Përfundimin me sukses të operacionit “Enigma”, për identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord të autorëve të dyshuar të vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë, e ka përshëndetur edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”. “Operacion i shkëlqyer: Identifikim dhe arrestim rekord i autorëve të dyshuar të vrasjes në Tiranë. Falënderim Policisë Tiranë për profesionalizmin e treguar. Faleminderit Prokurorisë Tiranë për bashkëpunimin shumë të mirë”, shkruan ministri Xhafaj në postimin e shoqëruar edhe me videon e operacionit. Në përfundim të postimit të tij, Xhafaj thekson se është i bindur për të tjera rezultate pozitive.
Ku mund të jetosh deri 120 vjeç
Në një një krahinë malore në Pakistan, njerëzit jetojnë mesatarisht deri në 120 vite. Aty është një fis i tërë për të cilët të jetosh kaq shumë vite është bërë diçka normale. Banorët e Hunzas shprehen se ka disa arsye të cilat ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre. Një 116 vjeçare ka treguar se sekreti i jetëgjatësisë së saj është fakti që ajo është beqare dhe nuk ka pranuar të dominohet nga askush. Ata nuk stresohen për gjëra pa rëndësi dhe e marrin jetën me shumë sportivitet. Madje për ata është e zakonshme që të bëhen prindër pas moshës 60 vjeç. Punojnë gjithë kohën, janë aktivë, konsumojnë vetëm produktet që i prodhojnë vetë dhe për një periudhë 2 deri në 5 muaj konsumojnë vetëm lëngun e kajsisë.
Ndërkohë ata nuk janë një popull shumë i zhvilluar. Rreth rreth 95 % e popullsisë dinë që të lexojnë dhe po ashtu praktikojnë edhe meditimin. Ata, thuajse nuk sëmuren asnjëherë.
Rama: Marrëveshja Xhafaj-Marku, në kundërshtim me Kushtetutën
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama e konsideron si në kundërshtim me Kushtetutën, marrëveshjen midis ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Në një pikë të marrëveshjes, përmendet lufta kundër korrupsionit, çka sipas deputetit të LSI-së, kjo detyrë është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore. Marrëveshja mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme, në kundërshtim me Kushtetutën! Akt injorance i mbushur me lajthitje gjuhësore, logjike dhe juridike! Është shitur si një ngjarje e rëndësishme marrëveshja e nënshkruar sot mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme, e cila ka për objekt ( citoj sipas origjinalit të marrëveshjes): “hetimin e specializuar, të shpejtë, të gjithanshëm të grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale te trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”. Mjafton të lexosh vetëm objektin e marrëveshjes të cituar me lart, dhe do te gjesh menjëherë kundërshtinë e saj me Kushtetutën. Sepse krimi i korrupsionit në bazë të Kushtetutës dhe paketës së ligjeve të reformës në drejtësi është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore, të cilat sipas nenit 148, pika 4 të Kushtetutës janë të pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm! Pra, ç’punë ka Prokurori i Përgjithshëm, dhe aq me pak Ministri i Brendshëm me luftën kundër korrupsionit, që është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme?! Marrëveshja është në kundërshtim flagrant e të hapur me Kushtetutën! Dhe duke iu referuar sërish objektit të saj, pra objektit të marrëveshjes, gjejmë në të një mori lajthitjesh gjuhësore, logjike e juridike! Pra, përveç se një akt antikushtetues, është edhe një akt injorance gjuhësore, logjike e juridike. Për ilustrim të kësaj injorance skandaloze po citoj : “…krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar,”! Formalisht, për të qenë korrekt në aspektin gjuhësor, do të duhej të ishte “kundër krimit të korrupsionit dhe atij financiar”, sepse ashtu si e kanë formuluar injorantët që kanë përgatitur tekstin e marrëveshjes, i bie të konsiderohet krim po të jesh kundër korrupsionit! Dhe diçka tjetër po për injorantët që kanë hartuar tekstin e marrëveshjes: shkruhet objekt i kësaj marrëveshjeje dhe jo objekt i kësaj marrëveshje!
PD nuk i beson marrëveshjes Xhafaj-Marku
Partia Demokratike e cilëson antikushtetuese marrëveshjen e lidhur mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë këtë të premte. Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi dolën në një konferencë për mediat. “Sot është lidhur një marrëveshje bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe policisë. Sot është lidhur një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Prokurorisë”, tha Alibeaj. Alibeaj thotë se nga një kryeprokuror të përkohshëm tashmë kemi një prokuror privat të përhershëm të Edi Ramës. Gazment Bardhi pretendon se marrëveshja ka efekt të kundërt nga ajo që deklaron Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme. “Marrëveshja i shërben shmangjes së përgjegjësisë penale të zyrtarëve të korruptuar dhe mbi të gjithë grupave të rrezikshme kriminale, pasi në gjykatë nisja e hetimeve sipas kësaj marrëveshjeje quhet nul”, u shpreh ai.
Ermal Meta në Sanremo
Ermal Meta, tashmë për të tretën herë radhazi do të jetë pjesë e skenës së Sanremo 2018, ndërsa këto ditë ka publikuar edhe videoklipin e këngës që do të prezantohet në festivalin më të madh të muzikës italiane. Kënga, ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), është një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro, ndërsa trajton një tematikë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist. Sanremo 2018 do të zhvillohet prej datës 6 deri më 10 shkurt në teatrin Ariston të qytetit të Sanremos e do të drejtohet nga një emër i rëndësishëm i muzikës italiane, nga këngëtari Claudio Baglioni. Në kategorinë big do të garojnë 20 këngëtarë të njohur italianë.
Linda Rei pozon nudo
Linda Rei sapo i “shpalli luftë” Kim Kardashian dhe arriti të thyejë internetin me tre fotot e postuara në “Instastory”. Ajo vazhdon të ketë vëmendjen e medias edhe pas largimit nga “Dance With Me”. Ditën e djeshme, “showgirl” shqiptare na prezantoi me të dashurin e ri, ndërsa sot publikoi tre foto të saj nudo, krah dy meshkujve. Imazhet janë realizuar në natyrë, ndërsa dy meshkujt, ashtu si Linda, nuk mbajnë asgjë veshur.
ZAEV: SHPRESOJMË NË NJË ZGJIDHJE PËR EMRIN BRENDA KËTJ VITI
Në një deklaratë pë mediat bullgare kryeministri maqedonas Zoran Zaev u shpreh se zgjidhja për çështjen e emrit me Greqinë do të arrihet Brenda vitit. Më pas marrëveshja do i nënshtrohet një referendum në vend. Kryeministri i MAqedonisë Zoran Zaev pret që deri në mes të këtij viti të gjendet zgjidhje për debatin 27-vjeçar për cështjen e emrit me Greqinë dhe në Samitin e NATO-s në qershor të aktivizohet ftesa zyrtare për anëtarësimin e vendit. Në një deklaratë për televizionin bullgar “Nova”, Zaev tha se zgjidhja do të duhet të miratohet në referendum. Sipas tij referendumi duhet të jetë garanci shtesë edhe për palën greke, pasi do të rrëzoheshin në këtë mënyrë të gjitha dyshimet, dhe populli maqedonas do ishte i kënaqur duke vendosur vetë për marrëveshjen përfudimtar. Zaev shtori se maqedonasit janë të gatshëm për këtë, dhe zgjidhja përfundimatre do të ruajë dinjitetin e qytetarëve të Greqisë edhe të Republikës së Maqedonisë”. Kryeministri maqedonas tha se së bashku me fqinjët jugorë nga Greqia po bëhet çfarë është e mundur që të hapet debat i brendshëm dhe të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.
Rita Ora një tjetër rekord
Padyshim që 2018-ta do të jetë një vit i suksesshëm për këngëtaren me famë botërore Dua Lipa. Pas publikimit të këngës ‘For You’, ylli i muzikës pop ka ardhur me lajme të reja. Rita Ora do të performojë në BRITs më 21 shkurt. Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja me anë të një postimi në Twitter ku shkruan: “Kam lajme! Vajza juaj do të performojë në BRITs këtë vit! 21 shkurt!”
Në BRITs është nominuar me 5 çmime këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila gjithashtu po arrin sukses të jashtëzakonshëm në tregun ndërkombëtar.
Conte largohet nga Chelsi
Raportet mes trajnerit Antonio Conte dhe drejtuesve të Chelseat, skuadrës kampione në fuqi të Anglisë, komplikohen nga dita në ditë. Jo vetëm merkatoja, që nuk e kënaqi aspak teknikun italian, por edhe rezultatet gjithashtu kanë thelluar hendekun mes palëve, që po shkojnë drejt një divorci të pashmangshëm në fundin e këtij sezoni.Largimi nga froni tashmë është i certifikuar, e “blutë” e Londrës duhet të luftojnë për një vend në Champions. Pa prestigjin dhe milionat e këtij turneu, edhe lojtarët më të spikatur mund të largohen. Pas disfatës në shtëpi kundër Bournemouth, Chelsea e sheh veten tani në vendin e tretë me Liverpoolin, 18 pikë larg nga kreu. Në Angli janë të sigurtë për largimin e italianit, e është thjesht çështje kohe, ndoshta edhe ditësh. Kandidati numër një për ta pasuar po profilizohet gjithmonë e më shumë Luis Enrique. Pasi braktisi pankinën “blaugrana” në fundin e sezonit të kaluar, ish-futbollisti spanjoll është gati të rikthehet në diskutim, e ta bëjë këtë nga një vitrinë e rëndësishme si ajo në “Stamford Bridge”. Tekniku iberik ka kaluar në hierarkinë e pëlqimeve të pronarit rus, Roman Abramoviç, edhe emra të tillë si Allegri dhe Simeone, pasi ka ambicie, është më pak i kushtueshëm dhe nuk ka probleme kontrate.
Vaksina që zhduk kancerin
Studiuesit në Universitetin e Stanfordit thonë se kanë testuar me sukses tek njeriu një vaksinë që nxit sistemin imunitar t’u kundërvihet të gjitha formave të kancerit. Bëhet fjalë për një vaksinë të ndërtuar nga kombinimi i dy ilaçeve ekzistuese që ndodhen në treg kundër tumorit. Studiuesit thonë se vaksiona, që ndodhet ende në fazë testuese ka dhënë rezultate pozitive në të gjitha rastet kur është provuar tek njeriu. Testimi është i thjeshë. Vaksina injektohet tek masa tumoriale e pacientit, duke riaktivizuar qelizat e sistemit imunitar të “ringrihen” duke shkatërruar qelizat kancerogjene deri kur masa tumoriale është e shkatërruar e gjitha. Por nuk ndalet me kaq, studiuesit thonë se kanë vënë re që vaksina ka shkaktuar një efekt zinxhir në gjithë organizimin dhe sistemi i imunitetit ka shkatërruar të gjitha format e tumorit në të gjithë trupin.
