Avokatët e Donald Trump kanë këshilluar presidentin amerikan që të refuzojë një marrje në pyetje të mundshme nga prokurori special Robert Mueller në sajë të hetimeve për çështjen “Russiagate”. Lajmi raportohet nga Nju Jork Tajms që citon disa burime, sipas të cilëve frika e avokatëve është që Trump mund të japë dëshmi false, dhe ky veprim mund ta inkriminojë atë. Një refuzim I mundshëm I Trump rrezikon të hapë një betejë të gjatë ligjore në gjykata. Vendimi për të folur ose jo me hetuesit do të përkufizojë investigimet për lidhjes mes ekipit të fushatës së Trump dhe zyrtarëve rusë si dhe ndikimin e Moskës në zgjedhjet presidenciale të 2016. Kërkesa e avokatëve, mund të shtyjë Mueller që të dërgojë një mandat paraqitje për presidentin deri sa të dëgjohet përballë një jurie të madhe, duke hapur një përplasje në gjykatë, e cila mund të arrijë deri tek Gjykata e Lartë. Një refuzim nga Trump do të kishte implikime politike, sepse kritikët e tij do ta lexonin atë si konfirmim të faktit se presidenti ka diçka për të fshehur. NJë hipotezë që hedh një hije mbi zgjedhjet afatmesme për republikanët. Avokatët e kreut të Shtëpisë së Bardhë kërkojnë refuzimin e marrjes në pyetje të bindur që Mueller nuk ka statusin juridik për të marrë dëshminë e Trump lidhur me disa pikë të hetimit. Mes tyre ekziston edhe bindja se presidenti, në disa akte që kundërshtohen, ka vepruar në autoritetin që i është dhënë nga kushtetuta dhe për këtë arsye nuk duhet të dëgjohet për akte ligjore. Disa ditë më parë, vetë Trump gjatë një conference për shtyp ka bërë me dije se është i gatshëm të dëshmojë nën betim për prokurorin special Robert Mueller. Pavarësisht shkrimit të medias amerikane, ekipi ligjor i presidentit amerikan ende nuk ka konfirmuar apo mohuar vërtetësinë e këtyre zërave.
Shkodër, mbetet në burg grupi kokaina
Gjykata e Shkodrës la në arrest me burg 7 anëtarët e grupit kokaina. Grupit iu kap 2.3 kilogram kokainë e gatshme për tu shpërndarë . Pas hekurave do të qëndrojnë shtetasi Helidon Marku, menaxher i një lokali nate në Shkodër ku dhe shitej droga, Kristjan Ujka, Saimir Arçi, Erjon Zekaj Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksandër Matoja. Në kërkim vijon të jetë shtetasin H. K. Sipas policisë Marku në bashkëpunim me personat e tjerë kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drograve të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambjenteve të këtij lokali. Bashkë me arrestimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari dhe faktimin e provave, policia sekuestroi lokalin dhe asete të dyshuara të vëna nga veprimtaria kriminale. Hetimet vijojnë pasi dyshohet se këto shtetas kanë edhe bashkëpunëtorë të tjerë, ndërsa 7 të arrestuarit do të përballen me akuzën e “Prodhimit, mbajtjes e shitjes së narkotikëve” e përshtatje e lokalit për përdorim.
Greqi:dy ish-kryeministra dhe 8 ish-ministra akuzohen për korrupsion
Një hetim i prokurorisë greke për praktikat e firmës zvicerane
të barnave “Novartis” ka zbuluar implikimin e 10 politikanëve grekë në atë që konsiderohet si skandali më i madh politik nga krijimi i shtetit. Dy ish-kryeministra dhe 8 ish-ministra janë të përfshirë në këtë aferë, që dyshohet se kanë marrë ryshfet nga kompania dhe shteti grek ka humbur mbi 2 miliardë euro. Në Greqi ka shpërthyer një skandal që do të trondisë politikën në vend. Kompania zvicerane e barnave “Novartis” akuzohet se ka përdorur metoda joligjore për të rritur, madje për të dyfishuar artificialisht çmimet e barnave të rimbursueshme nga shteti. Dyshohet se në këtë histori kanë qenë të përfshirë të paktën 8 ish-ministra dhe 2 ish-kryeministra të Greqisë. Gjykata e Lartë e dërgoi në Parlament dosjen voluminoze ku renditen akuzat e skandalit më të madh të historisë moderne të vendit. Pas hetimeve disavjeçare, rezultoi se me urdhër të drejtuesve të kompanisë përdoreshin metoda që rrisnin artificialisht kostot e barnave, të cilat rimbursoheshin. Këto metoda kanë bërë që Greqia të ketë dyfishin e shpenzimeve të Bashkimit Europian për barnat e rimbursueshme. Ajo që po shkakton tërmet politik është fakti se në dosje përfshihen emrat e dy kryeministrave, Panajotis Pikramenos, i cili qëndroi në detyrë si kryeminstër i përkohshëm për vetëm dy muaj në vitin 2012 dhe Antonis Samaras, i cili udhëhoqi vendin pas tij deri në janar të vitit 2015. Por, gjithashtu në skandal përfshihen edhe emrat e 8 ish-ministrave të Shëndetësisë, Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit që kanë shërbyer nga viti 2006 deri në vitin 2015. Midis tyre, ish kreu i PASOK-ut, Evangjelos Venizellos, guvernatori i sotëm i Bankës së Greqisë, Janis Stournaras, komisioneri europian për emigracionin, Dhimitris Avramopoulos, apo dhe zv/kryetari i Konservatorëve të Demokracisë së Re, Adhonis Gjeorgjiadhis. Zyra e prokurorit ka kërkuar lejimin për ndjekje penale dhe hetim për pastrim parash, ndërsa të gjithë politikanët e dyshuar si të përfshirë në këtë çështje kanë mohuar me deklarata orët e fundit akuzat ndaj tyre.
Natalie Portman trondit: Kam 100 histori ngacmimesh seksuale në Hollywood
Ajo është një nga aktoret më të mëdha të Hollywood, fituese e çmimeve Academy dhe Golden Globe. Megjithatë përvojat e Natalie Portman në Hollywood nuk kanë qenë gjithmonë rozë. Ylli i kinematografisë botërore ka pranuar se kam mbi 100 histori ngacmimesh seksuale dhe e zbuloi këtë gjë në dritën e fushatës Time’s Up dhe #MeToo në një intervistë për Porter Magazine. 36-vjeçarja pranoi: “Unë nuk kam një histori. Prit… Kam 100 histori” Duke rikujtuar në incident të veçantë me një producent, që nuk ia bëri të ditur emirn, në areoplanin e tij privat, ajo tha: “Ishim vetëm ne të dy dhe vetëm një krevat. Asgjë nuk ndodhi, nuk u përdhunova. Unë i vendosa kufinjtë duke i thënë se kjo gjë nuk më bën të ndihem rehat dhe u respektova. Por kjo nuk ishte në rregull, e dini? Kjo ishte vërtet e papranueshme dhe manipuluese. Isha trembur.” Portman ka dy fëmijë, Aleph, 6 vjeç dhe Amalia, 11 muajshe, me bashkëshortin Benjamin Millepied
Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Ja çfarë kërkojmë për çështjen çame
Kryeministri, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqia ndodhen aktualisht ne stadin e përmirësimit të ndjeshëm të marrëdhënieve dy palëshe. “Jam i bindur se gjithë puna e madhe që kemi bërë dhe që do të nevojitet të bëhet, do të japë fryte dhe do të na bëjë të gjithëve krenarë”, ka theksuar Rama në një intervistë që u publikua të martën në të përditshmen greke “Ta Nea”. I pyetur se çfarë saktësisht kërkon Tirana për çështjen çame, kryeministri shqiptar ka dhënë një përgjigje të gjatë:“Nga pala greke kjo çështje përceptohet si dëshmi e një axhende të fshehtë nga ana jonë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dua te jem i qartë se një pretendim i tillë territorial nuk ekziston. Një çështje territoresh midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk mund të qëndrojë”. Sa na perket neve këtu në Shqipëri, çështja çame konsiston vetëm si një çështje të drejtash themelore të bashkatdhetarëve tanë që dikur jetonin në vendin tuaj. Sinqerisht, nuk besoj që çdo njeri i arsyeshëm do të kundërshtonte tezën se këta njerëz kanë të drejtën te vizitojne Greqine apo se keta apo femijët e tyre duhet te kene mundesine qe te pretendojne te drejtat e prones ne rruge gjyqesore, ashtu siç mundet normalisht çdo qytetar europian. A mund te imagjinoni sot, ne Europen e shekullit te 21-te se burra e gra te moshuara nga Shqiperia ndalohen te futen ne territorin e Greqise fqinje ngase rrenjet e tyre ndodhen diku ne nje zone te vendit tuaj?” Me tej kryeministri Rama i referohet mbajtjes ne fuqi te ligjit te gjendjes se luftes, çka e quan nje absurditet. “Nje fantazme e gjalle e te kaluares qe vertitet ndermjet nesh dhe qe pasojat juridike krijojne pengesa te pakalueshme per qytetaret qe permenda me siper, por edhe per shume te tjere “. Rama nenvizon se negociatat e viteve te fundit ndermjet Tiranes dhe Athines nuk kane qene te lehta. “Patem tensionet dhe ferkimet tona, por megjithate problemet i trajtuam me sinqeritet nga te dy palet”.Rrjedhoje e ketyre perpjekjeve duket se do te jete arritja e marreveshjes per kufirin detar.“Jam shume i bindur qe pas dakordesise per t’u ulur bashke ne tavoline e diskutuar me mendje e zemer te hapur, jo vetem mund te zgjidhim çdo keqkuptim dhe paranoje te se kaluares, por po ashtu mund te gjejme zgjidhjet me te mira per te ardhmen tone te perbashket. Dhe po, jemi afer arritjes se marreveshjes per kufirin detar, qe do te jete e drejte edhe per Shqiperine, edhe per Greqine”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama ne intervisten per gazeten greke “Ta Nea”.
Basha fton fermerët e Divjakës: Hajdeni në Tiranë të hedhim në kanal Ramën
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka inkurajuar fermerët e Divjakës që të protestojnë para Kryeministrisë kundër braktisjes nga qeveria. Siç bën me dije zyra për shtyp e PD-së, fermerët janë shprehur të revoltuar nga mbetja pa shitur e prodhimeve te tyre, teksa kanë deklaruar se janë mashtruar në fushatë nga kryeministri Rama. “Nuk marrim asnje subvencion as në nafte, as në fara, as ne plehra kimike”- janë shprehur fermeret e Divjakes, te cilen thane se po konkurohen padrejtesisht nga prodhimet e importit. Ata i thane kryetarit Basha se do t’i hedhin ne lume prodhimet e tyre, por kreu i opozites i nxiti qe, ne vend te çojne dem djersen e tyre, te vijne ne Tirane dhe te bllokojne Kryeministrine. “Duhet te hedhim Ramen ne kanal, jo djersen tuaj”- u tha Basha fermereve. Kryetari i PD shprehu bindjen se nje qeveri qe eshte vene ne sherbim te nje grushti njerezish te korruptuar dhe te lidhur me krimin, nuk do t’u sherbeje qytetareve. Basha tha se me programin e PD per mbeshtetjen me 150 milione dollare ne vit, fermeret do t’ia dalin te konkurojne me importin, te shesin prodhimet ne treg dhe te rimekemben ekonomikisht.
Macron refuzohet nga Rihana
Këngëtarja e famshme Rihanna, e cila është edhe në ambasadore në Global Partnership for Education, ka qenë pjesë e konferencës “GPE Financing Conference, an investment in the Future” në Dakar, ku të ftuar ishin personalitete nga e gjithë bota, e një ndër to edhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Rihanna dhe Macron mbajtën fjalën e tyre në konferencë, por ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte takimi i “përzemërt” midis këngëtares dhe presidentit të Francës. Nga fotot e publikuara duket sikur Rihanna është përpjekur të shmangë përqafimin më Macron, xhest i cili ka tërhequr syrin e paparacëve. Publikimi i fotove ka bërë xhiron në internet duke bërë që komentet dhe thashethemet të jenë të ndryshme.

Ndahet nga jeta ish kryetarja e minibashkisë së Kombinatit, Luzhiana Abazi
Luzhiana Abazi, ish kryetarja e njësisë bashkiake nr.6 në Kombinat, ka mbyllur sytë këtë mëngjes pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Abazi u shua në moshën 47-vjeçare. Lindur në Durrës, me profesionin mjeke, pedagoge në fakultetin e Mjekësisë, së fundmi ishte drejtoreshë e drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë. Abazi ka qenë mjaft aktive në skenën politike shqiptare duke qënë një nga themelueset e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga viti 2012 e në vazhdim është anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Luzhiana Abazi lindi ne qytetin e Durresit, me 19 Maj 1971. Ne vitin 1994, u diplomua ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti i Tiranes. Abazi ka kryer nje sere specializimesh dhe trajnimesh. Gjate periudhes 1996-1998 ajo ka kryer nje specializim per mjekun e familjes . Me 1999 – 2000 perfundoi me sukses Master-in per “Menaxhimin e sherbimit shendetesor paresor”, Instituti superior “Della Sanita” ne Rome. Ne periudhen 2000 – 2002 ka qene Drejtore prane Autoritetit Shendetesor Rajonal. Abazi ka qene pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise per rreth 5-vjet, ne vitet 2002 -2007. Ne periudhen 2007-2011 eshte zgjedhur kryetare e njesise bashkiake nr.6 Tirane. Ne 2011-2013 ka qene drejtore e “Drejtorise nr. 2 te Punetoreve te Qytetit’, Bashkia Tirane. Nga 2014-2016 Abazi ka ushtruar detyren si drejtore e Sherbimit Spitalor prane Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor (FSDKSH). Nga 2016 e ne vazhdim eshte drejtore e “Drejtorise Rajonale te Fondit Tirane”. Abazi eshte dalluar per angazhimin e spikatur ne politike. Nga viti 2012 e ne vazhdim ajo ishte anetare e Kryesise e Levizjes Socialiste per Integrim.
Mjegulla anulon fluturimin e Kryeministrit malazez në Kosovë
Kryeministri i Malit të Zi nuk do të vijë në Kosovë. Zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi tha se vizita e kryeministrit është anuluar për shkak të kushteve atmosferike. Markoviç ishte paraparë që të takohet në Kosovë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si dhe me prodhuesit e Kosovës. Nuk dihet data se kur Markoviç do të vizitojë Kosovën.
Përleshje për pronën në Bulqizë, dy gra përfundojnë në spital
Gjithçka ka filluar si një një konflikti për çështje pronësie dhe më pas ka degjeneruar në një sherr masiv mes dy familjeve. Si pasojë e sherrit janë lënduar dy perosna dhe ndodhen në spitalin e Bulqizës, në gjendje të rëndë. Mësohet se 8 anëtarë të dy familjeve të ndryshme, Cani dhe Balla janë përleshur me njëri–tjetrin në fshatin Gjoricë.
