Ballina Blog Faqe 9288

Goditet me thikë 19 vjeçari në Durrës, ndalohet autori

0

Një 19 vjeçar është goditur me thikë për motive të dobëta në fshatin Arapaj të Durrësit.  Policia lokale bën me dije se shtetasi me inicial I.R, banues në Durrës, u qëllua nga një 23 vjeçar dhe aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes, shtetasin Arjan Ajazi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje” dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

Pankina e Italisë, Antonio Conte I preferuari

0

Pankina e përfaqësueses italiane është ende bosh dhe shumë emra të njohur përfliten për t’u ulur në pankinën e të kaltërve. Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) duhet të vendos mes tre (Ancelotti, Mancini, Conte) emrave të mëdhenj për postin e trajnerit dhe sipas “Daily Star” Antonio Conte kuotohet për të marrë “çelësat” e Axurrëve. Ish-trajneri i Juventusit, po kalon një periudhë të vështirë në stolit e Chelsea, me blutë që pas 25 javës, janë plot 18 pikë larg Manchester City-t kryesues. Italia mbeti pa trajner që nga shkarkimi i Giampiero Venturas, dhe gjetja e zëvendësuesittë tij është paksa e komplikuar për shkak se Federata Italiane është momentalisht edhe pa president.

Shqiptari planifikonte arratisjen nga burgu grek, do të merrte pengje

0

Policia greke thotë se ka evituar një arratisje te mundshme pas kontrollit te befasishëm ne qelinë e një të burgosuri shqiptar në burgun Koridalos të Athinës. Gardianet kontrolluan qelinë e Fabio Dushkut, me autorizim nga prokurori pas nje sinjalizimi se i burgosuri shqiptar kishte ne qeli një arme zjarri te çmontuar. Por gardianet gjeten dhe sekuestruan disa thika artizanale, doreza hekuri dhe telefona celulare. Ndërkaq, si gjetja me e rëndësishme konsiderohen dy laptopë që madje ishin të lidhura ne internet. Sipas mediave vendase, Fabio Dushku kishte dhe profilin e vet ne Facebook, me emrin “Vrasësi profesionist”, ndërsa kishte publikuar edhe lidhje me skype. Fabio Dushku po vuan dënimin si pjesëmarrës ne një tentativë arratisjeje nga burgu i Koridalosit te disa pjesëtareve të organizatës guerile “Komploti i Celulave te Zjarrit”. Arratisja do te kryhej pas hedhjes ne ere te murit te burgut. Atëherë, Dushku ishte shprehur krenar për miqësinë e tij me guerilet greke. Pas kontrollit ne qelinë e tij, burime policore janë cituar nga mediat të kenë thënë se është hera e parë që gjenden laptopë në burgjet greke. “Mendojmë se kemi evituar një arratisje nga burgu, thikat do te mund te përdoreshin edhe për te marre dike peng gjate tentativës “, kanë shtuar burimet e policisë.

Demokratët akuzojnë Trump: Me memon, kërkon të bllokojë hetimet

0

Demokratët kanë paralajmëruar presidentin Donald Trump të mos përdorë një memo të diskutueshme si një “pretekst” për të ‘djegur’ Këshillin e Posaçëm, që heton përfshirjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet e SHBA. Ata paralajmëruan se një veprim i tillë do të shkaktonte një krizë kushtetuese, që nuk shihej që nga epoka e Nixonit. Memorandumi, i shkruar nga republikanët, akuzon FBI-n për abuzimin me kompetencat e saj, ndërsa presidenti Trump miratoi deklasifikimin e memos dhe tha se zbuloi një tregim të turpshëm. Ajo akuzon FBI-në dhe departamentin e drejtësisë për përdorimin e një raporti të pabazuar dhe të financuar nga Demokratët, për të marrë urdhrin që i dha leje për të spiunuar një ndihmës të z. Trump. Demokratët thanë se lëshimi i memorandumit kishte për qëllim ndërprerjen e hetimeve për lidhjet e dyshuara midis fushatës së Trump dhe Kremlinit. Presidenti Trump vazhdimisht ka mohuar ndonjë bashkëpunim të tillë, ndërsa FBI kishte dalë kundër publikimit të memorandumit dhe tha se faktet kyçe ishin lënë jashtë.

Prezantohet Sadiku: Levanten ma këshilloi De Biasi

0

Të premten pasdite, Armando Sadiku ka bërë edhe prezantimin zyrtar me skuadrën e tij të re, Levanten. Sulmuesi i kombëtares shqiptare iu bashkua klubit spanjoll vetëm në fillim të javës, pasi u largua nga polakët e Legias së Varshavës. “Jam një sulmues zone, e vërteta është që zona është vendi ku unë ndihem më mirë, në të njëjtën kohë më pëlqen edhe të kthehem, apo të dal në krahë, djathtas apo majtas, por kryesisht më pëlqen të jem në zonë””, tha Sadiku, duke përshkruar veten para gazetarëve. Sulmuesi elbasanas vlerësoi cilësinë dhe kualitetin e skuadrës së Levantes dhe tha se në këto 3 ditë ka evidentuar shumë gjëra pozitive te shokët e rinj të skuadrës. “Kam parë gjëra të mira gjatë këtyre 3 ditëve në stërvitje. Jam shumë i kënaqur pasi kemi lojtarë që mund të më çojnë te goli me asistet e tyre. Më duhet të përshtatem me ritmin dhe stilin e shokëve të skuadrës, por më ka surprizuar kualiteti që ka ky ekip, këta lojtarë dhe besoj se mund të bëjmë shumë mirë bashkë”, u shpreh bomberi elbasanas. Armando Sadiku tregoi edhe një detaj mjaft interesant, pasi tha se është këshilluar pikërisht nga ish trajneri i kombëtares, Giani De Biasi, që të transferohet te klubi spanjoll. “Më ka folur shumë mirë për këtë klub. Ai ka qenë këtu trajner, më tha që është një klub i vogël, por si një familje, dhe për mua që jam një person shumë i ndjeshëm do të ishte klubi perfekt. Më tha të vija këtu pa hezituar dhe e vërteta është që në tre ditët e para që kam qenë këtu më ka rezultuar saktësisht siç më ka thënë De Biasi”, mbylli prononcimin e tij Sadiku.

 

Gjermani, bisedimet në fazën finale

0

Në Gjermani, CDU dhe SPD kanë nisur fazen finale të negociatave për formimin e qeverisë, me shpresën se vullneti pozitiv do të mposhtë ndasitë e shumta që kanë dy partitë e mëdha. Merkel dhe Martin Schulz, e kanë pranuar faktin që palët kanë mospërputhje programore, por u shprehën optimistë mbi mundësinë e gjetjes së linjës së përbashket. Vonesat për krijimin e kabinetit, kanë ndikuar negativisht për Kancelaren Merkel, ndërsa një sondazh tregoi se 46% e Gjermanëve janë kundër një mandati të katërt për Zonjën e Hekurt.  Ndonëse kanë ndasi të mëdha për cështjet që po diskutojnë, CDU dhe SPD kanë nisur më një frymë optimiste fazën e fundit të negociatave që mund të konkludojnë me formimin e një tjetër koalicioni me bazë të gjerë. Të paktën kjo është lënë të kuptohet nga deklaratat e krerëve të dy partive, Angela Merkel dhe Martin Schuls. Në prononcimin e saj për mediat, Kancelarja e cila është në kërkim të një mandati të katërt qeverisës, u shpreh se palët, pavarsisht ndasive të shumta, kanë vullnet pozitiv për gjetjen e gjuhës së përbashket. “Tani ne duhet të tregojmë qëndrimet tona dhe të identifikojmë mosmarrëveshjet. Mendoj se është e drejtë të them që ka ende pika për të cilat duhet të flasim. Kemi vullnet pozitiv për t’i tejkaluar pengesat, por ka ende shumë punë përpara nesh.”  Në të njëjtën linjë qëndroi edhe lideri i social-demokratëve, Martin Schuls. “Ne jemi në një fazë ku duhet të flasim në mënyrën më serioze të mundshme dhe të shohim me detaje kontratën qeverisëse. Do të mundohemi të identifikojmë zona ku mund të vendosim kompromis.”  Koha e humbur për formimin e një koalicioni qeverisës ka ndikuar negativisht për imazhin e Kancelares, Angela Merkel. Një sondazh i realizuar së fundmi tregoi se 46% e gjermanëve mbeten kundër një mandati të katërt për Zonjën e Hekurt, që mund të përbëjë ndoshta edhe shkallën më të ulët të pranueshmërisë së Merkel gjatë viteve të saj të qeverisjes.

Sarri shihet si trajner i ardhshëm I Chelseat

0

Edhe pse Conte është betuar se do të respektojë kontratën e tij si trajner te Chelsea, duket se durimi i ka sosur më parë pronarit të klubit londinez, që po projekton lëvizje në pankinë. Nëse pak kohë më parë ishte Luis Enrique emri më i lakuar, preferencat kanë ndryshuar kohët e fundit dhe Maurizio Sarri, trajneri aktual i Napolit është bërë zgjedhja e parë. Manajti rus ëshët gati që të paguajë klauzolën prej 8 milionë eurosh që mban të mbërthyer trajnerin me Napolin. Këtë fakt e di shumë mirë edhe presidenti I Napolit, Aurelio de Laurentis, që ka konfirmuar se po punon për të bindur Sarrin të qëndrojë. Dhe në fakt fjalën e fundit do ta thotë pikërisht Sarri, që nga njëra anë është shumë i dhënë pas projektit që ka krijuar te Napoli, por edhe nga dëshira që idetë e tij për futbollin ti provojë edhe në Angli, ku duken më të përshtatshme. Por më joshës është përfitimi ekonomik që Sarri ende nuk e ka arritur te Napoli, ndërkohë që Chelsea i ofron 10 milionë euro në sezon, aq sa Chelsea paguan sot Conten.

Protestë kundër marrëveshjes për detin para Kryeministrisë

0

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara goditës së Kryeministrisë për të protestuar kundër marrëveshjes së detit me Greqinë. Me flamuj kombëtar dhe harta të Shqipërisë etnike, protestuesit kënduan himnin kombëtar përpara Kryeministrisë. Protesta është organizuar nga shoqëria civile. Megjithëse ende nuk ka një draft përfundimtar të marrëveshjes, deklaratat e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se hapësira detare greke zgjerohej me 12 milje shkaktoi një furi reagimesh në vendin tonë.

Kate Upton zhvlerëson aksionet e Guess

0

Aksionet e Guess ranë me 17 % pas një postimi në Twitter të modeles dhe aktores Kate Upton, e cila akuzon bashkëthemeluesin e kompanisë për shantazhim të grave. “Është zhgënjyese që Guess, një markë ikonë për femrat, vazhdon të ketë Paul Marcianon si drejtor artistik”, pohoi modelja duke përdorur hashtagun popullor #metoo, që denoncon përhapjen e dhunës seksuale. “Ai nuk duhet lejuar të përdorë pushtetin e tij në industrinë e modës për të shantazhuar seksualisht dhe emocionalisht gratë”, vijon më tej postimi i Upton, e cila në 2011-ën ka pozuar për Guess. Kompania e famshme përgënjeshtroi pretendimet e aktores dhe modeles. “Marciano mohon të ketë pasur ndonjë sjellje të papërshtatshme ndaj Upton”, thuhej në deklaratën e Guess. Ndërsa pohon se do të adresojë shqetësimet e modeles, kompania sqaron se ajo ende nuk ka ngritur ndonjë pretendim. Guess tha gjithashtu se kishte hetuar pretendimet se Marciano ishte sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj dy grave, në muajin nëntor të 2017-ës, por deri më tani nuk ishte vërtetuar asgjë. Nga ana e tij, drejtori artistik i kompanisë iu përgjigj akuzave të Upton përmes websajtit Tmz, duke thënë se nuk e kishte prekur kurrë dhe nuk kishte qenë kurrë vetëm me të.

SHBA, bomba të vogla për t’iu kundërvënë Rusisë

0

Ushtria amerikane ka propozuar diversifikimin e arsenalit të saj bërthamor dhe prodhimin e bombave të reja e më të vogla atomike për t’i bërë ballë Rusisë. Propozimet janë prezantuar në një dokument të posaçëm të Departamentit të Mbrojtjes, i njohur si Rishikimi i Gjendjes Bërthamore, RGJB. Ushtria e Shteteve të Bashkuara është e shqetësuar për faktin se Moska zyrtare i konsideron armët bërthamore amerikane si shumë të mëdha për t’u përdorur, që do të thotë se ato nuk jamë më efikase dhe nuk ofrojnë garanci. “Nëse prodhojmë armë bërthamore më të vogla, atëherë kjo e ndryshon pikëpamjen e rusëve”, thuhet në dokumentin zyrtar. Armët me rendiment të ulët janë më të vogla, më pak të fuqishme dhe me një forcë nën 20 kilotonë. Sidoqoftë, ato janë ende shkatërruese. Bomba atomike e hedhur në qytetin japonez të Nagasakit në fund të Luftës së Dytë Botërore kishte të njëjtën fuqi shpërthyese dhe vrau mbi 70 mijë njerëz. “Strategjia jonë është të sigurohemi që Rusia ta kuptojë se përdorimi i armëve bërthamore, që sot është i kufizuar, është gjithësesi i papranueshëm”, thuhet në dokumentin e Pentagonit. Nënsekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan deklaroi se arsenali bërthamor i Shteteve të Bashkuara e ka mbajtur vendin të sigurtë për 70 vjet. “Nuk mund t’i lejojmë vetes të dalim jashtë përdorimit”, tha ai në një takim me mediat në Uashington.