodhin. Mund të humbasim një helikopter, por ata (kurdët) do ta paguajnë shtrenjtë këtë”, tha Erdogan. Pak orë pas kësaj deklarate, ushtria turke nisi një ofensivë të fuqishme mbi Afrin dhe zonat përreth kundër kurdëve, të cilët Ankaraja i konsideron terroristë. Që prej nisjes së ofensivës, pak javë më parë nëntë ushtarë turq kanë gjetur vdekjen dhe 11 të tjerë janë plagosur, ndërkohë që vetë Ankaraja thotë se ka vrarë deri më tani 39 militantë. Por, grupet dhe organizatat e të drejtave të njeriut deklarojnë se në një pjesë e madhe të sulmeve turke viktima kanë qenë edhe civilë. Java e kaluar, thonë aktivistët, ishte më e përgjakshmja që prej nisjes së konfliktit në vitin 2011, duke numëruar mbi 250 civilë të vdekur nga jugu në veri të Sirisë.
Lëvizje në polici
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pak ditë pas emërimit pritet që të bëjë disa lëvizje në kupolën drejtuese të institucionit. Lëvizjet pritet që të nisin nga pozicioni i zv/ drejtorit. Sipas Report Tv në ditët në vijim pritet që të zyrtarizohet Gjovalin Lokaj në postin e zv/ drejtorit. Gjovalin Lokaj që pritet të zërë vendin e Rebani Jaupajt, aktualisht është drejtor i Policisë Vendore Shkodër, ndërsa ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit. Jaupaj nga zv/ drejtor, mund të emërohet Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit. Përpos bazës lëvizje pritet që të ketë edhe në qarqe me emërimin e Veliut.
Londra mbyll aeroportin
Një prej aeroporteve të Londrës u mbyll dhe shkak për shkak të një “kërcënimi” të hershëm. “London City Airport” mbylli dyert pasi gjatë punimeve paraprake për zgjerimin e tij u gjet një bombë e Luftës së Dytë Botërore. Fluturimet do të mbeten të pezulluara gjatë gjithë ditës së hënë. Zyrtarët thonë se mbi 16 mijë pasagjerë preken nga kjo. Bomba u gjet rreth orës 05:00 me orën lokale të së dielës. Në mbrëmje, pasi u vlerësua shkalla e rrezikshmërisë, zyrtarët vendosën që ta mbyllin aeroportin. Punëtorët e zgjerimit u zëvendësuan nga Royal Navy për çaktivizimin dhe zhvendosjen e pajisjes në një zonë të sigurtë.
Digjet makina në Vlorë
Një makinë tip “Benz” është gjetur e shkrumbuar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Policia e Vlorës bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas mesnate ne vendin e quajtur si Xhamia. Sipas saj, automjeti i djegur është në pronësi të shtetasit Eduard Alikaj, i cili nuk është emër i panjohur për policinë. Ky person ka qene i arrestuar pas një sherri me thika për çështje parkingu, ku se bashku me një tjetër lanë tre persona te plagosur. Shkak i sherrit dhe konfliktit fizik është bërë bllokimi i makinës së Alikajt në parkingun me pagesë në qytetin e Vlorës. Ndaj mes 44-vjeçarit Alikaj dhe mikut të tij Hënes Dalipaj nisi sherri me punonjësit e kompanisë “TIS Park sh.p.k”. Alikaj e kishte parkuar mjetin e tip ML me targa AA 777 KP dhe kishte refuzuar të bënte pagesën prej 50 lekësh në orë.
Makina dhe gomonia me drogë ‘notojnë’ në plazhin e Vlorës
Policia njoftoi këtë të hënë gjetjen e një mjeti fuoristradë në një thellësi 50 metra nga bregu, në vendin e quajtur plazhi i vjetër. Polica Kufitare, ajo e Rendit dhe Guardia di Finanza kanë qenë në vendngjarje. Është bërë e mundur nxjerrja e automjetit në breg dhe më vonë policia është njoftuar se në brendësi të molit të Petroliferës është pikasur një gomone, e cila dyshohet se është ajo që është futur në det duke përdorur automjetin fuoristradë. Gjatë kontrollit, policia thotë se në gomonen e gjatë prej 5 metrash është gjetur lëndë narkotike, por nuk bëhet e ditur sasia. Dyshohet se makina ka përfunduar në det aksidentalisht si pasojë e dallgëve, ose futja e ujit në motor. Policia thotë se po bën dhe krehjen e zonës për lëndë narkotike të fshehura në Pyllin e Sodës.
Avramopulos : Uroj që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane
Komisionieri për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos ndodhet në konferencë për median me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Avramopulos : Uroj që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane
Ministri Xhafaj: Do të bëjmë gjtihcja për të garantuar se Shqipëria nuk do të jetë më në hartën e kultivimit të kanabisit.
Në Tiranë ndodhet për një vizitë Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos. Mësohet se një nga qëllimet e tij të vizitës në Tiranë është edhe nënshkrimi i një marrëveshje mes policisë shqiptare dhe Frontex, Agjensisë së BE që mbikqyr kufijtë tokësorë e detarë të zonës europiane Shengen, në koordinim me vendet anëtarë të zonës Shengen. Mësohet se komisioneri Avramopulos do të shoqërohet në këte takim më një grup ekspertesh të Frontex, me të cilët pritet të zyrtarizohet bashkëpunimi. Marrëveshja parashikon kontrolle dhe operacione te përbashkëta mes dy policve, por policia shqiptare do te mbeshtet nga Frontex me trajnime dhe logjistikë.

