Ministria e Brendshme reagon pas akuzave të opozitës
Akuzave të opozitës për marrëveshjen e nënshkruar sot midis kreut të Ministrisë së Brendshme dhe kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, kjo ministri i konsideron si shqetësime të pakuptimta, duke nënvizuar se nuk është hera e parë që firmosen marrëveshje të tilla. Ministria jep edhe një shpjegim, duke theksuar se në kushtet krimi sofistikohet dhe vepron pa barriera burokratike, institicionet nuk mund të luftojnë secili në parcelën e vet. Ministria thekson se respekton autoritetin e vetëm të Prokurorisë në drejtimin e hetimeve. Ministria e Brendshme shpreh keqardhje për deklaratat e sotme të opozitës ndaj shqetësimit të pakuptimtë, për marrëveshjen e firmosur mes Ministrit të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo nuk është marrëveshja e parë dhe as e vetmja në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve në luftën kundër kriminalitetit dhe krimit të organizuar në veçanti. Në kushtet kur krimi organizohet, sofistikohet dhe vepron pa barriera burokratike, autoritetet shtetërore dhe agjencitë ligjzbatuese nuk mund të kenë luksin apo t’i lejojnë vetes, që pavarësisht vullnetit të tyre të mirë, të luftojnë secili në parcelën e vet. Marrëveshja, teksti i së cilës është bërë publik edhe për opinionin e gjerë, garanton, njeh dhe respekton autoritetin e vetëm të Prokurorisë në drejtimin e hetimeve. Ajo vë pikërisht të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e Policisë së Shtetit në shërbim të Prokurorisë, për hetime të plota dhe të specializuara. Përfaqësuesit e opozitës që dolën sot në konferencë për media, minimalisht shtrembëruan dhe keqpërdorën detajet e marrëveshjes, duke pretenduar shkelje të dispozitave ligjore në fuqi. Përkundrazi, kjo marrëveshje është lidhur në bazë dhe në zbatim të kornizës ligjore në fuqi, për luftën kundër krimit të organizuar. Marrëveshja detajon aspekte organizative të nevojshme për të garantuar hetime efikase, çuarjen para drejtësisë të eksponentëve të grupeve kriminale si dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga aktivitete të paligjshme. Sot, ajo çka prisnim nga opozita ishte një mbështetje për vullnetin dhe hapat e hedhura nga Policia e Shtetit dhe organet e tjera në luftë me paligjshmërinë. Mund të heshtnin, nëse këtë nuk e bëjnë dot. Opozita është e ftuar të bashkëpunojë dhe monitorojë, brenda kufijve ligjorë, gjithë punën e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit”.
Shqiptarët paguajnë 20 mijë dollarë për të shkuar në SHBA
20 mijë dollarë për të udhëtuar ilegalisht drejt SHBA. Ky është çmimi që disa dhjetëra qytetarë shqiptarë kanë paguar për të udhëtuar drejt SHBA, Kanadasë e Britanisë së Madhe të pajisur me pasaporta false. 10 mijë dollarë paguheshin në momentin që marrin në dorëzim pasaportat dhe biletat e avionit, ndërsa 10 mijë dollarë të tjera pasi mbërrinin në Amerikë e pagesa bëhej me anë të një llogarie bankare amerikane. Policia italiane e qytetit të Peruxhias në bashkëpunim me Policinë kufitare amerikane Homeland Security ka ekzekutuar operacionin “Overtime” i cili ka goditur grupin kriminal italo-shqiptarë që organizonte udhëtime me pasaporta false të shtetasve shqiptarë drejt SHBANë hetimet e këtij operacioni ka marrë pjesë dje një agjent i FBI e janë shtrirë në tre shtete në Shqipëri, Itali e SHBA duke identifikuar 36 shtetas shqiptarë që kanë hyrë në teritorin amerikan me pasaporta të falsifikuara o të vjedhura italiane. Nën pranga janë vënë 3 persona: shtetasi shqiptar P.P 37 vjec e dy italianë 47 e 44 vjeç. Që prej vitit 2013 me anë të një agjencie turistike në pronësi të shtetasve italianë, ata organizonin udhëtime të shtetasve shqiptarë drejt Amerikës, Kanadasë e Britanisë së Madhe. Disa herë pagesa kryhej me këste e në raste vonese kërcënoheshin me dhunë familjarët e personave. Sipas policisë italiane shtetasi shqiptar ishte personi që siguronte pasaportat, të cilat rezultojnë të vjedhura apo të falsifikuara. Ky grup kriminal kishte disa baza logjistike në Shqipëri. Gjatë ditës së sotme 37 vjeçari shqiptar është marrë në pyetje nga prokuroria italiane dhe avokati i tij David Zaganelli ka deklaruar se ai do të bashkëpunojë me drejtësinë italiane duke rrëfyer skemën e plotë të këtij aktiviteti kriminal Të akuzuarit për të komunikuar mes tyre përdornin sistemin Viber.
Tifozat kuq e zi i bashkohen protestës për detin
Jo vetëm futbolli bashkon njerëzit. Grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të shumtë në protestën e nesërme përballë kryeministrisë. Kjo protestë do të mbahet për shkak se sipas një deklarate të ministrit të jashtëm grek, Shqipëria dhe shteti grek kanë rënë dakord për zgjerimin e ujërave greke me 12 milje detare.
Zidane në rrezik
Pasi u mposhtën nga Leganes në Kupën e Mbretit, e me 19 pikë diferencë nga kryesuesit e La Ligës, Barcelona, pati një moment reflektimi në dhomat e zhveshjes së Realit të Madridit javën e kaluar. Për herë të parë këtë sezon, e me 5 titujt e vitit 2017 në mendjet e tyre, skuadra duket se la mënjanë autokritikën dhe kuptoi se po i bënte gjërat shumë keq. “Kabineti i krizës” i ngrit me dëshirën e futbollistëve, kryesisht nga ata që mbajnë peshën kryesore në dhomat e zhveshjes, në përpjekje për të rianalizuar atë fillim tepër të dobët të sezonit. Ata besojnë te Zinedine Zidane dhe, për herë të parë në këto dy vite, ata panë trajnerin e tyre të mposhtur, të lodhur dhe në vështirësi të mëdha në konferencën për shtyp pas humbjes me Leganes. Ata patën frikë se, “Zizou” mund të largohet nga ekipi në fund të sezonit, një ide e paimagjinueshme për skuadrën, e cila duket se gëzon një respekt të madh për francezin. “Bërthama” e ekipit, nga Sergio Ramos te Cristiano Ronaldo, nga Marcelo e Dani Carvajal te Luka Modriç e Toni Kroos, por edhe Keylor Navas po i qëndrojnë në krah dhe nuk mund ta imagjinojnë jetën sportive pa të në krye të Realit. Përkundrazi, të gjithë këta duan që Zidane të qëndrojë edhe për shumë vite. Në “Santiago Bernabeu”, pas humbjes me Leganesin, lojtarët duket se vunë gishtin te forma e tyre fizike, ndërsa Carvajal e Ramos dolën përpara medias për të thënë, për herë të parë, se nuk kanë performuar siç pritej. Ditët në vijim, në Valdebebas, pas takimit dhe bisedave mes shokëve të ekipit, pati një reagim të menjëhershëm nga lojtarët. Të gjithë ishin të bindur se duhej të jepnin më shumë në stërvitje dhe në ndeshjet e radhës, për të arritur objektivat e këtij sezoni. Dëshira për të përmbysur krizën përreth dhe për të mbështetur Zidanen me rezultate është kthyer tashmë në një mbështetje publike e pakushtëzuar që do të vazhdojë deri në fund të sezonit, më së paku, pavarësisht se çfarë ndodh në përballjet me Paris SG. Lojtarët janë në rakordim të plotë me fjalët e trajnerit në shtyp dhe e dinë se ekzistojnë disa thashetheme se Mauricio Mochettino mund ta zëvendësojë francezin. “Të vesh në diskutim postin e Zidane është çmenduri, ai është trajneri më i mirë i mundshëm”, tha Modriç pas fitores në “Mestalla”. Ndërkohë, Marcelo këmbënguli më tej. “Zidane është trajneri me të cilin jam lidhur më shumë gjatë jetës sime”. “Kam qenë në situata të tilla edhe në të kaluarën, por ndryshimi i trajnerit nuk është gjë e mirë, edhe pse nuk i marr unë vendimet”, ishin fjalët e Sergio Ramos pas ndeshjes me Leganes.
Rikthehet grupi “Spice Girls”
Prej muajsh flitet për një ribashkim të mundshëm mes ish pjestareve të grupit “Spice Girls” dhe më në fund këto thashetheme janë konfirmuar. Të gjitha vajzat janë nisur për të bërë një mbledhje sekrete në Londër pas shumë vështirësishë për t’ja mbushur mendjen Victoria Beckham. Ikona e modës thuhet se do të lërë pas dore Javën e Modës në New York për t’u përgatitur për ribashkimin e grupit. Ato do të mbajnë koncerte të ndryshme në Britani, Shtetet e Bashkuara madje edhe në Kinë. Arsyeja përse ato vendosën të ribashkoheshin pas kaq shumë kohësh përpjekje është falë koncerteve në Kinë ku do të shpërblehen me 10 milionë dollarë secila dhe kushti i vetëm është që Victoria Beckham të mos këndojë.
Shqipëria në zonën e rrezikut për tërmete
Shqipëria është në zonën e rrezikut për sa i përket rrezikut nga aktiviteti sizmik. Sipas një raporti të fundit nga dy shkencëtarë amerikanë, vendi vlerësohet me një normë risku prej 10 për qind, më e larta në të gjithë Europën, e vetmja me ngjyrë të kuqe . Gjeologët parashikojnë se mund të ketë dy herë më shumë tërmete në vitin 2018 në të gjithë botën. Viti 2018 regjistroi vetëm në muajin e parë të tij tre tërmete të forta me magnitudë mbi 7 ballë. Edhe pse e vështirë që të parashikohen tërmetet, në një raport të publikuar nga dy shkencëtar amerikanë, Roger Bilhalm dhe Rebecca Bendick, argumentojnë se në pesë periudha historike, aktiviteti sizmik u dyfishua kur rrotullimi i Tokës u ngadalësua. Raporti vlerësoi përqindjen e rrezikut duke marrë në shqyrtim 173 vende të botës, bazuar në probabilitet e ndodhjes së një tërmeti, stuhie, përmbytje, thatësire dhe rritjes së nivelit të detit. Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit II para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë. Prej këtyre 55 tërmeteve të një periudhe më shumë se 2000-vjeçare, 36 i takojnë shekullit të 19. Stacionet europiane të sizmologjisë kanë regjistruar matjen e saktë të tërmeteve në Shqipëri me magnitudë 6 ballë që në fillim të shekullit të 20-të. Ndërsa magnitudat më të ulëta deri në dy ballë kanë nisur të maten në fund të viteve 1960. Shqipëria është në mesin e një zone të gjerë kontakti midis pllakave tektonike të Afrikës. Rajonet që rrethojnë Shqipërinë përfshijnë një zonë tektonike mjaft të gjerë, ku bëjnë pjesë Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria Jugore dhe Turqia Perëndimore. Çdo vit, në këtë rajon ndodh të paktën një tërmet me magnitudë më të ulët se 6.5 ballë.
Ozil më i paguari te Arsenal
Pas nënshkrimit me Mkhitaryan dhe Aubameyang, një tjetër lajm i mirë vjen për tifozët e Arsenal. Topçinjtë arritën marrëveshjen për zgjatjen e kontratës me mesfushorin gjerman, Mesut Ozil. Mesfushori gjerman, kontrata e të cilit skadonte në fund të sezonit, ndryshe nga Alexis Sanchez, u qëndroi besnik “topçinjve” dhe dje rinovoi zyrtarisht edhe për 3.5 vite të tjera. Rroga e re do t’i kalojë 300 mijë paundët në javë duke e bërë jo vetëm futbollistin më të paguar të klubit (12 milionë paund ose 13.6 milionë euro në vit neto), por edhe gjermanin më të paguar në histori. Fantazisti 29-vjeçar refuzoi 25 milionë euro në vit nga Guanzhuja në Kinë për të qëndruar në Europë.
/Ora News.tv/
Kush është greku i arrestuar për vrasjen
Zbulohet fotoja e ekfetivit të forcave speciale greke i cili është arrestuar si ekzekutori me pagesë i Devi Kasmit. Shtetasi grek i arrestuar eshte Efthymiou Efthymious. 41 vjeçari lindur e banues Arta Greqi. “Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Shtetasi grek është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në vitin 2012, ai është përjashtuar nga kjo strukturë për faktin se është konstatuar si trafikant i lëndëve narkotike” informoi drejtori i policisë së Tiranës.
Berisha reagon për detin, i përgjigjet Bushati
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se me marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Greqisë për detin, shteti helen i falen fusha të tëra me naftë dhe gaz në detin jon, duke zgjeruar hapësirën detare greke nga 6 milje në 12 milje. Berisha thotë se qeveria e tij refuzoi të bënte pazar me Greqinë për një çështje të tillë, duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se me palën greke në marrëveshje ishte përdorur parimi i baraslargësisë. Pas largimit nga pushteti, pala greke e pa se kishte te bënte tani me nje karagjoz dhe nje karabush, përkatësisht neobllokmenet; piktorin dështak Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Bushatin, te cilet per shkak te veprimeve te tyre te papjekura nuk i përfilli për katër vite as per hosh as per balosh dhe arriti t’u diktoje se fundi marrëveshjen aktuale te detit duke marre per vete gjithcka deshi, si fushat gjigante te gazit dhe naftes, me te medhate ne Jon dhe Mesdhe, te zgjeroje nga 6 milje ne 12 milje kufirin e ujrave territoriale me Shqipërinë duk u lënë ne dore si shperblim piktorit deshtak dhe Ditziut, nje letër te vdekur, atavizem te turpshme per te gjitha qeverite greke, ligjin e luftës me Shqipërinë. Në një reagim, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se ish-kryeministri është i “tërbuar” për marrëveshjen e 2009-s, duke i kujtuar: “shih hallet me drejtësinë e re”. Sali! Ti e kupton më mirë nga të tjerët se ç’faqe e zezë do duket marrëveshja jote e detit së shpejti, ndaj je tërbuar! S’ke ç’i bën, shih hallet me drejtesinë e re.




