Kim Kardashian është parë për herë të parë në publik me vajzën e saj të porsalindur Çikago! Ylli i televizoneve u fotografua në Los Angeles ndërsa po dërgonte vajzën e saj në pediatri. Vajza e saj Çikago erdhi në jetë vetëm 3 javë më parë nga një nënë zëvëndësuese.
Kim mbante të porsalindurën në karrocë e shoqëruar nga dadoja dhe një truprojë.
Kim Kardashian na tregon Cikagon e vogël
Rilyerja e fasadave të pallateve, Bashkia e Tiranës thirrje për të paraqitur idetë
Tirana pritet që të vishet sërish me ngjyra. Bashkia e Tiranës shumë shpejt do të rinisë projektin për rregullimin e fasadave të pallateve në kryeqytet dhe lyerjen e tyre, projekt ky i nisur që në kohën kur kryetar ishte Edi Rama në vitet 2003-2004. Pallatet ngjyra-ngjyra bënë që mediat e huaja të kryenin një sërë reportazhesh për mënyrën se si po ndryshonte Tirana. Për këtë qëllim, Bashkia Tiranë, përmes Ndërmarrjes së Dekorit, lajmëron të gjithë piktorët, artistët vizualë dhe studentët e arteve figurative të depozitojnë pranë zyrave të kësaj ndërmarrje idetë e tyre për pikturimin e fasadave të qytetit. Afati i fundit i dorëzimit të ideve dhe të formularit të aplikimit do të jetë data 28 shkurt 2018. Gjatë ndërhyrjeve që do t’i bëhet fasadave të pallateve do të preken edhe bizneset në katet e para të ndërtesave, që do të unifikohen me mënyrën e vendosjes së tabelave të reklamimit.
Aksidenton kalimtaren, policia i gjen lëndë narkotike
Një 56 vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi u përplas nga një automjet “Volksvagen” në zonën e Laprakës në Tiranës. Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:20, në rrugën e “Dritan Hoxha”, ku ka humbur jetën këmbësorja me iniciale L.D. e cila ka humbur jetën pak momente pas përplasjes. Policia thotë se ka arrestuar shtetasin Edmond Goxhaj, drejtuesi i mjetit që shkaktoi ngjarjen e rëndë, të cilit i është gjetur edhe lëndë narkotike. “Nga kontrolli i ushtruar në mjetit është gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.8 gramë me gjithë ambalazhin lëndë e dyshuar e llojit kokainë”, sqaron policia. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Shkodër, goditet një grup i trafikut të kokainës
Policia e Shkodrës ka goditur një grup kriminal që merren me trafikun e kokainës, duke çuar në pranga tre persona, e katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Me anë të një njoftimi, Prokuroria e Shkodrës sqaron se me urdhër të saj, janë arrestuar shtetasit me inicialet I.T, E.Z dhe S.A dhe për 4 persona të tjerë janë nxjerrë urdhëra ndalimi nga Prokurori, për shtetasit me inicialet H.S, A.V, K.U dhe A.M. Në deklaratë thuhet se janë sekuestruar një sasi prej 2237,6 gram lëndë narkotike e mbështjellë në qese e ndarë në dy pako, e dyshuar si kokainë. Gjithashtu, prokuroria sqaron se grupi përdorte një lokal i quajtur “Sambo” që shfrytëzohej për shpërndarje dhe përdorim të lëndëve narkotike, lokal i cili është vendosur nën sekuestro. Të akuzuarit kanë përdorur edhe tre automjete Audi, BMW dhe Ford. Gjithashtu janë sekuestruar telefona celular të të dyshuarve; një sasi parash lekë dhe valutë e huaj dhe sende të tjera që mbaheshin nga të dyshuarit me cilësinë e provës materiale. Në një deklaratë, bëhet e ditur se hetimet kanë vijuar për tre muaj, duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit (vëzhgime, përgjime ambjetale dhe telefonike dhe blerje të simuluar). Po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë bashkëpunëtorëve të grupi kriminal.
Shkodër, grabitet argjendaria
Një argjendari është grabitur gjatë natës në qytetin e Shkodrës nga persona ende të pa identifikuar. Autorët kanë hapur me forcë qepenin e argjendarisë dhe më pas kanë thyer xhamin duke vjedhur bizhuteri. Ende nuk dihet vlera e bizhuterive të grabitur, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur verifikimet për rastin. Gjithashtu, janë sekuestruar kamerat e sigurisë me shpresën se me anë të filmimeve mund të zbardhet ngjarja. Më datë 03.02.2018, rreth orës 02 :54, eshte vjedhur me thyerje një dyqan Argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar shtetasin E. D. Shërbimet e policisë kanë shkuar në kohë reale në vendngjarje, ku në afërsi të objektit autoret kane braktisur automjetit që dyshohet se kane kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq munden të largohen. Mjeti Wolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjendarisë. Grupi hetimor në vendngjarje ka fiksuar dhe administruar çdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve
Protestë përpara kryeministrisë për detin
Aktivistë të shoqërisë civile kanë thirrur sot një protestë në orën 11:00 para godinës së Kryeministrisë për të kundërshtuar faljen e 12 milje det Greqisë. Protesta është organizuar përmes rrjeteve sociale menjëherë pasi ministri grek i Jashtëm deklaroi se nga negociatat mes homologun shqiptar Ditmir Bushati, hapësira detare e Greqisë do të rritej me 12 milje. “Duke parë reagimet tuaja në lidhje me lajmin se Qeveria e Shqipërisë i ka falur 12 milje në det Greqisë, e konfirmuar zyrtarisht nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, për mediat greke, vendosëm: Të therrasim një protestë ditën e shtunë, me datë 3 shkurt, ora 11:00, tek Kryeministria. Kujdes! Protestë pa dallime politike. E përbërë vetëm nga ata që e duan me zemër e shpirt atdheun tonë. Mikrofoni i hapur për të gjithë. Protestë popullore, pa lider. Unë edhe i vetëm do jem aty, sepse do t’a mbrojmë territorin e Shqipërisë në çdo cep, me çdo kusht dhe në çdo kohë. Nëse je patriot, të lutem shpërndaje këtë status dhe fto sa më shumë shqiptare. Aty, të gjithë bashkë, do të vendosim për mjetet që do të përdorim për anullimin e kësaj marrëveshje. Mos harroni se cfarë ka thënë Ismail Qemali: “Ne nuk do të pranojmë asnjë të keqe për vendin tone, as të madhe, as të vogël”, thuhet në një prej postimeve të rrjetet sociale të organizatorëve.
Moti i keq, ndalohet lundrimi në det
Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit tonë, shoqëruar me shtrëngata shiu dhe ere të fortë. Shtrëngata me shi dhe erë të fortë kanë shkaktuar bllokimin e sektorit të peshkimit dhe ngarkim shkarkimit në portin e Durrësit. Përballë kësaj situate, anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm janë urdhëruar të mos dalin në det deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Forca e detit mbi 6 ballë në breg dhe 8 në det të hapur. Moti i keq ka përfshirë edhe Vlorë, ku në portin e këtij qyteti, lundrimi është pezulluar që prej ditës së djeshme. Edhe trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka pezulluar lundrimin për shkak të dallgëzimit deri në 7 ballë në det të hapur. Ndërkohë është pezulluar lundrimi edhe për peshkarexha e anije peshkimi.
Lojërat Olimpike Dimërore, presidenti Ilir Meta i “dorëzon” flamurin kombëtar
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i dorëzoi sot Flamurin Kombëtar delegacionit sportiv shqiptar që do përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, të cilat do të zhvillohen në Korenë e Jugut nga data 9 deri më 25 shkurt. Në fjalën e tij, Meta u shpreh: “Dua të shpreh kënaqësinë time që i dorëzova Flamurin Kombëtar delegacionit që do të na përfaqësojë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe u uroj shumë suksese”“Mendoj se ne kemi nevojë për të ridimensionuar vetveten edhe në sport, edhe në turizëm, duke pasur në konsideratë se kemi mjaft male dhe dimri, në një pjesë të madhe të vendit, është mjaft interesant. Na duhet të promovojmë akoma më shumë sportet e tilla, sportet dimërore, sepse përveç të tjerave, janë edhe mjaft të shëndetshme për të rinjtë”,-tha Meta. Në këto lojëra, Shqipëria do ta përfaqësohet nga dy sportistë.
Proçedohen penalisht për ujin e pijshëm debitorët
6 pronarë biznesesh u proceduan penalisht nga Ujësjellësi i Durrësit në ditën e dytë të aksionit për ujin e pijshëm. Grupet në terren evidentuan biznese debitore në zonën e Currilave në Durrës dhe në zonën midis Vorës dhe Shijakut. Ndërkaq pranë sporteleve të Ujësjellës Kanalizime Durrës vazhdon fluksi i qytetarëve që nuk kanë lidhur kontrata uji, apo që janë debitorë duke lidhur aktmarrëveshje. Në Dibër nga kontrollet e kryera në 20 biznese janë proceduar penalisht 3 prej tyre. Hapi i dytë do jetë për debitorët privatë nëpër banesa, deri në shlyerjen përfundimtare të pagesave të ujit të pijshëm.
Hapet bordello e parë me kukulla seksi
Sipas faqes së internetit të “Xdolls”, detajet e vendndodhjes të bordellos së re janë sekrete dhe e vetmja mënyrë për të shkuar, është duke prenotuar fillimisht në internet. Ju merrni vendndodhjen vetëm pasi rezervimi juaj konfirmohet. Procedura që vjen më pas është e thjeshtë. Një recepsionist ju drejton për në zonën tuaj të relaksit, ku të pret kukulla e seksit që i përputhet kërkesave të tua. Një orë me një nga këto kukulla do t’ju kushtojë 89 euro dhe kostoja prej dy orësh është 149 euro. Aktualisht ekzistojnë tre kukulla seksi me bazë silikoni, të quajtur Lily, Sofia dhe Kim.

