Ismet Drishti në emisionin e tij “Shkruaje në Akull” ka ironizuar kryeministrin e vendit në lidhje me shprehjen e tij të famshme ku quan kazan të gjithë mediat, duke përjashtuar median e tij ERTV. Kryeministri i vendit ka një kanal të tijin privat, që e financon me lekët e shtetit shqiptar dhe për më tepër ai e reklamon në faqen zyrtare të këshillit të ministrave, që tregon mungesë transparence me mediat e tjera private në vend. Konkurrencë e pandershme me median kazan që e quan kryeministri median shqiptare. Aq më tepër që ai i ka lejuar vetes dhe një studio ku bën qokat e rradhës ministrave (dishepujve) të tij. Në të gjithë këtë situatë mungon transparenca, abuzohet me taksat tona dhe pronari bëhet shkëlqesia e tij Rama që e paguan me paratë tona. Zoti na ruajtë nga kryeministri biznesmen që di të bëjë gjithçka dhe merr vesh nga tëgjitha.
Shkupi goditet nga disa tërmete
Shkup është goditur nga disa tërmete me fuqi të vogël të shkallës së Rihterit. Lëkundjet e fundit janë regjistruar para gjysmë ore me fuqi prej 2,5 shkallë sipas Rihterit. Sipas qendrës Evropiane sizmologjike epiqendra ka qenë në Sopishtë afër Shkupit ndërkaq është ndjerë në thuajse gjithë kryeqytetin. Një tërmet është regjistruar edhe në orët e paradites së djeshme, më saktësisht në orës 8:30 në të njëjtën epiqendër, me fuqi prej 2,6 ballësh sipas Rihterit. Sipas Sizmologëve nuk ka hapësirë për panikë, meqë bëhet fjalë për dukuri të rëndomta në Shkup.
Monica Bellucci nderohet nga Hollywood
Aktorja e famshme italiane Monica Bellucci ishte qendra e vëmendjes në Festival Filming on Italy ndërsa u nderua për karrierën e saj të madhe. 53-vjeçarja ka marrë çmimin e mirënjohjes për karrierën e saj mjaft të sukseshme në aktrim. Ajo është nderuar si një nga aktoret më të suksesshme në botë. Monica ka luajtur 67 filma duke përfshirë “Spectre,” “The Matrix Reloaded” dhe “The Passion of the Christ.” Ajo gjithashtu luajti një rol kyç në Season 3 of “Mozart in the Jungle.” Diva e kimenasë u shfaq mjaft tërheqëse në teatrin Harmony Gold në Los Anxheles ndërsa mori edhe çmimin. E veshur me një fustan të zi nëna e dy fëmijëve shkëlqeu në tapetin e kuq.

Akuzat për ngacmime seksuale, Jennyfer Lopez krah Kate Upon
Duket se skandali i ngacmimeve seksuale do të nxjerrë emra të tjerë të njohur të botës së showbizz-it. Kështu një ditë më parë Kate Upton vuri në qëndër të akuzave drejtuesin dhe bashkëpunëtorin e një prej revistave më të njohura në SHBA, GUESS, Paul Marciano, duke deklaruar se ai ka abuzuar seksualisht me mjaft vajza të reja dhe sipas saj, nuk duhet të jetë më pjesë e revistës. Këtyre akuzave të Katë Upon i është bashkuar edhe këngëtarja me famë botërore Jennyfer Lopez, e cila dekaloi se është kundër çdo akti të tillë dhe çdo njëri që abuzon duhet të marrë dënimin që meriton. “Pozicioni im në këtë çështje është i qartë. Unë jam kundër çdo akt apo veprimi abuzues, tallës, seksist apo të dhunshëm në çdo lloj fushe. Jam totalisht e zhgënjyer nga çdokush që kryen akte të tilla”. Deklaratat e saj këngëtarja i ka bërë gjatë një interviste për E! News.

Aksioni për ujin, investim prej 13 mln eurosh në Gjirin e Lalëzit
Përtej reformës në sektorin e ujit për të ulur abuzimet ministria e infrastrukturës ka nisur disa projekte të rëndësishme për ndërtimin e ujësjellës-kanalizimeve. Ministri iinfrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka inspektuar punimet e nisura në zonën e Gjirit të Lalëzit. Në vazhdën edhe të aksionit që ka nisur për një mirë administrim të sistemit të ujit që është i lidhur me kanalizimet, pikërisht këtë ka qëllim, rritjen e performancës ekonomike. Rritja e arkëtimeve, shëndoshja financiare e gjithë sektorit, në mënyrë që të kemi investime aq të nevojshme duke filluar nga zona që kanë potencial më të madh ekonomik siç janë zonat me përparësi turizmi. Nga ky investim pritet të përfitojnë rreth 30 mijë ndërsa dy projektet kapin vlerën e rreth 13 milion eurove. Me përfundimin e këtij impianti i cili do të vihet në funksionim në vitin 2019, e gjithë kjo zonë nuk do të ketë më probleme me trajtimin e ujërave te zeza. Do kemi një zgjidhje me një teknologji të fundit, projekti i bërë është ndër me bashkëkohorët. Realisht i jep një zgjidhje përfundimtare gjithë kësaj zone dhe i shërben gati 30 mijë banorëve të cilët do të lidhen me këtë rrjet. Vepra po shkon shumë mirë, unë pata një bisedë edhe me kontraktorët, gjithçka po shkon sipas planit. Ky investim parashikon dy projekte .I pari ka të bëjë me ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza dhe Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Përdorura në zonën turistike. Ndërsa projekti i dytë ka të bëjë me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit. Uji do të merret në tubacionin e ujësjellësit që vjen nga Fushe Kuqja me sasi 150 litër/sek.
Greku i ndaluar mohon të ketë lidhje me vrasjen
Shtetasi grek, Efthymiou Efthymious ka mohuar të ketë vrarë Devi Kasmin, ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Tiranë. Ai ka deklaruar se është i shokuar nga arrestimi. Efthymious: Jam i shokuar nga arrestimi, nuk kam lidhje me ngjarjen. Deklaratat e tij u bënë gjatë dëshmisë paraprake përpara hetuesve. Policia e Shtetit e arrestoi atë si vrasës me pagesë, ndërsa është në kërkim urdhëruesi. Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës Ardi Veliu ekzekutori është një ish-efektiv i forcave speciale greke, tashmë i ndaluar nga blutë e Tiranës, ndërsa organizatori (Altin) Aurel Hoxhallari u shpall në kërkim.
Oriola Marashi di të tërheqë vëmendjen

EMRI I MAQEDONISË, AHMETI: REFERENDUMI NDËRLIKON PROCESIN, ZAEV: GARANCI!
Ideja e një referendumi të mundshëm për të miratuar marrëveshjen për emrin e Maqedonisë mund të ndërlikojë procesin e arritjes së një zgjidhjeje të shpejtë. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në takimin e organizuar një ditë më parë me eurodeputetët Viktor Boshtinaru, Tanja Fajon dhe Tonino Picula. Burime nga BDI thonë se Ahmeti ka kërkuar një kompromis sa më të shpejtë për të zgjidhur çështjen e emrit, në respektim me karakteristikat e palëve dhe duke mbajtur parasysh të ardhmen europiane të vendeve. Sipas raportimeve të mediave, takimi mes Ahmetit dhe eurodeputetëve është zhvilluar me tone miqësore dhe integrimi euroatlantik e reformat kanë qenë në qendër të bisedimeve. Eurodeputetët raportohet se kanë garantuar mbështetje për axhendën e qeverisë, gjë që është përshëndetur edhe nga Ahmeti. Pikëpamja e liderit të BDI-së bie në kundërshti me deklaratat e pak ditëve më parë të kryeministrit Zoran Zaev. Në një prononcim për televizionin bullgar “Nova”, Zaev u shpreh se referendumi pas marrëveshjes do të shërbente si garanci për të gjitha palët se populli është dakord me zgjidhjen që do të pranohet. Kryeministri maqedonas shprehu besimin se rreth qershorit do të arrihet zgjidhja për kontestin 25-vjeçar të emrit dhe po në këtë periudhë, Maqedonia do të ftohet zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO.
Të shtëna me armë në qytetin e Maceratas, mes të plagosurve të huaj. Kryeatri i bashkisë këshillon banorët të mos dalin
Të shtëna me armë janë raportuar mesditën e sotme në qytetin italian Macerata. Të paktën 6 persona raportohet të jenë plagosur, nga të cilët 4 ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj automjeteve në qytetin qendror italian të Maceratës. Zyra e kryebashkiakut të qytetit u ka bërë thirrje qytetarëve nëpërmjet Twitter-it që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për shkak të incidentit, që besohet të vazhdojë. Të shtënat janë raportuar nga një makinë e zezë Alfa Romeo 147. Dy vetë u raportuan të ishin brenda automjetit. Disa raporte vënë numrin e të plagosurve deri në gjashtë persona. “Qëndro në shtëpi” është mesazhi i nisur nga kryebashkiaku i Macerata Romano Carancini nga profilet sociale të qytetit. Edhe dalja nga shkollat është bllokuar. Të shtënat e para u dëgjuan rreth orës 11.10 në Cairoli nga një makinë e errët kundër dy emigrantëve të rinj me ngjyrë, një prej të cilëve u plagos. Një tjetër emigrant u godit në Via dei Velini, një grua afrikane u godit me plumba në zonën e stacionit.
“Puna në industrinë e seksit të bën prind më të mirë”
Një gura beson se puna e saj në industrinë e seksit e bën atë prind më të mirë. Elle Stanger është nënë, striptiste, shkrimtare seksi dhe shpeshherë i referohet vetes si ‘terapiste me të brendshme e palicensuar.” 31-vjeçarja nga ga Portland, Oregon, ka një vajzë pesëvjeçare dhe beson se puna e saj e bën atë një prind më të mirë. “Natyra e punës time është e ndryshme. Unë punoj në një klub striptizmi 3 ditë në javë, shkruaj libra erotikë, shes videot e mia pornografike dhe unë e partneri im i kemi realizuar vetë, kjo është kënaqësi,”-tha ajo. “Ndjej se puna me në industrinë e seksit më bën një nënë më të mirë sepse kam zbuluar një ndjenjë më të madhe të ndjeshmërisë. Kjo do të thotë se unë jam përgjegjëse për të bërë një qenie njerëzore që është më e mirë për botën. Do të jetë më e sigurtë në botën përreth saj.” Ajo është shumë krenare për karrierën e saj dhe injoron çdo prindër që gjykon. “Unë i kam thënë vajzës time që kur ajo ishte 3 vjeç që kërcej, flas me njerëzit dhe bëj shkaka me to për para.”

