Kim Kardashian ka realizuar një set fotografik për “Vogue
”, ku ndryshe nga herët e tjera, nuk ka nxjerrë në pah asgjë për t’u shënuar. 37-vjeçarja shihet e veshur me një peliçe dhe me shumë bizhuteri nëpër duar për shkrepjet e revistës së modës së lartë. “Jam shumë e nderuar që jam në kopertinën e Vogue Taiwan”, shkroi Kim Kardashian në blogun e saj.
Ouh Kim Kardashian në Taiwan
Berisha:Rama nuk ia konfiskoi pasurinë Balilit pasi ai ka video të orgjive
Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë ka dënuar vendimin e gjykatës për heqjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të Klemend Balilit dhe familjarëve të tij. Përmes një reagimi në rrjetin social facebook, ai shprehet se këtë veprim Rama e ka bërë përshkak të videove të orgjive që Balili posedon. Ish-kryeministri shkruan se Balili i ka dorëzuar Ramës një kopje të tij dhe ministrave të tij aktual duke bërë orgji dhe erotizma të shfrenuara, të cilat janë filmuar në mjediset e Santa Quaranta, hotel ku në pronësinë e Balilit. “Kryegjykatësi dhe kryeprokurori Rama hoqi konfiskimin e pasurive të Eskobarit për shkak të videos së orgjive të tij! Këtë vendim Rama e mori pasi Balili i dorëzoi Ramës një kopje të tij dhe ministrave të tij aktual të orgjive dhe erotizmave të shfrenuara të filmuara në mjediset dhe dhomat e të famshmes Santa Quaranta. Ky akt vjen në serinë e vendimeve të tij të bllokimit të arrestimit të Tahirit, lirimit të Sotos që transportonte miliona euro së bashku me Saimir Trafikun në Elbasan, rikthimin e pasaportës së Tahirit, ekstradimin e financierit të bandës së Habilajve që kishte shprehur gatishmëri të bashkëpunonte me prokurorinë si dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë.”– shkruan Berisha.
PUTIN: PERËNDIMI DO TË LODHET NGA SANKSIONET
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u tha liderëve rusë të biznesit se ai beson se vendet perëndimore do të lodhen “së shpejti” nga sanksionet kundër Moskës dhe se marrëdhëniet do të përmirësohen. Putin i bëri komentet në një takim me dyer të mbyllura me Unionin Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve – një grupim i shefave dhe manjatëve të kompanive. “Mendoj se ata që e bëjnë këtë, do të lodhen vetë së shpejti. Shpresoj se do të fillojmë rrugën e marrëdhënieve normale”, cituan mediat ruse Putinin, duke folur për sanksionet e ndërmarra nga Perëndimi. Komentet e Putinit vijnë disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit, të cilat pritet t’i fitojë Putin. Megjithatë, ka raporte se elita ruse është e shqetësuar për sanksionet që kanë pasur efekt në ekonomi dhe kanë komplikuar marrëveshjet tregtare dhe biznesore me Perëndimin. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerë kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, pasi kjo e fundit ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe ka ndërhyrë në konfliktin separatist në lindje të Ukrainës.
Tjetër “bombë” për Ramën, dy ministra të përgjuar në Elbasan
Ka tërhequr vëmendjen e të ftuarve në panelin e kësaj të premteje në emisionin Kapital të Aleksandër Furxhi një deklaratë e gazetarit Basir Çollaku. Duke diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike, reformën në drejtësi dhe largimet e fundit nga opozita, Çollaku tha se “Në prokurorinë e Elbasanit ka një dosje ku janë të përfshirë dhe dy emra ministrash që kanë dalë nga përgjimet e një subjekti tjetër. Edhe pse nga transkriptimet janë zbuluar emrat e tyre, ata nuk janë thirrur nga prokuroria. Dy ministra të qeverisë së sotme kanë folur me subjektin për sasira parash. Kjo dosje është në prokurorinë e Elbasanit, por ka shkuar edhe në gjykatë” – tha Çollaku. Ai tha se nuk preferon t’i thotë emrat e ministrave, pasi do të donte që të fliste me fakte dhe dokumenta, të cilat tha se i disponon.
ITALI, GRUAJA E NJË BOSI MAFIOZ TË ZONËS GODET GAZETAREN
Gazetarja e TG1, Maria Grazia Mazzola është goditur gjatë një interviste që po i bënte bashkëshortes së një bosi, në nje lagje të Barit, në rajonin e Puglias. Intervista e saj ishte në kuadrin e një specialeje që po bënte mbi mafien, që kishte prekur edhe një prej zonave më të vështira të kryeqendrës puljeze, Bari. Gazetarja thuhet të ketë marrë një goditje me shuplakë pranë veshit, e menjëherë është shpëtuar nga shëlbyesi i Famullisë së qarkut Libertà, don Francesco Preite. Mazzola është shoqëruar drejt Poliklinikës së Barit, për të marrë ndihmën e shpejtë, por i është dashur të shtrohet në Repartin e Otorinolaringologjisë. Aty ka mbërritur edhe prokurori Giuseppe Volpe. Reagimet nuk kanë vonuar, e i pari ishte kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro, i cili tha se ajo çfarë ka ndodhur është e papranueshme. “Nuk mund të tolerohet një dhunë e këtij lloji, për më tepër përballë një femre dhe një profesionisteje të impenjuar në kërkim të lajmit”, tha ai. Decaro theksoi vështirësitë me të cilat përballet qarku në fjalë për shkak të kriminalitetit. “Jemi prej kohësh peng i organizatave kriminale që mendojnë të ushtrojnë hegjemoninë e tyre mbi këtë territor edhe përmes këtyre episodeve të dhunshme. Siç e kam thënë disa herë, ne nuk do ta kthejmë kokën në anën tjetër përballë kësaj situate dhe nuk do të lejojmë që emri i qytetit tonë të bashkëngjitet me episode të kësaj natyre. Ai qark quhet Libertà dhe duhet të çlirohet nga krimi i organizuar”. Ndërkohë, avokati Michele Laforgia e ka denoncuar rastin në instancat e drejtësisë.
Luana beqare për Shën Valentin
Prej kohësh tashmë përflitet se moderatorja Luana Vjollca është në një lidhje dashurie me Krenar Çoçajn. Madje ata ishin bashkë edhe në dasmën e Marinës dhe Getoarit. Por tashmë aludohet se ata janë ndarë. Por kjo nuk ka asgjë të vërtetë pasi të afërmit e tyre komfirmojnë se çifti janë më të lumtur se kurrë. Madje dyshja po shijojnë pushimet së bashku në St.Moritz.

PD. akuza Nikollës për pagat e pedagogëve
Partia Demokratike, përmes kryetares së komisionit parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi, e akuzon ministren se nuk ka nxjerrë qëllimisht aktet nënligjore që do të lejonin pagesën e 15 mijë pedagogëve. “Minsitrja e Arsimit dështoi sot të japë përgjigje përse pedagogët nuk janë paguar për punën e tyre. Ndjesa e saj është hipokrite. Ajo lau duart si Ponc Pilati dhe nuk pranoi se ajo është përgjegjësja dhe shkaktarja kryesore e kësaj situate që fakton se ligji i arsimit të lartë ka dështuar. Për shkak se Ministrja e Arsimit nuk ka nxjerrë qëllimisht aktet nënligjore, që do të lejonin pagesën për mbi 15 mijë pedagogë dhe stafit të administratës së universiteteve publike, ka nga ata pedagogë që kanë kërkuar borxh për të paguar faturat e familjeve të tyre. Të enjten, në seancën e parlamentit, kam kërkuar që Ministrja Nikolla të raportonte urgjentisht në lidhje me këtë problem, i cili është unikal në llojin e tij në botë, madje edhe për regjimet më autokratike. Por Ministrja në shkelje të përsëritur të Rregullores së Kuvendit, nuk u paraqit në seancë. Njësoj si sot, ajo nuk dha asnjë shpjegim për kolapsin financiar të Universiteteve publike. I gjithë sistemi i arsimit të lartë publik është paralizuar prej mungesës së akteve nënligjore, të cilat duhet të ishin miratuar që në prill të 2016. Ky është shpërdorim i qartë i detyrës nga Ministrja e Arsimit, e cila me mosveprimin e saj është subjekt i nenit 248 të Kodit penal për shpërdorim detyre, sepse në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka dëmtuar interesat e ligjshme të 15 mijë shtetasve”, deklaroi Vokshi. Sipas Vokshit, “synimi është për të nënshtruar këdo që mund të cënojë pushtetin e tij.
Emily di si të jetë seksi
Supermodelja është rikthyer fuqishëm duke pozuar për një fushatë të re. 26-vjeçarja ka pozuar topless për koleksionin e xhinseve DL 1961. Bukuroshja ka mbuluar gjoksin me duar për të mbrojtur modestinë ndërsa mbante veshur xhinse të bardha. Në një fotografi tjetër ajo shfaqet me një këmishë me butona e zbërthyer. Emily u njoftua si imazh i markës vitin e kaluar dhe njihet si një fanse e xhinsave.

Zidane: Dua që Isco të qëndrojë
Zinedine Zidane ka përgënjeshtruar zërat që thonë se trajneri francez nuk e do më në skuadër mesfushorin Isco.“Para pak kohësh më kritikonin sepse nuk blija futbollistë në merkato. Unë besoj te ekipi im dhe do të besoj gjithmonë, deri në fund. Kur e nis diçka, e përfundoj dhe besoj në atë që bëj. E dua Iscon dhe dua që të qëndrojë përgjithmonë te Reali. Është shumë i mirë dhe e ka treguar këtë”, deklaroi Zidane në konferencën e shtypit përpara sfidës Real Madrid-Real Sociedad. Kur u pyet se pse Isco nuk ka luajtur shumë minuta në ndeshjet e fundit, francezi tha: “Po të tjerët? Kam dhe Asension për shembull. Për mua i rëndësishëm është ekipi. Ka mundësi që Isco të mos i luajë të gjitha ndeshjet që kanë mbetur, por është shumë i rëndësishëm dhe i besoj”.
Polemika me VAR-in në ndeshjen Fiorentina-Juventus
Në minutën e 18 të ndeshjes Fiorentina-Juventus, kur ndeshja ishte 0-0, arbitri Guida akordon 11-metërsh për vendasit për prekje të topit me dorë brenda zonës nga ana e mbrojtësit bardhezi Giorgio Chiellini.Pas plot 3 minutash, penalltia anulohet pasi VAR-i pa një pozicion jashtë loje të Benassit, lojtarit që krosoi topin e prekur me dorë. Në fakt, Simeone preku topin kur shkoi t’i bënte presion Alex Sandros, i cili nga ana e tij edhe ai e prek topin, por veprimi i juventinit konsiderohet devijim. Benassi duket nga përsëritja që ndodhet në pozicion jashtë loje, por nëse do të shikohej si pasim prekja e Sandros, pozicioni i lojtarit të Fiorentinës do të ishte i rregullt.
