Ballina Blog Faqe 9268

Modelja ruse i dërgon “mesazh” CR7-s

0

Ajo është një prej modeleve më të vlerësuara të momentit. Është ruse dhe shumëkush e ka cilësuar si kopjen më të re të Irina Shayk. Një krahasim jo i ekzagjeruar, duke qenë se është e apasionuar pas Cristiano Ronaldos. Pikërisht për yllin portugez, ish-bashkëshort të Irinës, ajo duket se ka një mesazh. “Cristiano është mashkulli perfekt”, thotë ajo për “TMZ”-në. Por nuk ndalet me kaq. “Do të doja që të takohesha me të, edhe pse e di që ka një të fejuar…”.

Jessica Biel tregon raportin seksual me Justin

0

Jessica Biel ka ndërmarrë një tjetër iniciativë, duke dalë disi nga fusha e aktrimit. Tashmë, ajo është fokusuar në ndërgjegjësimin lidhur me raportin seksual në lidhje me shëndetin, e kjo nuk është një nismë që po e aplikon në klasat e gjimnazit apo 8-vjeçares. Në partneritet me WomanCare Global, Biel po përpiqet të krijojë një seri videosh, që synojnë të nxjerrin në pah kujdesin e treguar ndaj vetvetes gjatë marrëdhënies seksuale. Duke qenë se ka marrë një iniciativë të tillë ajo nuk ka ngurruar të tregojë raportin e saj seksual me Justin Timberlake. “Ndihem më e sigurt nëse them të vërtetën. Kam vetëbesim kur i them ‘E di çfarë? Nuk po e ndjej’ ose ‘Kjo më pëlqen’, dhe mendoj se diçka e tillë do dhe kohë për t’u shprehur si duhet”, ka rrëfyer Biel.guxim   Aktorja ka sqaruar se e gjithë kjo nismë po realizohej mbi të gjitha për hir të shëndetit të femrave dhe vetëbesimit të tyre.

Studim meshkuj: Biondet për seks dhe brunet për martesë

0

Një studim i ri që bazohet në përgjigjet e hapura nga një numër i madh meshkujsh që pranuan të përgjigjen në një seri pyetjesh, evidenton se biondet shihen për të kaluar orë seksi dhe brunet më së shumti për të lidhur jetën. Në studim morën pjesë disa qindra meshkuj të moshave nga 25 deri 45 vjeç. Ata u drejtuan nga një ekip studiuesish dhe shkencëtarësh, raporton noa.al duke cituar të dhënat e studimit që publikoi universiteti amerikan në Minesota. Një ndër pyetjet kryesore ishte se si i shohin këta meshkuj, femrat leshverdha dhe si i shohin zeshkanet (brunet). Dominoi zgjedhja e meshkujve që për të bërë aventura seksi, zgjidhnin biondet.  Kurse për të krijuar familje, brunet. Në pyetësorin që publikoi universiteti publik i Minesotës në SHBA, këta meshkuj thanë se kur shohin bionde, gjëja e parë që u vjen ndër mend është që ta shtien në dorë për një aventurë seksi, duke mos shkuar përtej kësaj ideje. Ndërsa kur shohin brune dhe mund t’u pëlqejnë, zgjedhjet e tyre janë më delikate. Ata nuk nisen thjesht për ta futur në shtrat, por nisin e mendojnë se si ta bëjnë njeriun e jetës së tyre.

Strategjia e zgjerimit, Basha: Raporti, radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar

0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur raportin për strategjinë për zgjerim të BE-së, por sipas tij ky raport ngre disa shqetësime për realitetin në vendin tonë. Basha thotë se ky raport është një radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar dhe disa vendeve të tjera të Ballkanit.

Reagimi i Lulzim Bashës

Shqipëria në BE eshtë aspirata më e lartë e gjithë shqiptarëve. Shqiptarët duan të jenë pjesë e vërtetë e Europës. Partia Demokratike e do Shqipërinë në BE. Unë personalisht dhe bashkëpunëtorët e mi kemi lobuar dhe vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë europianë që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Ky është investimi ynë ndaj gjithë shqiptarëve dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Ne duam që negociatat të hapen edhe pse vendi përballet me shqetësime të rënda dhe serioze nga një sërë vendesh anëtare të BE-së në lidhje me krimin dhe drogën me origjinë nga Shqipëria dhe me emigracionin e paligjshëm nga bashkqytetarët tanë që kanë humbur shpresën dhe mundësitë të jetojnë në Shqipëri. Ne shpresojmë që këto probleme të mos ndikojnë në vendimin për negociatat nga vendet e BE-së dhe të mos pengojnë hapjen e tyre. Me këtë rast përshëndes raportin për strategjinë për zgjerim të BE-së e cila konfirmon vullnetin e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit. Por qartësisht përtej këtij vullneti politik, strategjia ngren probleme serioze dhe vë gishtin mbi plagët kryesore që ka vendi ynë. Raporti flet qartë dhe më forcë për kapjen e shtetit nga interesat private dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes, për probleme të rënda dhe serioze të korrupsionit, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias, për ekonomi jokonkuruese që duhet të reformohet thellësisht, për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për shtypjen e rolit të opozitës politike. Ky raport është një radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar dhe disa vendeve të tjera të Ballkanit. Strategjia bën thirrje për ndryshime dhe transformime të vërteta demokratike për daljen nga ky realitet dhe thekson se procesi i integrimit nuk është proces mekanik por proces përqafimi real të vlerave dhe standarteve politike dhe ekonomike europiane. Me këtë rast dua të theksoj vullnetin e Partisë Demokratike dhe timin për të ndryshuar politikën dhe ekonominë shqiptare duke përqafuar standardet dhe vlerat europiane, me qëllim futjen e Shqipërisë në BE brenda një dekade.

Grabitet karburanti në Bathore, autori me thikë

0

Një karburant ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathores në periferi të Tiranës. Mësohet se një person nën kërcënimin e thikës ka marrë xhiron ditore të karburantit, por nuk dihet ende shuma. Policia ka nisur hetimet për zbardhjene e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ikën Eduart Halimi

0

Eduard Halimi ka dorëzuar sot mandatin e deputetit

Reagimi në FB

Për mua ka qënë një privilegj të zgjidhem për të tretën herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve kam kontribuar më përkushtim të plotë në politikë si njeri i çështjeve të drejtësisë. Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një network në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot. Kam qënë një njeri me fat në këto vite sepse kam pasur në krah bashkëpuntorë të shkëlqyer, të përkushtuar e të ndershëm me kontributin e te cilëve arrita të lija gjurmë, por mbi të gjitha që kam dalë faqebardhë nga të gjithë detyrat që kam pasur. Me punën e tyre ata i hoqën mundësinë kundërshtarëve politikë të hidhnin ndaj meje dhe atyre, baltën e kudogjendur në politikë. Ndaj dua ti falenderoj ata të gjithë sot publikisht. Dua të falenderoj Sali Berishën, që më dha mundësinë të kontriboj ne jetën politike të vendit në këto vite. Falenderoj Lulzim Bashën, për besimin në detyrat politike prej 2013, për bashkëpunimin e shkëlqyer në këto vite dhe për mirëkuptimin në çdo vendim prej ditës së parë e deri më sot. Falenderoj të gjithë kolegët e nderuar të grupit parlamentar për gjithë bashkëpunimin në këto vite në politikë.  Së bashku ne i bëmë një shërbim të madh vendit me paketën ligjore të dekriminalizimit dhe paketën kushtetuese të drejtësisë në 22 korrik 2016. Falenderim dhe mirënjohje për gjithë votuesit e PD në qarkun e Durrësit dhe Beratit që më zgjodhën 3 herë deputet të Kuvendit. Kontributi im në Partinë Demokratike do të vijojë për gjatë gjithë jetës sime si një antar i thjeshtë dhe i përkushtuar. Falenderim mediave dhe gazetarëve të palodhur për bashkëpunimin në këto vite. Shihemi së shpejti në një hapësirë tjetër të rrjeteve sociale. Ju faleminderit të gjithëve, Eduard Halimi

Marku në Vlorë: Mos u ngutni në përfundimin e operacioneve në luftën kundër drogës

0

Kryeprokurorja Arta Marku ne analizen e prokurorise Vlore, përfshi Apelin kërkoi koordinim të bashkëpunimit mes policisë, autoriteteve policore kufitare dhe autoriteteve doganore, me qëllim frenimin e trafikimit, identifikimin, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit. Sipas saj, Vlora prej kohësh, njihet si një vend prodhues i cannabisit, jo aq i drogave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm tranziti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja e gjatë bregdetare. “Duhet koordinim i veprimeve mes të gjithë aktorëve në luftën kundër narkotikëve dhe shkëmbim i informacionit në kohën e duhur, me shpejtësinë dhe cilësinë e duhur mes tyre. Duhet mosngutje në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por bërja e përpjekjeve dhe shfrytëzimi i çdo metode të mundshme ligjore hetimi dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit nderkufitar dhe ndërkombëtar, për të mundësuar identifikimin, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale”, ështëshprehur znj. Marku. Por sipas saj, veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë, në hallka kyçe të strukturave të shtetit. “Kjo, duke nisur që nga përfaqësuesit e pushtetit vendor që ometojnë të sinjalizojnë kur konstatojnë mbjelljen e bimëve narkotike në territorin e njësisë administrative ashtu edhe të funksionarëve të tjerë, që mund të ofrojnë kundrejt korrupsionit, ndihmën e tyre në hallkat që përbëjnë zinxhirin e trafikimit të lëndëve narkotike. Zhvillim të hetimit duke nisur nga identifikimi i pasurisë në drejtim të gjetjes së burimit, veprimtarisë kriminale. Sekuestrim dhe konfiskim i të mirave të personave të përfshirë në aktivitete kriminale që kanë të bëjnë me prodhimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Përqendrim i burimeve njerëzore dhe teknike, specializim i tyre, përkushtim në kryerjen e detyrës, në luftë kundër narkotikëve, specifikisht në vende kufitare siç është Vlora”, vijoi kryeprokurorja. Ajo përmendi dhe rastet e falsifikimit masiv të dokumenteve, për vetë pozicionin gjeografik dhe interesin e madh të tokave me destinacion turistik, me qëllim shtënien në dorë të pasurive që i përkisnin shtetit apo të tretëve. “Kjo bëhet evidente edhe ne sekuestrimet e vendosura mbi pasuri të ndryshme të paluajtshme dhe të luajtshme. Të verifikohen dhe hetohen deri në origjinë, transaksionet e kryera mbi pronat. Të zbatohen edhe në këtë drejtim sekuestrimet dhe konfiskimet përkatëse, me qëllim parandalimin e transferimit të pronave apo të të mirave të tjera të përftuara”, përfundon Kryeprokurorja.

Mendoni se dini gjithçka për seksin?

0

Mendoni se dini gjithçka për seksin? Epo…seksi rezervon gjithnjë surpriza dhe seksualiteti (femëror,apo mashkullor) shfaqet gjithnjë si një aventurë e re. Nga përmasat e atij dhe asaj, deri tek orgazma, duke kaluar nëpërmjet praktikës së autoerotizmit dhe për disa gjëra të pathëna. Për një seksualitet të kënaqshëm, duhet edhe të lexosh e të studiosh. Kanë rëndësi edhe përmasat e asaj: Jo vetëm përmasa e penisit, tashmë shkenca ka dalë në përfundimin se dhe përmasat e “femrave” kanë rëndësi. Në fakt dhe madhësia e klitorit dhe pozicionimi i tij influencojnë në mënyrë thelbësore në arritjen e kënaqësisë dhe orgazmës. Klitori është shumë më i madh nga sa ne shohim në pjesën e jashtme. Ai mund të arrijë deri në 10 cm gjatësi dhe 6 cm gjërësi. Thyerja e penisit nuk është legjendë urbane: A mund të thyhet penisi? Me sa duket PO! Pra nuk kemi të bëjmë me një legjendë urbane: dhe pse penisi është një organ që përshtatet, mund të ndodhë që të thyet për shkak të një çarjeje të papritur të enëve të gjakur gjatë ereksionit. Në këto raste kemi të bëjmë me një dhimbje shumë të madhe. Nga ana tjetër mund të flasim dhe për mospërpuethshmëri mes organit femëror dhe atij mashkullor, raste të rralla, por që janë në gjendje ta bëjnë seksin gati të pamundur dhe të dhimbshëm. Edhe ai shtiret për orgazmën: Sipas një kërkimi të fundit amerikan, 31% e burrave të intervistuar janë shtirur sikur kanë arritur orgazëm të paktën një herë në jetë. Edhe burrat, kur simulojnë e bëjnë për të mos zhgënjyer partneren, për të mos e bërë të mendojë që ajo nuk është majtueshëm tërheqëse, apo që ka një problem të tipit seksual. Po përse burri arrin të shtiret për orgazëm? Duke përjashtuar problemet e tipit fizik dhe funksional, motivet mund të lidhen edhe me stresin dhe ankthin e performances, shkruan living.al. Frika se mos ejakulon shumë shpejt, mund te çojë në bllokimin e kënaqësisë.

Foshnja 8 muajshe, viktima e parë e fruthit në Shqipëri

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pediatrinë e QSUT-së ku një foshnjë 7 muajshe nga humbur jetën pas komplikacioneve nga fruthi. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga mjekët e Pediatrisë, të cilët thonë gjithashtu se janë 55 fëmijë të prekur deri tani nga fruthi. Sipas të dhënave foshnja 7 muajshe pati komplikacione të rënda nga fruthi. Foshnja ka humbur jetën në të gdhirë të ditës së hënë, pas përpjekjeve të vazhdueshme të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Sipas tij, foshnja ka qenë prej ditësh në reanimacionin e QSUT. Është tentuar të intubohet por ka qenë e pamundur për shkak të komplikacioneve. Fëmija është mbajtur në terapi intensive për ditë të tëra por nuk ka mundur të shpëtojë.Mësohet se foshnja ishte e pavaksinuar, pasi vaksina e fruthit, MMR merret mbi moshën 1-vjeçare. Ky është rasti i parë fatal pas shfaqjes së fruthit në vend, ku ka kapur një numër të madh fëmijësh dhe disa të rritur.

Kumbaro do të takoj artistët

0

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka reaguar pas protestave të artistëve kundër ligjit për Artin dhe Kulturën, ku do preket Teatri Kombëtar. Nga Korca, ajo tha se do ndërmerren nisma për institucione kulturore për të organizuar projekte të ndryshme.

Kumbaro: Patjetër që do ti takoj artistët. Ne jemi duke ndërmarrë një nismë ligjore që vjen si pasojë e kërkesave jo vetëm të artistëve por edhe të institucioneve kulturore, qendrore por edhe vendore sic është teatri i Korcës, për të krijuar mekanizma për organizimin e projekteve kulturore të cilat sot edhe për gjëra të vogla sic janë rekuizitat apo veshjet duhet të kalojnë në disa procedura burokratike të prokurimit, të cilat përpos të tjerash krijojnë edhe pengesë për krijimtarinë artistike. Ligji aktual për artin dhe kulturën që është ai i vitit 2010 ka krijuar një mekanizëm lehtësimi për projektet kulturore që perjashton nga prokurimi nëpërmjet formulës së kolegjiumeve vetëm për Ministrinë e Kulturës.  Ne gjykojmë që ky mekanizëm duhet të përhapet edhe tek institucione të tjera me qëllim decentralizimin dhe nxitjen e financuesve të tjerë për mbështetjen e aktiviteteve kulturore. Projektligjin e kemi nxjerrë për konsultim publik, e kemi nxjerrë në faqen e Ministrisë së Kulturës, e kemi dërguar me email tek të gjithë aktorët dhe grupet e interesit. Sot ka bashki që i djegin fondet për kulturën sepse nuk dinë si të procedojnë me këto labirinthe burokratike. I kemi ftuar të gjithë që të japin sugjerimet e tyre në lidhje me draftin që kemi propozuar dhe kjo është faza e konsultimit. Dua të theksoj se përvec disave të cilet e kanë lexuar ende nuk kemi asnjë përgjigje zyrtare nga drejtuesit vendorë apo subjekte të tjerë të interesuar. Nga mediat jam njohur me disa organizime të artistëve por besoj se mbasi të takohemi do sqarohemi të gjithë. Kemi parashikuar javën që vjen një tryezë për këtë draft dhe nëse ka kërkesa për tryeza të tjera jemi të gatshëm për ti diskutuar dhe shpjeguar draftin i cili nuk është lexuar dhe ka keqkuptime. Duhet ti takoj artistët pasi para se të kuptojmë cfarë kërkojnë, duhet të kuptojnë ata cfarë ofron drafti. 

E pyetur për reagimin e aktorit Robert Ndrenika ajo u përgjigj: Duhet të flas me të. Ndërsa rreth ndërtimit të Kullës, Ministrja e Kulturës tha se salla e teatrit do jetë funksionale për artistët, deri kur të vijë projekti i ri.

Kumbaro: Po mbarojnë punimet në qendrën e artit e pagëzuar me emrin Turbina. Salla aktuale e teatrit do të vazhdojë të jetë funksionale edhe për trupën e teatrit edhe për trupa të tjera.  Teatri Kombëtar do vazhdojë të jetë në funksion deri ditën që do të na vijë projekti por trupa e tij do zhvendoset në një mjedis shumë komod dhe ne këtë gjë e kemi dakordësuar më herët me artistët.