Ballina Blog Faqe 9286

Cfar duan femrat në krevat?

0

Femrat, nga natyra e tyre, duket sikur kërkojnë më pak në shtrat, por ashtu si meshkujt, edhe ato duan që jeta seksuale të mos bëhet monotone. Atë pjesë të ditës që keni vetëm për vete, përpiquni të jeni më shumë kreativë duke nxitur imagjinatën, por edhe duke praktikuar dëshirat e secilit. Meshkujt janë më të hapur në drejtim të kërkesave që kanë në shtrat dhe duan që edhe partnerja e tyre kështu të veprojë. Që intimiteti të jetë edhe më argëtues, atëherë, djema, kini parasysh se partnerja juaj, ka dy kritere prioritare që i do çdo natë në krevat, por nuk i thotë asnjëherë.

Jini më agresivë

Të jeni të sigurt që një natë e zjarrtë seksuale për çdo femër përshkruhet “seks agresiv” dhe kërkesat që femrat kanë gjithmonë në lidhje me partnerët është “seks më agresiv”. Duke filluar që nga tërheqja e flokëve e për të vazhduar më tej, femrat janë gjithmonë ok për seksin agresiv. Natyrisht, këtu nuk është fjala për ta tepruar (fantazia nuk ka limit), por ndoshta një “grindje” e vogël në dhomën e gjumit mund të bëjë mrekulli për jetën seksuale.

Trajtojeni si prostitutë

Ah, fantazitë! E bukura e tyre qëndron në faktin që shumë nga ato nuk realizohen. Por ka shumë femra që nënvizojnë: ‘Jam lodhur duke qenë “zonja e mirë” në dhomën e gjumit.” “Jam lodhur duke bërë dashuri në mënyrë më të butë dhe më delikate të mundshme dhe thuajse njëlloj në çdo kohë.” Ashtu si shumë të tjera kërkojnë që meshkujt mund t’i trajtojnë si prostituta, duke ndryshuar rutinën, vendin, stilet apo edhe duke i pyetur partneret e tyre për atë që u pëlqen më shumë.

Nasa na tregon Marsin

0

NASA ka zbuluar për publikun disa pamje nga sipërfaqja e Marsit. Imazhet janë marrë nga roboti “Mars Curiosity”, i cili është dërguar për të eksploruar planetin e kuq që në vitin 2012.Një nga kamerat e robotit ka kapur 16 foto që tregojnë pika të ndryshme gjatë udhëtimit të tij.  Falë disa efekteve vizuale, fotot shfaqen në ngjyrë blu në vend të së kuqes, ngjyrë me të cilët e përshuajnë Marsin, duke bërë kështu që të duket e çuditshme për sytë e njerëzve në tokë.

Xhafaj në Maqedoni

0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një vizitë në Maqedoni, ku u prit në Ohër nga homologu maqedonas Oliver Spasovski.  Në axhendën e bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë, luftës kundër trafikut të drogës, terrorizmit, si dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua “Protokolli i bashkëpunimit për luftën kundër terrorizmit”, i cili u finalizua pas një pune të ekspertëve nga dy vendet.  Një çështje tjetër, me rëndësi në bisedimet e zhvilluara ishte ngritja e një Qendre Rajonale e Bashkëpunimit Policor, për vendet e Ballkanit Perëndimor.  Ky projekt i propozuar nga Xhafaj ka marrë mbështetje nga vende të ndryshme të BE-së, nga Komisioneri Avramopulos, dhe u përkrah plotësisht edhe nga Ministri Spasovksi. Gjatë bisedimeve të sotme u ra dakord gjithashtu edhe për nisjen e punës për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare në Qafë Thanë, Tushemisht dhe Trebisht.  Pas takimit, në konferencë për mediat, ministri Xhafaj u shpreh: “Mund t’iu them se nuk kishim asnjë çështje ku ndaheshim, ishin të gjitha çështje që kishim dakordësi shumë të mirë midis nesh. Kishim dakordësi për të gjitha këto çështje, për bashkëpunimin që kemi dhe për bashkëpunimin që duhet të ndërtojmë. Dhe nuk kishte se si të ishte ndryshe, për shkak se kjo është produkt i atij raporti të shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy vendeve, dy qeverive dhe dy popujve tanë. Ne jemi fqinjë të mirë me njëri tjetrin. Detyra jonë është t’i shërbejmë kësaj miqësie, kësaj fqinjësie të mirë. Dhe ne diskutuam me Ministrin dhe ekipin e tij disa tema të rëndësishme për t’i avancuar ato më tej,” tha ministri shqiptar i Brendshëm.  Duke nënvizuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi, Xhafaj theksoi: “Unë besoj se çështjet që diskutuam për luftën kundër terrorizmit dhe luftën kundër krimit të organizuar, kontribuojnë për qetësinë dhe sigurinë në dy vendet tona, por kontribuojnë për qetësinë dhe sigurinë edhe në rajon.Po ashtu iniciativat ku ne bashkëpunojmë deri më sot apo iniciativat e reja që dëshirojmë të zhvillojmë më tej i shërbejnë miqësisë ndërmjet dy vendeve por edhe të ardhmes së rajonit. Unë besoj se disa nga temat dhe disa nga propozimet që u dakordësuan për t’u zhvilluar më tej, do t’i shërbejmë akoma më shumë lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve” u shpreh Xhafaj.

Bitcoin humb pikë

0

Monedha elektronike, Bitcoin, nuk është më aq e kërkuar sa më parë. Në dhjetor kishte vlerën e afro 20 mijë dollarëve e ndërsa sot shitet në bursë për më pak se 8 mijë dollarë. Bitcoin ka rënë me 46% krahasuar me një muaj më parë, kjo edhe sepse fillimi i 2018-s ka shënuar rekorde negative në performancën e Bitcoin, por sot ka rënë për herë të parë për këtë vit nën vlerën e 9 mijë dollarëve.

Cmendet moti, liqeni i Viroit del jashtë kontrollit, ndalohet kalimi i mjeteve të vogla

0

Del jashtë kontrollit situata në Gjirokastër. Reshjet intensive kanë sjellë daljen nga shtrati të liqenit të Viroit. Mësohet se ujërat e liqenit kanë kapërcyer mbi urën e dëmtuar në fillim të muajit dhjetor. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se aktualisht rruga tek Ura e Viroit në aksin Tepelenë-Gjirokastër është e bllokuar për autoveturat. Prurja e ujit nga liqeni që shkarkohet mbi rrugë është rritur dhe pengon kalimin e autoveturave. Punonjësit e ARRSH, kompanisë së mirëmbajtjes, Policia Rrugore dhe Prefektura po ndjekin nga afër situatën.

Ndalet Manchester City, Burnley merr barazimin në fund

0

Johann Berg Gudmundsson ka prekur qiellin mbi ‘Turf Moor’, pasi shënoi golin e barazimit në fundin e takimit me kampionët e pashpallur ende të Manchester City. Ndërsa mendohej se do të ishte një tjetër fitore e arkivuar për të besuarit e Pep Guardiolës, pavarësisht ndryshimeve në formacion për shkak të dëmtimeve, nuk ishte një ndeshje aspak e lehtë për ‘Citizens’, në javën e 26-të të Premier League. City që kërkonte të arrinte shkëputjen prej 18 pikësh ndaj rivalëve të të njejtit qytet shkuan të parët te goli me brazlianin Danilo në minutën e 22-të. Të dyja skuadrat humbën një mori rastesh në pjesën e dytë, ku veçohet ai i Raheem Sterling pak para se Gudmundsson të barazonte rezultatin në minutën e 82-të. City pas këtij barazimi shkon në 69 pikë, ndërsa Burnley që nuk fiton që prej 12 dhjetorit ngjitet në kuotën e 36 pikëve ne vendin e 7 në Premier League.

Vijon verifikimi i bizneseve, vendorët në krye të aksionit kombëtar të ujit

0

Bashkitë dhe Ndërmarrjet e Ujësjellës-Kanalizimeve janë vënë në krye të aksionit kombëtar kundër abuzimit me ujin e pijshëm. Në Tiranë verifikohen deri në 100 subjekte në ditë, ndërsa në Elbasan e qytete të tjera mungesa e kontratës evidentohet si problematika kryesore. Aksioni vijon në të gjithë vendin me paralajmërimin se asnjë abuzues me ujin nuk do të falet. Aksioni për të ndërprerë lidhjet e paligjshme të ujit po vijon me intensitet në të gjithë vendin. Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama se financimet e vendorëve do të varen nga rezultatet e aksionit duket se ka angazhuar më shumë këta të fundit. 9 grupet e task-forcës të ngritura në Tiranë, arrijnë deri në 100 verifikime në ditë, me paralajmërimin e qartë se asnjë abuzues nuk do të falet.

Vaksina që mund tumoret

0

Një “vaksinë” e re kundër kancerit me dy shtresa, sipas hulumtimeve të reja, ka qenë e suksesshme në sulmin e tumoreve tek minjtë. Tani është duke u zhvilluar një test klinik për trajtimin tek njerëzit. Metoda punon duke përdorur dy agjentë për të ringjallur qelizat T që luftojnë kancerin direkt në tumor. Një nga agjentët përforcon aktivizimin e qelizave T, ndërsa tjetra stimulon qelizat në sulm ndaj kancerit. Disa nga qelizat T lënë edhe tumorin për të gjetur dhe shkatërruar rritje të ngjashme në trup. Metoda ka funksionuar shumë mirë në laborator, me tumore që janë zhdukur pas trajtimit. Në këtë mënyrë 87 nga 90 minj të studiuar u shëruan nga kanceri. Studiuesit gjetën rezultate të ngjashme në minj me tumore të gjirit, zorrës së trashë dhe melanoma. Studimi nga studiuesit e Stanfordit është botuar në revistën “Science Translational Medicine”. “Kur i përdorim këto dy agjentë së bashku, ne shohim eliminimin e tumoreve në të gjithë trupin“, tha një nga hulumtuesit, Ronald Levy. Metoda nuk kërkon aktivizim me shumicë të sistemit imunitar dhe anashkalon nevojën për të identifikuar objektivat imunologjike të tumorit. Levy, profesor i onkologjisë në Stanford, specializohet në fushën e imunoterapisë së kancerit, e cila kërkon të shfrytëzojë sistemin imunitar për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse. “Të gjitha këto përparime të imunoterapisë po ndryshojnë praktikën mjekësore,” shtoi ai. Studiuesit kanë vendosur që të rekrutojnë 15 vetë me limfomë të ulët.

GREQI-MAQEDONI PËR EMRIN “SHANS HISTORIK PER DY VENDET”

0

Përfaqësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, vlerëson se Athina e Shkupi janë më afër se kurrë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Por, në një intervistë për mediat ne Maqedoni Nimiç thekson se dy vendet e kane vet ne dore nëse duan të gjejnë ose jo një zgjidhje. “Ky është përfundimisht një shans historik për zgjidhjen e emrit. Mbetet ende shumë punë për të arritur një zgjidhje, por mendoj se tani jemi më afër se kurrë dhe e vlerësoj vullnetin e të dyja palëve. Kam dhënë disa sugjerime dhe për këtë dëgjova mendimet e të dyja palëve. Dy ministrat e Punëve të Jashtme janë në dialog të vazhdueshëm, por në fund është në dorën e dy qeverive nëse do të gjejnë jë zgjidhje.” Gjatë intervistës negociatori theksoi se jo vetëm në Athinë, por edhe në Shkup ka njerëz të cilët nuk I pranojnë idetë e tij për emrin. Ai sqaroi se propozimet I ka bere mbi sugjerimet palëve. Nimiç e vleresoi sin je hap historik heqejn e emrit te te Aleksandrit te madh nga eroporti dhe autostrada. “Të dy kryeministrat, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev kanë mirënjohjen time për ndërmarrjen e këtyre gjesteve të rëndësishme për krijimin e vullnetit të mirë në rajon dhe vullnetit të mirë ndaj fqinjit.” Lidhur me vazhdimin e negociatave ne takimin e ministrave të jashtëm në Selanik negociatori I kombeve te bashkuara tha se ende nuk është rënë dakord për takimin dhe axhendën konkrete.

Georgina shijon fëmijët e saj dhe të Ronaldos

0

Ajo lindi fëmijën e saj të parë Alana, dy muaj më parë, me të dashurin dhe legjendën e futbollit, Cristiano Ronaldo. Georgina Rodriguez ndau dy fotografi  në Instagram duke treguar se si e kalon ditën së bashku me fëmijët e saj të vegjël, ndërsa ajo që bie në sy është thjeshtësia e modeles më të komentuar kohët e fundit. E freskët në fytyrë dhe veshur sport 24 vjeçarja u ka treguar 3.2 milionë ndjekësve të saj në Instagram se sa e lumtur është nën shoqërinë e vogëlushëve të saj, Alana  dhe binjakëve Eva dhe Mateo.