Ballina Blog Faqe 9269

Nexhmije Hoxha, mbush 97 vjeç

0

Nexhmije Hoxha, mbush 97 vjeç dhe pret e përcjell miq që i urojnë ditëlindjen në shtëpinë e saj, në Laprakë. Nuk duket të ketë asnjë ndryshim nga intervista e saj e fundit televizive për Rudina Xhungën, që e quajti edhe intervista e saj e lamtumirës. Pas saj, ajo vendosi të mos flasë më në ekran, duke u përshëndetur me të gjithë, në fund të intervistës, me shprehjen: “Lamtumirë, unë po pres të iki te Enveri. E kam lënë gjatë, vetëm. Por nëse kam jetuar deri tani, kam jetuar për të, duke punuar e shkruar për Enverin dhe çfarë bëri ai për Shqipërinë. Kam besim te brezat e rinj të historianëve dhe politikanëve që do e nxjerrin të vërtetën, siç ka qenë. I uroj Shqipërisë të dalë sa më shpejt nga gjendja konfliktuale, ku është futur.” Kjo intervistë është marrë në vitin 2016, por as portreti, as mendimi, nuk duket të kenë ndryshuar për Nexhmije Hoxhën.

Ambasadorja e BE Romana Vlahutin i shkon në zyrë ministrit Xhafaj

0

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Takimi mes dy zyrtarëve është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshme në Tiranë. Xhafaj e Vlahutin takohen pas disa aksioneve të policisë në Shkodër e Elbasan si pjesë e operacionit “Forca e Ligjit”

STRAKOSHA IDHULLI I TIFOZERISË SË LACIO-S

0

Thomas Strakosha përveçse ka shpërthyer këtë sezon me paraqitjet e tij, tashmë ka mësuar të flasë edhe si një lider, duke u kthyer në një nga idhujt e tifozërisë.  Portieri i kombëtares shqiptare në një aktivitet të organizuar nga “Lazio Club Latina”, është pritur me ovacione në momentin kur ka marrë në dorë mikrofonin për të përshendetur mbështetësit e tij.  “Sa i përket shpërthimit tim, merita është sa e imja, ashtu edhe e përgatitësit tonë të portierëve. Skuadra po paraqitet mirë. Jemi mes katër skuadrave të para. Shpresojmë që të qëndrojmë në pozitën në të cilën gjendemi tani deri në fund të sezonit dhe të rimarrim atë që na takon”, – u shpreh Strakosha.  Këtë fundjavë, kryeqytetasit kanë një sfidë delikate pasi do të vizitojnë Napolin në “Sao Paolo”.

 

DYBALA TE BARCELONA

0

Është folur shumë, por deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete për një kalim të mundshëm të ylli të Juventusit Dybala te Barcelona. Së fundmi është revista e përjavshme “Chi”, ka zbuluar se sulmuesi argjentinas nuk ka zgjatur marrëveshjen me pronarët e vilës së tij luksoze në Torino, pasi dëshiron të ndryshojë ambient në përfundim të kampionatit. Por cili do të jetë destinacioni i ri i 24-vjerçarit? Po sipas “Chi”, argjentinasi do t’i bashkohet bashkëkombësit të tij, Lionel Messi, te Barcelona. Dybala e nisi mirë sezonin, por me kalimin e javëve rendimenti i tij pati një rënie drastike, aq sa Allegri ishte i detyruar ta ulte shpeshherë në stol. Për ta komplikuar edhe më shumë situatën e tij, pësoi edhe disa dëmtime që nuk e lejuan të stërvitej në vazhdimësi. Momentalisht është në infermieri për arsye dëmtimi, por sikurse informon “Chi” vitin e ardhshëm mund ta shohim me fanellën “blaugrana”.

SHBA mbyll qeverinë, nuk arrihet miratimi i buxhetit

0

Qeveria amerikane u mbyll zyrtarisht për të dytën herë brenda muajit sepse Kongresi nuk arriti të përmbushë afatin kohor për të votuar buxhetin e ri. Senatorët, megjithatë, diskutuan gjithë natën dhe e hodhën në votë kalimin e projektligjit që tani duhet të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve. Plani 600 faqësh propozon një rritje të shpenzimeve, me rreth 300 miliardë dollarë, për shërbimet e mbrojtjes dhe ato të brendshme. Ligjvënësit, megjithatë, luftuan për të kapërcyer kundërshtimet e minutës së fundit nga senatori republikan Rand Paul. Financimi federal për shërbimet qeveritare skadoi zyrtarisht në mesnatë. Bisedimet kanë vazhduar me shpresën se mbyllja do të mund të shfuqizohej përpara se të fillojë puna të premten. Që kjo të ndodhë, plani duhet të kalojë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të nënshkruhet nga presidenti.

Tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës, pezullohen nga KLD.

0

Nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi paraditen e sotme mbledhjen plenare, ku ndër të tjera pezulloi nga detyra tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës, Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri. Ky vendim erdhi pasi anëtarët e Këshillit u njohën dhe shqyrtuan informacionin e ardhur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, më 6 shkurt ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve të sipërcituar. Duke qenë se një nga gjyqtarët e pezulluar ushtron edhe detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës, Këshilli caktoi gjyqtarin Desart Avdulaj, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit së kësaj gjykate. Tre gjyqtarë të gjykatës së Apelit Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno janë nën hetim për korrupsion pasiv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Gjyqtarët dyshohen se janë sponsorizuar në dy udhëtime jashtë vendit nga një biznesmen durrsak, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre. Të dhënat e siguruara prej dosjes hetimore tregojnë se tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid-Barcelona. Prokuroria dyshon se ky udhëtim është bërë në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe është paguar prej tij.

Bajram Curri, vjedhin dyqanin. Hajdutëve të cigareve i gjejnë dhe tritol

0

Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë vjedhur me thyerje një dyqan në Tropojë. Ndalimi i tyre është bërë më 8 shkurt 2018 ndërsa grabitja ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Bajram Currit. Të arrestuarit janë Din Sylaj, 22 vjeç,  dhe Bledar Gelaj, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Koçanaj, Tropojë. “Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se gjatë natës në qytetin e Bajram Currit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetasti S.D., 47 vjeç, banues në Bajram-Curri, ku kanë vjedhur një sasi lekësh dhe steka cigaresh të llojeve të ndryshme” informon policia e Kukesit.  Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre,  ju gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale sasia prej 170.000 lekë dhe 80 steka cigaresh të llojeve të ndryshme. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Din Sylaj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1(një) kallëp tritoli. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Vjedhja kryer në bashkëpunim”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 134-25 dhe 278 të Kodit Penal.

Motra e Kim Jong-un viziton Korenë e Jugut

0

 

Kim Yo-jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, ka mbërritur në Korenë e Jugut. Ajo është anëtarja e  parë e familjes sunduese të Veriut që viziton Korenë që nga lufta e 1950-1953. Ajo dhe Kim Yong Nam, kreu ceremonial i Koresë së Veriut, u drejtuan në Pyeongchang për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Dimërore. Kim, e cila thuhet se është shumë pranë vëllait të saj, u promovua në politikën e fuqishme të Veriut vitin e kaluar. Ajo është në  listën e sanksioneve të SHBA  në lidhjet me abuzimet e dyshuara të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut. Në Olimpiadën Dimërore, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut do të marshojnë nën një flamur në ceremoninë e hapjes. Krahas 22 atletëve, Pyongyang po dërgon më shumë se 400 delegatë në lojëra, duke përfshirë një ekip tifozësh dhe një orkestër. Diplomacia sportive vjen në një kohë të përmirësimit të marrëdhënieve mes dy Koreve, edhe pse ekspertët kanë paralajmëruar se nuk i japin fund tensioneve rajonale. Gadishulli Korean është ndarë që nga lufta e viteve 1950-53 dhe të dyja palët nuk kanë nënshkruar kurrë një traktat paqeje. Kim mendohet të jetë rreth 30 vjeç dhe është katër vjet më e re se vëllai i saj. Vizita e saj po shihet si një shenjë se Kim Jong-un është serioz në lidhje me përmirësimin e lidhjeve me Jugun. Disa gjithashtu po spekulojnë se ajo mund të sjellë një mesazh nga vëllai i saj. Të enjten, Koreja e Veriut mbajti një paradë ushtarake ku mori pjesë Kim Jong-un. Kjo ngjarje zakonisht mbahet në prill dhe fakti që u shty përpara, në prag të ceremonisë së hapjes, ishte parë si një pengesë për ngrohjen e lidhjeve. Megjithatë, Jugu ka njoftuar se presidenti i saj do të takohet me delegacionin e Olimpiadës së Veriut të shtunën.

Në pranga 4 ish-zyrtarë, abuzuan me plazhet publike

0

Katër ish-komunarë të Ishmit kanë marrë masën e arrestit për abuzime me plazhet publike. Janë dhënë katër masa të tilla, nga Gjykata e Durrësit, pasi këta persona dyshohen se kanë abuzuar me troje, kontrata qiraje në plazhe publike. Prokuroria e Durrësit njofton se është dhënë masa arrest me burg për ish-kryetarin e komunës së Ishmit dhe 3 punonjësve të kësaj komune.

Deklarata :

Pas një hetimi të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016 dhe nr. 178.2016, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve, bë i mundur ekzekutimi i vendimeve për caktim mase sigurimi, për shtetasit:

1. Sulejman Ibrahimi (ish- Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar 248, 248 – 25 dhe 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
2. Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
3. Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm) e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
4. Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës) e datëlindjes 20.04.1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.