Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të dëshmiar në lidhje me privatizimin e CEZ, ish ministrin Genc Ruli. Fletëthirrja në adresë të Rulit u dërgua katër ditë më parë. Ish ministri pasi mori fletëthirrjen kontaktoi Prokurorinë dhe kërkoi të paraqitej në një moment tjetër. Ruli kërkoi shtyrjen e dëshmisë me disa ditë për arsye familjare por tregoi gatishmëri për të dhënë deklarim. Thirrja e Rulit në prokurori, në cilësinë e personit që ka dijeni përprivatizimin e ish-kompanisë CEZ. Më herët, në prokurori kishte shkuar për të dëshmuar për të njëjtën çështje djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Hahn: BE nuk do të pranojë vende që kanë probleme me fqinjët
Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn dhe se Bashkimi Europian nuk do të pranojë asnjë vend që ka probleme me fqinjët. Vendet e Ballkanit janë pjesë e BE tha Hahn, por duhet ende punë. Ai theksoi se vendet e rajonit duhet me rugjencë të plotësojnë kriteret kyçe.
Hahn: Dera e BE mbetet e hapur dhe do të jetë e hapur. Është një perspektivë që shkon deri në 2025. 6 partnerët tanë në rajon janë pjesë e Europës si gjeogrfikisht edhe emocionalisht. Procesi i integrimit nuk mund të jetë i kompletuar pa ta. Kriza e emigrantëve tregoi qartë se kufijtë nuk ekzistojnë kur përballemi me sfida. BE e ka përsëritur këtë perspektivë europiane, por është një tjetër hap strategjik përpara. Është një investim gjeostrategjik në Europë, ne nuk duhet të lëmë vakum në dyer tona. Kjo është një perspektivë e përbashkët. “Nuk ka dreka falas” për vendet e Ballkanit, duhet të jenë të dedikuar vendet e Ballkanit, duhet të jenë të përkatitur si në aspektin teknik ashtu edhe për të qenë në një linjë me vlerat europiane. Kjo nuk është një ftesë që vendet ballkanike të heqin dorë në plotësimin e reformave. Ky proces do të varet nga progresi personal i çdo vendi që synon të anëtarësohet. Ballkani duhet urgjentisht të plotësojë prioritet kyce, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, reformat ekonomike. Të gjitha çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bindëse në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet. BE nuk do të pranojë vende me konflikte me fqinjët. Unioni edhe vetë duhet ta përmirësojë idenë e mbështetjes për zgjerim. Të gjitha vendet e Ballkanit mund të lëvizin në rrugë e tyre drejt BE brenda 2025. Mali i Zi dhe Serbia janë udhëheqësit nëse mund ti quajmë kështu. Por mund të mbeten prapa 4 vendeve të tjera nëse nuk japin rezultate. Nuk është kush niset i pari, por është e rëndësishme kush përfundon garën i pari. Axhenda 2025 nuk është një target i caktuar, nuk është një datë detyruese. Ajo është skenari më i mirë i mundshëm. Pavarësisht se kemi caktuar një afat kjo nuk do të thotë që do të anëtarësoheni automatikisht, kjo varet nga meritat personale.
Christiano ia dredh Georginës me modelen britanike
Shumë besuan se ylli i Real Madridit tashmë do të zinte mend pasi zyrtarizoi marrëdhënien me Georgina Rodriguez dhe krijoi një familje me katër fëmijë. Në vend të kësaj sipas raporteve të shtypit britanik ai ka zgjedhur që të bie në rrjetën e modeles britanike. Rhian Suggers është modelja e cila përflitet se Ronaldo ka shkëmbyer mesazhe erotike me të. Modelja ka qënë e pëlqyera e yllit të Realit që në kohën që ai ishte me Manchester United dhe kishte tentuar ta bëntë për vete po nuk kishte patur sukses. Kohët e fundit sipas tabloidëve ka rifilluar mesazhet me të. Suggers është e lidhur me aktorin britanik Oliver Mellor dhe duket ti ketë kthyer një përgjigje Ronaldos duke i thënë se ajo ishte gati të takohej me të dashurin dhe se atij nuk do ti pëlqente të shikonte që e dashura e tij shkruan me Cristian Ronaldon.
“Tahiri”, Krimet e Rënda: Zgjatja e hetimeve për mbledhur prova në Greqi e Itali
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka njoftuar zyrtarisht Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe avokatit e Saimir Tahiri për zgjatjen e hetimeve edhe për tre muaj për çështjen në fjalë. Zgjatja e afatit të hetimeve sipas prokurorisë është bërë për shkak të nevojës për të kryer veprime të shtesë e mbledhur prova të reja jashtë Shqipërisë. Përveç Italisë, pala shqiptare do të kërkojë informacion edhe nga pala greke. Mësohet se marrja e këtyre provave ka qenë e pamundur deri tani për shkak se informacionet që kërkohen zotërohen nga autoritete jashtë Shqipërisë në lidhje me makinën Audi me targa AA 003 GB me të cilën dyshohet se Tahiri ka lëvizur bashkë me anëtarë të familjes Habilaj.
PAGAT E FUTBOLLISTËVE, NEYMAR FITON 3 MILIONË EURO NË MUAJ
Futbolli dhe paratë janë një binom që sjell suksesin në futbollin modern dhe kjo është faktuar me manovrat që kanë bërë klubet më të fuqishme evropiane. Shifrat që përfliteshin kanë qenë marrëmendëse, por tani ato janë zyrtare. E përditshmja franceze L’Equipe ka publikuar listën e pagave të kampionatit francez dhe Neymar është padyshim futbollisti më i paguar, me 3 milionë e 67 mijë euro bruto në muaj. PSG ka pjesën e ‘luanit’ në listën e pagave, ku në 13 të parët, përveç Radamel Falco të Monaco, të gjithë të tjerët janë pjesë e skuadrës pariziene. Taksimi mbi pagën në Francë është 44.05%, që do të thotë nga 3 milionë e 67 mijë euro në muaj, Neymar merr në dorë 1 milionë e 715 mijë euro në muaj. 20.5 milionë neto në vit dhe rreth 36 milionë bruto. Dhe duke i bërë një ndarje kohore braziliani përfiton 57 mijë euro në ditë ose 2383 euro në orë, ose 40 euro në minutë. Dhe duke zbritur në listën e pagesave në radhë pas Neymar janë shokët e skuadrës Cavani e Mbappe, që përfitojnë përkatësisht 1.5 euro mlionë euro bruto në muaj(18 milionë në vit). Dhe siç e përmendëm më lart, lista është e gjitha me futbollistët e Parisit, përjashtuar vetëm Falcao që përfiton 9 milionë euro bruto në vit ose 750 mijë euro në muaj. Por në listën e pagesave të kampionatit francez ka skuadra me buxhete si ai Amiens, që lufton për qëndrimin në Ligën e parë, buxheti i së cilës është pothuaj sa paga vjetore neto e Neymar. Lojtari më i paguar i kësaj skuadre është Konate me 40 mijë euro në muaj, ndërsa në listë gjen edhe futbollistë edhe me 2800 euro në muaj.
Ballkani në BE, Mogherini: Procesi është i pakthyeshëm, le ta bëjmë të ndodhë
Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federika Mogerini tha se vendet e rajonit kanë bërë progres të madh dhe këto hapa duhet të vazhdojnë. Mesazhi është i qartë tha Mogherini, ta sjellim Ballkanin në BE. Mogherini: Kjo strategji sot na jep një perspektivë të pa ekujvokë të 6 partnerëve ballkanik, secili me vështirësitë e vet, drejtimi ështe i qartë sepse strategjia i adresohet të gjithë vendeve. Rajoni ose do dalë i suksesshëm bashkë ose do të dështojë. Megjithatë gjithçka do jetë në bazë të meritës. Vendet dhe qytetarët kanë nevojë për reformat, nuk ka BE nevojë për këto reforma. Qytetarët e vendeve ballkanike po kërkojnë për reforma. Në vitet e fundit komisioneri Hahn dhe unë kemi udhëtuar shpesh në këtë rajon, kemi parë reforma që janë në vazhdimësi dhe kanë një qasje uniteti. Këto sfida nuk duhet të merren si ndasi politike, duhet parë më tepër si një gjeneratë sfidash. Njerëzit dhe liderët e Ballkanit kanë bërë një zgjedhje, që ti bashkohen BE. Nuk ka një afat. Ne do të respektojmë atë që kemi thënë. Procesi është i bazuar mbi meritat dhe reformat. Kjo është një perspektive reale, dhe për vendet që po negociojnë, por kjo i adresohet edhe vendeve që duan të hapin negociatat. Nuk flitet për dy shtet, por për 6 partnerë. Kam para gjithmonë një vendosmëri nga liderët. Nuk ka qenë e lehtë, ka pasur procese herë të shpejtë dhe herë të ngadaltë. Por të gjitha vendet kanë hedhur hapa të rëndësishëm dhe çështja është që ta mbajmë këtë rrugëtim. Kemi përpara një axhendë intesive. Ky proces bëhet i pakthyeshëm, le ta bëjmë të ndodhë. Mesazhi është le ta bëjmë të ndodhë, le ta sjellim Ballkanin në BE jo në një periudhë të largët.
Mogherini: 2025 nuk është afat, por perspektivë realiste
“Sot ky është mesazhi jonë, që ne do të ndajmë një të ardhme të përbashkët brenda BE”. Ky është mesazhi që dha Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme Federica Mogherini në prezantimin e strategjisë së zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. “Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Europës gjeografikisht, ato ndajnë të njëjtën histori me vendet anëtare të BE, trashëgimi kulturore, sfida dhe interesa. Sot ky është mesazhi jonë, që ne do të ndajmë një të ardhme të përbashkët brenda BE. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në 100% me politikën e jashtme të BE, dhe mund të vazhdojë që janë shembuj, dhe jo probleme që duhet të evitojmë, por dhe shanse që mund të eksplorojmë në maksimum vetëm nëse jemi bashkë. Kjo strategji sot jep një prespektivë të qartë për integrimin e të 6 partnerëve. Është e qartë se janë reforma të veçanta që qytetarët të gëzojnë të drejta të njëjta me qytetarët e BE. Kemi parë dhe shohim shumë reforma që vijojnë në rajon, të karakterizuar nga një vendosmëri e fortë që liderët e Ballkanit kanë bërë zgjedhje të qartë të çojnë vendin në BE, gjithkush në ritmin dhe kohën e vet, por drejtimi është i qartë. Sot i themi se dhe ne bëjmë të njëjtën zgjedhje”, tha Mogherini. Ajo shtoi se 2025 nuk është vetëm një target për anëtarësimin, por një perspektivë realiste, “për të kompletuar procesin e zgjerimit për ato që po negociojnë dhe që do të nisin negociatat në të ardhmen. Pres që dhe vendet e tjera në muajt e ardhshëm të nisin negociatat. Sot nuk kemi adoptuar vetëm një strategji por kemi hapur një rrugë që në muajt e ardhshëm të na sjellë vendime të tjera. Raportet vjetore do të publikohen në prill, do kemi samitin BE-Ballkan Perëndimor në maj dhe një vendim të mundshëm të këshillit në qershor. Strategjia mbështet këtë agjendë me iniciativa të qarta”, vijoi Mogherini.
Sekuestrohen 1.4 milionë euro pasuri
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2017, ku Prokuroria e Rrethit Lezhës ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, apo të veprimtarisë kriminale” u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë që vendosi sekuestro preventive, mbi pasuritë e grupit kriminal. Mësohet se ky grup ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Ndaj anëtarëve të grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:
• 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;
• 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);
• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;
• 9 automjete luksoze.
Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro. Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve:
– P. S., 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;
– V. S., 49 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni;
– A.S., 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Holanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg. Bëhet e ditur se hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Në janar të këtij viti pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Policia i sugjeroi Prokurorisë vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e indentifikuara në pronësi të pjesëtarëve të grupi kriminal dhe familjarëve të tyre.
Trondit babai i Beyonce
Ka ndikuar shumë në rritjen profesionale të vajzës së tij dhe sot ka vendosur të publikojë një libër lidhur me një nga temat më delikatë si racizmi. Bëhet fjalë për babain e këngëtares së famshme Beyonce, Mathew Knowles, i cili duke qenë në profesion pedagog ka folur për racizmin në industrinë e muzikës duke thënë se Beyonce dhe motra e saj Solange nuk do të ishin aq të famshme nëse do të kishin ngjyrë më të errët të trupit të tyre. Në një intervistë për Ebony, Mathew Knowles u shpreh se yjet e mëdhenj femra nuk janë me ngjyrë. Duket se bindjet e tij babai I Beyonce I ka pasqyruar edhe në librin e tij ‘Racizmi: Nga sytë e një fëmije’
Strategjia për Ballkanin, Mogherini: 2025 nuk është afat, por perspektivë realiste
“Sot ky është mesazhi jonë, që ne do të ndajmë një të ardhme të përbashkët brenda BE”. Ky është mesazhi që dha Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme Federica Mogherini në prezantimin e strategjisë së zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. “Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Europës gjeografikisht, ato ndajnë të njëjtën histori me vendet anëtare të BE, trashëgimi kulturore, sfida dhe interesa. Sot ky është mesazhi jonë, që ne do të ndajmë një të ardhme të përbashkët brenda BE. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në 100% me politikën e jashtme të BE, dhe mund të vazhdojë që janë shembuj, dhe jo probleme që duhet të evitojmë, por dhe shanse që mund të eksplorojmë në maksimum vetëm nëse jemi bashkë. Kjo strategji sot jep një prespektivë të qartë për integrimin e të 6 partnerëve. Është e qartë se janë reforma të veçanta që qytetarët të gëzojnë të drejta të njëjta me qytetarët e BE. Kemi parë dhe shohim shumë reforma që vijojnë në rajon, të karakterizuar nga një vendosmëri e fortë që liderët e Ballkanit kanë bërë zgjedhje të qartë të çojnë vendin në BE, gjithkush në ritmin dhe kohën e vet, por drejtimi është i qartë. Sot i themi se dhe ne bëjmë të njëjtën zgjedhje”, tha Mogherini. Ajo shtoi se 2025 nuk është vetëm një target për anëtarësimin, por një perspektivë realiste, “për të kompletuar procesin e zgjerimit për ato që po negociojnë dhe që do të nisin negociatat në të ardhmen. Pres që dhe vendet e tjera në muajt e ardhshëm të nisin negociatat. Sot nuk kemi adoptuar vetëm një strategji por kemi hapur një rrugë që në muajt e ardhshëm të na sjellë vendime të tjera. Raportet vjetore do të publikohen në prill, do kemi samitin BE-Ballkan Perëndimor në maj dhe një vendim të mundshëm të këshillit në qershor. Strategjia mbështet këtë agjendë me iniciativa të qarta”, vijoi Mogherini.
