Ditën e sotme është zbuluar identiteti i porositësit të vrasjes së Devi Kasmit pak ditë më parë në Tiranë. I arrestuari është Aurel Hoxhallari 41 vjeç, i cili u arrestua në banesën e tij në periferi të Tiranës. Aurel Hoxhallari është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash. 41-vjeçari Aurel Hoxhallari ka rënë sot në prangat e Policisë së Tiranës për magazinë me drogë, armë dhe mina me sahata që u zbulua në periferi të kryeqytetit. Burime konfidenciale nga policia thonë se në shtëpinë që përdorej si magazinë u sekuestrua rreth 300 kg kanabis sativa, arsenal armësh dhe minash të telekomanduara. Mësohet se ndaj Aurel Hoxhallarit po hetohet edhe si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e Dëfrim Kasmit, por sipas burimeve nga policia është herët për të dalë në një konkluzion të tillë.
QËLLOI ME ARMË NË SHKOLLË DUKE LËNË 5 TË PLAGOSUR, 12-VJEÇARJA: NUK DOJA
Nxënësja 12-vjeçare, e cila qëlloi me armë zjarri dukelënë 5 të plagosur në shkollën e mesme në Los Angeles mëngjesin e enjtes, tha se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Ajo u arrestua të enjten nga policia pasi plagosi 4 nxënës dhe një 30-vjeçare në Shkollën e Mesme Salvador Castro. Sipas policisë, vajza ka dëshmuar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Arma ndodhej në çantën e 12-vjeçares kur hyri në shkollë. Ndërsa po hiqte çantën e shpinës arma u shkep automatikisht duke qëlluar mbi nxënësit, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë për jetën. Policia arrestoi vajzën dhe sekuestroi menjëherë pistoletën gjysmë-automatike që u gjet në vendngjarje. Një student i cili ishte në klasë në atë kohë tha për ABC News se vajza mendonte se arma ishte një armë lodër dhe nuk donte të qëllonte askënd. Nxënësja qëlloi një djalë 15-vjeçar në kokë, një vajzë 15-vjeçe në duar, një djalë 11-vjeçar dhe një vajzë 12-vjeçare dhe një grua 30-vjeçare.
Kinë, furgoni përplas kalimtarët në Shangai, 18 të plagosur
18 persona kanë mbetur të plagosur pasi u përplasën nga një furgon në Shangai të Kinës. 3 prej tyre, përfshirë drejtuesin e mjetit janë në gjendje të rëndë. Policia ka rrëzuar hipotezën e sulmit terrorist. Një furgon ka përplasur kalimtarët në një nga zonat më të populluara të Shangait në Kinë, duke shkaktuar 18 të plagosur, mes të cilëve 3 në gjendje të rëndë. Lajmi konfirmohet nga autoritetet lokale përmes Weibo, rrjetit social më të përdorur në Kinë. Incidenti ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes. Sipas rindërtimit të ngjarjes, furgoni hyri në një rrugë këmbësore në afërsi të “Sheshit të Popullit”, një nga zonat më të mbipopulluara të metropolit kinez, duke përplasur kalimtarët, dhe përfundoi përballë një kafeneje. Policia e Shangait ka përjashtuar hipotezën e ndonjë sulmi terrorist të mundshëm. Në furgon, sipas dëshmive, filluan flakët përpara se të përfundonte në pedonale. Shoferi, I cili është arrestuar menjëherë, po tymoste duhan ndërsa po transportonte në mënyrë të paligjshme shishe me benzinë. Aksidenti tragjik, sipas policisë kineze, është shkaktuar nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit, një 40-vjeçar I identifikuar me mbiemrin Chen. Ky I fundit ka humbur kontrollin ndërsa po tymoste duhan. Chen dhe 2 persona të tjerë kanë marrë plagë të rëndë. 40-vjeçari punonte për një kompani metalesh në Shangai dhe nuk ka pasur precedent penal të mëparshëm. Megjithatë ai po hetohej për transportim të substancave të rrezikshme. Ndërkohë, ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht në ditën e fundit të vizitës së kryeministres Britanike Tereza Mej në qytetin e Kinës.
Luana na tregon se çfarë bën në palestër
Luana Vjollca është ndër moderatoret e cila në çdo dalje televizive shfaqet seksi dhe me forma gati perfekte. Shumë mbase nuk e pëlqejnë por faktet tregojnë se më shumë e duan. Jo më kot është shqiptarja e tretë që ka arritur të ketë mbi 1 milion ndjekës në Instagram. Moderatorja së fundmi ka postuar një foto në “Insta Story”, ku shihet në palester teksa tregon format seksi. Ajo shfaqet krah kampiones së fitnesit, Geta Beqa. Ehh, vajzat po ‘çmendin’ rrjetin, njëra më se tjetra seksi.
52 vite burg për të pandehurit e “Lazaratit”
Gjykata për Krime të Rënda dha dënimet për 5 të pandehurit që kundërshtuan policinë gjatë operacionit anti drogë në Lazarat në 2014. Në total gjykata dhe 52 vite burg, konkretisht:
1-Arbion Aliko u dënua me 13 vite burg
2-Gurgaz Skënderi u dënua me 11 vite burg
3-Enrik Skënderi u dënua me 10 vite burg
4-Alfred Poko u dënua me nga 10 vite burg
5-Beqo Brahimi u dënua me 8 vite burg
Më herët Arbjon Aliko, njëri prej të arrestuarve për sulmin ndaj policisë të ndodhur në Lazarat në vitin 2014 lëshoi akuza të rënda nga karrigia e të pandehurit. “Në 2014 Policia e Shtetit nxori drogën me blinda nga Lazarati dhe ua shiste trafikantëve. Këtë e bënë banditet e Tahirit. Ne na kanë sulmuar dhe nxjerrë në kërkim si fis sa erdhi në pushtet PS”, tha Aliko.
Rama: kërcënon bashkitë që nuk çojnë përpara reformën e ujit
Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të jepet asnjë investim nga shteti për ujësjellësat në ato bashki që nuk perfomojnë dhe çojnë përpara reformën e ujit. Në një aktivitet për programin “100 fshatrat”, kreu i ekzekutivit dhe se nuk do të jepen lek për ato bashki që nuk thithin fonde për infrastrukturë rurale. Nuk do të japim asnjë lekë, zero për investime në Ujësjellësa në bashki që nuk performojnë dhe nuk çojnë përpara me vendosmëri reformën e ujit. Po ashtu nuk do të japim asnjë kokër leku për mbështetje për bashki të cilat për infrastrukturë rurale nuk janë aktive në thithjen e fondeve alternative të AZHBR, të Komisionit Europian, të Fondit të Garancisë për investime në pika grumbullimi, në pika përpunimi dhe në agroturizëm. Të jeni të qartë për këtë, rrugë për rrugë ne nuk do bëjmë më.
Shau presidentin amerikan Trump, nuk hyn në Amerikë
Legjenda e futbollit Diego Maradona pretendon se iu është refuzuar viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ofendoi Donald Trump në televizon. Ish-futbollisti dhe menaxheri i Al Fujairah, duhej të vizitone Miamin për një rast gjyqësor me ish bashkëshorten e tij Claudia Villafane. Ai u përjashtua së pari nga SHBA kur u kap me drogë gjatë Kupës Botërore të vitit 1994. Ndërsa tani iu është është mohuar një vizë nga autoritetet amerikane. Duke folur për televizionin argjentinas ‘Buenos dias America’, avokati i Maradona Matias Morla shpjegoi se çfarë ndodhi. Ai tha se ishte në procesin e marrjes së vizës kur Maradona dha një intervistë në kanalin televiziv Venezuelan TV channel TeleSur. Avokati u shpreh se i kishte thënë 57-vjeçarit që të mos jepte asnjë deklaratë për Amerikën, por nuk e dëgjoi. Kur e pyetën se çfarë mendonte për Donald Trump ai iu përgjigj: “Është një kukull.” Por kjo sipas avokatit i kushtoi vizën dhe do ti duhet që ta përfaqësojë në SHBA.
25-vjeçari kërcënon me vetvrasje
Një i ri në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë kërcënon se do të vetëvritet, në shenjë proteste ndaj shtetit pasi në kuadër të një projekti shtëpia e familjes së tij do të shembet. Policia ka rrethuar zonën dhe po tenton të negociojë me 25 vjeçarin, i cili në gjendje të rënduar psikologjike dhe i përlotur u shpreh se do të vetëvritet, si zgjidhja e tij e vetme. I riu ka pranë vetes edhe një thikë dhe një sëpatë, me të cilat kërcënon se do të vritet nëse nuk i japin një zgjidhje. “E kam dokumentacionin shumë në rregull. Nuk kam nevojë për lëmoshë nga bashkia që më ka ofruar vetëm bonus qiraje. Nuk kam ku të shkoj, pasi 4 veta në familje jemi pa punë. Kërkoj dëmshpërblim për truallin dhe shtëpinë time”, u shpreh i riu me emrin Klajdi, i përlotur, i cili flet në telefon nga çatia e shtëpisë së tij.
Kim Kardashian dhurata për ata që e urrejnë
Kim Kardashian ka përgatitur një listë me të gjithë personat që do ti bëjë dhuratë dhe i ka shpërndarë në Instagramin e saj. Por ajo që na ka bërë më shumë përshtypje është se Kim kishte shkruar në këto lista edhe emrat e atyre që nuk kanë folur mirë për të dhë që i konsideron si “Haters” që janë Piers Morgan, Taylor Swift, Wendy Williams, Chlow Grace Moretz dhe Lindsay Lohan.“Këtu është lista e personave që do ti bëj dhuratë për Shën Valentin. Janë personat më të dashur për mua por edhe ata që nuk më duan. Fundja është ditë e veçantë dhe duhet të shpërndajmë sa më shumë dashuri”- është shprehur Kim Kardashian.
Ekstradimi i Seitit, Aliebaj: Prokuroria ka shkëmbyer letër porosi me autoritetet italiane
Deputeti i PD, Enekeljed Aliebaj tha se ajo që ndodhi me ekstradimin e Nezar Seitit nuk ishte një neglizhencë, por një dashje dhe instrumentalizim politik i prokurorisë. Ai tha se administrata e prokurorisë ka shkëmbyer letër porosi me autoreitetet italiane. Ka një motiv nuk është neglizhencë, nuk është padijeni, nuk është mendjelehtësi, është dashje direkte dhe është instrumenalizim politik i prokurorisë për atë që ka ndodhur. Sepse nuk ka mundësi që prokurori i përgjithshëm nuk e bën punë, që ministri i Drejtësisë jo vetëm nuk e bën punën, por shkel edhe ligjin. Që drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e kishte të magazinuar Nezar Seitin me një akt që ishte masa e arrestit e vendosur nga gjykata për llogari të krimeve të rënda. Se nuk ka mundësi që Prokurori i çështjes që para gjyatës që do të jepte ekstradimin i thotë gjykatës nuk ka një procedim penal të Krimeve të Rënda në shtetin shqiptar dhe ka ndodhur në 18 dhjetor, kur të gjithë e dinin që Nezar Seiti për shumë arsye dhe një prej të cilave ishte arresti me burg për shkak të procedimit penal të Krimeve të Rënda. Se nuk ka mundësi që administrata e Prokurorisë që merret marrëdhëniet juridiksionale të mos e dinte, administratë kjo që për efekt të procedimit penal të Krimeve të Rënda ka dërguar dhe ka shkëmbyer letër porosi me autoritetet italiane të cilat i di prokuroria i di dhe ministria e Drejtësisë, i kanë kaluar para hundëve. Këto janë arsye që rrjedhin nga ajo që është prentendimi ynë i parë dhe motivimi për të ngritur amendamentet kushtetuese. Prokurori politike, prokurori korruptive. Dy ishin kushtet bazë për të cilën bëmë reformë në drejtësi, sistemi i drejtësisë të ishte i depolitizuar, pikërisht për këtë arsye. Të kishte guximin profesional të ndeshej me pushtetin. I vetmi motiv, e vetmja arsye që në 2014 u nis reforma në drejtësi, i vetmi standard që kërkohej, krijimi i një sistemi drejtësise të luftojë pushtetin.
