Ballina Blog Faqe 9278

CONTE RREZIKON PANKINEN E CHELSIT

0

Çelsi, kampioni i merituar i Anglisë sezonin e kaluar, po kalon një nga krizat më të mëdha të viteve të fundit. Trajneri Antonio Konte, njeriu i vlerësuar shkëlqyeshëm në edicionin e tij të parë në stolin e bluve, është në prag të shkarkimit pas disfatës së rëndë të radhës, 1-4 në fushën e Uatfordit. Londinezët u shkërmoqën për herë të dytë radhazi në vetëm pak ditë, ndërsa humbën 0-3 në fushën e tyre me Bornemuthin. Përse një nga trajnerët më luftarakë dhe fitues po dorëzohet dhe nuk po arrin të motivojë skuadrën që rrezikon edhe kualifikimin për në Champions? Gjasat janë që pozicioni i italianit është përkeqësuar shumë për shkak të konfliktit me kupolën e klubit, saktësisht me presidentin Roman Abramoviç. Miliarderi rus thuajse kurrë nuk ka shkuar mirë me trajnerët, sidomos kur ata kanë bërë veprime që atij nuk i kanë pëlqyer, një veçanti vetëm e Çelsit, dhe jo e klubeve të tjerë në Angli. Po ashtu, Konte mendohet se e dobësoi shumë ekipin me konfliktit me sulmuesin kryesor Diego Kostën, të cilin e largoi me ceremoni verën e kaluar. Pavarësisht talentit, Çelsi nuk ka sot një lojtar me karakterin e fortë dhe luftarak të Kostës, një nga arsyet se përse po vuan. Fati I Kontes duket i vulosur pasi mediat europiane po shkruajnë edhe për pasardhësin e tij. Luis Enrike pritet të jetë trajneri i ardhshëm, ndërsa bordi i Çelsit po bisedon me të, shkruan Gazeta “Sport” e Barcelonës. Ish-trajneri i Barcelonës pritet të bëhet I 15-ti trajner i Epokës Abramoviç në “Stemford Brixh”.

 

GJERMANIA DREJT NJË QEVERIE TË BRISHTË, SKENARI IDEAL PËR EUROSKEPTIKËT

0

Vijojnë ende në Gjermani bisedimet mes CDU-së dhe SPD-së për krijimin e qeverisë së re. Sipas raportimeve të mediave gjermane, negociatat janë ndërprerë mesnatën e të hënës dhe pritet të vazhdojnë dhe sot. Edhe pse data përfundimtare për arritjen e një marrëveshjeje ishte ajo e 4 shkurtit, ishin parashikuar dy ditë pritjeje, nëse do të kishte lindur nevoja për diskutime të reja. Lideri i socialdemokratëve Martin Shulz u shpreh se kanë prfunduar bisedimet për Europën dhe të gjitha palët kishin rënë dakord që vendi ka një të ardhme vetëm në një europë të fortë dhe të bashkuar dhe se të gjithë ishin gati për të qenë pjesë e saj. Pas zgjedhjeve të përgjithshme në vend, rënia e numrit të votive për partitë tradicionale, dhe ngritja e atyre të ekstremit të djathtë bënë të pamundur një mazhorancë të qartë në Dhomën e Deputetëve. Në një moment të parë Unioni i Kristiandemokratëve të Angela Merkel u përpoq të krijonte një koalicion me liberlaët dhe ekologjistët por dështoi duke bërë që në janar të nisnin negociatat me socialdemokratët. Bisedimet tashmë janë në fazën përfundimtare dhe anëtarë të partisë së Merkel u shprehën optimist për mediat gjermane duke thënë se marrëveshja ishte shumë pranë. Marrëveshjet e arritura deri tani kanë të bëjnë me disa investime: 2 miliard euro për ndërtimin e banesave sociale deri në 2021-shin dhe 33 miliardë do të jenë për bashkitë për disa projekte të ndryshme mes të cilave dhe shërbimet për fëmijët. Ndërsa ende pa zgjidhur janë temat për shëndetësinë dhe normat për punën. Ajo që është e qartë, ka të bëjë me faktin se gjermanëtjanë gjithnjë e më shumë indiferentë përballë faktit se vendi prej katër muajsh është pa qeveri. Nuk është një rastësi që dy partitë politike kanë marrë një mbështetje minimale nga votuesit, me socialdemokratët që kanë zbritur në 18 për qind të pëlqimit dhe unioni I kristiandemokratëve në 33 për qind. Përtej mbështetjes, sipas analistëve gjermanë edhe nëse gjendet një marrëveshje, do të bëhej fjalë për një aleancë të paqëndrueshme me euroskeptikët e Alternativës për Gjermaninë në opozitë në Bundestag.

LSI paralajmëron votë kundër taksës për ujin

0

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi votë kundër në seancën plenare të së enjtes për aplikimin e taksës për përdorimin e burimeve ujore. Në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit, ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha: “Qëndrimi i LSI është i prerë, nuk mund të lejojmë që familjet fermere, përdoruesit  e ujit në fshat në mungesë të investimeve për Ujësjellësa dhe Kanalizime të ngarkohen me taksa dhe tatime shtesë për investime që ata i kanë bërë me burimet e tyre financiare, mundin dhe sakrificat e tyre. Vota jonë në seancën plenare për këto nisma dekurajuese dhe rënduese mbi familjet fermere do të jetë kundër”.

Kriza në Maldive, arrestohet kreu i Gjykatës së Lartë

0

Kriza politike në Maldive është përkeqësuar ndjeshëm. Policia arrestoi kreun e Gjykatës së Lartë, Abdulla Saaeed dhe një gjykatës tjetër, disa orë pasi qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Trazirat nisen kur presidenti Abdulla Yameen refuzoi t’i bindej urdhrit për lirimin e disidentëve politikë. Vendimi është dënuar ashpër nga opozita dhe komuniteti ndërkombëtar. Maldivet janë një shtet i përbërë nga 26 ishuj koralor ku banojnë 1192 persona. Turizmi është një pjesë jetësore e ekonomisë së tij. Pjesë e grupit të politikaneve opozitare është edhe ish-presidenti Muhamed Nasheed, i cili po jeton në ekzil në Britaninë e Madhe. Gjykata vendosi se gjyqi kundër tij në vitin 2015 kishte qenë jokushtetues. Tensionet u përshkallëzuan të martën kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme e kur policia u autorizua të kryente arrestime dhe të ndalonte mbledhjet publike. Nasheed i kërkoi Indisë dhe Shteteve të Bashkuara të ndihmojnë në përmbysjen e presidentit Tameen, i cili sipas tij kishte shpallur në mënyrë të paligjshme ligjin e luftës. Që prej ardhjes se Jamenit në pushtet në vitin 2012, vendi është përballur me probleme sa i përket lirisë së medias, burgosjes së opozitarëve dhe Pavarësisë së gjyqësorit. Departamenti Amerikan i Shtetit u shpreh i shqetësuar dhe i zhgënjyer nga zhvillimet. Ish presidenti Maumoon Abdul Gayoom u arrestua pasi lideri aktual dhe vëllai i tij Abdulla Yameen dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme. Lajmin e bëri të ditur vajza e Gayoom në rrjetin social Twitter. Ish presidenti 80 vjeçar që udhëhoqi vendin për 30 vjet deri në 2008-ën kur u mbajtën zgjedhjet e para demokratike, e që më pas u bashkua me opozitën aktuale, u arrestua në banesën e tij në kryeqytetin Male. Vendi është përfshirë nga një krizë e rëndë institucionale që prej së enjtes kur Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e të gjithë opozitarëve politikë të qeverisë aktuale, përfshirë ish-presidentin Mohammed Nasheed, në ekzil në Mbreterinë e Bashkuar.

Hetimet për rrugën Tiranë- Elbasan, Haxhinasto: Jam gati të verifikohem

0

Ish ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i pyetur për hetimet e rrugës Tiranë-Elbasan, është shprehur se është i gatshëm të verifikohet. S’më shqetësojnë fare as hetimet, as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithëkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumentave që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm. Por gjithashtu duhet t’ju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë. Unë jam një qytetar i lirë dhe besoj  një qytetar i lirë është i lirë të shkojë e të ndjekë një çështje gjyqësore, apo jo? Ka ndonjë problem mendoni ju?

Hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan nisën pasi Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit të kaluar. Krimet e Rënda po verifikojnë nëse për të njëjtën dosje Edmond Haxhinasto e ka kryer apo jo detyrën si minister,  pasi  ka dyshime paraprake se pavarësisht kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të vitit 2016 për keqmenaxhim të projektit, ministria e Transporteve nuk ka marrë masa. Por dyshimi më i fortë që po verifikohet është nëse vetë ish-ministri, pas shkeljeve të konstatuara, a ka urdhëruar apo jo ngritjen e një komisioni të brendshëm për vlerësimin e situatës. Për rrugën Tiranë-Elbasan janë depozituar dy kallëzime në prokurori, më i fundit i dorëzuar nga ministri Damian Gjiknuri më 12 dhjetor 2017, bazuar në një audit të brendshëm. Nga ky audit u evidentua një dëm prej 54 milionë dollarë. Pas hetimeve të prokurores Elisabeta Imeraj, të dielën gjykata e Krimeve të Rënda shpalli arrestin me burg për Dashamir Xhikën, dhe dy ish-zyrtarët e tjerë. Por për Dashamir Xhikën të njëjtën ditë gjykata e Elbasanit konfirmoi një tjetër masë sigurie me burg, për dosjen e rruges Elbasan-Gjinar.

JUNKER: VAZHDONI ME SHPEJTËSI REFORMAT

0

Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker nxiti vendet e Ballkanit Perëndimor të vijojnë me shpejtësi reformat ne mënyre qe të përshpejtojnë integrimin. Në një seancë ne Bruksel ku u diskutua mbi të ardhmen e Europës ai, ka bërë të qartë se vendet e rajonit nuk do t’i bashkohen unionit domosdoshmërish deri në vitin 2025. Më pare, ato duhet patjetër të përmbushin kushtet. “Nuk po themi se vendet e Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohen në BE deri në vitin 2025. Kjo është një datë treguese, një perspektivë për të motivuar vendet për të vazhduar reformat. Dhe le të jemi të qartë: asnjë vend nuk mund të bashkohet me BE përpara se të zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe.” Juncker ka folur specifikisht për Serbinë dhe Malin e Zi duke i përcaktuar ato si vendet që kanë bërë progres të dukshëm dhe pritet që deri në vitin 2019 ato të zgjidhin mosmarrëveshjet duke shtuar kështu mundësitë për anëtarësimin.

Ilda vajza seksi

0

Moderatorja dhe prezantuesja e Supersport, Ilda Bejleri, është një nga personat për të cilën flitet shpesh për jetën e saj sentimentale. Por këtë herë Ilda  ka lënë pa frymë gjithë fansat me linjat fantastike.  Ajo është shfaqur me një fustan të bardhë që i treon format dhelinjat  e harkuar dhe seksi.  Teksa ajo vijon me postimet sensuale dhe provokuese është përfolur për një lidhje të mundshme me demokratin e ri, Klevis Balliu. Çifti i ka mohuar këto zëra, por në një mënyrë aspak bindëse.

PREZANTOHET STRATEGJIA PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

0

Komisioni Europian do te prezantoje sot strategjinë e zgjerimit per vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas dokumentit zyrtar te siguruar nga Vizion Plus duket se Shqipëria eshte vetëm nje hap larg hapjes se negociatave te anëtarësimit me Bashkimin Europian. Ne te behet e qarte se Brukseli është gati te nise bisedimet, ne baze te përmbushjes se kushteve. Gjithashtu dokumenti thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund te bëhen pjese e BE ne kushtet ne te cilat ndodhen aktualisht: ato duhet te dyfishojnë urgjentisht përpjekjet e tyre per te përmbushur detyrimet kryesore, veçanërisht ne krijimin e shtetit ligjor, ekonominë dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe. Ndërkohe, Serbia dhe Mali i Zi jane te vetmet vende te Ballkanit Perëndimor, te cilat do te marrin afat te qarte per pranim te mundshëm ne BE ne vitin 2025, ndërsa datat e integrimit evropian te vendeve te tjera te rajonit nuk përmenden.

Chelsea turpërohet dhe ofendohet nga Watford

0

Chelsea është mposhtur thellë nga Watford dhe rrezikon tashmë vendin e katërt në klasifikimin e Premier League. Përveç golave të Deeney (11-metërsh), Janmaat, Deulofeu dhe Pereyra, “Blutë” e Londrës duruan edhe gishtin e mesit të autorit të golit të parë drejtuar tifozëve të tyre pasi dërgoi topin në rrjetë. Chelsea ndodhet në vendin e katërt të klasifikimit me 50 pikë, i ndjekur nga Tottenham me 49 pikë. Ndërkohë, Liverpool ka kaluar në vendin e tretë, me 51 pikë.

Rama e shkarkoi, Gjykata dëmshpërblen me 10 rroga mujore ish-kreun e Hipotekës Korçë

0

Gjykata e shkallës së parë në Korçë ka vendosur dëmshpërblimin me 1 milion lekë të reja për ish-kreun e Hipotekës së Korçës, Klajdi Terova. Ai dha dorëheqjen, pas një takimi publik të kreut të qeverisë me kryeregjistruesit e vendit verën e kaluar. Në atë takim Rama iu kërkoi drejtuesve të Hipotekave dorëheqje të menjëhershme dhe të parevokueshme, pas konstatimeve për shkelje të të drejtave të qytetarëve. Ndërkohë, një grup kontrolli i ngritur nga ministri i drejtësisë i qeverisë teknike Gazmend Bardhi, gjeti shkelje dhe parregullsi në zyrën që drejtohej nga Terova, duke marrë masën administrative të shkarkimit të tij nga detyra. Edhe pse u dorëhoq, regjistruesi i Korçës paditi Ministrinë e Drejtësisë, për ndërprerje të paligjshme të kontratës së punës, me argumentin se akti i dorëheqjes nuk shprehte vullnetin e tij të lirë, por erdhi si rezultat i kërkesës së kryeministrit Rama. Gjykata e shkalles së parë e gjeti të drejte argumentin e dorëheqjes së ish kreut të Hipotekës, duke pranuar padinë. Ish regjistruesi i dorëhequr dhe shkarkuar, përfiton nga gjykata 10 paga mujore, me vlerë 1 milion lekë të reja. Pas procesit gjyqësor, Klajdi Terova u emërua në detyrën e kreut te ALUIZNIT- Korçë.