Ballina Blog Faqe 9282

Personazhi i famshëm i “fiksuar” pas Bebe Rexhës

0

Bebe Rexha është këngëtarja shqiptare e cila dallohet për zërin dhe linjat e mahnitshme fizike. Janë pikërisht këto linja fizike të saj të cilat kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të fansave por edhe njërëzve të famshëm. Një prej tyre është , vëllai i këngëtares me famë botërore Miley Cyrus. Në fotot e postuara së fundmi në Instagram nga turi i Bruno Mars në Meksikë, ku Bebe është e ftuar speciale, këngëtarja shfaqet mjaft seksi, gjë që i ka tërhequr vëmendjen Trace Dempsey Cyrus, i cili ka komentuar fotot e saj me disa ikona zjarri. Nuk dihet nëse dy personazhet kanë miqësi, por deri në një konfirmim mund të themi që të paktën tërheqje fizike midis të dyve ka. Presim çfarë do të ndodhë në vijim!

PD denoncon: Rama ka vënë të gjithë personelin mjekësor në shërbim të check up

0

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se ka vënë të gjithë personelin e qendrave mjekësore në shërbim të koncesionarit të Check Up. Deputeti Bardh Spahia denoncoi faktin se në kontratat e punës mjekëve u është ngarkuar puna të cilën e ka për detyrë ta realizojë vetë kocesionari që ka marrë paratë për realizimin e kontrollit bazë të popullatës.  Në shërbim të koncesionit korruptiv të Check Up. Për miken dhe klienten e tij Milva Nushi do të punojnë i gjithë personeli i qendrave shëndetësore i detyruar me një kontratë të paligjshme, bëhet fjalë për detyrim-kërcënimin që i është shtuar në kontratat e punës mjekëve për të informuar dhe sjellë me imponim popullësinë në qendrat ambulatore për të kryer Check-up-in. Kjo kotratë detyron konvcesionarin të kryejë të gjitha veprimet që sot me anë të një kontrate tjetër të paligjshme detyrohen të kryejnë të gjithë këtë punë mjekët. Ky ndryshim i kontratës së mjekëve  është një shkelje flagrante që vendos shëndetësinë në dispozicion të interesave të rrezikshme që i përkasin klaneve pranë Kryeministrit.

Italia emëron trajnerin e ri

0

Gigi Di Biagio do të jetë trajneri i kombëtares italiane të futbollit deri në muajin qershor. Federata italiane e futbollit e ka bërë zyrtar lajmin për mediat në mesditë, duke i besuar drejtimin e kombëtares trajnerit që drejton ekipin përfaqësues U-21. Di Biagio do të jetë në krye në federatës për dy ndeshjet miqësore që Italia do të luajë më 23 dhe 27 mars, kundër Argjentinës dhe Anglisë. Kombëtarja që ka mbetur trajner pas largimit të Venturës, i cili dështoi në fushatën kualifikuese të Italisë në Botërorin e Rusisë do të drejtohet nga Di Biagio deri në qershor, ndërkohë që do të mbetet edhe në drejtimin e ekipit U-21 të Italisë.

Charlotte McKinney kaq seksi

0

E tregon herë pas here trupin në Instagram me poza shumë seksi dhe më në fund Charlotte McKinney ka zbuluar sekretin e formave të saj. Modelja 24-vjeçare ka thënë në një intervistë të fundit se stërvitet 6 herë në javë në palestër. Madje, ajo i vazhdon ushtrimet edhe pse shpesh është gati të heqë dorë prej tyre për shkak se i merren mendtë nga sforcimi i përditshëm.

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

0

Ardi Veliu është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai fitoi gradën “Drejtues i Parë” në konkursin e zhvilluar pak kohë më parë në akademinë e Policisë. Kjo gradë është e nevojshme për të mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Aktualisht, Veliu mban postin e drejtorit të policisë së Tiranës. Vetëm pak ditë më parë policia e Tiranës zbardhi brenda pak ditësh një nga vrasjet më të bujshme që tronditi kryeqytetin. Ishte vetë Veliu që bëri të ditur detajet e operacionit. Aktualisht, i komanduar pas largimit të Haki Çakos ishte Rebani Jaupi.

Telefoni i parë në botë me rrjetin 5G

0

Samsung mund të sjellë një risi për sa i përket tregut të smartfonëve. Galaxy S10 ose Note10 do të jenë pajisjet e para të cilat kompania Samsung do t’i sjellë në treg me rrjetin 5G gjatë vitit 2019. Kjo është bërë e ditur nga uebsajti Trusted Review, sipas së cilës Galaxy Note 10 ka shansin më të mirë që të jetë telefoni i parë në botë me rrjetin 5G. Ndryshe, Qualcomm dhe Samsung kanë njoftuar një partneritet strategjik dhe megjithëse kjo marrëveshje duket interesante në vetvete, mund të ketë një ndikim serioz në tregun Android, sidomos në linjën Samsung.

BERLUSKONI: EMIGRANTËT JETOJNË ME ANË TË KRIMEVE, 600 MIJË PREJ TYRE DUHET TË LARGOHEN

0

Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi ka prekur një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit në vend, atë të emigrantëve, Lideri i Forza Italia u shpreh se enigrantët në Itali jetojnë nëpërmjet krimit dhe 600 mijë prej tyre nuk kanë të drejtë të qëndrojnë. Emigracioni është një çështje emergjente, pasi në Itali aktualisht numërohen 650 mijë emigrant nga të cilët vetëm 5 për qind kanë të drejtë të qëndrojnë pasi janë refugjatë. Të tjerët përfaqësojnë një bombë sociale gati për të shpërthyer dhe jetojnë nëpërmjet krimit. Deklarata është bërë nga lideri i Forza Italia, Silvio Berlusconi, i cili thekson se të paktën 600 mijë emigrantë nuk kanë të drejtë të qëndorjnë në Itali. Sipas tij vendi po përballet me problemin e sigurisë dhe prioriteti numër një është marrja në kontroll e situatës. Duke iu referuar zgjedhjeve të përgjithshme të muajit mars në vend, ish kryeministri premtoi se kur të ishte në pushtet  do të investonte shumë burime për sigurinë e italianëve. Berluskoni kujtoi se në 2011-ën kur ishte në drejtimin e qeverisë, në vend erdhën 4400 emigrantë, ndërsa me katër qeveritë e së majtës nga 2013 deti në 2017, në vend kanë mbërritur të paktën 630 mijë emigrant, nga të cilët vetëm 30 mijë kanë të drejtë të qëndrojnë pasi janë refugjatë. 600 mijë të tjerët janë një bombë sociale gati për të shpërthyer, sepse janë të gatshëm të kryejnë krime. BeRlusconi prezantoi tre pikat për zgjidhjen e problemit, ku e para ishte presioni ndaj Europës për të bërë marrëveshje me vendet e Afrikës së Veriut për të ndaluar nisjet, marrëveshjet me vendet e origjinës që të rimarrin emigrantët e parregullt, si dhe një plan i madh Marshall për vendet afrikane duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Çadin dhe vendet e Gjirit.

Më në fund nuk do kemi lokale me muzikë të lartë poshtë shtëpive

0

Bashkia e Tiranës paralajmëron disiplinimin e zhurmës nga lokalet, duke ndarë zonat rezidenciale nga ato të argëtimit. Ka qenë vetë kreu i bashkisë Erion Veliaj që ka bërë të ditur lajmin, gjatë nisjes së zbatimit të marrëveshjes me ministrinë e Brendshme, “Për formimin dhe kualifikimin e punonjësve të Policisë Bashkiake”. “E njëjta gjë ndodh jo vetëm me zaptimet e rrugëve, por edhe me muzikën e lartë. Ka ardhur koha që në Tiranë të kemi një diferencim shumë të qartë, ku janë vendet ku t’i mund të bësh aheng dhe ku është një vend tjetër ku fëmijët duhet të shkojnë të flenë sepse vjen e nesërmja për të shkuar në shkollë dhe familja duhet të ketë një paqe qoftë edhe akustike përpara se të përgatitet për ditën e re. Kemi filluar një proces me Ministrinë e Mjedisit, nën drejtimin e kryeministrit, për t’u siguruar që në qytetet tona edhe këto hapësira të sistemohen, duke i ndarë zonat rezidenciale nga zonat që janë për argëtim”, nënvizoi Veliaj.

“Deti”, Bushati: Marrëveshja e re do jetë më e mirë se ajo e 2009

0

Në një interpelancë të kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” nga një grup studentësh të ekselencës, ministri i Europës dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se marrëveshja e re me Greqinë do të jetë më e mirë se ajo e 2009. Bushati thotë se çdo diskutim në media për 12 milje detare, apo për falje të detit, është thjesht një shpifje. “Ne kemi disa fakte që janë të pakundërshtueshme, kemi një marrëveshje që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, e për pasojë kjo është pika e nisjes për çdo marrëveshje të re me Greqinë. Për dy vendet burojnë disa të drejta dhe detyrime dhe nuk mund të jenë fakultative për dy vendet. E drejta ndërkombëtare është pika e dyta. Dy vendet kanë legjislacion të brendshme dhe kjo merret për bazë në këto diskutime. Nga 2013 kemi bërë disa diskutime, pasi ka qenë në interesin e të dy palëve për të gjetur një zgjidhje. Çdo marrëveshje e re që do të duhet të arrihet do të jetë më e mirë nga ajo që është arritur nga qeveria Berisha, në 2009. Në thelb, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shumë i qartë. Çështje e delimitimit të hapësirës detare është pjesë e diskutimeve. Duke ballafaquar pikëpamjet. Jemi krejt të bindur se duke respektuar këto që thash më lart do të kemi një marrëveshje disa herë më e favorshme se ajo e 2009, të drejt dhe të zbatueshme në praktikë. Çdo diskutim në media për 12 milje, apo për falje, është thjesht një shpifje dhe këtë koha do ta vërtetojë këtë. Ne shpresojmë që në një kohë jo të largët do të kemi një marrëveshje të re”, u shpreh Bushati. Heqja e ligjit të luftës për ministrin e Jashtëm Bushati do të ndihmonte në fitimin e të drejtës së pronësisë tek ata persona që ishte vendosur sekuestro. “Për herë të parë një qeveri greke e pranon zyrtarisht që kjo gjendje lufte është relike e së kaluarës që duhet të shfuqizohet. Kemi kërkuar që ligji i luftës, apo dekreti mbretëror që sanksionoi regjimin e luftës ndaj Shqipërisë dhe vuri në sekuestro konservative një pjesë të mirë të pronave të shtetit shqiptar, shtetasve shqiptarë, të qytetarëve shqiptar me kombësi greke, duhet të shfuqizohet me një akt po të njëvlefshëm që ka të njëjtën fuqi ligjore në sistemin juridik grek. Ky akt nuk mund të ishte kursesi një kontratë e dyanshme. Përmes këtij procesi do të kemi situatë të re politike ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë sikundër do u jepet mundësia të tre kategorive ti drejtohen instancave greke për të fituar të drejtën e pronësisë. Do të kemi një çlirim jo thjesht psikologjik po dhe mundësinë që këto tre kategori të përfitojnë të drejtën pronësore siç i takon”, tha Bushati. Ndërsa për çështjen çame, Bushati tha se për herë të parë ka shkëmbim të dhënash mes dy shteteve në rast se refuzohet kalimi për shtetasit çam. “Dua të them që qeveria Rama është e para që zyrtarisht në programin qeveritar, e përfshiu këtë çështje si pjesë te dosjes diplomatike. Në këtë çështje të dytë më vjen mirë të deklaroj se me qeverinë greke jemi në një pozicion më të favorshëm se para disa vitesh, sepse ka filluar shkëmbimi i të dhënave, apo informacionit për rastet kur i refuzohet hyrja në territorin grek të qytetarëve shqiptarë që janë pjesë e komunitetit çam”, tha ministri.

Të pish duhan në këtë vend shkon dhe në burg

0

Për shkak të sasisë së madhe të bishtave të cigareve, autoritetet tajlandeze morën vendimin për ndalimin e konsumimit të cigareve në të gjitha plazhet e vendit. Ky vend juglindor aziatik tashmë prej dekadash është një vend që frekuentohet nga turistët, ndërsa këtë vit mund ta vizitojnë rreth 37,5 milionë turistë, një shifër rekord. Megjithatë, Tajlanda prej kohësh përballet edhe me probleme ekologjike, çka ka shqetësuar organizatat për mbrojtjen e mjedisit. Organizatat kanë bërë thirrje që të ndërmerren masa për të ruajtur pastërtinë e 357 plazheve në Tajlandë, që shpeshherë renditen në listat e destinacioneve më të bukura në botë. Vendimi për ndalesën e pirjes së duhanit ka hyrë në fuqi para disa ditëve, ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë të konsumojnë cigare mund ta bëjnë këtë në zonat ku ajo është e lejuar. Në të kundërtën, duhanpirësit mund të përballen me gjoba deri në 3 190 dollarë ose dënim me një vit burg.