Ballina Blog Faqe 9281

Arsimi i lartë në Kuvend, ministrja Nikolla nuk paraqitet

0

Një javë më parë, opozita ftoi ministren e Arsimit, Lindita Nikolla në seancë dëgjimore për të diskutuar mbi implementimin e ligjit të ri të arsimit të lartë, por megjithëse kishte konfirmuar pjesëmarrjen, Nikolla nuk u paraqit në mbledhje. Në vend të saj, u paraqit zëvendës ministri i arsimit të lartë, Ervin Demo, prezenca e të cilit nuk mjaftoi për të zhvilluar mbledhjen, pasi opozita vendosi ta shtyjë me kushtin që duhet të jetë ministrja Nikolla. “Për mua mosardhja e ministres është dorëzim, dorëheqje sepse gjithçka që do zhvillohej në komision do tregojë qartë që kemi një ministri që nuk zbaton ligji e që e ka hartuar vetë, që nuk miraton aktet nënligjore”, u shpreh Luçiano Boçi. Opozita pyet se përse nuk janë miratuar aktet nënligjore të ligjit për arsimin e lartë dhe cilat janë pasojat juridike? Përgjigje që zëvendësministri Demo i kishte gati, por që i dha për gazetarët janë dyerve të komisionit. “Të gjitha aktet nënligjore kanë hyrë në fuqi, janë në fletoren zyrtare. Ato që nuk kanë hyrë do miratohen brenda shkurtit, por nuk ndikojnë në funksionimin e universiteteve”, tha Ervin Demo.

33 vjetori i Çiljetës

0

Një ndër këngëtaret më të bukura shqiptare sot ka dy gëzime, ditën e saj të lindjes dhe të djalit të saj gjithashtu. Këtë rastësi të bukur, e ka zbuluar vetë këngëtarja në një postim në rrjetin social Instagram. Çiljeta ka publikuar një foto më djalin e saj Fernandon, krah së cilës shkruan: “05.02.1985 dhe 05.02.2013. HAPPY BIRTHDAY to US”. Urime të shumta në drejtim të këngëtares dhe djalit të saj kanë ardhur nga miq, familjarë dhe fansa të saj. Por urimi më emocionues ka qenë ai i mamasë së Çiljetës, e cila shkruan: ‘Të shkruaj për ty zemra mamit duhet një libër i tërë. Si sot e 33 vjet më parë erdhe në jetën tonë dhe na dhe shume lumturi. Mbas dy çunave të xhajës tënd erdhe ti vajzë dhe gëzoi gjithë familja duke të vënë dhe emrin Çiljeta .Ti je drita e syve të mi . Por ti na dhe një gëzim akoma më të madh. Na solle në jetë një princ të vogel Fernandon që zoti e bekoi duke pasur një ditëlindje me ty biri im dhe na lumturoj jetën tonë… Mami babi dhe mami Liria ju urojnë nga shpirti të rroni me qindra vite dhe veç të mira paçi në jetë. Zoti ju bekoftë.

Greku i ndaluar për vrasjen në Tiranë mbetet në burg

0

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për shtetasin grek, Efthymiou Efthymious, i dyshuar si ekzekutori i Devi Kasmit. 42-vjeçari dyshohet nga policia si vrasës me pagesë. Policia thotë se ka zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe sipas saj, ekzekutori grek, pasi ka qëlluar pesë herë ndaj shënjestrës së tij është larguar me një furgon nga vendi i ngjarjes. Efthymious, ish-polici i forcave speciale greke dyshohet se do të paguhej me 25 mijë euro për vrasjen e Devi Kasmit. Ndërkohë, Elton Hoxhallari, Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari akuzohen si bashkëpuntorë në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes. Edhe ndaj këtyre shtetasve, gjykata ka caktuar të njëjtën masë sigurie.

Merrte para për të kaluar në Maqedoni, pranga oficerit të Qafë-Thanës

0

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë arrëstuar një oficer të policisë kufitare në Qafë Thanë i cili akuzohet për korrurpsion pasiv. “SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec,  e hetonte me metoda speciale efektivin prej 3 muajsh. I arrestuari është nënkomisari Ardian Hoxha, 32 vjeç, me detyrë Përgjegjës Turni, në PKKK Qafë Thanë. Kundrejt pagesave, dyshohet se Hoxha lejonte kalimin e shtetasve të ndryshëm, që nuk mund të udhëtonin në drejtim të Maqedonisë dhe zonës Shengen”, sqaron policia. Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

A do të hetohet nga Prokuroria ish-ministri Edmond Haxhinasto?

0

Dosja e rrugëve për të cilat deri tani janë arrestuar në dy çështje të ndryshme Dashamir Xhika, Andi Toma dhe 11 persona të tjerë, mund te prekë edhe Edmond Haxhinaston, deputet i LSI-së dhe ish-ministër i Transporteve. Hetimet nisën pasi Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit të kaluar, çka lë të kuptohet se kjo dosje ka nisur të aktivizohet pas prishjes se koalicionit PS-LSI. Ish-ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është nën verifikim nga prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan. Krimet e Rënda po verifikojnë nëse për të njëjtën dosje Edmond Haxhinasto e ka kryer apo jo detyrën si ministër. Sipas Top Channel se ka dyshime paraprake se pavarësisht kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të vitit 2016 për keqmenaxhim të projektit, ministria e Transporteve nuk ka marrë masa. Por dyshimi më i fortë që po verifikohet është nëse vetë ish-ministri, pas shkeljeve të konstatuara, a ka urdhëruar apo jo ngritjen e një komisioni të brendshëm për vlerësimin e situatës. Për rrugën Tiranë-Elbasan janë depozituar dy kallëzime në prokurori, më i fundit i dorëzuar nga ministri Damian Gjiknuri më 12 dhjetor 2017, bazuar në një audit të brendshëm. Nga ky audit u evidentua një dëm prej 54 milionë dollarë. Pas hetimeve të prokurores Elisabeta Imeraj, të dielën gjykata e Krimeve të Rënda shpalli arrestin me burg për Dashamir Xhikën, dhe dy ish-zyrtarët e tjerë. Por për Dashamir Xhikën të njëjtën ditë gjykata e Elbasanit konfirmoi një tjetër masë sigurie me burg, për dosjen e rruges Elbasan-Gjinar.

Dua Lipa zhvishet

0

Këngëtarja me origjinë kosovare, Dua Lipa, ka vendosur të çmendë fansat me foton e re. Krijuesja e hitit “New Rules”, në një fotosesion të realizuar në New York, ka shpalosur trupin e saj si kurrë më parë. Ajo shfaq asetet në postimin e bërë në “Facebook”, ku gjoksin e mbulon vetëm me duar, ndërsa tregon edhe të pasmet e saj bombastike.

Reali dhe Ronaldo në krizë

0

Reali i Madridit duket në krizë të plotë në Spanjë, po ashtu si Kristiano Ronaldo. Ylli portugez pati një reagim nervoz pasi u zëvendësua nga trajneri Zidan në ndeshjen ndaj Levantes. Reali nuk po shkon aspak me formën e duhur në duelet ndaj Paris SG në Ligën e Kampionëve, duele që do të vendosin fatin e këtij sezoni. Barazimi 2-2 në fushën e Levantes në ligën spanjolle nuk ndihmoi aspak, përkundrazi, prishi edhe më shumë punë. Madrilenët humbën më shumë terren në luftën për t’u kualifikuar për në Champions sezonin e ardhshëm, dhe po ashtu i hoqën vetes edhe më shumë shpresat për titullin kampion. Kurrë ndonjëherë Reali nuk ka qenë kaq prapa Barcelonës në renditjen e kampionatit spanjoll, ndërsa I ka ndodhur vetëm një rast i tillë ndaj Atletikos së Madridit. Trajneri Zidan shprehet se vazhdon të ketë besim tek ekipi i tij dhe se çështja e titullit nuk mund të quhet e mbyllur, por me shumë mundësi as ai vetë nuk i beson fjalët që thotë. Kriza duket e plotë, bashkë me eleminimin nga Kupa e Mbretit, ndërsa ai që ishte ekipi më i mirë në botë, po kthehet në Realin më të dobët të historisë. Sesa të tensionuara janë nervat e kampionëve e tregon fare qartë sjellja e Kristiano Ronaldos pas zëvendësimit. Topi i Artë dhe lojtari më i mirë i vitit nuk duroi dot një kamera të drejtuar nga ai, ndërsa ishte i ulur në stol, ndaj edhe sulmoi kameramanin.
Portugezi kërkoi që të mos filmohej dhe që kamera të kthehej nga ndeshja, veçse thjesht tregoi nervozizmin që e ka përfshirë. Me vetëm 8 gola deri tani, ai po luan sezonin më të dobët në La Liga, dhe po ashtu Reali nuk duket më mirë sesa ylli kryesor i tij.

MOSKA VUAN NGA DËBORA, MOTI I PAZAKONTË NË KRYEQYTETIN RUS

0

Kryeqyteti rus është mësuar më të ftohtin, por reshjet e dendura të shiut dhe dëborës, të regjistruara atje së fundi, ishin një rekord edhe për Moskën vetë. Një person humbi jetën e 5 të tjerë u lënduan nga kushtet ekstreme të motit që fajësohen për rrëzimin e mbi 2000 pemëve. Gati gjysmë metri dëborë, më shumë se gjysma e mesatares mujore, mbuloi brenda vetëm 24 orësh kryeqendrën e Rusisë. Sasia më e madhe e borës kjo për një periudhë kaq të shkurtër kohe e shënuar ndonjëherë që prej fillimit të regjistrimeve. Një prej fotove të shkrepura nga banorët, tregon sesi katedralja e famshëm e Shën Bazilit në Sheshin e Kuq nxjerr kryet pas një pirgu bore. Moti i keq u bë shkas edhe për ndërprerjen masive të energjisë elektrike në qindra fshatra përreth Moskës. Me dhjetëra fluturime patën vonesa në aeroportet e kryeqytetit rus. Por pavarësisht shqetësimeve që shkaktuan bora dhe ngricat, nuk ishin të paktë moskovitët të cilët e përjetuan me kënaqësi këtë moment, duke e bërë të qartë përmes mediave sociale se ishin të gëzuar që po shikonin rikthimin e dimrit të vërtetë rus pas zbutjeve të pazakonta sezonale të motit këto vitet e fundit.

 

Kylie Jenner bëhet mama

0

Pas shumë e shumë thashethemesh e aludimesh, Kylie Jenner dhe familja e saj nuk e kanë pranuar asnjëherë se ajo është shtatzënë. Çdo foto ku është kapur “mat” me barkun e fryrë ata e kanë cilësuar si montazh, por fotoja e fundit e postuar nga ajo në Instagram s’ka si të jetë e tillë. Kylie ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj se është bërë nënë e një vajze shumë të shëndetshme në datën 1 shkurt. E vogla e familjes u ka kërkuar falje të gjithëve për të gjithë atë rrëmujë që është bërë nëpër media sepse e di që ndjekësit e saj do donin që ajo ta ndante me ta të gjithë këtë udhëtim 9 mujor, por theksoi se vetë ajo zgjodhi që shtatzëninë e saj mos ta ndante me botën. Dhe e gjitha kjo për faktin se Kylie donte të përgatitej për këtë rol të rëndësishëm në jetën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, pa stres dhe pozitivisht që edhe vajza e saj të rritej e tillë.

ERDOGAN TAKON PAPËN NË VATIKAN

0

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka nisur vizitën 24 orëshe ne Rome. Ai do të takohet me atin e Shenjtë Papa Françesku, Sekretarin e Shtetit Piero Karolin, Presidentin italian Sergio Mattarella dhe kryeministrin Paolo Gentiloni. Kjo është vizita e parë të një lideri turk në Vatikan në 59 vitet e fundit. Marrëdhëniet mes Turqisë e selisë se shenjte kanë qenë të tensionuara nga qershori i vitit 2016, kur papa Françesku e cilësoi “gjenocid”, vrasjen e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Ankaraja kundërshtoi përdorimin e termit gjenocid për të përshkruar këto vrasje dhe reagoi duke akuzuar papën per deformim te se vërtetës. Zyra e presidentit turk beri te ditur përmes një deklarate se Erdogan dhe papa do bisedojnë për statusin e Jerusalemit, marrëdhëniet Turqi-Vatikan, për Sirinë, krizën e refugjatëve, terrorizmin,dhe islamofobinë. Autoritetet italiane janë në gatishmëri për të ruajtur sigurinë, 3,500 policë janë vënë në detyrë. Papa dhe Erdogan u takuan për herën e fundit më 2014, pas vizitës së papës në Turqi.