Ballina Blog Faqe 9265

Policia në aksion, vendos 900 gjoba brenda 48 orëve në Tiranë (Video)

0

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar aksidentet rrugore.

Gjatë kontrolleve në fundjavë por jo vetëm, Policia Rrugore e Tiranës, në përmbushje të objektivit parësor për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë dhe jo atë të sasisë së masave administrative, nën moton “Alkooli dhe Shpejtësia marrin jetë”, kanë vendosur rreth 900 gjoba për shkelje.

Gjatë fundjavës janë ushtruar një sërë kontrollesh me radar dhe Drager në autostradë dhe në akset rrugore në brendësi të Tiranës.

Në 48 orët e fundit, janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku ka rezultuar se sasia e alkoolit të kosumuar varionte nga 0.56 mg/l deri në 1.29 mg/l.

Janë tërhequr 89 Leje drejtimi, nga këto:
•29 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, që varionte nga 0.22mg/l deri në 0.49 mg/l
•47 Leje Drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, si në autostradë ashtu edhe në qendrat e banuara brenda qytetit të Tiranës, shpejtësi që varionin në autostradë deri në 219 km/orë dhe në qendrat e banuara deri në 106 km/orë.
•13 Leje Drejtimi për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.
•Po gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku janë vendosur gjithsej 898 masa administrative, nga këto:
• 87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit
• 85 masa për parakalim të gabuar
• 98 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit
• 10 masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit
• 60 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe 11 pa kontroll teknik të mjetit
• 568 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë bllokuar dhe 9 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 5 masa administrative.

Pritej të vinte në Tiranë, zyrtari grek Avramopulos anulon vizitën

0

Është shtyrë për ditën e nesërme vizita e zyrtarit grek, Dimitris Avramopulos në Tiranë, ndërkohë shkaqet e shtyrjes së vizitës janë të panjohura deri më tani.

Pritej që komisioneri për migrimin në BE të kryente sot disa takime me ministrinin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtë, Ditmir Bushati.

Qëllimi i këtij takimi ishte marrëveshja e policisë shqiptare me Frontex  dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes dy zyrtarët, Avramopulos dhe Xhafa do të mbajnë një konferencë të përbashkët

Marrëveshja për detin, presidenca: Qeveria s’ka kërkuar “Plotfuqishmëri”

0

Një ditë pas publikimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për Detin, burime nga presidendi Meta konfirmojnë se deri tani nuk është kërkuar asnjë Plotfuqishmëri për Marrëveshjen e Detit me fqinjin jugor.

Edhe sipas ish-presidenti Nishani deri më 24 korrik, ditë kur ai i lëshoi zyrën Presidentit Meta, nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë”.

“Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar.”, shkruan Nishani në Facebook.

Patozi kundër rrjedhës: Nuk duhet të jemi krenarë me Ermal Metën

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka dalë kundër rrymës së urimeve që i janë dërguar Ermal Merës për fitoren në Sanremo.

Patozi ka listuar arsyet se pse Shqipëria nuk duhet të jetë krenare me Ermal Metën.

“Ermal Meta është suksesi individual i njeriu të zot, të rritur dhe formuar në perëndim, por që mbi të gjitha ka përfituar nga hapësirat e lirisë që ai ofron, pavarësisht origjinës, racës, fesë apo bindjeve politike.”-shkruan Patozi ndër të tjera.

Teuta sërish pa trajner, Nica largohet nga futbolli

0

Pas humbes së fundit në kampionat me Luftëtarin, Teuta ka humbur edhe trajnerin e saj, Stavri Nica.

Skuadra durrsake luajti padyshim ndeshjen më të dobët të sezonit në “Niko Dovana” duke zbritur në vendin e parafundit në klasifimin.

Nica e mori drejtimin e skuadrës në mesin e sezonit, pas largimit të trajnerit Magani, që kaloi të njëjtën situatë. Trajneri 63-vjeçar mësohet të jetë shprehur se jo vetëm do te largohet nga drejtimi i skuadrës, por edhe nga ky sport, të cilin ai e cilëson të turpshëm.

Bind Gattuso, drejtuesit e Milanit rinovojnë kontratën

0

Drejtuesit e Milanit duken të kënaqur me progresin e bërë nga skuadra nën drejtimin e Gattusos, aq sa duan t’i propozojnë marrëveshjen e re.

Sipas mediave italiane, Milani po konsideron rinovimin e kontratës me Gennaro Gattuson deri në vitin 2020.

Ish-lojtari Gattuso ka qenë trajneri i ekipit të të rinjve, dhe më pas u promovua tek ekipi i parë pas shkarkimit të Vincenzo Montella në nëntor.

Tërmet në Mal të Zi, lëkundjet ndjehen në Shqipëri dhe Kosovë

0

Një tërmet me magnitudë 4.4 ka rënë juglindje të Malit të Zi duke bërë që lëkundjet të ndjehen edhe në veri të Shqipërisë dhe Kosovë.

Nga të dhënat zyrtare epiqendra e tërmetit ka qenë 35 km në perëndim të Pejës dhe me thellësi 5 km.

Përveç panikut të krijuar, deri në këto momente nuk është raportuar për dëme materiale apo njerëzore në asnjë prej shteteve.

Përcaktohen datat dhe oraret e javës së 20-të të Superligës

0

Përcaktohen datat dhe oraret, ja kur luhet java e 20 e Superligës

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar datat dhe oraret për javën e 20-të të Superligës.

Duke patur parasysh se në mesjavë do të zhvillohet ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, sfidat për javën e 20-të do të luhen në dy ditë, të dielën dhe të hënën.

Ajo që pritet me kuriozitet nga të gjithë është ajo mes Partizanit dhe Kukësit, që do të luhet të hënën.

Java e 20-të e Superiores

18.02.2018, ora 14:00

Laçi- Luftëtari

Kamza- Skënderbeu

Ora 17:00

Flamurtari- Lushnja

Vllaznia- Teuta

19.02.2018, ora 18:00

Partizani- Kukësi

Boçi ironizon Kumbaron: Të zëvendësojmë arkitekturën musoliniane me atë ramiane, Duçen e vjetër me Duçen e Rilindjes

0

Deputeti i PD-së, Boçi, ka ironizuar ministren e  Kulturës, Kumbaro, lidhur me deklaratën e saj drejtuar artistit të njohur Robert Ndrenika, ku ajo shkruante se Teatri Kombëtar nuk mund të qëndronte në godinën e ushtrisë musoliniane.

Boçi shkruan në një status në Facebook se Kumbaroja e Artit pa Kulturë, se sipas logjikës së saj, duhen rrafshuar të gjitha godinat e ndërtuara prej Italisë, për t’u zëvendësuar me arkitekturën ramiane, duke zëvendëuar Duçën e vjetër me atë të Riindjes.

Statusi

ARKITEKTURA MUSOLINIANE DHE DUÇJA I RI.

Më habiti Kumbaroja e Artit pa Kulturë!

Nuk na duhet nje Teatër Kombëtar -thotë – në një godinë musoliniane!

Sipas logjikës së kulturës së kësaj ne duhet të zerojmë (me tritol mundësisht) dhe korpusin qendror dhe akademine dhe rektoratin, pse jo bulevardin e pse jo dhe godinat ne vazhdimësi, se stadiumin e kullëzuam, vetëm e vetëm se janë me arkitekturë musoliniane!

Dhe në vend të saj të bëjmë arkitekturën ramaniane.

Dmth ta zevëndësojmë Duçen e vjetër me Duçen e Rilindjes.

Duçe për Duçe.

Madje sipas logjikës tënde zonjë, britanikët duhet ta kishin rrafshuar me kohë “Globus-in” “e shëmtuar” të Shekspirit për shkak të arkitekturës!?

Jo moj zonjë jo!!!

Godinat janë histori dhe historia nuk mund të shkërmoqet se do ti dhe Duçja i ri “i shakave të kripura” me nacionalizmën e patriotizmën!

Teatri Kombëtar ndryn brenda histori dhjetra vjeçare dhe ti e Duçja i ri s’mund ta rrafshoni nën delirin tuaj se historia fillon nga ju dhe me makiavelizmin tuaj për të bërë kulla që vetëm ju dini t’i fusni në xhep, e jo më në thes!!!!

Stop marrëzisë që po merr malet…!!!

Bes Kalluku pret të bëhet baba

0

Prej kohësh është folur se Xhensila Myrtezaj ishte shtatzënë, por që mbetën në nivelin e thashethemeve. Ishte pjesëmarrja e këngëtares në eventin e sapohapur nga Andrra dhe Sinan Hoxha, që zbuloi barkun e saj të rrumbullakosur. Burime pranë çiftit thonë se ajo është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe po përjeton periudhën e saj më të lumtur bashkë me Besin. Urime Xhensila.