Ballina Blog Faqe 9276

Itali sekuestron 800 kg drogë të ardhur nga Shqipëria, arrestohen edhe 15 persona

0

Një operacion blic antidrogë është ndërmarrë nga policia italiane mëngjesin e sotëm në komunat e Brindizit, Fasanos dhe Katanias. Janë ekzekutuar urdhërarrestet për 15 persona për një sërë akuzash, mes tyre trafik droge dhe grabitje. Hetimet kanë nisur në shkurtin e 2017 dhe kanë përfunduar në gusht me identifikimin e dy grupeve që merreshin me trafikun e drogës nga Shqipëria. Gjatë hetimeve janë arrestuar 4 persona si dhe janë sekuestruar 800 kg marijuanë e cila ka mbërritur në brigjet e Pulias nga Shqipëria. Në orët në vazhdim priten detaje të reja lidhur dhe këtë operacion.

Bashkim Fino i pakënaqur me protokollin, ulet në fund të sallës

0

Futbolli shqiptar zgjedh sot nga Durrësi drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme si dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv. Pak minuta para fillimit të Asamblesë zgjedhore, presidenti Armand Duka, është ulur në bar-in e resortit për të konsumuar kafen e mëngjesit. Ka qenë po kreu i FSHF-së ai që e ka hapur këtë Asamble. Ndërkohë, kandidati tjetër për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino ka shfaqur pakënaqësi për protokollin, pasi dy kandidatet (ai dhe Hala) u janë caktuar vendet nga fundi i sallës! Në shenjë mospajtimi ulet në fund fare së bashku me Sulejman Starovën! Fino shprehet se të tre kandidatet duhet të ishin në pozicion të barabartë dhe jo Duka të qendrojë në krye! Sipas tij është mungesë respekti.

Siguri e lartë në Durrës për zgjedhjet në FSHF

0

Në hotel “Adriatik” në Durrës mbahen sot zgjedhjet për president në Federatën Shqiptare të Futbollit.  Dy organizmat më të mëdha të futbollit europian dhe botëror kanë sjellë përfaqësuesit e tyre që pasditen e së martës, për të qenë të pranishëm në Asamblenë Zgjedhore. Por mëngjesin e sotëm, pranë hotel “Adriatik” ka një numër të shtuar forcash policie për të garantuar ecurinë normale të këtij procesi. Armand Duka, presidenti aktual i FSHF-së, do të jetë një nga kandidatët dhe përballë tij do të jenë deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, dhe ish-arbitri i futbollit, Shpëtim Halo.

Tërmeti trondit Tajvanin, viktima dhe të plagosur

0

 

Lëkundjet vazhdojnë të trondisin Tajvanin pas një tërmeti të fortë që vrau të paktën katër vetë dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë. Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë i shkallës rihter u regjistrua rreth orës 23:50, rreth 20 km larg bregut lindor të ishullit. Ndërtesa të shumta në të gjithë qytetin e Hualien janë dëmtuar rëndë. Më shumë se 140 njerëz ende mbeten të pagjetur nga një ndërtesë. Hualien, një qendër popullore turistike, është shtëpia e rreth 100,000 njerëzve. Banorëve në qytetin Hualien u është thënë të qëndrojnë larg shtëpive të tyre të dëmtuara dhe rreth 800 prej tyre janë strehuar në ndërtesat komunitare  për shkak të tronditjeve. Imazhet nga qyteti treguan struktura të prishura, mbeturina të shpërndara dhe dëmtime të mëdha në rrugët e zonës. Ndërtesa e Yunman Cuidi, e cila ka dysheme rezidenciale dhe komerciale, është e anuar në njërën anë pas dëmtimit të madh. Rreth 143 banorë të saj mbeten të pagjetur, thanë mediat lokale. Ekipet e shpëtimit të mërkurën në mëngjes ende po punonin për nxjerrjen e të paktën pesë personave të tjerë që mendohet të jenë të bllokuar në ndërtesa, duke përfshirë dy njerëz që besohet të jenë të mbërthyer brenda hotelit Marshall.

Asambleja e FSHF, Duka: Sot merren vendime për fatet e futbollit shqiptar

0

Në hapje të Asamblesë së 7 të Përgjithshme Zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit, presidenti Armand Duka u shpreh se sot merren vendime për fatet në vijim të futbollit shqiptar. “Duhet të fitojë futbolli. Të gjithë bashkë mund ta çojmë përpara progresin e deritanishëm. Kam bindjen e palëkundur që kjo asamble do t’i japë një shtysë akoma më të madhe ambicieve tona. Sot merren vendime për fatet në vijim të futbollit shqiptar”, u shpreh Duka. Armand Duka, presidenti aktual i FSHF-së, do të jetë një nga kandidatët dhe përballë tij do të jenë deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, dhe ish-arbitri i futbollit, Shpëtim Halo. Presidenti i ri zgjidhet me 2/3-at e votave, e në rast balotazhi, më pas do të mjaftojë shumica e thjeshtë (50%+1) për të shpallur presidentin. Që nga koha kur në Federatën Shqiptare të Futbollit, organet drejtuese zgjidhen në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nga politika, vetëm një herë procesi zgjedhor ka kaluar në balotazh. Bëhet fjalë për vitin 2002, kur u zgjodh për herë të parë në krye të FSHF-së, Armand Duka, të cilit për të mundur rivalin e tij Mehdi Bushati iu desh të kalonte në balotazh. Por, nëse në zgjedhjet e kaluara presidenti aktual u zgjodh thjesht me duartrokitje, pasi nuk pati rivalë, në këtë fushatë, gara ka qenë e fortë. Statusi i politikanit të kandidatit Fino ka sjellë akuza nga rivali i tij Duka për ndërhyrje politike, por UEFA dhe FIFA kanë kërkuar herë pas here që procesi t’i përmbahet rregullores sportive. Edhe për këtë arsye, dy organizmat më të mëdha të futbollit europian dhe botëror kanë sjellë përfaqësuesit e tyre pasditen e së martës, për të qenë të pranishëm në Asamblenë Zgjedhore dhe, siç thonë edhe ata vet, urojnë që të shohin një proces zgjedhor demokratik. Ndërkohë, pas përfundimit të procesit zgjedhor për president, në Asamble do të zhvillohet votimi për 9 vendet e Komitetit Ekzekutiv, e për këto vende janë në garë 23 kandidatë.

Tarantino kërkon ndjesë për skenën në “fatale” “Kill Bill 2”

0

Quentin Tarantino pranoi gabimet e bëra në ideimin e një skene të filmit “Kill Bill 2”. Në një intervistë për “New York Times”, Uma Thurman zbuloi se regjisori dhe partneri i saj asokohe, i kishte kërkuar të aktronte pa dublant, teksa i jepte me shpejtësi një makine jo të sigurtë, për të mundësuar lëvizjen e flokëve. Automjeti u përplas pas një peme dhe aktorja mbeti e plagosur. “I thashë Umës se gjithçka do të shkonte mirë, se rruga ishte e drejtë dhe e sigurtë. Por nuk rezultoi kështu. Gabova! Nuk e detyrova të hipte, por ajo e bëri sepse kishte besim tek unë”, pranoi regjisori në intervistën për “Deadline”. Tarantino rrëfeu se ky ishte një prej pengjeve më të mëdha të jetës së tij. Pak orë para publikimit të intervistës, Thurman shkroi një mesazh në profilin e saj të Instagramit, duke pohuar se Quentin ndihej thellësisht i penduar për ngjarjen dhe vazhdonte t’i kërkonte falje edhe sot. Në intervistën e dhënë për Maureen Doëd të “New York Times”, aktorja kishte ofruar edhe një video të incidentit. “Tarantino, – tha Thurman, – ishte i nxehur me mua pasi po i harxhoja kohë dhe më premtoi se automjeti ishte në rregull”. Ai e kishte bindur të lëvizte me shpejtësinë 64 km në orë, disa herë radhazi, derisa skena të realizohej ashtu siç donte regjisori. Sipas aktores, sedilja e automjetit nuk ishte vendosur siç duhet në platformë, ndërsa rruga ishte e pashtruar, dhe jo e drejtë siç i kishte premtuar ai.

Pamela Anderson zbulon të dashurin 18-vjet më të vogël

0

Pamela Anderson  ka folur rreth periudhës së saj të menopauzës dhe romancës në lulëzim me të dashurin më të vogël në moshë. 50-vjeçarja është shpërngulur në Francë dhe jeton me futbollistin Adil Rami. “Ai nuk flet mirë anglisht, unë nuk flas mirë frengjisht, por kemi gjuhën e trupit,”-tha ajo. Çifti është lidhur 8 muaj më parë pasi u takuan në Grand Prix të Monakos dhe tani jetojnë në një shtëpi në Marsejë. Duke folur rreth jetës së saj të re ajo pranoi se kur po shkonte drejt moshës 50 vjeç filloi të ndihej e vetmuar në shtëpinë e saj në Malibu dhe u kap nga menopauza. Pamela, e cila është martuar 3 herë dhe ka dy djem të rritur, aktorin Brandon, 21 vjeç, dhe muzikanti Dylan, 20 vjeç, u shpreh: Unë gatuaja dhe përgatisja darkën por asnjë nuk vinte. Unë ndihesha vetëm dhe sikur jeta ime kishte mbaruar. E dija që diçka po ndryshonte, patjetër që po e ndjeja një ndryshim, mendoj se isha në periudhën e menopauzë, ose çfarëdo që quhet.” Me një diferëncë prej 18 vitesh, Pamela treon se i dashuri i saj kujdeset shumë për të. “Ai kujdeset shumë për mua. Kemi një jetë të shëndetshme dhe të mrekullueshme.”

Vetëm Belen di si të jetë seksi

0

Është kthyer në Milano pak orë më parë, por Belen Rodriguez vijon ti bëjë fansat e saj të përjetojnë ëndrrën amerikane nëpërmjet një video me nota të larta erotizmi në një dhomë hoteli në New York. Në video Belen shfaqet me flokë të lagura, trupin me vaj dhe një kanatiere të bardhë e të tejdukshme, e cila ia ka nxjerrë në pah format e mrekullueshme fizike. E mbështetur në mur bukuroshja ka realizuar një set fotosh mjaft të nxehta. “Belen ti mund të bësh gjithçka”- i ka shkruar një nga ndjekësit në rrjetin social Instagram, në videon që vetë ylli argjentinas ka postuar. Gjatë xhirimeve me Timur Emek, bashkëpuntori i Rodriguez filmoi të gjithë setin, duke dhënë imazhet e saj seksi. Merita e vajit që i ndriçon trupin perfekt dhe i kanatieres së bardhë e transparente që i nxjerr hiret, duke u ndërthurur me shikimin e saj e bëjnë klipin e Belen fantastik. Nuk duhet humbur!

Fino një ditë para zgjedhjeve: Duka ka nisur të telefonojë votuesit e Asamblesë Zgjedhore

0

Kandidati për president të FSHF-së, Bashkim Fino, ka reaguar një ditë para zgjedhjeve për të denoncuar një rast. Sipas tij, kandidati Duka ka nisur të telefonojë votuesit e Asamblesë Zgjedhore dhe i ka ftuar të drekojnë me të, duke i gënjyer për praninë e dy kandidatëve të tjerë. Më poshtë reagimi i plotë i Finos:Kandidati për president, Armand Duka, ka nisur të telefonojë votuesit e Asamblesë Zgjedhore, duke i ftuar që të darkojnë tek hotel “Adriatik” në Durrës, me argumentimin se do jenë edhe dy kandidatët e tjerë për president! Sqaroj të gjithë anëtarët, se është një gënjeshtër, pasi unë nuk kam marrë asnjë ftesë të tillë nga ana e FSHF-së apo organizatorëve. Kjo është një tjetër manovër dëshpëruese e kandidatit humbës!

Melani nuk e përfill Presidentin Trump

0

Zonja e Parë Melania Trump shmangu sërish kapjen e duarve me Presidentin Donald Trump, ndërsa të dy po dilnin për t’u ngjitur në avion duke shkuar në një udhëtim një ditor në Ohajo. Kur të dy zbritën nga avioni, presidenti luajti rolin e një zotërie të vërtetë duke e shoqëruar zonjën e tij. Melania u kap nga kamerat duke fshehur dorën nën një xhaketë të verdhë, ndërsa Trump duket të bënte një gjest romantik. Nuk është hera e parë që Zonja e Parë ka ndezur polemika duke refuzuar të mbajë dorën e bashkëshortit të saj. Në maj të vitit të kaluar, çifti zbriti nga avioni në Izrael dhe Melania u filmua duke refuzuar Trump ndërsa ai kërkoi ta mbante për dore.