Ballina Blog Faqe 9267

Vëllai i Osmanit sillet në Tiranë, dje u rrëzua nga tribuna e stadiumit

0

Vëllai i futbollistit të Skënderbeut, Tefik Osmani është sjellë në Tiranë për një mjekim më të specializuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në  ndeshjen mes Skënderbeut dhe Flamurtarit. Menjëherë pas golit të shënuar nga Muzaka në portën e Flamurtarit në minutën e 83-të Sokol Osmani u rrëzua nga tribuna kryesore.  Mësohet se Osmani ka pësuar dëmtime në tru. Ai është sjellë në Sptalin e Traumës ku do të marrë dhe mjekim më të specializuar

Nikolla bën “Mea Culpa” për pagat e vonuara në arsim

0

Nga konferenca e rektorëve e organizuar nga Kolegji Universitar Luarasi, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu ka kërkuar ndjesë pedagogëve dhe stafit të Universiteteve për vonesën e pagave të tyre. Ajo tha se gjithçka lidhet me ligjin e arsimit të lartë dhe autonominë financiare të universiteteve. “Unë do të përfitoj nga rasti të kërkoj një ndjesë të madhe publike të gjithë pedagogëve dhe pedagogeve, por dhe administratës së universiteteve publike për vonesën e pagës së tyre, për t’iu thënë që nuk është as më shumë e as më pak, por pikërisht edhe nevoja që qeveria dhe institucionet qeverisëse të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë, sepse është një axhustim i nevojshëm që vjen përmes ligjit të ri të arsimit të lartë që ofron më shumë autonomi financiare për universitetet duke vendosur që çdo buxhet që mbetet në fund të vitit të trashëgohet në vitin pasardhës buxhetor. E ndërkohë ishte dhe një ushtrim, pa larguar asnjë lloj përgjegjësie nga vetja, edhe një ushtrim në vëmendje të administratorëve që besoj që nuk ishin në lartësinë e detyrës në mënyrë që t’i përgjigjeshin me zhdërvjelltësi këtij momenti të rëndësishëm që lidhet me gjithë administrimin e financave dhe gjithë linjës administrative në institucionet tona të arsimit të lartë”, – u shpreh ministrja e Arsimit.

Takimi historik mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut

0

Presidenti i Koresë së Jugut, Monn Jae-in ka pritur në një takim motrën me ndikim të udhëheqësit së Koresë së Veriut, Kim Yo-jong, në Pallatin Presidencial, në Seul. Ky është delegacioni më i rëndësishëm i Veriut që viziton Jugun që nga koha e Luftës Koreane në vitet ’50. Takimi vjen pasi SHBA ka paralajmëruar që të kihet kujdes me Korenë e Veriut. Administrata Trump thotë se nuk duhet rënë pre e sharmit të Veriut gjatë Lojrave Olimpike Dimërore. Sot pritet që Moon Jae-in dhe Kim Yong-nam, një zyrtar i lartë koreano-verior, të shikojnë së bashku një ndeshje hokeji në akull.

Mjekët specialistë në rrethe, Rama: Deri në janar të 2019

0

Mjekëve specialistë që i janë përgjigjur programit të sistemit të patronazhimit të spitaleve rajonale nuk do t’u duhet më të shkojnë në rrethe që nga janari i 201-tës, kur dhe do të përfundojnë 300 specializantët e parë. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndodhej në spitalin e Kukësit, ku mbikqyri nga afër funksionimin e këtij sistemi. Sipas kryeministrit Rama, ky sistem patronazhimi ka ulur ndjeshëm fluksin e pacientëve drejt Tiranës. “Do shkoj Tirana në të gjitha spitalet ku ka nevojë për specialistë, sepse deri në janar të 2019 na duhet të bëjmë këtë gjë pastaj do vijnë mjekët specialistë që do të jenë full time çdo ditë. Pavarësisht nga ky fakt, të gjithë nevojat tashmë po përballohen dhe kjo është e rëndësishme. Të gjithë rastet kur mjekë specialist të nivelit tuaj të pranojnë të shkojnë në spitalet e tjera ku nuk ka specialiste ne do të japim një bonus plus rrogës, që të marrin aq sa marrin kur shkojnë ditën e parë në Gjermani e Itali po qe se kanë fatin të gjejnë punë. Kjo po funksionon dhe patronazhi gjithashtu se po ulet fluksi i njerëzve që vijnë në Tiranë. Në janar të 2019 do të dalin më në fund mjekët specializantë që plotësojnë të gjithë neovjat në të gjithë terrirotin”, u shpreh Rama. Në statusin e tij të kronikës në ERTV Rama shkruan: “Në spitalin e Kukësit për të ndjekur programin e ri të patronazhimit të spitaleve rajonale të vendit, në një fazë të re të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe në pritje që në janar 2019, të integrohen në gjithë sistemin spitalor mjekët e rinj specialistë (ndërprerja e pashpjegueshme katërvjeçare e specializimeve në vitet 2009-2013 krijoi një situatë absurde mungesash për specialistë për 4 vitet e shkuara)”.

Fast e Furious në rrugët shqiptare

0

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionin mbrëmjen e kaluar në disa nga akset kryesore, përfshirë autostradën Tiranë-Durrës. Gjatë natës janë hasur dhjetëra shoferë sipas policisë që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, dy apo tre herë më shumë se limiti i lejuar, të cilët janë burim aksidenti, rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës. Kështu 21 leje drejtimi janë tërhequr për t’u pezulluar nga OASH për shpejtësi tej limiteve të lejuara, që varionin nga 167 km/orë e deri në 211 km/orë. Një prej këtyre rasteve me shpejtësi 191 km/orë është e faktuar edhe në videon e publikuar gjatë aksionit. Pas ndalimit të shoferit nga polici rrugor, tij i është tërhequr leja e drejtimit dhe ka kaluar në komision. “Policia Rrugore e Tiranës, është e orientuar qartë , në përmbushje të objektivit parësor, rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë dhe jo atë të sasisë së masave administrative. Sa duhet të jetë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve në rrugë? Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë e mjetit në mënyrë që të mënjanojë çdo rrezik për sigurinë e tij, të këmbësorëve dhe mallrave, dhe çdo çrregullim tjetër të mundshëm në trafik. Shpejtësia duhet të jetë në përputhje me karakteristikat, gjendjen, ngarkesën e mjetit, si dhe karakteristikat dhe gjendjen e rrugës, trafikun, etj. Gjendja teknike e mjetit duhet të jetë e tillë që të përballojë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta”, deklaron Policia e Shtetit që iu bën thirrje drejtesve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Basha: Vetëm në janar u mbyllën 1747 biznese

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook deklaroi se “1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më”. “Kjo shifër zyrtare është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë. 1747 biznese që nuk munden më. Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës”, shkruan Basha. “1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik”, shton kreu i PD-së.

Fier, tjetër objekt do shembet me C4

0

Një tjetër ndërtesë do të shembet sot përgjatë shtratit të lumit Gjanica në Fier. Një godinë 4 katëshe e cila kryente funksiononin e hotelit do të shembet me shpërthim të kontrolluar. Në trupin e objektit pesë katësh jane hapur 400 furnella (vrima) dhe do të përdoren 6 kg lëndë eksplozive. Shpërthimi do të kryhet në orën 12.00, ndërkohë që IKMT lajmëron edhe njëherë qytetarët të zbatojnë lajmerimet e specialistëve. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, është vendosur në Fier ku po bëhet shembja e godinave të ndërtuara përgjatë shtratit të lumit Gjanicë. Në total për tu prishur përgjatë gjithë shtratit të lumit Gjanicë janë 24 objkete, me 33 pronarë ndërsa 17 prej tyre do të përfitojnë dëmshpërblim që shkon në vlerën e rreth 4 miliardë lekëve. Fatin e dy objekteve të shembura  me C4 e kanë objektet të cilat janë me më shumë se 3 kate Paralelisht me shembjen ka nisur edhe pastrimi i të gjithë territorit nga mbetjet inerte, ndërsa pritet që në këtë hapësirë të zbatohet projekti për rikonceptimin e qendrës së qytetit, njëkohësisht edhe rehabilitimi i lumit Gjanicë.

Perez i del kundër Zidanes: Isco qëndron në Madrid!

0

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i del kundër Zidanes pasi raportohet se nuk dëshiron ta shesë mesfushorin Isco.

Ndërsa në krahun tjetër trajneri francez raportohet se është i pakënaqur me kontributin e mesfushorit spanjoll.

Isco ka kontratë me Real Madrid me klauzolë prej 700 milionë euro.

Kritika për Kim Kardashian

0

Godet sërish Kim Kardashian, dhe sërish një lum kritikash shkojnë për të nga fansat e saj. Këtë herë Kim në rrjetin social Instagram ka publikuar një foto ku shfaqet përpara pasqyrës topless. Por deri këtu gjithçka është në rregull, sepse fansat e saj janë mësuar me të tilla postime, por ajo që i ka irrituar ata ishte fakti se si fotografe ylli i familjes më të famshme në botë ka përdorur vajzën e saj 4-vjeçare, North. Pavarësisht kritikave, Kim ka vendosur që një foto të tillë të mos e heqë nga Instagrami, madje ka vijuar me postime të tjera.

Ish i dashuri i Kylie-t aludon se është babai i fëmijës

0

Kylie është bërë nënë dhe kjo ka qenë tema më e diskutuar në rrjetet sociale. Por duket se në mes të momenteve të bukura është futur is hi dashuri i saj Tyga dhe kërkon ti prishë ato. Ai pretendon se është babai  vajzës dhe Stormi nuk është fëmija i Travis Scott. Për ta vërtetuar këtë gjë reperi kërkon testin e ADN-së. Tyga dhe Kylie janë ndarë në prill të 2017 por thuhet se kanë pasur marrëdhënie intime deri para 9 muajve. Kjo bën që të aludohet se fëmija mund të jetë i tij. Në anën tjetër Tyga është shprehur se nëse ADN-ja del pozitive ai do të marrë të gjitha përgjegjësitë për të qenë një baba i mirë. Këtë temë ai e ka diskutuar edhe kur u mor vesh për shtatzënin e Kyliet, madje ka postuar një foto në rrjetet sociale ku thoshte se fëmija ishte i tij.